Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Lulehėna

Shkruan: Kim MEHMETI

www.kmehmeti.com

 

LULEHĖNA

 

    Kjo lule pėr nga forca e vet dehėse ka shumė ngjashmėri me lulet dhe barėrat e ndryshme me veti tė ngjashme apo nga tė cilat pėrpunohen lėngje dehėse qė njerėzit i gėlltisin me qėllim qė monotoninė e jetės ta stolisin me deliriume marramendėse, tė cilėt, lėre qė nuk tė shpėtojnė prej barrės sė saj tė rėndė nga e cila dėshiron tė ēlirohesh, por tė shpien nė zbrazėtira edhe mė tė lodhshme.

 

 

            Tė thuash se ėshtė lule qė nuk u ngjan tė tjerave, nuk mjafton. Tė thuash se ėshtė lule mbi gjithė lulet e tjera, ndoshta bėn gabim, sepse kush ėshtė ai qė i njeh tė gjitha llojet e luleve. Do tė duket sikur pohon se ndonjė njeri ėshtė mbi tė gjithė tė tjerėt me bukurinė apo menēurinė e vet duke mos mbajtur llogari se edhe e bukura, si tė gjitha veēoritė e tjera, ėshtė diēka qė nuk ka shėmbėlltyrė e me ndihmėn e tė cilit do tė konstatohej e pėrsosura, kulmorja, ajo qė do tė mund ta bartte emėrtimin - bukuri mbi tė gjithė tė tjerat. Sikur tė thuash se ėshtė lule qė meriton njėherė t’i marrėsh erė qė pastaj pa brenga t’i dorėzohesh vdekjes, prapė nuk ėshtė ndonjė vlerėsim i qėlluar sepse nganjėherė ia vlen tė vdesėsh edhe pėr gjėra mė tė imta sesa pėr diēka aq tė rrallė siē ėshtė Lulehėna. Apo e kundėrta, njė thėnie e tillė pėr ndonjėrin mund tė ketė edhe domethėnien e zhvlerėsimit tė jetės. Vallė pse t’ua mohoj tė drejtėn atyre, qė flijojnė jetėn edhe pėr gjėra tė shėmtuara, kur jeta e tyre ėshtė prona e vetme qė kanė. Dhe tė mos e zgjas: shkurt, kurrė si nė kėtė rast nuk jam ballafaquar me pamundėsinė qė tė mos mundem ta pėrshkruaj atė qė qartė mė valėvitet para shikimit, atė bukuri joshėse qė e kam nė imagjinatė. Pra, kurrsesi nuk mė jepet tė portretizoj me fjalė, ato petale madhėshtore dhe atė erėmim tė kėndshėm qė edhe tani mė deh me aromėn e vet. Pėr herė tė parė kam filluar tė bindem se e bukura nuk pėrshkruhet, por vetėm mund tė pėrjetohet si ndjenjė qė tė josh e tė mrekullon, tė deh e tė ēmend dhe tė lė tė pagojė. Nė tė vėrtetė ajo tallet me ty, tė lejon ta shikosh, bile edhe ta prekėsh, por, kurrsesi, kurrsesi nuk tė lė tė bėhesh pronar i saj qė do tė mund ta riprodhonte sa herė qė tė ketė nevojė pėr tė. E bukura ndoshta ėshtė fantazmė, njė gėnjim i madh si edhe vet jeta jonė. Por ajo ekziston. Ja, kėtė mė sė miri e dėshmon Lulehėna tė cilėn do tė tentoj ta pėrshkruaj edhe pse jam i bindur se i jam rrekur njė pune qė do tė pėrfundojė pa sukses, si edhe shumė tė tjera deri tani.

            Ndjehem keq pse nuk kam zgjidhje tjetėr pos tė pėrdor fjalė standarde dhe fraza qė njeriu i thotė kur sheh edhe njė mace tė bukur. Pra, nga pamundėsia qė tė shpik ndonjė shenjė apo klithje tė veēantė qė do t’ua mundėsonte tė imagjinonit bukurinė e papėrshkrueshme tė Lulehėnės, po ia filloj me atė se ėshtė lule qė tė mahnit, apo si do tė kishte thėnė ndonjė poet me aftėsi mesatare, si tė miat - qė tė deh dhe verbėron me bukurinė e vet. Them me aftėsi mesatare sepse vetėm e bukura kurrė nuk tė verbėron, por i ringjall tė gjitha shqisat dhe ndjenjat dhe tėrė trupin e shndėrron nė njė sy tė madh. Era e saj tė fundos nė njė delirium marramendės dhe nėse nuk kafshon ndonjė ftua apo mollė tė thartė nuk mund tė dalėsh nga ajo mpirje apo dehje e kėndshme, e cila sa tė trishton me aromėn magjepsėse po aq edhe tė detyron t’i dorėzohesh dhe tė dėshirosh qė kurrė tė mos shpėtosh nga ajo gjendje rrėqethėse. Kam pyetur shumė veta pse erėmimi i kėsaj luleje ka atė forcė qė tė lė tė shtangur dhe, atėherė nuk dėshiron asgjė tjetėr pėrpos robėrinė e pėrjetshme nė kthetrat e atij ledhatimi madhėshtor, nga rrjedh ajo ndjenjė se erėmimi i saj tė gėlltit dhe ta imponon dėshirėn qė tė zhdukesh, tė shndėrrohesh nė njė nga nuancat e asaj ere qė nuk mund tė pėrshkruhet. Era e Lulehanės mund tė pėrkufizohet vetėm si erėrim qė i ngėrthen nė vete tė gjitha erėrat mė tė bukura tė luleve qė ekzistojnė nė botė duke shtuar edhe erėn e saj tė veēantė qė nuk e zotėron asnjė lule, nėse nuk i pėrfshijmė ato tė panjohurat qė zbukurojnė perandorinė e parajsės hyjnore ku ėshtė e pamundur tė hapėrojė njeriu pėrderisa jeton nė kėtė botė. Kam dėgjuar shumė shpjegime lidhur me erėmimin e saj mpirės. Njė haxhi nė Mekė me kėmbėngulje mė bindte se bėhet fjalė pėr njė nga shumė fenomenet e natyrės me tė cilat ajo njeriut i dėshmon vogėlsinė e tij nė kėtė botė dhe nė botėt e tjera qė nuk i njohim, apo edhe njė sprovė se e bukura nuk ekziston. Se ajo ėshtė vetėm njė trill me tė cilin njeriu dėshiron ta lehtėsojė barrėn trishtuese tė ėndrrės sė quajtur jetė. Pastaj bėnte krahasim me ujin e burimit Zemzem, i cili njėkohėsisht ta shuan edhe etjen edhe urinė duke e shpjeguar si lėng, i cili ėshtė i pėrbėrė nga tė gjitha materiet qė ushqejnė trupin e njeriut. Dhe ndoshta kishte tė drejtė sepse kjo lule pėrpos disa vetive qė e bėjnė madhėshtore nė krahasim me tė gjitha lulet qė kam parė dhe qė i kam shfletuar nėpėr enciklopeditė, nė shikim tė parė i ngjan ēdo luleje, qė na bėn tė bindemi se e bukura e plotė, ndoshta ėshtė vetėm gjendje e tendosur e bukurisė. E gjithė kjo mund tė shpjegohet edhe me bukurinė e gruas, e cila u ngjan plot tė tjerave me bukuri mesatare.

            Kjo lule pėr nga forca e vet dehėse ka shumė ngjashmėri me lulet dhe barėrat e ndryshme me veti tė ngjashme apo nga tė cilat pėrpunohen lėngje dehėse qė njerėzit i gėlltisin me qėllim qė monotoninė e jetės ta stolisin me deliriume marramendėse, tė cilėt, lėre qė nuk tė shpėtojnė prej barrės sė saj tė rėndė nga e cila dėshiron tė ēlirohesh, por tė shpien nė zbrazėtira edhe mė tė lodhshme. Lulja qė mė mahniti me njė tė parė nuk ėshtė pra, nga grupi i morfiumeve e as ndonjė nga ato helmueset qė me bukurinė e vet tė ndjellin t’u afrohesh qė pastaj tė tė dhurojnė vdekjen. Lulehėna, siē quhet kjo bukuri e rrallė, ka veti tė shumta, disa nga tė cilat vetėm mund tė supozohen sepse asnjeri nuk i ka provuar. Thonė se ai qė do tė arrijė tė bėjė kurorė prej lulehėnave dhe shtatė ditė atė do ta bartė mbi kokė, do t’i shijojė tė gjitha bukuritė e kėsaj jete dhe kurrė nuk do tė vdesė. AI fatlum qė do tė jetojė shtatė ditė i dehur nga era mpirėse e kėsaj luleje, ditėn e shtatė fillon tė tretet, shndėrrohet nė pluhur tė cilin e bart era dhe e shtreson nėpėr vendet ku ai ka lotuar. Njė ndėr arsyet pse askush nuk e ka pėrjetuar shtatėditėshin mpirės dhe nuk ia ka arritur tė stoliset me kurorėn e thurur nga Lulehėnat ėshtė edhe vetia e saj qė posa vyshket, tretet si diēka qė nuk ka ekzistuar fare. Pra, posa petalet e saj fillojnė tė humbin freskinė, ia nis procesi i ēuditshėm, i cili nga ēasti nė ēast pahetueshėm zvogėlon madhėsinė e tyre qė, mė nė fund mos tė mbetet asgjė pos njė njolle nė stofin e palltos, nėse e keni pasur tė vendosur nė xhepin e palltos suaj. Nuk ekziston mundėsia qė atė ta shihni tė tharė nė ndonjė herbarium, siē ėshtė e mundur me tė gjitha lulet e tjera. Thonė se edhe sikur ndonjėri t’ia arrinte tė ruante freskinė e saj, nuk do tė mund tė durojė shtatė ditė erėmimin mpirės, i cili tė deh menjėherė pasi t’i marrish erė.

            Lulehėna shpreh enigmėn e sė bukurės. Ndoshta edhe vetė enigmėn e jetės edhe pse ata qė e kultivojnė gjithmonė shpresojnė se do t’ia arrijnė ta kuptojnė porosinė sekrete qė ajo ua kumton njerėzve nė gjuhėn e vet. Atyre qė e kultivojnė kėtė lule, njeriu nuk ka pse t’ua ketė zilinė; ai qė njėherė i ka marrė erė Lulehėnės bėhet pėrjetė i varur nga ajo dhe tėrė jetėn nuk ka Zot qė mund ta detyrojė tė merret me diēka tjetėr pos me kujdesin qė Lulehėnėn ta mbjellė me kohė, tė kėnaqet duke parė si i hap petalet e kaltėrta me nga tri pika tė verdha nė mes dhe, tė dehet nga freskia e puhizės sė lehtė tė mesnatės, e cila shpėrndan nėpėr horizont erėmimin e saj.

            Kultivimi i Lulehėnės paraqet njė proces sa tė ēuditshėm po aq edhe tė lodhshėm. Tė paktė janė ata qė ia arrijnė me sukses ta mbjellin dhe t’i gėzohen lulėzimit tė saj. Edhe ata qė dinė sesi kultivohet dhe kanė farėn e saj, nuk do tė thotė se do t’ia arrijnė qė nė kopshtin e vet t’u lulėzojė Lulehėna. Pėr kultivimin e saj nuk ka asnjė vlerė besimi se ata qė kanė lindur nė pranverė kanė dorė tė mbarė, as edhe kujdesi i veēantė qė ėshtė i domosdoshėm pėr mbjelljen dhe mirėmbajtjen e saj. Lulehėnėn mund ta mbjellin vetėm meshkujt qė kanė lindur si vėlla i shtatė nga tė njėjtit prindėr dhe babai i tė cilėve ka qenė vėlla i shtatė, mė i vogli nė familjen e vet. Apo femrat qė e kanė pėrsosur mjeshtėrinė tė flenė me burra, por tė mbeten virgjėresha. Vetė kjo rrethanė e bėn Lulehėnėn tė rrallė. Aq tė rrallė sa janė edhe vet njerėzit qė plotėsojnė kėtė kusht, i cili gjithnjė e mė shumė bėhet i paplotėsueshėm. Veēanė­risht kur dihet se viteve tė fundit ka rėnė pjellsh­mėria e grave dhe ka gjithnjė e mė pak femra qė dinė si tė mbrojnė virgjėrinė dhe ta ruajnė pėr atė natė kur do ta ledhatojnė duart qė ia pėrzėnė gjumin nga sytė, qė e detyrojnė tė djersitet e lodhur nga fanitjet se ai trup dhe ajo ngrohtėsi e dėshiruar ėshtė aty pranė tyre, se e puthin buzėt qė kanė erėmimin e vetė jetės. Mė nė fund edhe nėse gjenden njerėz qė i plotėsojnė kėto kushte, njė pjesė e tyre as qė kanė dėgjuar pėr Lulehėnėn, ndėrsa tė tjerėt i frikohen bukurisė sė saj.

 

 

            Kėtė lule e kam parė njė natė maji te kopshti botanik i Zejnubes. Dhe nėse u ēon ndonjėherė rruga nė Damask pyetni ku banon Zejnubja, ndoshta do tė keni fatin edhe ju tė shijoni erėn, e cila tė ndihmon tė braktisėsh frikėn nga jeta dhe vdekja. Por ua bėj me dije se Zejnubja ėshtė vajzė ters, e cila pėrpos qė nė kopshtin e vet botanik kultivon lule dhe kullosa nga mė tė rrallat, mund t’ju vėrė kushte tė ndryshme pėr t’ua plotėsuar dėshirėn. Sa net pa gjumė ia dhurova asaj, sa e sa herė mė linte tė vuaja vetėm pse ishte e bindur se nuk e meritoja dashurinė e saj. Apo pse mendonte se edhe dashuria ėshtė vetėm dhembje, diēka qė dėshmohet nėpėrmjet dhembjes dhe vuajtjeve shpirtėrore. Ja, nga njė vajzė e tillė ēdo gjė mund tė pritet. Bile edhe ftesė lutėse qė ta vizitosh mu atėherė kur je i bindur se tė ka harruar, siē ndodhi me mua asaj nate maji kur pėr herė tė parė mė lejoi tė shėtis nėpėr kopshtin e saj dhe mė detyroi tėrė natėn tė qėndroj cullak nė mes tė luleve dhe kullosave. Ma ledhatonte trupin me frymėmarrjen e vet tė thellė dhe me njė lėng qė ndriēonte nga rrezet e hėnės. Tė nesėrmen u zgjova i rraskapitur, sikur tė mė kishin gėrvishtur qindra mace apo thuajse ndonjė fuqi sekrete kishte thithur nga trupi im tėrė freskinė dhe dėshirėn pėr tė jetuar. Zejnube, Zejnube..., e thirra disa herė, por ajo nuk dha zė. Dhe vazhdova rrugėn drejt Medinės duke mos ditur pse qė prej asaj nate Zejnubeja pandėrprerė belbėzonte se i dhimbsem, se ėshtė lodhur duke mė pritur. Mė tha se Lulehėnat i kishte mbjellė vetėm qė tė mė detyronte ta vizitoja kopshtin e saj, duke e ditur se mė joshin gjėrat e rralla dhe veēanėrisht bukuria qė nuk mund tė krahasohej me asgjė tjetėr. Po, nėse u shpie rruga nė Damask kėrkojeni Zejnuben, por mos i thoni se kush u ka rrėfyer pėr kopshtin e saj botanik dhe Lulehėnėn sepse ajo ngushėllohet me atė se unė kam vdekur, se do tė mbetet virgjėreshė tėrė jetėn, gjė qė do t’ia mundėsojė gjithmonė kultivimin e luleve dhe se do t’ia arrijė tė bartė shtatė ditė kurorėn e thurur nga Lulehėnat madhėshtore. Nėse ia pėrmendni emrin tim ajo do t’ia krisė vajit. Mos e bėni tė qajė tė mjerėn sepse edhe ashtu lotderdhja e ka lodhur dhe molisur, se edhe kėshtu ajo mė pret t’i kthehem si pluhur, i cili do tė zhytet nė thellėsinė e syve tė saj tė pėrlotur dhe do t’ia ringjallė kujtimet pėr netėt qė i kaluam nė kopshtin e saj botanik. Nėse merr vesh se unė u kam rrėfyer pėr Lulehėnėn dhe kopshtin e saj, do ta sforcojė bindjen qė kishte gjithmonė pėr mua: se jam i poshtėr dhe tradhtar, i cili tė bukurėn e keqpėrdor dhe pastaj e hedh si leckė. E di qė ajo tani vuan sepse edhe unė vuaja pėrderisa ajo net me radhė edhe nė ėndėrr mė vinte e mėrrolur, me flokėt e lėshuara qėllimisht mbi fytyrė qė tė mos ia shoh faqet. Me plot naze shėtiste nė periferinė e ėndrrave tė mia, e gatshme qė tė ikė posa tė vėrejė se sėrish do t’i vardisem qė tė mė dhurojė njė puthje. Pėr besė, Zejnubja as nė ėndėrr nuk mė lejoi t’ia them tė gjitha, t’i tregoja pa frikė sesa e doja dhe se nė ēdo ēast mendoja pėr tė, i mpirė nga ato shtėllunga resh nė thellėsinė e syve tė saj. Pse moj Zejnube nuk mė beson fare, e pyesja posa hapėronte nė ėndrrėn time, ashtu si bėja shpeshherė kur shėtisnim nėpėr kopshtin e saj botanik duke u frikuar se mos shkelte mbi Lulehėnat e porsaēelura. Qeshej, thuajse dėshironte tė mė kumtojnte se qė moti e kishte kuptuar se unė isha njė burrė i poshtėr, i cili pasi njėherė do ta fuste nė dorė, do t’ia kthente shpinėn dhe do tė fillonte t’i vardisej ndonjė tjetre, me tė njėjtė kėmbėngulje si edhe asaj tė mėparshmes. Aq mė shumė dėshironte tė mė bindte se atė kopsht e kultivonte vetėm pėr mua, mirėpo asnjėherė nuk i kisha dhėnė prova se e meritoja dhe se do tė kujdesesha pėr lulet e saja tė rralla qė nuk mund t’i shihje as nė kopshtet sedefiane tė Halepit. Zejnube, pėr besė, nuk kam dashur dhe nuk do tė dua asnjerėn mė shumė se ty, vetėm nėse m’i dhuron ato sy ku kullosin yjet qiellore dhe ku shuajnė etjen kalorėsit e ėndrrave tė mia, vetėm nėse njė natė mė lejon tė fle pranė Lulehėnave tė ēelura, pėrbetohesha i lodhur nga pritja qė tė mė pėrqafonte. Po, Zejnuben edhe kur e ėndėrroja nuk mė afrohej afėr; qėndronte mu nė skaj tė horizontit ndriēues, e gatshme qė, me njė hap tė bėrė pas, ta braktisė ėndrrėn time. Unė mundohesha ta gėnjej qė tė mė afrohej, i premtoja freski pranverore, pluhur yjesh, pėshtymė dallėndysheje, i thoja se do ta ndihmoja tė tėrhiqja zvarrė ēarēafin nėpėr livadhet buzė Eufratit qė tė mbledhė pika vese. Ēka nuk i premtoja, por nė asnjė nga ėndrrat e mia nuk arrita ta bind tė mė dhurojė nė mos mė shumė, njė puthje tė vetme. Apo ta shpaloste fytyrėn nga ato flokė tė gjata qė ledhatonin faqet, tė cilat mė takonin mua.

            Mė kujtohet edhe ajo kohė kur Zejnubeja mė lodhi. Ajo i lodhi edhe ėndrrat e mia. Fillova t’i ėndėrroj gjėrat mbrapshtė. Dhe mė kujtohet se njė ditė maji, nė mua diēka thellėsisht ishte hidhėruar me Zejnuben dhe qė nuk lejonte mashtrime tė mėtejshme. Orvatjet e mia qė tė rikujtoja ato buzė nga tė cilat rridhte nektar, atė shtat tė hollė, i cili me titėrrimat e veta tė padukshme mė shtangte nė vend, u ngjanin orvatjeve qė mė bėnė t’ia ndėrroj drejtimin dhembjes sė kokės. Thjesht, unė ende e doja Zejnuben, por ėndrrat dhe kujtesa ime nuk e pranonin nė dhomat e veta. Pėrnjėherė nuk mė kujtohej as fytyra e saj, as sytė, as flokėt, ato aleate tė Zejnubes qė mė pengonin t’ia shihja faqet, tė cilat gjithsesi duhej t’i puthja unė. Nuk mė vinte keq pse ėndrrat e mia pėrzunė njė banore tė tyren, e as pse tani mė yjet nuk shuanin etjen nė thellėsinė e syve tė saj. Bile i jepja tė drejtė pse mė konsideronte tė pabesė dhe mashkull, i cili ēdo burim tė ardhshėm e konsideronte mė tė freskėt se ai i mėparshmi. Zejnubja mė hidhėroi pėr shkak se nė ēastin kur ėndrrat e mia pushonin nga lodhja qė ua shkaktoi, mė ftoi sa mė shpejt ta vizitoja. Ftesa e saj bėri rrėmujė nė kėshtjellėn e pėrditshmėrisė sime. Dhe u nisa. Mė priti nė hyrje tė Damaskut. Vrapuam drejt kopshtit tė saj ku, ende pa ardhur nė vete, mė dehu era e Lulehėnave. Asaj nate ajo mė zhveshi cullak dhe mė bėri magji nga mė marramendėset nėn ndikimin e tė cilave jam edhe sot e kėsaj dite. Mu lavdėrua se ia kishte arritur nė kopshtin e vet tė rriste Lulehėnėn, se tani mė lehtė i pėrballonte netėt pa mua dhe se sikur tė doja, mundesha tė mos kthehem kurrė. Prej tani, mė tha, tė bukurėn dhe tė dashurėn e pėrjetoj krejtėsisht ndryshe nga tė tjerėt. Dhe pohonte se kishte mbetur virgjėreshė edhe pas aq netėsh qė kishte kaluar me tė tjerėt duke mė pritur. Si e tillė tani mund tė kultivonte Lulehėnėn, e cila pėr mua ka lidhshmėri shumėfishe me Zejnuben dhe prandaj nuk mundem t’u rrėfej pėr njėrėn e tė mos pėrmend tjetrėn. Por ju pėrqendrohuni nė pėrshkrimin e Lulehėnės sepse e gjithė kjo qė ka tė bėjė me Zejnuben ėshtė pjesė e intimes sime qė mė deh njėsoj si edhe lulja qė po provoj ta pėrshkruaj.

            Lulehėna nuk prodhon farė tė veten si ēdo bimė tjetėr qė ekziston mbi tokė. Ajo ka zanafillėn nga njė lule tjetėr, shumė e pranishme nėpėr kopshtet e atyre qė duan qė hapėsirėn ku jetojnė ta kenė tė zbukuruar me gjelbėrim dhe lule, mirėpo qė nuk kanė as kohė e as duan pėr sė tepėrmi tė lodhen pėr mirėmbajtjen e tyre. Pėr tė mbjellė Lulehėnėn duhet tė kesh farė Xhunxhuleje, farė nga ajo lule e mirėnjohur me petale tė verdha apo tė kuqėrremta qė rritet ēdokund dhe nuk kėrkon as shumė ujė, as tokė tė posaēme. Por, kot nėse farėn e xhunxhules e mbuloni me dhe’; sėrish do tė mbijė lulja qė keni mbjellur e jo Lulehėna. Pra, nevojitet qė farėn e tharė tė xhunxhules ta futni nė vezė tė fėllėnzės. Ju thashė, punė e lodhshme dhe thuajse e pamundshme ėshtė kultivimi i Lulehėnės. Sepse duhet tė gjeni vezė tė mjaftueshme tė fėllėnzės, t’i ktheni kujdesshėm nga njėra anė, t’ua zbrazni tė bardhėn dhe farėn e tharė tė xhunxhules, kujdesshėm ta vendosni mbi tė kuqen e vezės, e cila mbetet nė lėvozhgė. Vezėn e kėtillė me farėn brenda duhet dy javėt e para tė majit ta mbani nė ndonjė vend tė errėt. Vetėm natėn duhet ta nxirrni jashtė dhe ta vini mbi pullaz qė tė ushqehet me rreze hėne. Ditėn e katėrmbėdhjetė, fara e xhunxhules fillon tė lėshojė rrėnjė nė tė kuqen e vezės dhe atėherė ka ardhur koha kur duhet mbjellur fara. Apo, faza kur arrijnė vėshtirėsitė e tjera sepse Lulehėnėn nuk mund ta mbillni kudoqoftė, si shumicėn e luleve tė tjera. Vendi ku duhen mbuluar vezėt nė tė cilat, si tė thuash, ka filluar tė bulėzojė fara e xhunxhules kėrkon pėrgatitje tė veēantė. Mė sė pari, duhet tė gjeni njė pllakė guri aq tė madhe sa dėshironi tė mbillni Lulehėna. Sipėrfaqja e kėsaj pllake duhet tė mbulohet me glasa dallėndysheje me njė trashėsi sa shuplaka e dorės. Mjeshtri e veēantė ėshtė tė mblidhni aq glasa dallėndysheje sepse nuk u vlejnė ato qė mund t’i gjeni nėpėr foletė e tyre tė braktisura apo nėpėr rrugė. Duhet me njė ēarēaf tė mblidhni glasat qė ato i lėshojnė derisa janė nė fluturim. Ata tė rrallėt qė kultivojnė apo kanė kultivuar kėtė lule mė kanė rrėfyer se vite tė tėra kanė harxhuar duke shėtitur nėpėr vendet ku fluturojnė tufa dallėndyshesh, duke shtrirė ēarēafė mbi livadhe dhe fusha, qė tė mund tė kthehen gjatė ditės nė shtėpi vetėm me njė grusht glasash aq tė rėndėsishme. Por nejse, ta zėmė se edhe ky mundim shpėrblehet dhe ia vlen njeriu tė harxhojė disa vite qė tė pėrfundojė jetėn si njė ndėr kultivuesit e rrallė tė Lulehėnės. Pra, pasi mbulohet pllaka e gurit me glasat e thara tė dallėndyshes, radhiten vezėt e pėrmendura larg njėra-tjetrės sa njė shuplakė. Mbulohen mirė dhe dy javė me radhė duhet ujitur mu nė mesnatė. Edhe atė jo me ujė tė rėndomtė, por me vesė. Vesėn, kultivuesit e kėsaj luleje, e mbledhin duke zvarritur njė ēarēaf tė mėndafshtė nėpėr livadhe dhe kodrina dhe pastaj e shtrydhin nė ndonjė enė qė tė grumbullojnė ujė tė kristaltė pėr tė ushqyer kėtė lule hyjnore tė cilėn po e ujite me ujė tė rėndomtė mos prit tė mbijė e lėre mė tė rritet dhe tė ēelė me petalet qė tė mahnitin me bukurinė pėrrallore. Pra, pas ujitjes dyjavore mu nė mesnatė, edhe atė duke filluar qė nga nata kur hėna arrin madhėsinė e plotė, derisa merr formėn e draprit tė hollė nė qiell, Lulehėna fillon ngadalė tė nxjerrė kokėn mbi glasat e dallėn­dyshes, tė cilat ndėrkohė kanė marrė njė ngjyrė tė zverdhur qė disa e shpjegojnė si pasojė e shpėlarjes me ujin vesorė dhe me disa tė tjerė si thithja e rrezeve tė hėnės. Lulehėna kur nxjerr njė kokėrr sa tė misrit, e cila dy-tri ditė qėndron njėsoj. Pastaj plas dhe nga brendia e saj paraqiten disa fletėza tė kaltėrta si tė fluturės. Katėr janė petalet e saj qė vėrehen menjėherė posa tė bulėzojė. Pastaj paraqiten pesė tė tjera paksa mė tė vogla dhe nė mes njė si sqep i verdhė dallėndysheje me ca vija diskrete tė kuqe. Dhe pastaj ndodh ajo mė madhėshtorja: Lulehėna me natė tė tėra lėviz thuajse ėshtė gjallesė e jo bimė me rrėnjė tė njoma. Dy-tri ditė zgjat ajo lėvizje kur nė tė vėrtetė rrėnjėt e saj shtrihen mbi pllakėn e gurit. Kėshtu, ajo ia arrin qė me rrėnjė tė thithė edhe ushqim, edhe freski. Dhe kur bishti i lules arrin dhjetėra centimetra gjatėsi, aty pranė rrėnjėve rriten dy gjethe shumė mė tė mėdha se vetė lulja e ēelur. Pėrafėrsisht sa dy shuplaka tė mėdha burri. Gjethet zgjaten mbi lulen dhe gjatė tėrė ditės asaj i bėjnė hije, e mbrojnė nga rrezet e diellit dhe shiu si edhe nga insektet qė mund tė ndalen mbi petalet e saja. Natėn lėshohen teposhtė si dy muskuj tė lodhur dhe e mbulojnė tėrė sipėrfaqen ku rriten Lulehėnat. Pas shtatė ditėve petalet e lules fillojnė tė treten. Pahetueshėm dhe me tė shpejtė mė sė pari zhduken petalet e mesme pastaj ato anėsoret, dhe mė nė fund bishti i saj. Gjethet me njė ngjyrė tė portokalltė mbeten mbi glasat e dallėn­dysheve. Ato zhduken mė nė fund, asaj nate kur nėn glasat e dallėndysheve fillojnė tė lėvizin rrėnjėt e Lulehėnave thuajse janė krimba qė gllabėrojnė njėri-tjetrin. Kur pėrfundon ajo lėvizje, gjethet shndėrrohen nė njė lėng tė kuqėrremtė, i cili rrėshqet mbi sipėrfaqen e pllakės nga e cila tani mė janė tretur edhe rrėnjėt edhe glasat e dallėndysheve. Kjo ngjyrė e kuqėrremtė mbetet e pėrjetshme mbi pllakėn e gurit dhe nuk ka mundėsi tė fshihet.

            U thashė se shumė pak njerėz kanė mundur ta kultivojnė kėtė lule dhe se gjithnjė e mė tė paktė janė ata qė kanė durim tė merren me kėtė punė tė lodhshme. Pėr tė, pėr herė tė parė, dėgjova nė Damask kur e njoftova Zejnuben, e cila ēdo natė mė vinte e rraskapitur dhe si e dehur. Njė natė ajo mė ēoi nė kopshtin e vet ku kishte mbjellė dhjetėra rrėnjė Lulehėne dhe qė nga ajo natė ende jam i dehur. Kurrė nuk e kuptova se vallė mė dehu bukuria e Lulehėnės, ajo e Zejnubes apo qė tė dyja sė bashku. Mė vonė shpeshherė gjatė majit, nė orėt e hershme tė mėngjesit i ndihmoja Zejnubes tė zvarrisė njė ēarēaf tė gjatė dhe tė gjerė, i cili thithte pikat e vesės tė cilin pastaj e shtrydhte nė njė enė prej bakri dhe e ruante pėr ujitjen e Lulehėnave tė veta. Prandaj ua pėrsėris, nėse u shpie rruga nė Damask mund ta kėrkoni Zejnuben. Nuk do tė humbni asgjė nėse e lutni t’ju lejojė ta vizitoni kopshtin e saj botanik. Por kurrė, kurrė mos i tregoni kush u ka rrėfyer pėr Lulehėnėn. Le tė ngushėllohet se jam i vdekur dhe se ia vlen tė mbetet e virgjėr dhe e pastėr, si Lulehėnat me bukurinė e tė cilave ajo tėrė jetėn bėnte gara. Zejnubja Lulehėnat i kultivonte vetėm qė t’u dėshmonte tė gjithėve se edhe nė atė kopsht me erė mpirėse dhe bukuri pėrrallore sytė e saj mbeten burim ku shuanin etjen kalorėsit e ėndrrave tė mia.