Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Lumturia dhe pasuria

Shkruan: J. D. ROTH

 Pėrktheu: Ridvan BUNJAKU

      

LUMTURIA DHE PASURIA

 

 

 

Libri i pėrkthyer nga Ridvan Bunjaku, „Lumturia dhe pasuria“ u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 "Literaturė" ,

 www.syri3.com  dhe 

http://sites.google.com/site/kalabuli   

 

 

 

E falėnderojmė pėrzemėrsisht pėrkthyesin e kėtij libri, me vlera tė veēanta pėr lexuesin shqiptar, Ridvan Bunjaku

 

 

 

 

            Tė jeni tė lumtur ka mė shumė rėndėsi sesa tė jeni tė pasur

 

            “Lumturia, jo ari a prestigji, ėshtė valuta vendimtare.” – Tal Ben-Shahar

 

            Ti nuk dėshiron tė jesh i (e) pasur – ti dėshiron tė jesh i (e) lumtur. Edhe pse mediat pėr komunikim masiv i kanė bindur shumė njerėz se pasuria ēon te lumturia, kjo nuk ndodh gjithmonė. Sigurisht qė paratė mund tė tė ndihmojnė t’i arrish qėllimet e tua, tė kujdesen pėr tė ardhmen tėnde, dhe tė ta bėjnė jetėn mė tė shijshme, mirėpo vetėm posedimi i gjėrave nuk e garanton pėrmbushjen.

            Ky libėr do tė tė tregojė se si ta nxjerrėsh maksimumin nga paratė e tua, por para se tė zhytemi nė detale, ėshtė e rėndėsishme ta hulumtojmė se pse duhet tė tė interesojė kjo. Nuk ka shumė dobi tė mėsohet pėr interesin e pėrbėrė apo pėr llogaritė e kursimeve me tė ardhura tė larta nėse nuk e di se si ndikojnė paratė nė mirėqenien tėnde.

            Nėse financat personale do tė ishin tė thjeshta sikur kuptimi i matematikės, ky libėr nuk do tė ishte i nevojshėm fare; njerėzit kurrė nuk do tė shpenzonin tepėr, nuk tė hynin nė borxh, dhe nuk tė merrnin vendime budallaqe financiare.  Por hulumtimi tregon se zgjedhjet tona janė tė bazuara nė diēka mė tepėr se sa aritmetika e thjeshtė – ato ndikohen edhe nga njė rrjet kompleks i faktorėve psikologjikė dhe emocionalė.

            Ky kapitull ta jep njė pėrmbledhje tė shpejtė tė relacionit ndėrmjet parave dhe lumturisė. Po ashtu, do t’i mėsosh teknikat pėr ikjen nga kurthet mendore qė e vėshtirėsojnė tė kėnaqurit me atė qė e ke. Siē do ta shohėsh, nuk tė nevojiten njė milion euro pėr tė qenė i (e) lumtur.

 

 

            Si ndikojnė paratė nė lumturi

 

            Ēėshtja e madhe ėshtė: “A mund ta blejnė paratė lumturinė?”. Nuk ka pėrgjigje tė thjeshtė.

            “Duket e natyrshme tė supozohet se njerėzit e pasur do tė jenė mė tė lumtur se tė tjerėt”, shkruajnė psikologėt Ed Diener dhe Robert Biswas-Diener nė Happiness (Lumturia) (Blackwell Publishing, 2008). “Por paratė janė vetėm njė pjesė e pasurisė psikologjike, kėshtu qė piktura ėshtė e komplikuar.”

            Ekziston njė korelacion i fuqishėm ndėrmjet pasurisė dhe lumturisė, thonė autorėt: “Njerėzit dhe popujt e pasur janė mė tė lumtur se sa homologėt e tyre tė varfėr; mos e lejoni askėnd tė ju thotė ndryshe.” Por ata tėrheqin vėmendjen se ndikimi i parave nė lumturi nuk ėshtė aq i madh sa mund tė tė duket. Nėse ke rroba pėr t’u veshur, ushqim pėr tė ngrėnė, dhe kulm mbi kokė, atėherė tė kesh nė dispozicion tė ardhura tė shtuara ka vetėm njė ndikim tė vogėl nė pėrshtypjen tėnde tė mirėqenies.

            Pėr ta formuluar ndryshe, nėse jetoni nėn kufirin e varfėrisė (22,050$ tė ardhura vjetore pėr njė familje katėr-anėtarėshe nė vitin 20091), atėherė 5,000$ shtesė nė vit mund tė krijojnė ndryshim gjigant nė lumturinė tėnde. Nė anėn tjetėr, nėse familja jote i fiton 70,000$ nė vit, 5,000$ mund tė jenė bonus i mirėseardhur, por nuk do ta ndryshojnė rrėnjėsisht jetėn tuaj.

            Pra, po, paratė mund ta blejnė ca lumturi, por siē do ta shohėsh, ato janė vetėm njė pjesė e enigmės. Dhe ka rrezik real se tė ardhurat e rritura mund tė tė bėjnė nė tė vėrtetė tė mjerė – nėse dėshira jote pėr tė shpenzuar rritet me to. Por kjo nuk domethėnė se duhet tė jetosh si murg. Ēelėsi ėshtė ta gjesh balancin ndėrmjet tė kesh tepėr pak dhe tė kesh tepėr shumė – dhe kjo nuk ėshtė punė e lehtė.

 

            Shėnim

            Njė artikull tash sė voni nė Journal of Consumer Research (Gazeta e Hulumtimeve tė Konsumatorit) tregoi se, nė pėrgjithėsi, ndjenjat tona ndaj blerjeve materiale shuhen mė shpejt se sa qė shuhen ndaj blerjeve pėrjetimore. Tė mirat materiale zhvlerėsohen: Njė ditė pasi tė blesh diēka, zakonisht ajo vlen mė pak se sa ke paguar pėr tė. Pėrjetimet, nė anėn tjetėr, ēmohen: Kujtimet pėr gjėrat qė i bėn – pushimet qė i bėn, koncertet nė tė cilat shkon – i ke mė pėr zemėr me kalimin e kohės sepse ke prirje t’i kujtosh gjėrat pozitive dhe t’i harrosh gjėrat negative.

 

            Pjesė nga libri "Lumturia dhe pasuria "