Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Loti i gotės sė dehur

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

 

LOTI I GOTĖS SĖ DEHUR

 

 

 

Libri me poezi i autorit Adem Zaplluzha, "Loti i gotės sė dehur" qė mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

      

 

  

 

EJA SONTE

 

Eja e dashur!

Eja sonte t’i ndezim kandilat e hėnės.

Nesėr do tė tė pėrcjell herėt

Pa ēelur trėndafilat,

Ti do tė jesh me ėndrrėn tėnde.

 

Eja sonte, kam nevojė

Aq shumė kam nevojė !..

Pėr dorėn tėnde mbi supin tim

Sa qė po mė zihet fryma.

 

Mos mė lėrė nė pritje tė verbėt

Eja tė shikojmė,

Se si derdhen vezullimet e yjeve

Nga flokėt e thinjur tė hėnės.

 

Eja, e dashur eja,

Mos mė lėrė

Tė lutem mos mė lėrė tė pres.

Vetminė tim tė dėrmuar

Sonte kjo natė

Askujt nuk i pėrket.

 

Askujt e dashur...!

Pėrpos teje dhe trėndafilave,

Qė presin tė ēelin nesėr

Mbi pastelet e psalmeve.

                  

             Prishtinė, 15 shtator 2013

 

 

 

 

 

KUR  DĖNESIN  PEMĖT

 

Ti e dinė e dashur

Se unė pėr dashurin time ,

Bisedoj me drurėt

Zogjve ua ndjej cicėrimėn nė fluturim.

 

Kur flas me barin

Mė dalin para sysh bretkosat e verdha;

Dhe kėndojnė

Deri nė pambarim psalmet

E pa kėnduara.

 

I thėrras shirat qė nė mėngjes

Kur dita zgjohet,

Nga shpirti i gjetheve shtrydhi

Rrėshirėn e rrėnjėve ,

Pėr shėrimin e plagėve tė lėvores.

 

Kur dėnesin pemėt,

Nė lagjen tonė qajnė edhe burrat.

Drurėt i veshin kėmishėt e zeza

Dhe ecin trotuareve blu,

Pa krenari

Sa qė u pėrngjajnė endacakėve.

 

 

 

 

AKOMA NUK KUPTUAM

 

Kur kam kohė bisedoj me vetveten

Nga drurėt huazoj durimin...

Dhe eci nėpėr kujtesėn e fėmijėrisė.

Mė kujtohen pilivesat

Kėpucėt e varura nėpėr telat elektrike

Mė duken sa qesharake.

 

Rrugėt e kalldrėmta

Po aq edhe serioze,

E di se kėndej

Kanė kaluar kuajt e luftės

Tok me kuajt e drunjtė.

 

Ne nganjėherė u pėrngjajmė

Jashtėtokėsorėve!

Ecim si pemėt nėpėr mjegull

Dhe asnjėherė,

Nuk ndalemi tė burimi.

 

U mėsuam,

Me shekuj ta durojmė etjen

Pranė lumenjve e deteve,

Akoma nuk kuptuam

Se si ankorohen anijet e fundosura.


Bredhim rrugėve tė panjohura

Si bufat nėpėr tela,

Kur na pyesin pėr prejardhjen tonė

Fajin ia lėmė historisė.

Megjithatė ,

U pėrngjajmė tė burgosurve kryeneē.

 

 

 

 

KY GJETH QĖ BIE NĖ TOKĖ

 

Ndalu, moj pėrse ikėn

Duart e tua i pėrngjajnė degėve,

Mė pėrqafo si bliri

Ashtu siē i pėrqafon

Shqisat e tė nuhaturit aroma e tij.

 

Unė jam sot vetvetja ime

Ky gjeth qė bie nė tokė .

Mė duket se ,

Asnjėherė nuk ishte nė degė

Ti kaloje rrugės si njė hije e veshur

Me fustanin e nusėrisė.

 

Unė nuk desha ta shoh etjen

Nė sytė e tua shtrihej shkretėtira.

Ti edhe ashtu hyre

Nė njė ėndėrr tė vdekur,

Kur nga shpirti im rebel

Fluturuan zogjtė e ngrirė.

 

Pranvera po ashtu ishte fishkur

Diku nė majat e lisave,

Degėt hije rėnd

I veshėn kėmishėt e zeza

Mbase dimri ishte tė portat e lagjes.

                      Prishtinė, 16 shtator 2013

 

 

 

AJO ISHTE DIELLI

 

Ajo ėshtė dielli

Dhe hija ime pėrcjellėse.

Kur nuk jam mirė me vetveten

Nxjerrė nga shpirti i saj,

Njė lloj eliksiri

Dhe m’i shėron plagėt

Qė nuk mund t’i shėroj asnjė mjek.

 

Ajo ėshtė nusja ime

E cila mbi dyzetė e pesė vjet

Nuk e ka hequr,

Duvakun e bardhė tė nusėrisė.

Me gjasa,

As qė mendon ta heq ndonjėherė

Ēdo fjalė e saj,

Ėshtė bekim sykaltėr.

 

Si njė hije ecėn nėpėr fjalėt e mija 

Dhe ma freskon shpirtin, 

Kur nė hidhėrimin tim

Si foshnjat e lėnė nėpėr faltore

Qajnė  edhe  gjethet.

 

Ajo ėshtė njė melhem shėrues

Pėr lazdrimet e mija,

Sa herė qė u pėrngjaj poetėve

Kryengritės.

Me njė gotė tė ėmbėl prej fjalėve

Mė zbret nė tokė,

Nga kulmi i hidhėrimit tim.

 

 

 

 

KRYQI IM PRTEJ LOTĖVE

 

Kaluan, ose mė mirė me thėnė

Ikėn kohėrat e mira!

Po ashtu po ikin edhe vitet

Hijet e tejdukshme,

Kanė filluar tė zbresin luadheve.

 

Bastuni im i ka lėshuar flokėt

Nė gjysmė shtize,

Vjeshta e trishtuar i hyri nė shpirt

Kollitet si lisat pleq,

Nė ēdo hap po i merren kėmbėt.

 

Ikėn ditėt dhe kohėrat

Diku nė fund tė kėsaj ecjeje.

Mė pret,

Me padurim mė prźt njė arkivol

Ka kohė qė nuk pushon sė qari

Kryqi im prej lotėve.

 

 

 

 

MĖ PRIT MOJ VOGĖLUSHE

 

Shoh nė buzėt e tua tė pa puthura

Njė ėndėrr intime,

Shoh kah galopojnė kuajt e egėr

Nėpėr mendimet e tua prej

Njė adoleshenteje.

Galopojnė dėshirat

E nuk ndalen nė asnjė liman.

 

Ti ecėn rrugėve tė kalldrėmta

Si njė sutė e pazbutur,

Flokėt e tua tė gėshtenjta

U bėjnė hije,

Zogjve tė mendimeve.

Ti kalon lehtė buzė Lumėbardhit

Si njė mbretėreshė,

Qė kurrė nuk mendoi pėr abdikim.

 

Mė prit moj vogėlushe e egėr

Mė prit kur tė rritesh,

Si njė shelgje shortuar qė pret

Shiun e vonshėm tė pranverės.

 

Mė prit!

Unė do tė jem te Ura e Gurit.

Aty ku pėr herė tė parė ,

U takova me buzėqeshjen e erės.

 

 

 

 

PIKONTE TRISHTIMI

 

Unė fare mirė di se sa tė kujtohen

Shelgjet e pikėlluara,

Vetėm atė ēast qeshėn...

Kur ti i krehe nė shuplakat e tua

Flokėt e verdha tė mjegullave.

 

Zogjtė putheshin si dy njerėz

Mbase imitonin puthjet tona.

Era e fortė e vjeshtės,

Nuk kishte tjetėr alternativė

Pėrpos tė kėndonte te njė zgėrbonjė.

 

Nė vend se tė ishe e lumtur

Nga shpirti yt si rrėshira e mykur

Pikonte trishtimi?!.

Ti i lė flokėt te rrapi

Dhe u zhduke me erėn.

 

Mė pastaj se ēfarė ngjau

E mėsuan vetėm kalldrėmet Ilire,

Kur qante zemra  jote , mendjelehtė

Takat e tua tė thyera,

Filluan tė trokasin nė ēdo portė.

 

 

Poezi nga libri "Loti i gotės sė dehur"