Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - LUFTA E KOSOVĖS E VITIT 1389 ĖSHTĖ NJĖ NGJARJE REALE HISTORIKE...

Shkruan: Ahmet QERIQI

www.radiokosovaelire.com

       LUFTA E KOSOVĖS E VITIT 1389 ĖSHTĖ NJĖ NGJARJE REALE HISTORIKE DHE JO MITOLOGJI, APO NGJARJE E SHPIFUR

     Lufta e Kosovės, e 15 qershorit tė vitit 1389, sipas kalendarit gregorian, ( 29 qershor, sipas kalendarin julian) ka ndodhur nė ditėn datėn dhe nė vendin e caktuar, pikėrisht nė Kosovė, ku ende gjallojnė edhe toponimet e shumta, qė lidhen me kėtė  luftė.

 

 

         

 

            Me rastin e pėrurimit tė librit, “Beteja e Kosovės, epos shqiptar” tė autores sė mirėnjohur amerikane me origjinė italiane, Anna di Lellio, mė 27 maj 2010 nė Prishtinė, edhe njė herė u soll nė kujtesė, ngjarja e madhe historike e Ballkanit, nė mesjetė, qė quhet “Beteja e Kosovės”, e cila pėr disa mendje tė errėsuara nė Kosovė, vazhdon tė mbetet njė mit dhe njė luftė, qė sipas dikujt  paska qenė shkaktarja e vetme pėr vuajtjet 600 vjeēare tė shqiptarėve dhe tė serbėve. Kėtė konstatim nuk e tha autorja e librit, por  prezantuesi, kritiku dhe redaktori i librit, Mehmet Kraja, i cili po ashtu shtoi se dhe tre katėr tė tjerė, intelektualė, si ai paskan ditur se ekzistojnė kėngė legjendare shqipe pėr “Betejėn e Kosovės”, por nuk e paskan parė tė arsyeshme tė merren me to, sepse nuk dalka gjė nga kjo. Kėto konstatime dolėn si njėlloj “arsyetimi intelektual” pėrse njė studiuese e huaj ka botuar njė libėr me  tetė kėngėt historike pėr Luftėn e Kosovės, dhe pėr kėtė nuk janė kujtuar katėr pesė intelektualėt me “nam”, por mjerisht nuk ėshtė kujtuar as Instituti i Albanologjisė, as Instituti i Historisė, nė tė cilin janė shtrirė e bėjnė “qejf historik” rreth 15 historianė nė njė lokal mbi 1500 metra katrorė, mu nė qendėr tė Prishtinės. Kjo pėrpjekje pėr tė arsyetuar mungesėn e interesimit, por edhe mungesėn e dijes dhe studimit nė kėtė drejtim, ėshtė njė donkishotizėm naiv i kohės, sepse faktet e argumentet historike madje edhe mbamendja 600 vjeēare e popullit, janė argumente tė mjaftueshme  dhe kokėforta, qė hedhin dritė pėr kėtė Luftė, pėr tė cilėn ka mijėra referenca shkencore nė tė gjitha historitė dhe enciklopeditė e botės, por ka fare pak nė tekstet e historisė sonė kombėtare dhe ka shumė falsifikime e stėrmadhime nė tekstet e  historisė sė serbėve.

            Fakti, se historianėt dhe klanet e intelektualėve tanė e kanė mohuar praninė dhe pjesėmarrjen e shqiptarėve autoktonė tė Kosovės nė kėtė betejė, nuk do tė thotė se kjo Betejė paska qenė shkaktare e armiqėsisė shumė shekullore tė shqiptarėve me serbėt, sepse tekefundit nė Betejėn e Kosovės, shqiptarėt, serbėt e popujt e tjerė tė Ballkanit dhe tė njė pjesė tė Evropės, asokohe kanė qenė madje edhe aleatė.

 

            Autorja, Anna di Lellio, e njohur tashmė pėr publikun tonė, ka bėrė njė punė tė mrekullueshme, e cila duhet tė pėrshėndetet dhe tė mbėshtetet sepse  ajo bėri njė hap mė shumė sesa institucionet tona shkencore, qė janė tė stolisura me  shkencėtarė dhe  me lloj-lloj titujsh “shkencorė” e “akademikė”, por shpeshherė edhe me mjerimin intelektual pėrbrenda qenies dhe intelektit tė tyre. Pėr mė tepėr, qė ky libėr ėshtė botuar nė gjuhėn angleze dhe tetė kėngėt pėr Luftėn e Kosovės, nga gjuha shqipe  i ka pėrkthyer intelektuali dhe njohėsi i kulturės, gjuhės dhe historisė shqiptare, Robert Elsie.

            Tani ky libėr me ndihmėn e shtėpisė botuese “Zėri” ėshtė nė duar edhe tė publikut lexues shqiptar, jo vetėm nė Kosovė.

            Ky libėr  ėshtė shtypur edhe nė gjuhėn serbe, nga Ivan Ēolloviq, nė Beograd, edhe pse me rastin e botimit tė librit tė Anna di Lellios, (njė vit nė parė), nė gjuhėn angleze, ajo ishte kritikuar e kėrcėnuar nga mendje-terratisurit e Beogradit.

            Duhet pranuar faktin se nuk kanė munguar interesimet e shqiptarėve pėr kėtė ngjarje historike, as para botimit tė kėtij libri, pėr tė cilėt autorja, Di Lellio  e ka thėnė fjalėn e saj me sinqeritet, por ka munguar qasja shkencore e institucioneve, ka munguar edhe vullneti i shkencėtarėve me tituj,  pėr tė lexuar atė literaturė qė ėshtė botuar sidomos pas luftės sė UĒK-sė dhe tė cilėn e kanė botuar “individėt pa tituj tė lartė”, anonimė pėr “klanet intelektuale”, por jo edhe aq anonim pėr  rezistencėn dhe luftėn e popullit shqiptar pėr liri e pavarėsi.

            Ja njė fakt. Nėse para vitit 2003 keni shtypur nė google: “Milush Kopiliqi” nuk keni marrė asnjė rezultat, asnjė tė dhėnė, por nėse keni shtypur “Milos Obiliq” keni marrė sa e sa informacione nė gjuhėn serbe. Prej vitit 2003, kur ėshtė botuar njė libėr studimor lidhur me prejardhjen e Milush Kopiliqit ( A.Q. Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar? Prishtinė 2003) e deri tani, nė google, yahoo, e nė kėrkues tė tjerė elektronikė,  janė shtuar dhe po shtohen pėrditė pėrmbajtjet nė kėtė temė. (Ky fakt mund tė vėrtetohet fare lehtė, pėrmes internetit).

            Autorja e librit, Anna di Lellio, ka bėrė njė punė tė pėrkushtuar, jo me qėllim pėr ta rrėzuar mitin serb pėr Betejėn e Kosovės, sepse, ajo nuk u udhėhoq nga ai qėllim,  por pėr tė treguar para botės se po pėr kėtė betejė ekziston edhe rrėfimi shqiptar, madje njė rrėfim me mijėra vargje, tė shėnuara vonė, por tė pėrcjella nga tradita amoraje e mbamendjes popullore. Ajo ka zbuluar edhe faktin se edhe sot e kėsaj dite, rapsodė tė rij e tė vjetėr, nė Kosovė dhe nė Shqipėri, i kėndojnė kėsaj lufte dhe heroizmit tė Milush Kopiliqit, duke konsideruar se ai ishte heroi i tyre fatkeq, por jo i harruar, madje as nga shqiptarėt e besimit islamė, tė cilėt edhe pse pranuan islamin, nuk e kanė zbehur kurrė kujtesėn pėr tė kaluarėn e tyre tragjike, por edhe heroike.

            Mjafton tė shtrohet pyetja, pėrse shqiptarėt pėr 600 vjet do t i kenė kėnduar kėngė kėtij heroi, nėse ai ka qenė serb?

            Pėrse ata nuk i kanė kėnduar kėngė Brankoviqit, Mbretit Llazer e tė tjerėve?

            Pėrse shqiptarėt islamė, do ta ruanin tė freskėt nėpėr shekuj kujtimin pėr njė prijės tė krishterė, fenė dhe aspiratėn e tė cilit sikur e kishin harruar, apo e kishin “tradhtuar”?

            Janė kėto pyetje jo edhe aq tė lehta pėr t’u pėrgjigjur, por mjafton njė konstatim logjik nė kėtė rast. Milushi, Mileshi, apo Miloshini ishte nga Kopiliqi i Drenicės, territor me popullatėn  dėrrmuese shqiptare, tė krishterė lindorė. Nė njė pjesė tė kėsaj treve kishte zotėrimet e tij Milush Kopiliqi, pastaj Vuk Brankoviqi dhe mbreti tribal, Llazer. Po tė lexohet  ku emėr mbrapshtė dhe do ta gjeni  tė ruajtur lokalitetin e Drenicės qė quhet Rezall.

 

            LLAZER = REZALL

 

            Emri u pėrfitua me kthimin mbrapsht tė shkronjave tė kėtij vendi, me qėllim qė tė ruhej kujtimi pėr vendin e kėtij prijės, i cili po ashtu kishte rėnė nė Luftėn e Kosovės. Nuk besoj se kemi tė bėjmė me njė koincidencė, sepse afėr fshatit Rezall, ndodhet edhe fshati Marinė, pronat e tė cilit kanė qenė  “miraz” i vajzės sė Mbretit Llazer, e cila quhej Mara, gruaja e Vuk Brankoviqit, kundėrshtar dhe rival i Kopiliqit, edhe pse tė dy ishin dhėndurė tė Mbretit Llazer.  Emri i gjinisė femėrore Marė, nga i cili ėshtė pėrfituar emri i fshatit Marinė, e jo Morinė, ėshtė njė emėr tipik tradicional shqiptar, qė haset qysh nė pėrrallat e moēme se “Mara e pėrhitur”, Mara e Terbaqit etj.

            Edhe njė fakt tjetėr. Deri nė vitet 90, tė shekullit tė kaluar nė shumė fshatra tė kėsaj pjese tė Drenicės, ēdo vit, mė 15 qershor organizoheshin gara tė mundjes, nė shenjė pėrkujtimi pėr 15 qershorin e vitit 1389, kur Sulltan Murati i Parė, u mund nga Milush Kopiliqi.

            Serbėt, nė fletė-kadastrat e para, pas vitit 1918, emrin e fshati Kopiliq e kishin ndėrruar nė Obiliq. (Shih fletė-kadastrat e kėsaj kohe tė fshatit Kopiliq i Ulėt). Mė vonė u rikthye emri i vjetėr Kopiliq, meqė Obiliqi (Kastrioti i sotėm)  ishte ndėrtuar nė njė vend afėr Prishtinės, nė Hashani,  ku mendohej me tė drejtė se ishte zhvilluar edhe Beteja e Kosovės, meqė po nė atė vend, afėr lumit Sitnica, ishte zhvilluar edhe Beteja e Dytė e Kosovės e vitit 1448. Pikėrisht nė kėto anė tė Rrafshit tė Kosovės, serbėt bėnė edhe ndėrrimin e dhunshėm tė toponimisė, duke emėrtuar fshatrat sipas motiveve tė luftės sė Kosovės, si Babin Most, Miloshevė, pastaj Devet Jugoviq etj.

            Nė fshatin Kopiliq kanė mbetur disa toponime, qė lidhen me emrin e kėtij luftėtari me nam. Pastaj, nė vitin 1971, njė fshatar nė arėn e tij, nė mes tė fshatit Kopiliq dhe Burojė, kishte zbuluar njė gurė katror nė formė kubike, me mbishkrime iliro-romake, tė cilėn e konfiskoi milicia titiste dhe ia humbi gjurmėt. Asnjėherė nuk u bė e ditur ku u zhduk ai gur, ndėrsa fakti, pėrse nuk u publikua as lajmi pėr kėtė rast, lė pėr tė dyshuar se zbulimi nuk i pėrshtatej rrėfimit serb pėr Luftėn e Kosovės dhe pėr fshatin Kopiliq.

            Janė kėto vetėm disa nga faktet, qė na japin pėr tė kuptuar se nė Betejėn e Kosovės barrėn mė tė rėndė dhe pasojat mė fatale i barten mbi supe shqiptarėt e krishterė, tė cilėt mė vonė, sigurisht edhe nga dhuna qė ushtroi Sulltan Bajaziti, djali i Sulltan Muratit, u detyruan ta ndėrrojnė fenė. Nė regjistrimin e parė tė pushteti turk tė vitit 1455, shtatė vjet pas Betejės sė Dytė tė Kosovės, nė Vushtrri, ku shtriheshin pronat e Vuk Brankoviqit, hasim me shumicė emra islamė, turk e arabė, ndėrsa nė fshatrat e Drenicės, nuk kemi pothuajse as njė emėr tė konvertuar. (Shih: Dr, Muhamet Tėrnava: Popullsia e Kosovės nė shekujt 15-16)

 

 

            Beteja apo lufta e Kosovės?

 

            Lufta e Kosovės, e 15 qershorit tė vitit 1389, sipas kalendarit gregorian, ( 29 qershor, sipas kalendarin julian) ka ndodhur nė ditėn datėn dhe nė vendin e caktuar, pikėrisht nė Kosovė, ku ende gjallojnė edhe toponimet e shumta, qė lidhen me kėtė  luftė, qė e organizuan prijėsit e  krishterė tė mesjetės, kundėr forcave ushtarake tė Sulltan Muratit tė Parė, i cili kishte filluar depėrtimin e shpejt drejt vendeve tė Ballkanit, me qėllim pėr tė vazhduar rrugėn drejt shteteve tė Evropės. Nė kėtė luftė, u mundėn forcat e krishtera, por prijėsi me origjinė nga Drenica, Milush Kopiliqi, e vrau Sulltan Muratin. Vrasja e Sulltanit u bė simbol qėndrese pėr tė krishterėt liridashės, tė cilėt kishin humbur betejėn, por ata kurrė nuk e pranuan se e kishin humbur luftėn, mirėpo pranuan se e kishin humbur vetėm njė betejė, meqė pretendonin tė luftonin sėrish. Dhe, sėrish nė vitin1448, forcat e krishtera nė flamurin e prijėsit tė njohur magjar, Janosh Hunjadit, dhe prijėsve nga shumė shtete tė Evropės juglindore dhe qendrore, po nė Fushė tė Kosovės, do ta humbin njė betejė tjetėr me pasoja edhe mė katastrofale. Shkaku i humbje, thotė historiani i mirėnjohur austriak Hammer, ishte se Hunjadi nuk i priti 10.000 mijė ushtarėt e Gjergj Kastriotit, por i bindur nė fitore, i sulmoi turqit te Lumi Sitnica dhe ushtria e tij e madhe u shpartallua nė tėrėsi. Ai shpėtoi duke ikur me disa nga kalorėsit e tij tė zgjedhur. Ishin kėto dy beteja tė humbura tė njė lufte shumėshekullore, apo vetėm dy nga qindra beteja tė tjera mė shumė tė humbura sesa tė fituara, krejt deri nė vitin 1912, kur forcat e bashkėrenditura evropiane, franceze, italiane, gjermane, austrike ruse dhe tė popujve tė tjerė  sllave fillojnė luftėn vendimtare kundėr Perandorisė Osmane dhe kundėr shqiptarėve e hebrenjve.

 

            Beteja e Kosovės e vitit 1389, ėshtė njė ngjarje e mirėnjohur nė histori, dhe kjo betejė nuk ka tė pėrbashkėt asgjė mė mitin apo mitologjinė, sikur pretendohet nga ata qė nuk e dinė dallimin esencial mes mitit dhe historisė. Historia mbėshtetet nė dokumente, tė dhėna e argumente tė shkruara, fillimisht tė mbajtura nė mend, pastaj tė shkruara. Me qėllim pėr tė mos harruar asnjė tė dhėnė lidhur me zhvillimet nė luftė, prijėsit qysh moti kishin angazhuar kronistėt, tė cilėt kishin pėr detyrė tė qėndronin nė prapavijė tė vendit ku luftohej, nė mėnyrė qė tė pėrcillnin zhvillimet dhe tė shkruan atė qė po ndodhte.

Ėshtė i njohur edhe fakti se tė gjitha ngjarjet e mėdha tė historisė janė shėnuar edhe nė kujtesėsn e popujve, ngjarje kėto qė janė rrėfyre nga brezi nė brez, qė janė kėnduar dhe po ashtu janė pėrcjellė nga brezi nė brez.

 

            Kėngėt shqipe pėr Luftėn e Kosovės, tė cilat i ka sjellė deri nė ditėt tona kujtesa e rapsodėve popullorė brez pas brezi, nuk kanė tė bėjnė me mitin, pėr “Luftėn e Kosovės” por kanė tė bėjnė me rrėfimin e popullit lidhur me atė ngjarje, kanė tė bėjnė me rrėfimin e kėngėtarit, i cili ka thurur nė vargje tregimin, historinė, ashtu sikur ėshtė rrėfyer, ashtu sikur e ka dėgjuar, e ka kėnduar, dhe tė tjerėt, duke e dėgjuar e duke e mėsuar pėrmendsh e kanė transmetuar deri nė ditėt tona. Fakti se nga brezi nė brez ajo kėngė ka pėsuar ndryshime, jo vetėm artistike por edhe pėrmbajtėsore nuk mund tė mohohet, ashtu sikur nuk mohohet as fakti se pėrmbajtja e kėngės, qė ka arritur deri nė ditėt tona ka shumė elemente realiste, madje pa e tepruar mund tė thuhet se e ka ruajtur shumicėn e kėtyre elementeve, tė cilat fare lehtė mund t’ i krahasojmė me faktet e shkruara historike.

            Kėngėt pėr Luftėn e Kosovės, folkloristika shqiptare i ka trajtuar si kėngė legjendare dhe jo si kėngė historike me elemente legjendare.

            Nėse vazhdimisht pranojmė tė vėrtetėn se kėngėtari mė i madh i tė gjitha kohėve, Homeri grek ka shkruar “Iliadėn” dhe “Odisenė”, ku edhe deri nė detaje ka pėrshkruar betejat e grekėve nė Trojė dhe rrugėtimet e mėvonshme tė Odiseut, ku bashkėjetojnė realja dhe irelaje, ku bota ėshtė e ndarė nė botėn e njerėzve sundimtarė dhe tė zotave, qė veprojnė sipas tekeve tė tyre, atėherė pėrse tė mos besojmė, deri nė njė nivel nė realitetin e  njė kėngė pėr Luftėn e Kosovės, e cila ka ndodhur rreth dy mijė vjet pas Homerit, ndėrsa ėshtė shkruar nė letėr pesėqind vjet pas Betejės.

 

            Kėngėt serbe janė shkruar pak mė shumė se  para dy qind vjetėsh, por nuk janė kėngė tipike popullore. Ato janė krijime artistike, tė interpretuara po ashtu nga kėngėtarėt si Vishnjiq, tė publikuara nga Vuk Karaxhiq e shumė tė tjerė dhe nga anonimėt, tė cilėt dinin shkrim lexim dhe tė cilėt  gjatė dy shekujve tė fundit kishin ndėrtuar njė epos tė vėrtetė e shumė tė fuqishėm artistik, njė epos letrar, i cili, sundimtarėve serbė  iu shėrbeu si frymėzim pėr epopenė e lavdishme, pėr Betejėn e humbur nė Kosovė, e cila  mė vonė u bė edhe mesazh politik i sundimtarėve serbė, me qėllim pėr t u rikthyer nė tokat e pushtuara nė mesjetė nga sundimtarėt e Rashkės dhe tė Zetės.

            Historiografia serbe, e cila nė vazhdimėsi e ka mohuar praninė e shqiptarėve autoktonė nė Kosovė, gjatė dhe para mesjetės, ashtu sikur mohon edhe aktualisht pavarėsinė e Kosovės, pėrmes eposit tė Betejės sė Kosovės ka arritur ta bind publikun sllav dhe atė evropian mbi tė “drejtėn”  rikthimit nė tokat e pushtuara tė “banėve” e tė “vojvodėve” tė mesjetės. Kėtė aspiratė tė tyre ata e realizuan nė kohėn kur perandoria Turke po dobėsohej dhe nė kohėn kur nė luftė kundėr Turqisė ishte formuar Aleanca e shenjtė sllave, tė cilėn e ndihmuan ushtarakisht dhe financiarisht  po thuajse tė gjitha shtetet e Evropės, shtete kėto, qė hezitonin ta njihnin pavarėsinė madje edhe mė shumė se tė pėrgjysmuar tė Shqipėrisė.

 

            Shqiptarėt, shumica dėrrmuese e tė cilėve  tė cilėt kishin pranuar islamin, nga Rusia dhe shtetet e fuqishme tė Evropės konsideroheshin si turq dhe u lanė nė mėshirė tė hordhive sllave, ruse, bullgare, tė cilėt gjatė Luftėrave Ballkanike vranė e masakruan rreth 400 mijė shqiptarė, turq, hebrenj,etj.

            Shqiptarėt nuk pranuan tė ktheheshin nė fenė e moēme dhe bashkė me te sikur abortuan edhe historinė e tyre tė mesjetės, meqė ata, nė kushte dhe rrethana ekzistenciale, kishin zgjedhur rrugėn pėr tė mbijetuar dhe jo pėr tė rezistuar deri nė shfarosje, pėrballė njė Perandorie, qė ishte shtrirė nė mesin e tri kontinenteve, Azi, Afrikė, Evropė,  dhe ku kishte sunduar  pėr mė shumė se 500 vjet.

 

            Kujtesa popullore shqiptare,megjithėse nuk e kishte harruar tė kaluarėn, ajo improvizonte sikur e kishte abortuar besimin  e tė parėve por jo edhe traditėn dokėsore, madje as festat dhe traditėn e krishterė. Ajo pėr njė kohė tė gjatė jetoi me dy fetė bashkė, me krishterimin nė brendi dhe islamin nė formė, duke anuar gradualisht kah kjo e fundit, kuptohet pėr favore ekonomike. Madje pas pushtimit sllav dhe barbarive qė ata ushtruan, shqiptarėt nuk kishin mė asnjė motiv ta ndėrronin fenė, edhe pse popat serbė nė shumė vise tė Kosovės kishin kryer konvertim tė dhunshėm. Ata qė nuk pranonin tė konvertoheshin vriteshin, madje edhe i detyronin, qė paraprakisht tė hapnin vetė varrezat masive, ku pasi i vrisnin me gra burra e fėmijė, edhe i varrosnin.

            Edhe nė kushte tė tilla tė represionit mizor dhe fashist, kur shteti Serb Kroat Slloven nuk e njihe fare pėrkatėsinė kombėtare shqiptare, tė cilėt i trajtonte si turq, rapsodėt shqiptarė i kėnduar luftės sė Kosovės, kryeheroit, Milush Kopiliq, por edhe Sulltan Muratit, i cili paraqitet si njė sundimtar i drejtė, tė menēur dhe shumė popullor.

 

            Tetė variantet e shėnuara deri tani tė kėngėve pėr Luftėn e Kosovės, pėrbėjnė njė cikėl tė kėngėve historike me elemente tė mitit e tė legjendės, elemente kėto qė janė futur gjatė shekujve nga vetė rapsodėt, tė cilėt kanė jetuar nė kohė dhe nė rrethana tė caktuara.

            Kėnga e rapsodit shqiptar nė tė kaluarėn ka qenė, tregimi, romani, drama, novela, poezia, krejt ajo qė ėshtė zhvilluar gjatė shekujve. Folkloristika  jonė na ka mėsuar se kėta rapsodė kanė qenė analfabetė, vetėm pėr faktin se nuk kanė ditur shkrim lexim, edhe pse kanė ditur pėrmendsh deri nė 20 mijė e mė shumė vargje.

            Si mund tė quhet analfabet njė njeri qė di pėrmendsh 20 mijė vargje kėngėsh?

            Edhe Homeri paska qenė i tillė, madje edhe i verbėr, por ai i kėndoi Luftės sė Trojės, nė anė mėnyrė qė kėnga e tij u bė edhe shkolla e parė dhe e fundit e rrėfimit, eposit, e dramės.

Jemi mėsuar qė rapsodin popullit tė shekullit tė kaluar ta shohim si njė kėngėtar shėtitės, si njė eod grek tė dikurshėm, i cili jetonte dhe fitonte  nga shpėrblimi, qė merrte pėr kėndimin e kėngėve. Tė tillė rapsodė, tė shtegtonin nga njė vend nė tregonin dhe u kėndonin ndodhive historike, legjendare apo edhe ndodhive ditore kishte kudo nė trojet shqiptare, por edhe nė trojet e popujve tė Ballkanit, sepse nga Ballkani, konkretisht nga Greqia e lashtė depėrtoi drejt Evropės kultura, jo vetėm e rapsodėve grekė, por tėrė njė trashėgimi kulturore, qė vazhdon tė mbetet bazament i tėrė historisė sė kulturės dhe qytetėrimit njerėzor evropian.

            Jemi mėsuar, apo na kanė mėsuar tė mendojmė tė mos i marrim seriozisht  kėngėt popullore, sepse ato janė anonime, janė ashtu sikur, tė themi prona e shteteve socialiste, pronė e gjithkujt edhe e askujt nė tė njėjtėn kohė.

            Jemi mėsuar qė mė shumė t i besojmė njė letre tė shkruar nga njė ta zėmė kalorės, apo prift, sesa njė historie tė tėrė tė rrėfyer nga njė anonimus popullor. Kėshtu na kanė mėsuar dhe kushdo qė bėn pėrpjekje ta tregojė anėn tjetėr tė rrėfimit, pėrgojohet dhe shpėrfillet.

 

            Pėr tė dhėnė mendim mė tė avancuar nė raport me faktin e shkruar historike dhe  kujtesėn e rrėfyer brez pas brezi, duhet tė kthehemi disa shekuj prapa.

            Tradita  kulturore e arabėve dhe e hebrenjve e njeh formėn e mėsimit  dhe interpretimit pėrmendsh, tė traditės si mėnyrė me epėrsi.

            Trashėgimia kulturore hebraike, fillimisht ishte zhvilluar me interpretim gojor, dhe pėr shumė kohė kishte qenė e ndaluar kultura e shkrimit, sidomos ajo me pėrmbajtje fetare. Tradita e amorajve popullorė nga kasta e farisenjve konsideronin se  “Fjala e gjallė mund tė zhvillohet, mund tė adaptohet nė situata e nė rrethana tė caktuara...Ajo shumė me lehtė interpretohej e shumė mė vėshtirė ndalohej, sikur ndaloheshin librat e shkruar. Pėr mė tepėr fjala i bishtnonte edhe censurės. Fjala nuk mund tė ndizej nė turrė tė druve, pėrveē nė rastet kur ndizej sė bashku me interpretuesin” ( Talmudi, Prathėnia e pėrkthyesit, Eugjen Veber, f 23-24, Beograd, 1990).

            E tėrė trashėgimia kulturore shqiptare ėshtė zhvilluar brez pas brezi me interpretim gojor. Tėrė eposi, baladat, legjendat, kėngėt e ndryshme, menēuria popullore, tradita dokėsore, Kanuni i Lekės dhe kanune tė tjera janė mėsuar dhe janė interpretuar pėrmendsh. Kultura shkrimore shqiptare ėshtė shumė e vonė dhe kjo nuk do tė thotė se jemi popull i vonuar pėr shkak se kemi filluar tė shkruajmė mė vonė se tė tjerėt.  Pėrkundrazi. Ky element tregon se shqiptarėt, nė kohėn e formimit tė tyre si etnos, ende e pėrfillnin traditėn e vjetėr tė mėsimit dhe interpretimit pėrmendsh tė traditės. Tėrė organizimi i jetės sė tyre kulturore bazohej nė interpretim gojor.

            Kastėn e amorajve shqiptarė e pėrbėnin, rapsodėt shėtitės, kėngėtarėt, lahutarėt, pleqtė, ekzegetė tė njohur tė interpretimit tė kanunit dhe kėngėtarė tė dėgjuar qė dinin pėrmendsh mijėra vargje kėngėsh me motive tė ndryshme.

            Nė kėtė segment duhet tė kundrohet Eposi shqiptar i Luftės sė Kosovės, i cili me sa dimė ne, ruajti nė kujtesė njė ngjarje historike 600 vjeēare, tė padeformuar, por tė perfeksionuar nga aspekti stilistik e metaforik, duke e ruajtur tėrė kompeksitetin e rrėfimeve, tė cilat pėrbėjnė njė tėrėsi tė fuqishme kompozicionale.

            Kėnga pėr luftėn e Kosovės, e kėnduar nga kėngėtari Hamėz Xhema, nga fshati Bojkoviq i Vushtrrisė, tė cilėn e ka shėnuar studiuesi serb, Gligorije Elezoviq nė vitin 1923, na jep njė tablo, pse jo edhe homerike tė Luftės sė Kosovės, duke i qėndruar shumė afėr historisė dhe duke e begatuar atė me elemente fantastike e legjendare, tė denja pėr artisėt e fjalės sė kohės sė tij.

            E meta kryesore e kėsaj kėngė ėshtė se rapsodi Hamėz Xhema, nuk e kishte kėnduar kėngėn, duke e pėrcjellė me lahutė, sipas zakonit, sepse  ndodhej nė burg, i akuzuar nga regjimi serb nė vitet 20 tė shekullit tė kaluar. Studiuesi Elezoviq, e kishte vėrejtur kėtė fakt dhe kishte konstatuar me tė drejtė se rrėfimi i vargjeve ēalonte shumė, madje edhe me faktin se kėngėtari ishte i prangosur dhe nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore e morale. Megjithatė, ai e kishte rrėfyer kėtė kėngė, ashtu sikur e kishte mėsuar qysh fėmijė, dhe ashtu sikur e kishte kėnduar dhjetėra e ndoshta edhe qindra herė.

            Pėr dallim nga shtatė kėngėt e tjera, varianti i rrėfyer nga Hamėz Xhema, ėshtė varianti mė i pasur, mė i besuar dhe mė i thururi artistikisht nga tė gjitha variantet e tjera.