Me Bardhyl Grėmallarin jemi shokė tė vjetėr. Kemi
qenė kolegė (qė tė dy punnonim nė arsim) dhe, pasi ai iku nė Tiranė, kėtu e
tridhjetė vjet mė parė, shiheshim rrallė. Kur, para 5-vjetėsh, dhe unė erdha
nė Tiranė, i vendosėm prapė lidhjet dhe, tė paktėn, dy herė nė javė pimė
kafe me tė. Kur them pimė kafe me tė, kjo nuk ėshtė si puna e asaj
shprehjes shkodrane " mė ka ēue nana, me la gojėn", por njė e vėrtetė e
pakontestueshme. Se, si pensionistė qė jemi, kaq e kemi atė "vrapin e
harxheve". Dhe jo vetėm kaq, por tek klubi qė kafen e ka ose 50 lekė apo e
shumta 60-lekė, se ndryshe nuk na del hesapi. E kemi gjetur kėtė klub dhe
nuk e ndėrrojmė. Tek gjerbim kafetė si me nge (sikur tė gjitha punėt i kemi
nė terezi), zėmė e bluajmė nė mokrat e kujtesės, kujtimet e qėmotshme. Se,
me tė vėrtetė, nė moshėn e tretė, pėrveē kujtimeve, ēfarė do tė molloisėsh
tjetėr.
* * *
Sot atė e gjeta hundė e buzė dhe sikur i kish
ngrėnė gomari bukėn. Tek e pashė ashtu, e zgjata bodecin dhe sulmova:
-Ore,- i thashė,- a i ke mirė nga shtėpia se, siē
e shoh, sikur nuk qenke ai i pardjeshmi?
-Nga shtėpia,- mė tha,- i kam mirė, por nė mė
sheh nė kėtė derexhe, e kam nga mendja. Mendja mė ka lėnė dhe dua qė kokėn
ta pėrplas pas murit,qė ta thyej e ta bėj copa!
- E ke dėgjuar atė shprehjen: bjeri drejt se ke
lehtėsira,- ndėrhyra unė. Mos m'u merr me rrotulla fjalėsh, si punė e atij
qė tha:- Mirė, o mirė, mulliri me erė, po ujtė nga i futet ?
Tek jepnim e merrnim, me hidh e prit, ai filloi
tė shpjegohej.
Dėgjo,- mė tha,- ti mė duket e ke treguar atė
historinė e asaj gjellės sė nxehtė.
Unė bėra tė paditurin dhe ai tregoi:
Punonte babai me dy djemtė aty rrotull shtėpisė
dhe, kur erdhi dreka, tė uritur u ulėn tė hanin. Tasi i gjellės lėshonte
avull, po djali futi lugėn se nuk i durohej dhe tak: jo vetėm mbeti me
gojėhaptė, por lotėt filluan tė vareshin nga sytė.
Babai, i shqetėsuar nga ē'pa tek i biri, pyeti:
- Por ēfarė tė gjeti qė po qan?
I biri qe tip i djallėzuar dhe nė vend t'i
tregonte se gjella qe shumė e nxehtė, i tha:
- Por, ja, o baba, m'u kujtua ai vėllai qė vdiq
vjet dhe nuk durova dot!
Babai, pėr ta qetėsuar tė birin, i tha:- Po i
vdekuri me tė vdekurit, o bir dhe mos qaj mė. Ndėrkaq, futi lugėn nė gjellė
dhe, nga e keqja, goja i shkoi vesh mė vesh. Mbasi e kuptoi rrengun e tė
birit, mallkoi:
-Ytvėlla, vjet! Kurse ti, sivjet!!!
Sado qė kėtė rrėfenjė e njihja, nuk e mbajta tė
qeshurit.
-Po pse mos qeshėsh ti?- ndėrhyri ai, por me
gojėn vesh mė vesh kam mbetur unė dhe tani ma dėgjo tė plotė, atė punėn e
gjellės sė nxehtė.
Unė kam vjete qė pi kafe tek ky klub. Vetėm
sivjet janė ndėrruar gati 5 banakiere, se sa pėr kamerierėt, as qė i mbaj
mend se sa janė. Unė vij shpejt dhe, shpesh, duket sikur unė e hap klubin.
Pra, shpesh,edhe shkėmbej edhe ndonjė muhabet me banakieret. Ore,- mė tha,
- sa mirė e kanė patur ata qė shkruanin tek autobuzi:- Mos i fol shoferit!
Ja, kėshtu, tė ish shkruar dhe nė klub:- Mos i fol banakieres dhe aq!
Mė duket, -ndėrhyra unė,- e paske blerė belanė me
para!
Jo e bleva, por e pagova sa frėngu pulėn.
E, qė thuaj ti, para dy muajėsh erdhi njė
banakiere e re. Ēupė aty nga njėzet e pesė a kusur dhe veshur me tė zeza.
Kamerieri nuk kish ardhur, njė ditė, dhe kafen ma shėrbeu ajo.
E pyeta:- Pėrse je veshur me tė zeza?
Ah, mor gjyshi,- foli ajo e pikėlluar,- mė vrau
motrėn e martuar makina. E ngushėllova dhe u ndjeva keq. Aksidentet me
makina mė brengosin. Kur, pas nja tri javėsh, nuk erdhi ajo nė punė. Pronari
mė shpjegoi:- E more vesh? Denisės i vrau makina nėnėn!!!
Bobo,- bėra! Se ē'ėshtė ky mallkim kaq banal:
motrėn tė re dhe nėnėn , pas dy javėsh, e vret makina. Natyrisht, kur erdhi
e ngushėllova banakieren, se m' u dhimbs sikur njė nga mbesat e mia. Sa
kaluan ato ditėt qė bėhen pėr tė vdekurit dhe babai i Denisės, iku nė
Greqi. Se atje dhe punonte.
Denisa, pra: kjo e banakut, mbeti vetėm.
-Si ia bėn?- pyeta unė.
Kam marrė shtėpi me qera, andej nga Lapraka,- mė
tha. Po jam nė pallat dhe mes njerėzve. Sado qė m'u dhimbs, nuk e shtyva
muhabetin mė tutje. Por, nė fund tė fundit, ē'mė duhej mua nė ishte a nė
nuk ishte mes njerėzve. Por kot nuk thonė qė breshka shkoi tek nallbani dhe
kėrkoi t'i ngulnin gozhdė.
-Mė duket,- shpejtova unė,- se ma paske ngrėnė
"djathin e hoxhės?!!".
Jo, tė ngrėnė, por kaq sa krahu,- foli tėrė mllef
ai.
* * *
- Po si ndodhi?- nuk po mė durohej mua.
Lėre- lėre, se aty do dalė, se kot nuk thonė:
mendja bėn kala; mendja bėn hata!
* * *
Qe ditė e dielė, si kjo e sotmja. Hyj,si
zakoisht, dhe nė klub asksush veē meje dhe asaj. E gjeta tė pėrlotur dhe,
tek u bėra gati t'i shprehja ndonjė fjalė ngushėllimi, (ajo, natyrshėm, e
priste njė gjė tė tillė), mė tha:-Ah, mor gjyshi, ēfarė mė ka gjetur!!!
Vetėm nga makina, mos qoftė, lėshova pandehmėn time.
-Por pėrsėri?- ndėrhyra me pyetje unė.
-Jo.Jo. Po pronari mė kėrkon lekėt e qerasė sot
dhe, ky, pronari i klubit ka ikur dhe pas dy ditėsh vjen. Ēfarė do bėj, unė,
korba?!!!
-Lekėt t'i jap unė dhe, kur pronari i klubit tė
vij dhe do tė tė japė rrogėn, m'i kthe.
-Tė faleminderit, gjyshi!- tha ajo.
E ndihmova dhe e ndjeja veten qeshqek: e shpėtova
nga njė siklet. Thosha: kurrė mos i ndodhtė kėshtu ēupės sime.
Pas dy ditėsh, qenka kthyer pronari dhe, tė
nesėrmen e "xhymertllėkut tim" ( mė mirė: gomarllėkut tim),"ēupa e gjyshit"
kish ikur nė "drejtim tė paditur!!!".
E qava kėtė "hajvanllėk" timin, por mbaja veten
me gajret:- Nuk ėshtė e mundur qė tė bėjė njė mashtrim tė tillė.
Doja mos ia hiqja petėt lakrorit (tė mos i dlinin
lakrat), po, kur e pashė qė nuk mbante mė ujė pilafi, i thashė:
- Ore, se mos ke ndonjė numėr tė asaj, Denisės?!
Ou,- bėri ai. Do tė ketė marrė para? Mos tė mori
shumė?
Unė, por si ai GOBSEKU i Balzakut qė i ra
floriri nga xhepi dhe, kur dikush i tha:- Zotėri, ju ra ky floriri nga
xhepi.
Gati me lot nė sy, i tha:- Ku mund tė kem flori
unė!!!
Edhe unė:- Po ē'para, more vėlla? Ku i gjeti
paratė njė pensionist si unė? Ama gati tė kruaja kokėn sikur mė kish zėnė
qerja. E mora nė telefon dhe ajo, ngaqė nuk e dinte numrin tim, u pėrgjigj:-
Nesėr mė prit se do t'i sjell. Prita nesėr dhe psasnesėr: allafrėnga dhe
allaturka, po shkoi e vate! Hajde kap lepurin qė t'i veshėsh opingat.
Shkoi e vate pensioni pėr "mbesėn e gjyshit".
Pas njė jave, telefonova, por tani "mbeska" kish
nxėnė dhe tak e mbyllte. Epo ku qėllon plaku, del dhe gjaku. E marr me njė
numėr tjetėr dhe tani nuk prita as pėr neser dhe as pėr pasnesėr, por
lėshova mallkimin:
-Tė vraftė makina! ty!- bėrtita...
Tiranė, 22 janar 2017
|