.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Lumturia

Shkruan: Laureta MIFTARI

http//:filolet.com

LUMTURIA      

   Tani kur themi se lumturia ėshtė diēka qė na mungon, ē’ndodh kur e kemi atė qė na mungonte e na bėnte jo tė lumtur? Atė qė nuk e patėm tani e kemi dhe tanimė lumturia qė kėrkonim e posedojmė, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotėsisht tė lumtur se nė tė njėjtin moment paraqitet dėshira pėr  diēka tjetėr qė tani ia ndiejmė mungesėn. Gjithnjė themi: » Ah sikur…. », « Sa i lumtur do tė isha… » ēdo herė zbulojmė se aty nuk ėshtė akoma ajo lumturi qė dėshironim dhe, nisje nga fillimi.

 

 

 

            Do tė filloj shtjellimin tim mbi lumturinė nga dy pikat e para etike qė pėrballen me rrugėn e kėrkimit tė haresė e tė fatlumsisė. Nėse themi se pėr tė qenė i lumtur duhet kaluar nėpėr fazėn e shndėrrimit tė shpresave pa asnjė kusht nė qėllim pėrfundimtar duke mos patur kujdesin pėr pasojat, atėherė pėrballemi me dy probleme, si qė thashė etike mjaftė tė diskutueshme: nė radhė tė parė, do tė pėrmend rrenėn dhe menjėherė Kantin i cili flet pėr njė tė them tė drejtė pėr tė rrejtur. (Sikur njerėz me qėllime tė errėta ngasin njė tjetėr dhe trokasin nė derėn time e pyesin pėr tė, duhet tė tregoj se ai mėshifet tek unė ose jo? Nėse tregoj, e vė nė rrezik jetėn e njė tė pafajshmi, unė jam njė i pamėshirshėm… dhe a do tė jem i lumtur? Nė raste tė ngjajshme, mendoj  se rrena ia vlen para pasojave.

            Ēėshtja e dytė ėshtė e lidhur kryekėput me disa teori fetare  shpesh jo mirė tė sqaruara nga njė numėr teologėsh kur thonė se duhet punuar pėr botėn e amshuar, se pėr atje duhet ta kėrkojmė e fitojmė lumturinė. Ngarkimi etik qėndron nė punėn e njeriut pėr tė qenė i lumtur edhe nė kėtė jetė dhe pėr tė ju sjellė njė lumturi familjes. Por nėse duhet punuar pėr tė fituar jetėn tjetėr, atėherė krejt mundi pėr tė fituar e jetuar nė hare shndėrrohet nė turbullirė dhe zhgėnjim tokėsor dhe katrahurė etike.

            Sa i pėrket fesė islame, ky qėndrim ėshtė tepėr i vjetruar dhe nuk qėndron mė aspak slogani i thjeshtė dhe tepėr nė kundėrshtim mė fenė: « Punoni pėr ahiret ». Teologėt e rinj shumė mirė sqaruan dhe sqarojnė se puna ėshtė detyrė e ēdonjėrit  si pėr fitim e gjallėrim korrekt nė kėtė botė, po ashtu edhe pėr nė botėn e pafund. Lumturia arrihet shumė vėshtirė me barkun e uritur. Dhe tė shtoj se me bark tė uritur, me familje tė uritur, nuk shkohet nė asnjė faltore e sidomos pėr tė kėrkuar lumturinė e pas vdekjes, andaj, duhet njeriu tė mėnjanoj nga mendja etikėn se puna ėshtė e dedikuar pėr « atė botė »  Kjo lloj etike shoqėrore duhet ngritur rrėnjėsisht pėr t’ ia lėshuar vendin punės si mjet pėr tė arritur begatinė materiale tani e kėshtu, tė krijohet njė rrugė e sado e vogėl pėr lumturi dhe njėherit, njė rrugė po ashtu e vogėl, pėr lumturinė e amshueshme.  

 

            Morali nė lumturi. Gabimet e moralistėve.

 

            Disa filozofė parashtrojnė ēėshtjen  morale tė lumturisė dhe e identifikojnė me kėnaqėsitė. Ata e arsyetojnė kėtė me argumentin se lumturia ėshtė dhėnie pėrparėsi trupit mbi shpirtėroren. Edhe nė kėtė pikė them se lėmshi ngatėrrohet pa u munduar sa duhet tė gjinden justifikime pėr tė thėnat dhe bindjet e tilla tė moralistėve. Ēka mund t’i dėshirojmė mė tė mirė njeriut, pra vetes dhe tė tjerėve, pėrveēse lumturi ? Ajo do tė jetė pjesė e trupit dhe e shpirtit. Do tė nisemi nga shėndeti fizik qė do tė them se ėshtė parakusht (nė pjesėn mė tė madhe ) i  mundėsive pėr lumturi. Vallė mungesat shėndetėsore personale dhe ata tė rrethit, si familja e mė gjerė, nuk janė zanafillė e mjerimit ? Shėndeti i mirė dhe mundėsitė e kėnaqėsive trupore, krijojnė bazat e para pėr lumturi. Mjafton njė pėrmirėsim i lehtė i gjendjes fizike qė i sėmuri tė ndjehet i lumtur...; njė fitim i vogėl qė mundėson ushqimin e vetes e familjes shndėrron brengėn nė hare. Lypėsi mė i mjerė ėshtė fatlum kur dikush ia zgjat dorėn se me kėtė krijon kushte pėr mbarėvajtje fizike dhe vetėm kjo ndjenjė i shkakton gėzim.

            Pėrkundrazi mendimeve tė moralistėve, them se lumturia duhet tė jetė detyrė morale e ēdokujt pasi qė ajo nxit njeriun nė pėrparim dhe pastron shpirtin e trupin nga vuajtjet shkatėrruese  qė dėmtojnė nė njė masė tė madhe njeriun. Pra, duhet kėrkuar lumturinė nė ēdo hap se ajo ėshtė diēka qė mungon e njeriu kėrkon njė tė mirė qė s'e ka nė posedim. Lėnia pas dore, neglizhimi dhe mosangazhimi, si qė thotė njė fjalė popullore, « pėr ditė mė tė mira », krijon zbrazėtirė dhe mjerime tė rėnda shpirtėrore. Kur themi se kėrkojmė lumturinė, kėtė e bėjmė jo vetėm se ajo mungon por nga se edhe e dėshirojmė atė. Pascal-i thot se ēdo kush shpreson tė gjej lumturinė, nėnkuptuar kėtu edhe atė qė nis tė varret. Pėrmend kėtu kėtė filozof se ēdo kush ik nga vuajtja, nga trazira, nga fatkeqėsia dhe kjo ikje ē’ėshtė? Nuk ėshtė kėrkim i lumturisė. Kjo pohon edhe njėherė atė qė thash mė lartė se kėrkimi  i lumturisė ėshtė obligim moral dhe assesi nuk bie  nė kundėrshtim me tė. Gabimi pra qėndron nė pėrzierjen e dėshirės mė tė lartė pėr lumturi me shumėn e kėnaqėsive pa dallim. Kėtu edhe Kanti shumė i pėrmendur sikur ngatėrron lėmshin nėpėr ēekrekun e vet moralizues. Njė vėshtrim pyetės mbi  ēėshtjen mjafton tė ndajmė shapin nga sheqeri. Lumturia nuk ėshtė e nuk mund tė jetė thjeshtėsim i kėnaqėsisė e as shpėtim i plotė nga vuajtja. Tė dyjat ecin rrugės sė tyre tė pafund. Kur ndihemi fatmjerė e tė paaftė nuk shkaktojmė vdekjen tonė. Nėse e bėjmė atė, e bėjmė pėr ideale tė ndryshme se kėrkojmė njė pavdekshmėri nėpėrmjet njė akti. (Nė botėkuptimet e mia ky akt nuk ka asnjė vlerė, pėrkundrazi ai ėshtė dobėsi dhe mungesė force e qėndrueshmėrie. Religjionet  gjithashtu nuk e parapėlqejnė vetėvrasjen kurse islami e ndalon  rreptėsisht).  Pėr mė tepėr, nuk mund te themi nė asnjė mėnyrė se objektet (pasuritė) e ndryshme nuk ndikojnė nė krijimin e ndjenjės sė kėnaqėsisė dhe satisfakcionit vetanak e mė gjerė. Nėse fuqia e rezonimit aktiv ėshtė e aftė tė vendos dhe veproj drejt mirėsisė, atėherė nuk ekziston gjė tjetėr, vetėmse njė lėvizje drejtė krenarisė dhe kėnaqje shpirtėrore. Vet moralisti qė arrin tė mposhtė njė dėshirė drejtė njė kėnaqėsie, ėshtė njė kėnaqėsi e lumturi pėr tė. Mundimi dhe tentativat e sportistit pėr tė arritur i pari ėshtė krenari, vendi i fundit  i sjell jokėnaqsi dhe, po qese forca e brendshme mungon, sjell edhe ndjenjėn e devalorizimit qė nuk kapet pėr asnjė lloj morali as fetar  e as « moralist ». Arritja e lumturisė, si qė pėrmenda mė parė, nė vete pėrmban shpesh dhimbje dhe sakrifica tė panumėrta. Vlen tė pėrmenden ushtrimet e gjata dhe tė mundimshme tė sportistėve e sidomos, unė ndjej njė krenari tė pėrmend  kohėzgjatjen e shtatzėnisė kur nėna e ardhshme ėshtė mė se e lumtur duke qenė plotėsisht koshiente pėr dhimbjet e lindjes… Krenaria e lehonės ėshtė lumturi e pashoqe. Vlerėsoj se kalimi nėpėr kėnaqėsi fizike, kalimi nėpėr dhimbje, nėpėr begati objektesh..., nuk duhet tė jetė assesi pengesė morale pėr tė arritur lumturinė. Vet moralistėt arrijnė lumturinė e tyre duke nėnēmuar vlerat e tjetrit gjė ėshtė amorale nė vetvete. Arritja e lumturisė ėshtė nė vend tė parė ēėshtje  dėshire  dhe  rezonimi i pastėr i ēdonjėrit dhe ai duhet tė arrihet ashtu si e  shef personi. Kėtu do tė konsiderojmė element mė tė rėndėsishėm etikėn shoqėrore dhe jo lloje tė pavlefshme tė njė pseudomorali. Etika qė duhet patjetėr pėrmbajtur ėshtė respektimi i lumturisė sė tjetrit dhe moscėnimi i tė drejtės sė tjetrit pėr lumturi. Krijimi dhe ndihmesa pėr tė krijuar njerėz tė lumtur ėshtė lumturi mė e madhe qė mund tė dėshirohet, e pra kjo ėshtė moral dhe etikė e pakontestueshme nė  rrugėn e lumturisė.  

 

 

            A ėshtė lumturia permanente apo e tashpėrtashme?

 

            Tani kur themi se lumturia ėshtė diēka qė na mungon, ē’ndodh kur e kemi atė qė na mungonte e na bėnte jo tė lumtur? Atė qė nuk e patėm tani e kemi dhe tanimė lumturia qė kėrkonim e posedojmė, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotėsisht tė lumtur se nė tė njėjtin moment paraqitet dėshira pėr  diēka tjetėr qė tani ia ndiejmė mungesėn. Gjithnjė themi: » Ah sikur…. », « Sa i lumtur do tė isha… » ēdo herė zbulojmė se aty nuk ėshtė akoma ajo lumturi qė dėshironim dhe, nisje nga fillimi. Nga kjo si pėrfundim nxjerrim se Lumturia ėshtė dėshirė pozitive dhe meriton tė dėshirohet. Ja se si  e shpjegon Schopenhaueri kėtė: « Jeta luhatet si lavjerrėsi, nga e majta nė tė djathtė, mes vuajtjes dhe kokėēarjes .»  

            Lumturia ėshtė gjithashtu njė diēka qė e dėshirojmė pėr ēdo herė. Shtrohet pyetja tani , si e tillė a ėshtė e qėndrueshme nė kohėzgjatje apo e tanipėrtanishme? Pasi qė e dėshirojmė pėrgjithmonė, do tė ndaj gjėrat – pėrjetimet qė kanė vlera tė gjata kohore si besnikėria, martesa, puna qė duam dhe qė ėshtė stabile, mirėqenia shėndetėsore e familjes e sidomos tė mė tė afėrmit. Me njė fjalė, siguria e shumanshme e permanente krijon gjendje qetėsie dhe pushim shpirtėror, qė mundėson fushė tė gjerė tė plotėsimit tė kėnaqėsive kohėshkurtra dhe kėshtu  ndėrtohen kushtet primare pėr njė jetė  tė mbushur me lumtur i qė i jep asaj ndjenjėn e vlerės sė konstante.

            Nėse themi se lumturia ėshtė qėllimi mė i dėshiruar i njeriut pėr sot dhe pėr mot, pra, pėr kėtė jetė dhe pėr jetėn nė botėn e amshuar, atėherė konstatojmė se njeriu pa pėrjashtim, dėshiron lumturinė dhe nė brendi tė tij shndėrrohet nė tė uritur tė pėrjetshėm, sė paku nė psikikėn e tij dhe gjithmonė shpreson tė prekė fatlumsinė qė aq shumė i mungon. Nė kėtė vrap, do tė kaplojmė edhe dėshirėn dhe detyrėn morale pėr t'i bėrė edhe tė tjerėt tė lumtur. Nėnkuptohet, kjo dėshirė dallon nga cilėsia e subjektit dhe nga shkalla e ndjenjės sė dashurisė pėr tjetrin. Kur dikend e duam mė tepėr, jemi nė gjendje tė bėjmė ēmos pėr ta bėrė tė lumtur dhe kėshtu e bėjmė tė lumtur edhe vetveten…  

 

            Lumturia pjesė e imagjinatės reale dhe dėshirė e mirėqenies psikofizike.

 

            Trajtuam disa nga kushtet tė karakterit mė tepėr fizik, moral dhe etik tė lumturisė. Tė them tani se ajo ėshtė nė masė tė madhe pjesė e imagjinatės sė njeriut. Ajo ėshtė koshiencė e njeriut qė hulumton, qė kėrkon, tė mirėn dhe po qė se arrijmė nė njė ēiltėrsi psikike, imagjinata e jonė nuk do tė na luaj dredhi, sė paku nuk do tė na dredhoj shpesh qė do tė thotė se, pėr tė qenė i lumtur nevojitet njė imagjinatė e shėndoshė, se ajo ėshtė sunduesja e tmerreve dhe fatlumsive nė psikikėn e njeriut. Dhe si pėrfundim do tė them se krejt ēka tė bėjmė nė jetė anon nga njė qėllim i qartė qė e quajmė lumturi. Dėshirė, kėnaqėsi dhe plotėsim nevojash pa dallim. Kam kujdesin tė pėrmend se lumturia ėshtė kuptim abstrakt dhe personal por qė nė vete pėrbėn njė mori vlerash madhore nga tė cilat shėrbehemi pėr tė krijuar mirėsinė tanė. Nisem nga shėndeti, familja, dashuria, miqtė, puna, fitimi, siguria, mirėnjohja. Pra ēdo pėrparėsi qoftė materiale, shoqėrore e shpirtėrore, ka rolin e vet tė rėndėsishėm nė ndėrtimin e lumturisė.