.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Magjia e bardhė dhe e zezė

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

           MAGJIA E BARDHĖ DHE E ZEZĖ

 

        „Magjia e bardhė“ vjen si rezultat i produktit tė sė mirės dhe operimet e saj janė: shėrimet psikike, lutjet, largimet e vetive tė paqėndrueshme tė karakterit, zhvillimin e aftėsive mentale etj., ndėrsa „Magjia e Zezė“ si rezultat ka produktin e sė keqes, qė tė prish dhe tė shkatėrroj gjithēka qė ėshtė lartėsuar si e bukur dhe si e mirė, ashtu qė e keqja tė triumfojė mbi tė mirėn.

 

Ky nocion, qė e ka njė tė kaluar shumė tė largėt, e qė pėrdoret edhe sot e kėsaj dite nė mbarė rruzullin tokėsor, interpretohet nė mėnyra nga mė tė ndryshmet dhe zakonisht merret si sinonim i sė keqes, e qė nė fakt nuk ėshtė plotėsisht e vėrtet. Magji do tė thotė: mrekulli, ēudi, aftėsi e jashtėzakonshme  qė ka dikush, pėr tė ndikuar tek tjetri etj., e sipas Franc Bardonit ajo konsiderohet edhe  si shkencė e shenjtė.

Siē dihet, nė natyrė gjithēka rrezaton. Njeriu si qenie me komplekse ka llojin e veēantė tė rrezatimit. Rrezatimi, sipas parimit tė pėrgjithshėm tė antipolaritetit, mund tė jetė pozitiv ose negativ, tėrheqės ose dėbues, i mirė ose i keq etj. Gjithashtu, rrezatimet varen edhe nga shkalla e zhvillimit tė jetės shpirtėrore tė personit. Mendimet, dėshirat, ndjenjat tona paraqesin burim shumė tė madh tė energjisė rrezatuese. Nė qoftė se jeta jonė shpirtėrore ėshtė e drejtuar nė njė drejtim tė caktuar, atėherė edhe rrezatimet pėrkatėse kanė karakterin e vet tė caktuar. E nė qoftė se nė tė kundėrtėn, u nėnshtrohen labiliteteve tė ndryshme, atėherė edhe rrezatimet pasuese do t’u nėnshtrohen oscilimeve tė pėrhershme dhe dobėsimit tė tyre.

Drejtimi i caktuar i mendimeve (energjisė psikike), i drejtuar qoftė pėr tė mirė, ose pėr tė keq, nė qoftė se ka karakter stabil, formon rrymė tė fortė psikike, e cila rrezaton nė rreth dhe formon tek rrethi ndjenjėn e simpatisė ose antipatisė, dashurisė ose urrejtjes etj.

Kjo energji psikike ėshtė sikurse ēdo lloj tjetėr i energjisė, neutrale: as e mirė as e keqe, i mirė ose i keq ėshtė pėrdorimi i saj. Te dyja kėto komponentė e ndjekin njėra tjetrėn. Sikurse nata qė nė mėnyrė tė pashmangshme ndjek ditėn, po kėshtu edhe e mira zėvendėson tė keqėn nė ēdo hap. Dallimi qėndron vetėm nė kuptimet individuale, sepse derisa diēka nė sytė e dikujt ėshtė e mirė, pėr tjetrin ajo mund tė ketė kuptim negativ. Parimi i pėrgjithshėm natyror formohet nga e mira, ndėrsa e keqja ėshtė prodhim i mospranimit tė sė mirės. Kėtu pra, qėndron edhe esenca e magjisė. Nė fushėn e „Magjisė sė Bardhė“, vihen nė dukje, nė rend tė parė,  lutjet e ndryshme, nė tė cilat: dėshira, besimi, dashuria, dhe shpresa e koncentruar veprojnė nė mėnyrė  magjike. Kėshtu pra, secili mendim, nė qoftė se ėshtė i pastėr, intensiv, dhe stabil, ka tendenca qė tė realizohet. Nė qoftė se nė kėtė bindje ekziston edhe besimi i patundur se ajo do tė plotėsohet dhe se dėshira e caktuar do tė  realizohet, atėherė veē janė tė plotėsuara kushtet kryesore qė tė vijė gjer te realizimi i qėllimit.

„Magjinė e Bardhė“ mund ta aplikoj  vetėm ai individ, qė ka arritur ta njohė vetveten, i cili ka transparent mendimin dhe esencėn e jetės si dhe me ushtrime tė gjata dhe tė mundimshme ka arritur tė koncentrojė gjithė forcėn e vet psikike dhe ta pėrkryej deri nė atė masė mendimin sa qė qėllimisht dhe vetėdijshėm ta pėrdor me qėllim qė t’i shėrbej sė mirės. Pra „Magjia e Bardhė“ vjen si rezultat i produktit tė sė mirės dhe operimet e saj janė: shėrimet psikike, lutjet, largimet e vetive tė paqėndrueshme tė karakterit, zhvillimin e aftėsive mentale etj.

Ndėrsa, pėr dallim nga kjo, „Magjia e Zezė“ si rezultat ka produktin e sė keqes. “Magjia e Zezė“ ka pėr qėllim qė tė prish dhe tė shkatėrroj gjithēka qė ėshtė lartėsuar si e bukur dhe si e mirė, ashtu qė e keqja tė triumfojė mbi tė mirėn. Veprimet e individit qė zbaton „Magjinė e Zezė“ janė tė lidhura ngushtė me interesat materiale dhe plotėsimin e motiveve nga sferat mė tė ulėta shpirtėrore e sidomos ajo seksuale, nėpėrmjet  sė cilės instinktet e shėmtuara dhe nervat e topitura duhet tė gjejnė kėnaqėsi. I lidhur pėr kėto veprime tė llojit mė tė ulėt, ai gjen kulmin e kėnaqėsisė nė dhimbjet e huaja. Nderi, dinjiteti, dhembshuria, keqardhja janė ndjenja, tė cilat qysh nė fillim i shuan nė vete.

Pėr lexuesin e rėndomtė kjo gjendje  ėshtė e vėshtirė tė kuptohet, sepse ajo ėshtė transcendentale, njė gjendje e cila shumė vėshtirė kapet nėpėrmjet pesė shqisave qė i pranon shkenca  bashkėkohore. Si krahasim mund tė merret orgazma ku humbin kufijtė midis objektives dhe subjektives. Nė kohėn e sotme, kur shkenca ka arritur pėrparime tė mėdha nė kėrkimet teknike, industri, mjekėsi etj, njeriu modern vėshtirė edhe pajtohet me kėtė dukuri, qė nė biseda formale vlerėsohet si marrėsi supersticioze (besim i kot), por, prapėseprapė nė thellėsitė e shpirtit tė tij fshihet njė dozė e misteriozitetit.

Lind pyetja pėrse?

Incizime dokumentare nga TV-ja Italiane, ku ėshtė dashur tė tregohet e vėrteta mbi njerėzit qė merren me magji tė zezė. Emisioni ėshtė incizuar, por kurrė nuk ėshtė emetuar (thonė,“me arsye“!)

Sepse gati tė gjitha tė arriturat shkencore i plotėsojnė vetėm nevojat tona materiale, fizike etj.! Po shpirti (psika) ku mbeti?

            Ai mbeti nė prapavijė. Gjithashtu, nė prapavijė  mbeti edhe ana etike e njeriu! Pra, shkenca harroi se pranė kauzalitetit fizik, ekziston edhe ai psikik dhe ai ėshtė shumė mė i rėndėsishėm pėr jetėn e njeriut (kėtė e vėrtetojnė edhe kėrkimet mė tė reja nė lidhje me trurin, nga tė cilat rezulton se truri i njeriut ėshtė njė gjigant i fjetur dhe se kapaciteti i tij shfrytėzohet vetėm 4%). Njeriu modern mashtrohet kur mendon se shkenca e kompjuterizimit do t’i zgjidh tė gjitha dilemat tona. Ajo me tė vėrtet lehtėson jetėn tonė elementare, por nuk i zgjidh dot tė gjitha mungesat, pėrkundrazi, ajo na bėn qė t’i ndiejmė edhe mė qartė ato...!

Por, edhe pėrkundėr kėtij mosbesimi, njeriut modern nuk i pengon qė edhe sot, si para disa mijėra vjetėsh, tė lidhet ngushtė me disa dukuri pėr tė cilat pikėrisht ai shpreh dyshim, e nė anėn tjetėr ato i ruan me xhelozi, si: bartjen e unazės nė gisht, zinxhirit, shamisė etj. (si dhuratė nga mė e dashura, nga miku, shoku etj.), pėr t‘i sjellė, kujtim, fat, disponim, dashuri etj.

Po tė shikohen zakonet e popullit, do tė vėrejmė se ato janė tė mbushura me rituale magjike, tė cilave ju pėrmbahet edhe ai, pra, njeriu modern. Nė ato rituale dihet saktėsisht secili veprim dhe kush duhet ta bėj. Tė gjitha kėto veprime nė tė shumtėn e rasteve kanė karakter pozitiv. Mirėpo, sikurse „Magjia e Bardhė“ qė disponon me veprime tė shumė llojshme dhe shumė drejtimshme, ashtu edhe „Magjia e Zezė“ operon me  shumėllojshmėri ceremonish, rrjedhash e kahjesh pėr orientimin e mendimeve.

Pėr rituale magjike zakonisht pėrdoren pjesė tė trupit dhe tė rrobave. Duhet tė cekim se tė gjitha sekrecionet, si: jashtėqitja, urina, djersa, por edhe thonjtė, flokėt, dhėmbėt e sidomos gjaku e sperma, pas ndarjes, mbesin nė gjendje okultike nė raport me trupin nga i cili e kanė prejardhjen, pasi ato pėrmbajnė energjinė rrezatuese tė po atij trupi. E siē e cekem edhe mė lartė, energjia e gjithmbarshme natyrore pėrshkon nė masė mė tė madhe ose mė tė vogėl gjithēka qė ndodhet nė natyrė, pavarėsisht se a janė qenie tė gjalla apo tė vdekura. Pasi qė tė gjitha kėto gjėra (edhe njeriu me gjithė pėrbėrjen e tij), u nėnshtrohen kėtyre lėvizjeve tė pandėrprera tė grimcave, ato e pranojnė kėtė energji, e absorbojnė, e transformojnė dhe nė raste tė caktuara, siē ndodh tek rastet e operacioneve magjike,  edhe e  emetojnė atė.

Kėto operime magjike, tė cilat nė esencėn e vet bazohen nė aktivizimin e energjisė, nuk duhet tė na ēudisin, e sidomos sot, nė kohėn e zbulimeve tė mėdha elektronike. Nė mėnyrė tė njėjtė sikurse energjia e emetuar nėpėrmjet radio-valėve, qė bartet nėpėr eter, qė nė radioaparatet pranuese tė shndėrrohet nė zė ose fotografi, po kėshtu edhe energjia e pjesėve tė ndryshme tė trupit, e sidomos ajo psikike mund tė shėrbej si detektor ose indikator. Duhet tė theksojmė se tė gjitha dėshirat dhe mendimet tona paraqesin energjinė, e cila aq sa ėshtė e fortė, po aq nxit ndjeshmėri tė pastėr dhe tė fortė. Gjithashtu, suksesi i ritualit  ėshtė i lidhur ngushtė me kualifikimin moral, si tė personit qė operon me kėtė lloj energjie, ashtu edhe tė atij kundėr tė cilit ėshtė drejtuar ajo. Njėjtė, sikurse tė radio-valėt, mendimi mund tė rrezatoj mė fortė ose mė dobėt, varėsisht nga fuqia e energjisė me tė cilėn ėshtė i pėrcjell. Nė qoftė se emetimi ėshtė mė i fuqishėm edhe radio-valėt do tė transmetohen mė larg dhe  pranimi i tyre do tė jetė mė i mirė. Kėshtu pra, edhe mendimi kur ėshtė mė intensiv, veprimi i tij do tė jetė mė i fuqishėm...

Dhe sė fundi dua tė theksoj, se pavarėsisht nga tempoja e jetės nė shoqėritė e sotme ku ne jetojmė, e e cila ėshtė aq e shpejtė, dinamike, automatike dhe e ngarkuar me mendime materialiste (sidomos nė perėndim), synim themelor i secilės qenie njerėzore duhet tė mbetet kultivimi i mendimeve dhe veprimeve pozitive. Forca krijuese e njeriut, qoftė psikike apo fizike, ėshtė e pakufishme. Jeta e tij ėshtė shesh ku zhvillohen procese tė panumėrta emocionale, mendore e trupore, prandaj varėt plotėsisht prej tij se ēfarė fare do tė hedh nė kopshtin shpirtėror.