.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Lumturia kundruall dėshpėrimit

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

     LUMTURIA KUNDRUALL DĖSHPĖRIMIT

 

    Shpirtmirėsia ėshtė shume e dobishme pėr shėndetin fizik e mental te njeriut, kurse shpirtngushtėsia mund t’ua shkurtoj jetėn!

 

      Nė shumė studime bashkėkohore ėshtė arritur deri te i njėjti pėrfundim se njerėzit e dėshpėruar kronikė, tė cilėt e shikojnė botėn nėpėrmjet prizmit tė dyshimit, veēanėrisht u janė tė ekspozuar sėmundjeve tė zemrės. Gjithashtu, nga kėto studime kuptojmė se shpirtngushtėsia rrit rrezikun edhe pėr shumė sėmundje tė tjera. Ndėrsa nė anėn tjetėr, shpirtmirėsia, ose thėnė thjesht lumturia, duket se ka efekte protektive pėr shėndetin. Sjelljet cinike, dyshimi, mėria etj., janė faktor me efekt shumė negativ nė botėn mentale tė njeriut e qė pasojat e tyre  e rrezikojnė seriozisht shėndetin tonė fizik, thotė dr. R. Williams, kėrkues nė lėmin e medicinės nė Universitetin e Dukės. “Shpirtngushtėsia, jo vetėm qė paralajmėron rrezikun nga sėmundjet e zemrės, por mund tė shkaktoj edhe vetė vdekjen” - vazhdon ai.

            Format subtile tė shpirtngushtėsisė si: skepticizmi, dyshimi, intrigat, mosbesimi dhe animi ka sarkazmat ofenduese, janė tė dėmshme mu sikurse vėrshimi i shpejt i formave mė agresive si: hidhėrimi, zemėrimit, tėrbimit etj. Njerėzit e dėshpėruar janė mė tė prekur nga sulmet nė zemėr (infarkti) se sa njerėzit me disponim tė mirė. Dėshmitė faktike, se nė ēfarė forme apo mėnyre sjelljet, qofshin pozitive apo negative, ndikojnė nė proceset shėndetėsore tė organizmit tonė, janė lėndė e kėrkimeve nė shumė sfera shkencore.

            Lidhjet nė mes tė dėshpėrimit dhe shėndetit u publikuan para mė sė 30 vitesh, kur dy kardiolog nga San Francisko, dr. M. Friedam dhe dr. R. H. Rosenman, e sajuan termin e “Tipit A”,  pėrmes tė cilit pėrshkruanin shkakun e sjelljeve i cili bie deri te rreziku nga sėmurjet e zemrės. Personi me karakteristikat e “Tipit A”, anon kah emulacionet e pėrhershme ambicioze e ngacmuese tė pėrqendruara fuqishėm kah caku tė cilin dėshiron ta arrijė dhe atė gjithnjė nėn presionin e kohės, pra me nguti.

Dr. Redford Williams gjatė njė debati publik

            Kundruall personit tė “Tipit A”, personi i “Tipit B”, shpalos karakteristika tjera sjelljesh. Ai ėshtė i qetė, i matur dhe vėshtir kalon pragun e hidhėrimit. Mirėpo lind pyetja: nėse njerėzit janė tė dėshpėruar ēfarė tė bėjmė? Qysh nė vitet e ‘60-‘70 ėshtė rekomanduar qė format e ndryshme tė dėshpėrimit, tė zbutėn pėrmes ndonjė efekti “filtrues”.

            Nė studimet mė tė reja, dr. Williams dhe kolegėt e tij, konkluduan se, shumė mė pak e rėndėsishme ėshtė forma e paraqitjes sė dėshpėrimi, sesa zbulimi i njė mundėsie praktike qė tė arrihet qėllimshėm deri te ai. Tė shprehurit e pėrkohshėm tė simptomave shqetėsuese nuk janė edhe aq tė rrezikshme pėr shėndetin. Problemi  paraqitet atėherė kur shpirtngushtėsia merr formė kronike, pra kur ajo bėhet, si tė thuash stil personal. Ai dhe stafi i tij nė Universitetin e Dukes, konstatuan, se deri nė njė farė mase edhe mund ta matin dėshpėrimin, duke shfrytėzuar testin e personalitetit tė ashtuquajtur MMPI (Minnesota Multiphasic Personality Inventory) - njė test qė e pėrdorin psikologėt pėr tė zbuluar tek pacientėt, probleme morale, sociale, ērregullimet e personalitetit, sjelljeve etj.

            Nga studimi i disa mijėra kandidatėve ata arritėn nė pėrfundim se tė gjithė ata qė kishin kaluar shkallėn e 50% ishin personalitete tek tė cilėt shpirtngushtėsia ishte pothuajse veti kronike dhe mundėsia e sėmurjeve kardiovaskulare ishte po ashtu shumė mė e lartė. Kurse ata kandidatė qė nuk e kishin kaluar shkallėn e 50% pra, ku dominonte shpirtmirėsia, mundėsia e prekjes nga sėmundjet e zemrės ishte gjithsesi mė e ulėt.

            Dr. Williams nuk u kėnaq me kaq. Pėr ta vėrtetuar saktėsisht ndikimin e shpirtngushtėsisė nė organizmin e njeriut, pra pėr tė ofruar fakte edhe mė bindėse, ai vazhdoi testimet edhe mė tej nė Universitetin e Dukes. Mė se 20 vite rresht ai pėrcolli shėndetin dhe stilin e jetės tė mbi 250 studentėve tė medicinės, tė cilėt po ashtu, studionin ose kishin studiuar nė kėtė universitet. Ndikimi i efekteve tė shpirtngushtėsisė ishte dramatik! Ai konstatoi se studentėt shpirtngushtė, pra tė mėrzitur, melankolik, ironik, cinik, nervoz, agresiv etj, u prekėn pesė herė mė shumė nga shqetėsimet e zemėr, se sa ata me disponim tė mirė.

            Megjithatė, dr. Willams thotė se kėto rezultate nuk japin pėrgjigje definitive, pasi kjo lėmi, si edhe shumė tė tjera, janė akoma objekt studimi. Mirėpo, sot ėshtė e ditur se si faktor vendimtarė pėr shqetėsime kardiake  luajnė hormonet e partikulauara (veē e veē), tė cilat organizmi i sekreton si pėrgjigje ndaj situatave tė tendosura, ndėrsa ato mė tej sjellin deri te puna e pėrshpejtuar e zemrės, ngritja e tensionit si dhe rritja e nivelit tė kolesterolit nė gjak. Nė qoftė se individi i ekspozohet vazhdimisht ndikimeve tė tilla, si pasoj e shpirtngushtėsisė, rreziku nga  sėmundjet e zemrės ėshtė i paevitueshme.

            Megjithėse rezultatet testuese vėrtetojnė lidhshmėrinė mes situatave stresuese dhe sėmundjeve kardiovaskulare, evitimi i faktorėve qė sjellin deri tek ato, mbetet ende sfidė serioze pėr medicinėn aktuale! As metodat “filtruese” nuk sollėn ndonjė pėrmirėsim tė dukshėm. Pėrveē terapive psiko-analitike dhe tabletave tė shumėllojshme, mjekėsia nuk arriti tė bėjė ndonjė hapė mė serioz nė kėtė drejtim. Prandaj shumė njerėz, tė zhgėnjyer nga terapitė konvencionale, kėrkojnė edhe shtigje tjera, duke u drejtuar kah ritualet e lashta dhe format tjera alternative tė shėrimit tek tė cilat edhe gjejnė rrugėn e duhur. Mirėpo, disa prej tyre shpesh sillen dhe shtigjeve tė gabuar, duke u dhėnė pas alkoolit, drogės etj, qė nė instancėn e fundit kanė pasoja tė rėnda, shpesh edhe vdekjeprurėse.   

            Njerėzimi i janė tė njohura qė nga lashtėsia format e lartpėrmendura tė shėrimit alternativ. Mėnyrat e shumta relaksuese siē janė: format medituese tė budistėve dhe jogistve indian, pastaj sistemi kinez i harmonisė dhe baraspeshės, lutjet tek religjioni islam dhe katolik, kaballat mistike tek hebrenjtė etj, janė treguar shumė efektive tek problemet me karakter zemėrngushtėsie, e qė si rezultat pėrfundimtar edhe kanė harmonizim e natyrshėm tė shpirtit dhe trupi, pra organizmit tonė me ambientin e jashtėm nė pėrgjithėsi. Edhe mjekėsia e ditėve tona nuk i mohon mundėsit alternative tė shėrimit, bile pėrkundrazi, nė disa raste edhe i preferon ato. Prandaj individit i mbetet tė zgjedh vet formėn e pėrshtatshme qė do t’ia kthej atij harmonin  e brendshme nė raport me botėn qė e rrethon, thėnė shkurt - lumturinė.