Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - "LULESHTRYDHJA"  QĖ ĒELI NĖ JANAR

Shkruan: Pėrparim HYSI

      

Tregim

"LULESHTRYDHJA"  QĖ ĒELI NĖ JANAR

 
            As qė do ta shkruaja kėtė histori tė vėrtetė, sikur mos kisha takuar Fidanen, para ca muajėsh. Ndodhi aty, tek holli i Pallatit tė Kulturės. Ish plakur, kėshtu si unė, por tiparet ende i ruante. U pėrqafuam si dy miq tė kahershėm, se ėndrrat e dikurshme kanė vdekur dhe, hymė brenda  pėr kafe.

 

 

 

     Qe aty nga pragu i viteve shtatėdhjetė tė shekullit qė shkoi, qė nė shkollėn tonė, mu pas pushimeve tė semestrit tė parė, tė emėrohej njė mėsuese e re. E re, por dhe e bukur, sa, edhe pa e parė mirė, tė luante ēargu i kokės.  Se, sado qė punonim nė njė shkollė fshati, kolektivi ynė qe  goxha i madh. Kjo ndodhte se edhe numri i nxėnėsve nė total qe gati mbi 700. Nga tri paralele nė ciklin e lartė tė  8-vjeēares. Natyrisht, nė kėtė kolektiv mikst kishte dhe femra tė bukura, por kjo, e janarit, na zilepsi tė gjithėve. Kur shkruaj kėshtu, nuk dua qė t'u hyj nė hak atyre kolegeve tona, sa tė mira dhe aq fisnike, por, kur veēoj kėtė tė janarit, nuk do ma marrin si njė karshillėk, se ato mė njohin mirė: mundohem qė tė jem i pėrpiktė dhe i saktė.

            Pastaj nė kėtė metaforė timen, janė "pjesėmarrės nė vrasje", njė pjesė e kolektivit maskilist ku, pėr ēudi, ai qė qėlloi mu nė shėnjė, ėshtė njė njeri qė juve, femrave tė kolektivit tonė, as u shkon nė mendje: ėshtė Ismeti. Ėshtė po ai Ismeti i urtė e padėmshėm, qė vetėm tymos cigar pas cigari dhe, kur vjen nė personel, rri magru dhe as flet dhe  as kundon.

            I tillė ėshtė vėrtet Ismeti, po, kur flet, fjala  e tij ėshtė si gozhdė qė ngulet mbi mur.


*   *   *

            Prezantimin pėr emėrimin e ri para kolektivit, e bėri drejtori. Tė porsardhurėn e quanin Fidane! Ndėrsa ajo qendronte nė kėmbė, ne, secili pėr hesapin tonė, po i mirrnim pėrmasat. Drejtori bėri prezantimin dhe iku nė drejtori, kurse Fidanen e morėn ato "matkat" (koleget e vjetra) dhe shkuan tek njė nga klasat bosh. Se tė nesėrmen do rifillonte mėsimi. Fidanja, kjo e ardhura, do jepte  djathtėsi (muzikė, punė dore, vizatim) nė vend tė Afėrditės qė ishte martuar nė Tiranė.

            -Aha, heq kjo shkolla jonė, - tha duke qeshur "Rriqeza", - iku njė Afėrditė dhe erdhi njė dritė. Rriqeza qe kolegu ynė, mė i shkurtėr nga shtati, por qejfli i madh dhe kėtė paronom "rriqez" ia kish vėnė vetes, vetėm e vetėm pėr t'u mbrojtur nga sulmet e mia.

            Po ik, - i thashė njė ditė, - nuk e di se ēfarė pėlqejnė femrat tek ti qė je sa njė mutēobani!!!

            Ai, pa e prishur gjakun fare (ne kishim nga 20-vjet nė tė njėjtin kolektiv), tha para tė gjithėve: - I shkurtėr, i shkurtėr, po jam si rriqez unė qė nuk shkulem kollaj! E tha duke qeshur, por i mbeti dhe sot e kėsaj dite.

            Por ne, si tė ngeshėm qė ishim, po bluanim badjava shijet tona dhe mundoheshim si e si tė qėllonim nė shėnjė.

            "Bumja" e parė qeshė unė qė, para se tė gjeja ndojė emėr emblematik pėr tė porsaardhurėn, zura me fjalė qė tė bėja portretin fizik tė saj: m'u  duk, - thashė unė, - si njė bredh alpin qė ka mbirė nė njė masiv tė mbuluar nga bora. Se ėshtė e bardhė qumėsht dhe me ata flokėt e zinj e tė harlisur sikur tė bėn pėr vete. Pa shkuar tek ata gjinjtė e rrumbullakėt si ato globet nė gjeografi.

            Nuk di se ē' molloisėn tė tjerėt, kur nė mjegullėn e tymit qė nxirte nga goja dhe nga hundėt, njėkohėsisht, foli Ismeti:

            Aha, - nuk iu durua atij, - e di si ka thėnė Gorki pėr Eseninin? Erdhi si luleshtrydhe qė ēeli nė janar!

            Shkurt muhabeti: na vuri poshtė tė gjithėve dhe ne pranuam njėzėri.


*   *   *

            Natyrisht, ne  nuk e ngrysnim kohėn me tė tilla, si mbill e mos korr, por pėr FIDANEN kishim afeksion tė veēantė. Ajo nuk  e dimė nė na shikonte me atė sy, por ne e ngisnim anijen e dėshirave nė det tė qetė e pa dallgė. Ajo, jo vetėm qė ishte e bukur, por dhe shumė punėtore. Ngriti menjėherė grupin e korit dhe, pas dy muajėsh, brenda shkollės dhe njė miniekspozitė me punėdore. Edhe djemtė, nėn udhėheqjen e saj, konkuruan femrat nė qėndisje e me punėkryq. Jo vetėm Fidane, - thashė unė, - por dhe punėxhane!

            Kur thashė "punėxhane", Fidanja u skuq, por njė nga femrat m'u hodh mbi kokė: - Po ngadalė se po jep xhanin dhe ti dhe do na mbetėsh "theror".

            Kėto "hidh e prit" nė kolektivin tonė ishin tė shpeshta dhe pa zarar. Kishim vjet me njėri-tjetrin, sa na dukej qė secilėn prej tyre, e kishim motėr.

            Kur aty nga muaji prill, ra "bumja" e dytė. Kėtė "bumje" e zbrazi Rriqeza. Sa hyri nė personel, sikur po vinte nga komiteti, tha: - E morėt vesh? Fidanja u fejua me njė oficer nė Tiranė.

            - E paska tėrhequr kėmbėn zvarrė Afėrdita,- thashė unė.

            - Epo tė trashėgohet!- tha njėra nga femrat.

            - Kush pordhi, kush mori groshin?!- mend ulėriti Ismeti.

            - Ore, Ismet, po paske qenė thėngjill i mbuluar, - iu lėshua Oli.

            - Po nuk mė tregoni, nga e ka burimin ky proverbi i Ismetit?

            - Jua them unė, se ma ka treguar gjyshja,- nxitova sikur kisha frikė se mė "vidhnin" erudicionin.
            Dhe fillova tė tregoj:

            Nė shtėpi qe vjehrra me nusen. Befas hyn dhe burri. Nuses, pa dashje, i shpėtoi njė nga ato. Burri u murrtye dhe bėrtiti:

            - Kush e bėri? - sokėlliu.

            Askush nuk u ndje. Kur burri e ngriti dhe ca mė shumė zėrin, atėherė e ėma (vjehrra e nuses), pėr t'i shpėtuar emrin  nuses, e mori fajin mbi vete.

            - Unė, o bir, - tha, - se jam plak dhe nuk e mbajta dot.

            Burri e pa mirėfilli fajtoren, por e lozi ca mė bukur "lojėn" e tij. Hapi portofolin dhe i dha sė ėmės: njė grosh (se e tillė qe paraja aso kohe).

            Nusja, ndėrsa ndiqte si fajtore, tėrė atė "teatėr" qė luhej para syve tė saj, mend plasi nga zilia, kur vjehrra mori groshin dhe e zbrazi:

            - Kush pordhi, kush mori groshin!

            Kolektivi shpėrtheu nė gaz dhe sytė ia ngulėn Ismetit, asaj "nuses fajtore".

            Fidanja jo vetėm u fejua, por oficeri kish qenė hazer-xhevap. Pėr arsye qė vetė e dinin, njė javė pas fejesės, pa dasėm, e mori Fidanen nė Tiranė.

            Po ku Tirana dhe ku ne. Do e shihnim a nuk do e shihnim mė. Zumė tani dhe mallkonim atė oficerin e panjohur qė na kish rrėmbyer atė "luleshtrydhėn" qė ēeli nė janar.


*   *   *

            Pėr festėn e 1 majit kisha dalė nė qytet dhe, mu aty para turizmit, FIDANIA! M'u duk si tjetėr qyteti dhe, pa dyshim dhe Fidania. Qe e tėra si ajo "luleshtrydhja" qė thoshte Ismeti.

            U takuam si tė malluar dhe, tek do ta pyesja, pėr burrin, pėr punėn, pėr Tiranėn, ajo, pa mė lėnė tė fliste, mė tha: - Ore mat mirė ai Vangjeli apo jo?

            - Po pse? - pyeta, pa iu pėrgjigjur pyetjes sė saj.

            - Shiko, - mė tha, - isha me Nashon (burri i saj oficer), kur na pa Vangjeli dhe, pa e bėrė tė gjatė, u afrua. I dha dorėn Nashos dhe, pa iu dridhur as zėri dhe as qerpiku, bubulloi:

            - Fidane, si tė kam?!!!

            Kur dėgjova kėtė "si tė kam?", mend mė ra qielli mbi kokė, pale Nashua u nxi dhe u bė sterrė nga e keqja.

            Me demek, - tha Nashua, - je "imja" dhe si tė kam, se mezi tė pashė.

            U ndjeva aq keq, sa u skuqa si tė kisha bėrė njė turp tė madh.

            Po Vangjeli, - thashė unė, - ėshtė babaxhan nga shpirti. E ka patur pa tė keq.

            Po ku duket shpirti, - flakėroi Fidania. Mė vuri nė njė pozitė tė vėshtirė qė vet e di.


 

            Kishim kaq vjete qė Fidania qe martuar nė Tiranė dhe, pse nuk tė lėnė kėmborėt e tua pėr tė dėgjuar zilete botės, ne, pothuaj, e kishim harruar Fidanen. Kur njė ditė prej ditėsh, na e kujtoi Rriqeza.

            Dėgjoni, - tha ai. Do t'ju jap njė lajm qė do t'ju ēudis tė gjithėve, por me njė konditė:

            - Dua dy kremkaramel tek turizmi.

            Unė, qė hidhem si zorra nė prush, bėrtita: - Po ia vlejti, t'i kam bėrė hallall!

            - Jo, jo, - tha Rriqeza,-  nuk e ha  Rrrapoja atė. Nxir napolonin, lėrja Ismetit mbi tavolinė dhe do tregoj.

            Bėra, - siē tha Rriqeza.

            Dhe, tek prisnim sy e veshė kumtin e Rriqezės, ky tha: - Fidania ėshtė ndarė nga burri me dy fėmijė!!!

            Po dukej ai qė ishte mut-muti, - shpreha unė mllefin tim. Mandej tregova atė "Si tė kam" tė Vangjel Babaxhanit dhe, tek tregoja, ndiqja me sy Ismetin. Ky, sa shoi njėrėn cigare, ndezi tjetrin dhe e nxori  tymin si "gjyryk vapori". Tė tėrė, si tė vėnė nė rresht pėr njė, morėm nė mbrojtje Fidanen dhe ia bėmė kurrizin copė atij Nasho "Maskarait".


*   *   *

            As qė do ta shkruaja kėtė histori tė vėrtetė, sikur mos kisha takuar Fidanen, para ca muajėsh. Ndodhi aty, tek holli i Pallatit tė Kulturės. Ish plakur, kėshtu si unė, por tiparet ende i ruante. U pėrqafuam si dy miq tė kahershėm, se ėndrrat e dikurshme kanė vdekur dhe, hymė brenda  pėr kafe.

            Sa u ulėm (epo ku lė radhė unė pėr tė folur), unė e zbraza:

            - Fidane,- i thashė, - ia ke bėrė mirė atij Nasho "Mutit" qė e ndave!

            Ajo e priti me prudencė fjalėn time dhe, gjysmė me tė qeshur, ma priti:

            - Sado qė je plakur, ke mbetur po ai: Impulsiv dhe shpėrthyes. Po a e di atė shprehjen qė "pa e vrarė arinė, mos ia shit lėkurėn!".

            Opo, lėre Fidane atė muhabet se dardhėn e qullur e ha breshka.

            Sa erdhi ekspresi dhe bėmė gėzuar, filloi:

            - Dėgjo, qe si qe Nashoja, ndaj meje nuk pati ndonjė faj. Kur u martova me tė, nuk ėshtė se e dashuroja, por, pak nga pak, dhe, ca mė tepėr, kur mė lindi ēupa, filloja qė ta doja.

            Fillova qė ta doja dhe mė dukej se tanimė qeshė bėrė njė familjare dhe grua siē janė tė gjitha gratė e mira. Po kot nuk thonė: kur mendon se ēdo gjė po tė shkon pėr bukuri, atėherė mundohu tė ruash ekulibrin se, kushedi, ē'mund tė ndodh?

            Ne kalonim mirė. Qemė bėrė dhe me ēupė dhe na dukej se nuk na mungonte gjė. Kėshtu qe... deri sa njė pasdite, Nashoja erdhi bashkė me njė shokun e tij pėr vizitė.

            Shoku, epo pse do ta bėj hasha, kish njė portret pak si shik, por unė, fillimisht, as qė e pashė me atė sy. Mysafiri, kur erdhi, kish prurė njė kukull qė, siē vura re, nuk qe blerė nė dyqanet tona ku binte miu e thyente kokėn.

            Nashoja ma prezantoi:

            - Ky ėshtė Cezari qė zėre se e kam vėlla. Ka njė punė me rėndėsi dhe, shpesh, del jashtė shtetit. Tek dėgjoja ē'fliste imshoq, e kuptova qė kukulla pėr ēupėn qe blerė jashtė. Ia dhuroi simebije dhe, ku e pyeti, a e pėlqen? Ēupa vrapoi dhe e puthi nė dy faqet "sivėllanė" e burrit tim. Natyrisht, edhe unė e falėnderova dhe, tek shtova "se jini harxhuar", pashė qė m'i nguli sytė (u rrėqetha, nė tė vėrtetė, se kishte sy tė bukur) dhe tha: - Tė lutem, po ē'ėshtė ajo fjalė? Po unė Nashon e kam si vėlla e shkuar vėllait.

            Mysafiri si mysafiri. E pritėm me raki e meze dhe, sado qė erdhi pėr herė tė parė, sikur nuk po ngrihej tė ikte. Tek e ndiqja, pak shkarazi, natyrisht, m'u duk si krejt i afėrt dhe tepėr ngjitės. Megjithatė, bėja sikur qeshė fare indeferente nė atė gosti. Ndėrhyja, vetėm kur u duhej ndonjė gjė. Aty nga ora 9 (e mbaj mend se fillonte radioposta), u ngrit dhe iku. Kur u ndamė, puthi ēupėn qė nuk e lėshonte kukullėn nga dora dhe, tek rroku dorėn time, thashė se ma kapi njė morsetė. Epo "sivėllai" i burrit. "Kunat" hesapi"! Nashoja zbriti shkallėt dhe e pėrcolli deri jashtė. Mezi prisja qė imshoq tė mė fliste pėr tė. Erdhi dhe nuk e lėshonte nga goja. Cezari kėshtu! Cezari ashtu... sa unė ndėrhyra: - Mos ėshtė asi Cezari qė mundi Pompeun!

            Imshoq e rroku tamam aluzionin dhe, si pėr ta mbyllur atė muhabet, mė tha: - Ėshtė miku im mė i mirė. As ai nuk ka vėlla, por dhe as unė. Pra, jemi byrazerė me gjak! Ndodh, - shtoi, - qė mos jem nė shtėpi, po nėse vjen Cezari, ta presėsh sikur jam dhe unė aty.

            Cezari, pak nga pak, po i shpeshonte vizitat. Asnjėherė, pa diēka pėr ēupėn. Njė mbrėmje, kur Nashoja qe me shėrbim, mbrriti "sivėllai". I dha njė ēokollatė ēupės dhe, ndėrsa ajo po i gėzohej dhuratės, Cezari nxori nga ēanta njė dhuratė dhe pėr mua.

            - Ē'ėshtė kjo? - bėra tė habiturėn.

            Mė tha Nashua qė pas njė jave do shkoni nė plazh dhe tė  kam blerė nė Gjermani njė kostumbanje! Dua, - vazhdoi, - qė t'i befasosh ato zoēkat spitullaqe.

            Cezar (tė them tė drejtėn nuk e mbajta gėzimin) dhe iu hodha nė qafė! Se ti e di: gjithmonė mė ka pėlqyer qė tė vishem bukur. Ai, u mat qė ta bėnte mė tė ngrohtė pėrqafimin, por unė e kuptova rrezikun dhe, sakaq, u largova. Mė fal, - i thashė, - se u bėra si njė fėmijė.

            - Pse, ē'tė keqe bėre qė mė kėrkon falje? - pyeti ai.

            E, - tha ajo, - unė rashė nė dashuri me "sivėllanė" e burrit tim. Herė e parė qė dashuroja dhe CEZARI mė dukej sikur qe doravetė ai CEZARI I ROMĖS - Perandori! Aq u dhashė pas tij, sa Nashoja po mė dukej i largėt apo si njė barrierė nė kėto ēaste lumturie. Dhe e vendosa: - Cezar, - i thashė, - dua tė nis me ty qė tė bėj njė "Cezar a Cezare tė vogėl" qė tė ngjaj ty dhe, nė ēastet kur mos jesh me mua, tė loz e qesh me tė. Nashos ia vura kufirin tek thana, deri sa me "sivėllan" rashė shtatzėnė.  Pasi u binda plotėsisht, hoqa dhe "kufirin" e Nashos pėr ta bėrė "pjesėmarrės nė faj". Mund tė shkruash faqe tė tėra pėr ato ēaste dashurie me Cezarin. Dhe, pas 9 muajsh, lindi ai "Cezari i vogėl". Imshoq, Nashoja, nuk mbahej nga gėzimi. Gosti e madhe dhe mu nė krye tė tavolinės, Cezari i madh. Unė kisha filluar ta doja mė shumė Cezarin se, tashmė, ishte dhe babai biologjik i tim biri. Dashnor ia vumė emrin dhe imshoq nuk e lėshonte nga prehėri.

            Eh, sikur ta dinte tė vėrtetėn!

 

*   *   *

            Pas njė muaj plasi dhe bomba! Ne qemė zhveshur kollopan (si unė dhe Cezari), kur, (megjithėse e kisha mbyllur derėn me ēelės, Nashoja qe me shėrbim jashtė Tiranės; po ku kishte mė mirė, vallė) hapet dera dhe u rrėfye njė nga ata qė kish kohė qė mė vinte rrotull.

            Aha, - bėrtiti, - ju zura dhe, nė mos mė jepesh dhe mua, atėherė kam pėr t'i thėnė tėtshoqi.
            Qe skandal i vėrtetė dhe, siē i rashė nė erė, qe kurth i  Cezarit. Natyrisht, qė nuk pranova, por ai mė la njė afat. Iku dhe, pas tij , Cezari!!! Ē'zhgėnjim!!!  E vrau dashurinė time aq tė pastėr! Qeshė mes dy zjarresh. Nuk dija si tė bėja dhe, mė sė fundi, kur erdhi Nashoja, u rrėfeva.
            Ou! -bėrtiti nga e keqja dhe, sidomos, nga befasia. E mblodhi mendjen dhe mė tha:

            -Ftoi qė tė dy nė njė ditė. Do t'i vrasė.

            Por unė ia mbusha mendjen qė mos merrte veten mė qafė, pėr "sytė  e mi tė bukur" dhe bėmė ndarjen. Pėr fajin tim. Pranova dhe kafshova gjuhėn. As zumė  nė gojė njeri dhe fėmijėt i mora mbi vete. Tani ata kanė krijuar familjet e tyre dhe unė, si gjyshe e mirė dhe e devotshme, shkoi sa tek njėri e tek tjetri. Nashoja i shkretė, siē duket nuk e pėrtypi dot tradhtinė time, dhe vdiq nga njė sėmundje e pashėrueshme. Dy tė  tjerėve as nuk ua pashė mė sytė. Ja, kjo ėshtė historia e vėrtetė, dhe, po dėgjove Fidanen, kurrė mos u shpejto tė japėsh gjykim pėr gjėra qė nuk i di mirė.

            - Tė mė falėsh, Fidane, se tė hapa plagė tė vjetra, - i thashė.

            Dėgjo, - mė tha, - mos kujto se kėto "hallet e mia" i bėj kėmborė pėr t'i dėgjuar tė tjerėt, por, nė t'u rrėfeva ty, e bėra se, kėshtu sikur heq njė pjesė tė fajit.

            Tė falnderoj, Fidane, - i thashė.

            U pėrqafuam, si dy miq tė mirė dhe, pasi shkėmbyem telefonat, e lamė qė tė takohemi sėrish.

            * pėrkimi me emra ėshtė vetėm rastėsi.

Tiranė, 7 shkurt 2017