Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - MARIGO POZIO DHE FLAMURI HISTORIK I ISMAIL QEMALIT

Shkruan: Sheradin BERISHA

www.pashtriku.org

Rrugėtimi i Flamurit historik tė Vlorės

MARIGO POZIO

DHE

FLAMURI HISTORIK I ISMAIL QEMALIT

 

     Pėr shumė vjet nė historiografinė shqiptare ka dominuar versioni zyrtar se, flamuri qė Ismail Qemali ngriti mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė, u qėndis nga  korēarja Marigo Pozio, e cila atėkohė jetonte nė Vlorė, dhe ėshtė thėnė se ajo flamurin e qėndisi brenda natės. Ky version shpėrfaqet edhe nė filmin "Nėntori i dytė" i xhiruar nė vitin 1982 nga regjisori Viktor Gjika.

 

 

 

            Pėr shumė vjet nė historiografinė shqiptare ka dominuar versioni zyrtar se, flamuri qė Ismail Qemali ngriti mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė, u qėndis nga  korēarja Marigo Pozio, e cila atėkohė jetonte nė Vlorė, dhe ėshtė thėnė se ajo flamurin e qėndisi brenda natės. Ky version shpėrfaqet edhe nė filmin "Nėntori i dytė" i xhiruar nė vitin 1982 nga regjisori Viktor Gjika. Pėr mė tepėr historiani Ilirian Gjika thekson qė flamurin kombėtar e qėndisi Marigoja e ndihmuar nga dy vajzat e saj. Pėrtej kėtij vėshtrimi, shkon historiani Kristo Frashėri, i cili nė njė studim tė tij, shkruan se, "…me sa dimė, modelin e shqiponjės e dha Luigj Gurakuqi, nė vigjilje tė festės dhe gjatė natės e qėndisi Marigoja".

            Por, si duket ky version i shndėrruar nė mit, tashmė nuk i kėnaq tė gjitha interpretimet tjera qė bėhen nga historianėt tanė. Eqrem bej Vlorės (kushėri i Ismail Qemalit) nė kujtimet e tij shkruan se, Marigo Pozio Flamurin e ka qėndisur disa ditė pas mbajtjes sė Kuvendit tė Vlorės, duke u bazuar nė flamurin e tij personal, tė cilin e kishte ngritur Ismail Qemali - mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė. Madje njė version tjetėr shpjegon se Marigoja (e arsimuar nė Shkollėn e Vashave tė Korēės) flamurin e kishte qėndisur qė kur ishte vajzė dhe e kish pjesė tė pajės sė saj, sipas modelit tė dhėnė nga kleriku katolik, Dom Mark Vasa.

 

 

 

 

Flamuri i qėndisur nga Marigo Pozio

 

 

            * * *

            Njė version tjetėr qė spikatet nė kujtimet e pjesėmarrėsve tė Kuvendit tė Vlorės ėshtė, se flamuri qė u ngrit nė 28 nėtor 1912 nė  Vlorė ishte po ai flamur, qė e zbukuronte podiumin e Hotelit „Kontinental“ nė Bukuresht, nė mbrėmjen e 5 nėntorit 1912, gjatė takimit qė mbajti Ismail Qemali me komunitetin shqiptar nė Rumani, ku morėn pjesė: Asdreni, Spiridon Ilo, Vasil Zografi, Pandeli Evangjeli, Luigj Gurakuqi, Dhimitėr Berati, Dhame Kume etj. Nė kėtė takim realisht u vendos qė Shqipėria tė shpallė Pavarėsinė e plotė nga Perandoria Osmane, e cila pas kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare tė verės 1912 nė Kosovė, po i numronte ditėt e fundit nė Ballkan. Dhe, kjo do tė ndodhė 23 ditė mė vonė, saktėsisht mė 28 Nėntor 1912 nė Kuvendin e Vlorės. Sipas kėtij versioni, tė gjitha burimet pėrmblidhen nė njė pikė, se  Spiridon Ilo nga Korēa (pėrfaqėsues i komunitetit shqiptar nė Bukuresht) e kishte marrė Flamurin nga kryeqyteti rumun dhe gjatė udhėtimit me delegacionin e Ismail Qemalit pėr nė Shqipėri, do ta mbante tėrė kohėn me vete, nė gji.

            Spiridon Ilo, nė kujtimet e tij shkruan: “Flamurin qė pėrgatitėm nė Bukuresht unė e kam mbajtur nė gji, qė nga Bukureshti deri nė Vlorė dhe pastaj, pasi e valėviti Ismail Qemali, unė e mbėrtheva me sqepar nė parmak”.

            Nė kėto zhvillime, ndonėse Spiridon Ilo ishte djal i tezes sė Marigo Pozios, ai mė 27 nėntor 1912, (kur karvani i Ismail Qemalit erdhi nė Vlorė), natėn do ta kalonte nė shtėpinė e saj nė Vlorė. Dhe thuhet se, Marigo Pozio brenda natės i ka qėndisur vetėm theket e flamurit (por jo krejt flamurin), qė e kishte sjellur Spiridon Ilo nga Bukureshti.

 

 

 

Spirodon Ilo (1878 - 1950)

 

 

 

 

Flamuri i Spiridon Ilos, qė e solli nga Bukureshti.

 

 

            Ndėrkaq, Vangjo Ilo (djali i Spiridon Ilos) nė kujtimet e tij, thotė, se: flamuri qė ka sjellė i ati i tij nga Bukureshti nė Vlorė, ishte i stampuar, jo i qėndisur dhe pėrmasa ka qenė njė metėr me 80 cm. Ky flamur nuk ishte i qėndisur me fije ari siē ėshtė pohuar deri mė tani, por ka pasur thekė tė verdha, tė cilat i ka qėndisur Marigo Pozio.

 

 

            * * *

            Ekziston edhe njė version tjetėr pėr sjelljen e flamurit nė Vlorė, e, qė lidhet me emrin e Marigo Pozios. Shpeshherė nė mesin e komunitetit shqiptarė qė jetonė nė SHBA, ėshtė pėrfolur se, flamuri qė u ngrit nė Vlorė ėshtė qėndisur nė Boston tė Masacusets. Pėr kėtė ēėshtje madje ka shkruar edhe gazeta „Dielli“ qė botohet nė Amerikė.

            Nė njė shkrim tė Qerim Panaritit thuhet, si vijon:

            “Ne e dėrguam flamurin nga Bostoni nė Korfuz, njė vit para se tė ngrihej nė Vlorė nga z. Ismail Qemali (nė vitin 1911). Tė gjitha shpenzimet pėr qėndisjen, paketimin dhe dėrgimin e flamurit u bėnė nga shoqėria jonė Besa-Besė.“ Nė vijim z.Panariti thotė se: “Detyra e mbajtėsit tė flamurit ju ngarkua z. Naēi Nuēi, ish mėsues i gjuhės sonė shqipe nė Korēė dhe mė pas, pas ndalimit tė shkollės, ai punoi si instruktor nė njė shkollė tregėtare nė Korfuz dhe ndihmonte tregėtarėt shqiptarė." Z. Naēi ishte njė mik i ēiftit tregėtar Pozio nga Vlora tė cilėve ua besoi flamurin qė ta shpinin nė Vlorė dhe ta mbanin fshehur derisa t'ju kėrkohej nga patriotėt, tė cilėt kishin vendosur qė Shqipėrinė ta ndanin nga Turqia. Flamuri ishte i tėri mėndafsh i kuq rrethuar me thekė ari dhe nė mes kishte shqiponjėn me dy krerė nė ngjyrė tė zezė. Shtiza mbajtėse qe prej bambuje dhe i lyer me ar nė majėn e sė cilės gjendej njė shqiponjė me dy koka prej fildishi…“

            Pėr hollėsi tė tjera, se si Marigoja e solli flamurin nė Vlorė, ka shkruar edhe shtypi nė Tiranė, bazuar nė rrėfimin e kryetarit tė shoqėrisė shqiptaro-amerikane Koli Rodhe. Aty vihet nė pah se, Marigo Pozio nga Oēishti i Korēės (grua e njė tregėtari vlonjat), ndonėse ato ditė ndodhej nė Korfuz, nė pamundėsi qė ta fuste njė mashkull flamurin nė Shqipėri (pėr shkak tė pengesave tė mėdha doganore nga autoritetet turke), kėtė gjė e bėri Marigo Pozio, e cila e mbėshtolli brenda veshjeve tė sipėrme dhe e solli nė Vlorė.

 

            Si u dogjė Flamuri historik i Ismail Qemalit?

            Pėrveē versioneve, tė shpėrfaqur mė lartė, ekzistojnė tashmė edhe argumente tjera pėr flamurin historik tė Vlorės. Eqrem bej Vlora, nė kujtimet e tij, thotė se, flamuri qė u ngrit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė nga Ismail Qemali, ishte njė flamur personal, pronė private e tij, qė e mbante nė shtėpi si kujtim, tė dhuruar solemnisht nė vitin 1909 nė Paris, nga njė prej mėtuesve tė fronit mbretėror tė shqipėrisė, Juan Pedro Aladro Kastrioti, i cili konsideronte veten si pinjoll i familjes Kastrioti.

            Pra, ky flamur u pėrdor, sipas Eqrem bje Vlorės, nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė, mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė.

            Kėsaj historie i hedhin dritė tashmė disa dokumente - letėrkėmbime tė vitit 1930, nė mes Eqrem bej Vlorės, prefekturės sė Vlorės dhe ministrisė sė jashtme e tė brendshme tė Shqipėrisė, tė cilat nė maj 2004 janė gjetur, nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.

 

 

 

 

 

Eqrem bej Vlora (1885 - 1964)

 

 

 

 

Flamuri i Eqrem Bje Vlorės , qė ia kishte dhuruar

Juan Pedro Aladro Kastrioti, mė vitin 1909 nė Paris.

 

 

 

Juan Pedro de Aladro Kastrioti (1845-1914) dhe flamuri.

Ky dokument ėshėt gjetur nė arkivin e Stambollit.

 

 

            1. Nė dokumentin e parė thuhet se, nė vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrė njė vendim tė rėndėsishėm, qė flamurin e ngritur nė Vlorė (mė 28. XI. 1912) ta kthente nė njė material muzeal dhe pėr kėtė qėllim, prefekturės sė Vlorės i drejtohet me njė letėr zyrtare, ku i kėrkohej ta gjejė atė flamur dhe ta sjellin nė Tiranė pėr ta vendosur nė Muzeun Kombėtar. Nė vitin 1930 pothuaj se tė gjithė protagonistėt ishin gjallė, pėrfshirė kėtu edhe Marigo Pozion.

            2. Pėr kėtė qėlllim, Prefektura e Vlorės i dėrgon njė letėr zyrtare ministrisė sė brendshme tė Shqipėrisė (ministėr i brendshėm ishte Musa Juka) nė tė cilėn sqaron se flamuri, qė Ismail Qamali e ka ngritur nė Vlorė ishte pronė private e Eqrem bej Vlorės, ashtu siē thotė edhe vet z.Vlora nė kujtimet e tij. Prandaj, kjo prfekturė kėrkonė nga ministria, qė t'i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorės, i cili atėkohė ishte zyrtarė i qeverisė shqiptare (mbretėrisė zogiste) nė Athinė.

            3. Zoti Rauf Fico, ministėr i jashtėm i Shqipėrisė, i dėrgon njė letėr Eqrem bej Vlorės nė Athinė, ku kėrkon prej tij dorėzimin e flamurit, pėr ta vendosur nė muzeun kombėtar nė Tiranė.

            4. Ndėrkohė, Eqrem bej Vlora, organit zyrtarė ia kthen njė letėrpėrgjigje prej tri faqesh. Ai pasi e falėnderon ministrinė e jashtme, qė mė nė fund ėshtė kujtuar pėr ta kthyer flamurin historik tė Vlorės, nė material muzeal, me keqardhje shkruan, se ky flamur nuk ekziston mė!

            Nė letėr, z.Vlora shkruan se flamuri i ngritur nė Vlorė, pas pėrfundimit tė Kuvendit tė Vlorės - mė 28 Nėntor 1912, u rikthye nė shtėpinė e tij dhe ka vazhduar ta mbajė atė si tė shenjtė. Kur nė vitin 1914 nė Vlorė hynė forcat rebele tė Shqipėrisė sė Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin (sepse shtėpitė e bejlerėve shqiptar qė kishin orientime perėndimore u dogjėn tėrėsisht), zonja Delvina, njė grua patriote qė kishte qėndruar nė shtėpinė e tij, gjatė largimit nga Vlora pėr nė Delvinė e merrė me vete edhe flamurin historik tė Vlorės. Znj.Delvina gjatė tėrė kohės kėtė flamur e ruante me kujdes tė veēantė (si sytė e ballit) sė bashku me gjėsendet e saja pesonale.

            Nė kėto zhvillime dramatike, nė vitin 1914, nė jug tė Shqipėrisė, hynė forcat greke „vorio - epirote“, tė cilat pretendonin bashkimin e kėsaj pjese shqiptare me Greqinė. Me kėtė rast sulmojnė edhe qytetin e Delvinės, dhe familja Delvina ndonėse ishte nė shėnjestėr pėr t'u persekutuar, detyrohet tė shpėrngulet nė Korfuz, duke lėnė gjithēka kishin nė shtėpinė e tyre. Gjatė operacioneve pushtuese, ushtria greke, pasi kishte plaēkitur, djegur e shkretuar pothuajse tėrėsisht Delvinėn, ia vunė flakėn edhe shtėpisė sė delvinajve, dhe me kėtė rast, sė bashku me gjėsendet e mbetura brenda nė shtėpi u dogjė edhe flamuri historik i Ismail Qemalit.

 

            Si pėrfundim

            Kėto dokumente arkivore, zbehin tė gjitha versionet tjera qė kanė tė bėjnė me flamurin historik tė Ismail Qemalit.

 

 

     Njė Flamur qė ėshtė pėrdorur nga qeveria e Vlorės gjatė vitit 1913. Flamuri u identifikua vitin e kaluar, nė bazė tė raportit gjatėsi e gjerėsi tek flamuri objekt dhe tė po kėtij raporti tek flamuri qė paraqitet nė dy fotografi tė kohės. Flamuri ėshtė realizuar nė pėlhurė tė leshtė, nė tė cilėn ėshtė qėndisur nga tė dyja anėt shqiponja e zezė. Pėrqark konturohet nga njė shirit me thekė bronzi. Identifikimi i kėtij flamuri u realizua nga Prof.As.Dr. Frederik Stamati dhe u certifikua nga konsulta e specialistėve, e thirrur nga QSA mė datė 6 janar 2012.