Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Rikthimi nė Zinovė si metaforė e shpresės pėr jetėn

Shkruan: Bedri HALIMI

 RIKTHIMI NĖ ZINOVĖ SI METAFORĖ E SHPRESĖS PĖR JETĖN

 

 

       Titulli i librit “LULE NĖ ZINOVĖ” nuk ėshtė marrė as nga ndonjė titull libri, as nga ndonjė titull poezie, e as nga vargu i ndonjė poezie tė dikujt, me gjithė faktin se pėr Zinovėn kanė shkruar disa poetė opojanė. Kam menduar se njė titull i tillė i pėrshtatet mė sė afėrmi trevės sė Opojės dhe jetės qė ėshtė zhvilluar nė vazhdimėsi, qė nga shuarja e Zinovės si vendbanim mesjetar pėr shkak tė murtajės.

 

 

 

            Poezia nė trevėn e Opojės ėshtė prezantuar pothuaj me fillimin e botimit tė revistės “Sharri”, e cila ka filluar tė dalė qė nga viti 1991. Ėshtė e qartė se individė tė caktuar kanė filluar tė shkruajnė edhe mė herėt, apo ndonjėri edhe tė botojė tek-tuk ndonjė poezi nė medie tė shkruara tė kohės sė komunizmit, por kėto janė shumė pak. Shpėrthimi i ndjenjės poetike dhe pasqyrimi i kėtyre ndjenjave bėhet pas vitit 1991. Ngjarjet nėpėr tė cilat kalonte populli ynė, padrejtėsitė e mėdha qė bėheshin ndaj shqiptarėve nga pushteti serb duke bėrė shkeljen e tė drejtave jo vetėm individuale, por edhe kombėtare tė shqiptarėve, si: ndalimi arbitrar nė rrugė, bastisjet, burgosjet, vrasjet nė protesta, suprimimi i autonomisė politike tė Kosovės, largimi i shqiptarėve nga vendet e tyre tė punės, ndjekja e tė rinjve pėr shėrbim ushtarak, mbyllja e shkollave dhe fakulteteve tė gjuhės shqipe, mbyllja e medieve shqipe etj. Tė gjitha kėto ngjarje nuk mbetėn pa lėnė gjurmė nė shpirtin e popullatės, e aq mė pak nė shpirtin e krijuesve tė artit dhe tė kulturės.

            Prandaj edhe krijuesit opojanė nė shenjė revolte ndaj pėrdhosjes sė bustit tė Luigj Gurakuqit, tė cilin pushteti serb e kishte bėrė nė gjimnazin e Klinės, si reagim formuan klubin letrar tė cilin e pagėzuan me emrin “Luigj Gurakuqi”.

            Qė nga nėntori i vitit 1991 filloi tė dalė fletushka “Buletini”, e cila pas njė viti pagėzohet me emrin “Sharri”. Nė kėtė revistė pėrpos shkrimeve historike, etnologjike, gjuhėsore, kulturore etj., botohen nė vazhdimėsi edhe krijime tė krijuesve nga Opoja, krijime tė cilat mė vonė do t’i botonin edhe nė libra tė veēantė poetikė, ndėrsa disa nga autorėt e tyre do tė pranoheshin nė Lidhjen e Shkrimtarėve tė Kosovės. Kėshtu, deri mė tash kanė botuar libra tė veēantė poetikė disa krijues, si: Demir Reshiti, Mitat Fejza, Ibrahim Skenderi, Ismet Lecaj, Abaz Ēengaj, Rizan Krasniqi, Vera Avdiu, Hatim Neziri, Fatmir Mehmeti, Selajmi Fejziu, Mirsad Kuteli, Osmon Bojaxhiu, Bedri Halimi, si dhe krijuesit nga Opoja qė jetojnė nė Prizren: Faik Beqaj (tashmė i ndjerė) dhe Yrjet Berisha. Gjithsesi, ka edhe krijues tė tjerė nė Opojė, tė cilėt janė dėshmuar me shkrimet e tyre nė faqet e revistės “Sharri”, por qė deri mė tash ende nuk kanė botuar libra tė veēantė poetikė, si: Meritė Lecaj, Nazim Osmani, Tafil Krasniqi, Berat Batiu etj. Urojmė qė nė tė ardhmen e afėrme tė kemi edhe libra poetikė nga kėta krijues.

            Shumica e librave e autorėve tė Opojės janė botuar nė edicionin e klubit letrar “Luigj Gurakuqi”, disa tė tjerė nga botues tė tjerė. Meqė deri mė tash ėshtė botuar njė numėr i konsiderueshėm i librave me poezi pėr tė rritur, mendojmė se janė pjekur kushtet pėr ta botuar njė libėr tė veēantė tė pėrbashkėt, pėr t’ia risjellė lexuesit poezitė mė tė arrira tė secilit krijues, e, pse jo, edhe ndonjė nga poezitė e pabotuara tė tyre.

            Nga gjithsej 15 autorė sa pėrfshin ky libėr, numri i gjithėmbarshėm i librave poetikė pėrbėhet prej 33 sish. Prandaj, nga kėta 33 libra jam munduar tė bėj pėrzgjedhjen sa mė reprezentative tė mundshme tė secilit krijues.

            Renditjen e secilit autor nė kėtė libėr e kam bėrė nė bazė tė skedarit alfabetik.

            Abaz Ēengaj ka botuar dy pėrmbledhje me poezi pėr tė rritur: “Mbi varrin tim” (1994), botim i klubit letrar “Luigj Gurakuqi” dhe “Unė mumie e fundit” (1997), botuar nga “Rilindja”. Nga libri “Mbi varrin tim” janė marrė 15 poezi, kurse nga libri “Unė mumie e fundit” 16 poezi.

            Bedri Halimi deri mė tash ka botuar 4 libra me poezi pėr tė rritur: “Ditar Dardanie” (1992) dhe “Plagė shpirti” (1994), botime tė klubit letrar “Luigj Gurakuqi”, “Cubat fshehin hėnėn” (1999), botim i gazetės “Rilindja”, si dhe “Kėnga e lumit” (2009), botim i Shoqatės Kulturore “Ymer Prizreni”. Nga libri i parė “Ditar Dardanie” janė marrė 6 poezi, nga libri i dytė “Plagė shpirti” 7 poezi, nga libri i tretė “Cubat fshehin hėnėn” 14 sish, nga libri i katėrt “Kėnga e lumit” janė marrė 11 si dhe 4 poezi tė pabotuara.

            Demir Reshiti ka botuar deri mė tani 3 libra poetikė: “Trungu i ndarė” (1992) dhe “Ofshamė” (1995), botime tė klubit letrar “Luigj Gurakuqi” dhe “Ngutem ta kapėrcej kohėn” (2000), botim i klubit letrar “Anton Pashku” - Kukės. Nga libri “Trung i ndarė” janė marrė 15 poezi, nga libri i dytė “Ofshamė” janė marrė 15 poezi, si dhe nga libri “Ngutem ta kapėrcej kohėn” 13 poezi.

            Faik Beqaj sa qe gjallė botoi librin “Vetėm Ura e Gurit”, botuar nga “Rilindja” 1988, kurse pas vdekjes i ėshtė botuar libri me titull “Engjėjt e Ferrit” 1996 botues “Filigrani”, me krijime tė lėna nė dorėshkrim. Nga libri “Vetėm ura e gurit” janė marrė 17 poezi, kurse nga libri “Engjėjt e ferrit” 19 poezi.

            Fatmir Mehmeti deri mė tani ka botuar 3 libra me poezi: “Kohė e mbrishtė” (1997), botim i klubit letrar “Naim Frashėri” tė shkollės fillore nė fshatin Kuk, “Vargjet vesojnė” (2000), botim i kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, si dhe “Bukuri vargjesh” (2006), botim i revistės “Fidani” - Prizren. Nga libri i parė janė marrė 11 poezi, nga libri i dytė i tij ėshtė marrė vetėm njė poezi, pėr arsye ky libėr pėrbėhet nga poezi ekskluzivisht tė karakterit didaktik, kurse nga libri “Bukuri vargjesh” janė marrė 13 poezi.

            Hatim Neziri deri mė sot ka botuar 3 libra me poezi: “Mungesė” (1996) dhe “Etje e mall” (1998), tė botuara nga klubi letrar “Luigj Gurakuqi”, si dhe “Hije e heshtur” (2006), botim i revistės “Fidani” - Prizren. Nga libri i parė “Mungesė” nuk i ėshtė marrė asnjė poezi, nga libri “Etje e mall” 11 poezi, kurse nga libri “Hije e heshtur” janė marrė 13 poezi.

            Ibrahim Skenderi, ndonėse njihet mė shumė si krijues pėr fėmijė, ka botuar edhe dy pėrmbledhje me poezi pėr tė rritur: “Pas heshtjes” (1994) dhe “Portret i pakryer” (1996), botuar nga klubi letrar “Luigj Gurakuqi”. 11 poezi janė marrė nga libri “Pas heshtjes”, 13 nga libri “Portret i pakryer”, si dhe 2 tė pabotuara.

            Ismet Lecaj, edhe pse njė krijues shumė frytdhėnės si pėr fėmijė ashtu edhe pėr tė rritur, megjithatė deri mė tash ka botuar vetėm njė pėrmbledhje me poezi pėr tė rritur: “Verdhomė bote” (1994), botim i klubit letrar “Luigj Gurakuqi”, nga e cila janė marrė 23 poezi, si dhe 8 tė tjera tė pabotuara.

            Mirsad Kuteli pos me krijimtari poetike merret edhe me aforizma. Deri mė tash ky krijues i ri ka botuar vetėm njė libėr me poezi pėr tė rritur: “Foleja ime Marsi” (2000), botim i klubit letrar “Luigj Gurakuqi”, nga e cili janė marrė 16 poezi, si dhe 10 poezi tė pabotuara.

            Mitat Fejza ka botuar deri mė tash dy pėrmbledhje me poezi pėr tė rritur: “Udhėtimi nė kortezh” (1993) dhe “Kohė e pagėzimit” (1995), tė dyja botime tė klubit letrar “Luigj Gurakuqi”. Nga libri i parė janė marrė 16 poezi, kurse nga libri i dytė 11, si dhe 6 poezi tė pabotuara.

            Osmon Bojaxhiu deri tani ka botuar dy libra me poezi: “Mėkatet e heshtjes” (2003), botim i ndėrmarrjes botuese “Meshari” – Prishtinė, si dhe “Kėrkoj” (2009), botim i klubit letrar “Luigj Gurakuqi”. Nga libri i parė “Mėkatet e heshtjes” janė marrė 10 poezi, kurse nga libri “Kėrkoj” 11, si dhe njė poezi e pabotuar.

            Rizan Krasniqi deri tani ka botuar vetėm njė libėr me poezi, me titull: “Vetėdija” (1995), botim i klubit letrar “Luigj Gurakuqi”, nga i cili janė marrė 20 poezi si dhe 2 poezi tė pabotuara.

            Selami Fejziu deri tani ka botuar vetėm njė libėr me poezi, tė titulluar: “Happy end” (1996), botim nga “Iliriku” – Prishtinė, prej tė cilit janė marrė 14 poezi.

            Vera Avdiu deri mė tani ka botuar 3 libra me poezi: “Ma jep pak zemėr” (1994), botim i klubit letrar “Luigj Gurakuqi”, “Mollė e pakafshuar” (1996), botim i Forumit tė Krijuesve tė Artit – Prishtinė, si dhe “Ėndėrr nė shi” (2001), botuar nga “Rilindja”. Nga libri i parė dhe i dytė nuk i ėshtė marrė asnjė poezi, pėr shkak se autorja kur i ka shkruar ka qenė vetėm 14-vjeēare, pėrkatėsisht 16-vjeēare. Prandaj, ndonėse talenti nuk i ka munguar nė pasurimin e ideve, megjithatė pėr tė pėrfshirė poezi tė saj artistikisht mė tė arrira, nė njė libėr si ky i yni, u desh t’i marrim 15 poezi nga libri i tretė i saj ”Ėndėrr nė shi” dhe 10 tė tjera tė pabotuara.

            Yrjet Berisha deri mė tani ka tė botuar 3 libra poetikė: “Anatomia e vetmisė” (1994) dhe “Vetė” (1994), botuar nga ndėrmarrja botuese “Prizreni”– Prizren, si dhe librin “Edhe – Rastėsi” botuar nga “Grupi 92”. Nga libri i parė janė marrė 10 poezi, 9 nga pėrmbledhja “Vetė” dhe 19 poezi nga vepra “Edhe Rastėsi”.

            Pėrzgjedhja e poezive ėshtė bėrė sipas kritereve tė mia, si pėrpilues, dhe nuk do tė thotė se ia kam qėlluar mė sė miri. Megjithatė jam pėrpjekur qė kėtė pėrzgjedhje ta bėj sa mė objektivisht qė ishte e mundur. Kjo nuk do tė thotė se poezitė e tjera tė autorėve nuk kanė vlera, por ka qenė e pamundur tė botohen tė gjitha. Ēėshtja e numrit tė poezive tė pėrzgjedhura nga librat e sipėrpėrmendur gjithashtu nuk ka qenė unike, sepse kjo ėshtė bėrė mbi bazėn e kriterit kryesisht estetik tė shijes sė pėrpiluesit. Gjithashtu tė gjithė krijuesit nuk kanė botuar libra tė njėjtė edhe numerikisht, prandaj, natyrshėm, nga ata qė kanė botuar mė shumė libra poetikė, janė pėrzgjedhur mė shumė poezi pėr t’i prezantuar nė kėtė pėrmbledhje poezish, pėr arsyen e thjeshtė se mundėsia e pėrzgjedhjes ka qenė mė e madhe.

            Kjo nuk ia ndalon tė drejtėn askujt qė tė marrė mundimin pėr tė hartuar ndonjė libėr sipas kritereve tė secilit hartues. Libri ėshtė publik, prandaj edhe vėrejtjet dhe kritikat duhet tė jenė publike. Fillimisht kam menduar qė kėtė libėr ta hartoj nė njė formė antologjie tė krijuesve nga Opoja, mirėpo, me kėtė rast, kriteret estetike do tė ishin mė tė ashpra dhe libri do tė dilte me mė pak faqe, kurse mundėsia e ndonjė keqkuptimi apo hatėrmbetjeje do tė ishte mė e madhe, prandaj vendosa qė kėtė libėr ta bėj nė formėn e njė panorame poetike, me poezi tė pėrzgjedhura tė secilit autor.

            Titulli i librit “LULE NĖ ZINOVĖ” nuk ėshtė marrė as nga ndonjė titull libri, as nga ndonjė titull poezie, e as nga vargu i ndonjė poezie tė dikujt, me gjithė faktin se pėr Zinovėn kanė shkruar disa poetė opojanė. Kam menduar se njė titull i tillė i pėrshtatet mė sė afėrmi trevės sė Opojės dhe jetės qė ėshtė zhvilluar nė vazhdimėsi, qė nga shuarja e Zinovės si vendbanim mesjetar pėr shkak tė murtajės. Nė tė vėrtetė, Zinova ėshtė djegur pėr tė shpėtuar njerėzit nga murtaja, tė cilėt pastaj janė shpėrndarė nėpėr fshatra tė ndryshme tė Opojės, por popullata ka mbijetuar nė ēdo kohė deri mė sot. Dhe vazhdon tė mbijetojė, natyrisht.

            Studiuesit e letėrsisė do tė thonė fjalėn e tyre herėdokur pėr kėtė libėr, sigurisht pa paragjykime dhe ndjenja subjektivizmi. Tek e fundit, qėllimi i botimit tė kėtij libri, siē e cekėm edhe nė fillim, ka tė bėjė me prezantimin e vlerave letrare tė krijuara nga autorėt e trevės sė Opojės deri mė sot, pastaj pėr t’i nxitur vetė krijuesit qė tė vazhdojnė tė bėjnė ‘fotografimin’ e situatave njerėzore tė kohės nė tė cilėn jetojnė, si dhe nėpėrmjet tyre tė ndikojnė te lexuesit pėr sensibilizimin e artit poetik. Vėrtetė lexuesi duhet t’i kthehet poezisė, e qė tė ndodhė kjo, sė pari poezia duhet t’i ofrohet lexuesit.

 

            Prishtinė, janar 2011