Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - LLAMBURITE ATDHEU I PLAGOSUR

Shkruan: Lola SHESHI

      

 

LLAMBURITE ATDHEU I PLAGOSUR

 

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Llamburite atdheu i plagosur"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

      VARGJET E ADEM ZAPLLUZHĖS, VIJNĖ HERĖ TĖ NXEHTĖ NĖ PALCĖN E DIMRIT, E HERĖ TĖ FRESKĖT NĖ ZABULLIMĖN E VAPĖS

 

            Ēdo gjė qė bėhet pėr herė tė parė, mbart nė vetvete emocione tė veēanta, qė nuk ua njeh as ngjyrėn e as shijen, qė nuk di as t`i dėshirosh, as t`i urresh, as t`ju afrohesh e as t`ju qėndrosh larg. Njėlloj si puthja e parė, qė nuk di as ta japėsh, as ta marrėsh, as ta fshehėsh, as ta falėsh. Njėlloj si fėmija i parė, qė nuk di as ta mbash nė duar, e jo mė tė dish ta rrisėsh. Njėlloj si humbja e parė, qė e kemi quajtur fundin e botės. Njėlloj si suksesi i parė, qė nuk je nė gjendje ta menaxhosh e tė duket se bota nuk rrotullohet, por fluturon.

            Kėshtu do preferoja ta nisja recensionin e librit tė shkrimtarit Adem Zaplluzhės. Shumėkush nga ata qė e njohin krijimtarinė e tij, do habiteshin me kėtė pėrshkrim, pasi e dinė mirė, qė autori ka botuar njė mori librash. Nuk ėshtė hera e parė pėr shkrimtarin qė rreshton nė krijimtarinė e tij njėqind e pesėdhjetė e pesė vepra letrare nė botim, dhe tė tjera tė pėrfunduara qė presin dritėn e botimit. Hera e parė pėr autorin daton larg, nė vitin 1974, me vėllimin e parė poetik”Puthje” botuar nė Prishtinė nga shtėpia botuese ” Rilindja ”. E nėse po flas pėr njė herė tė parė, e kam fjalėn pėr herėn time tė parė.

            Ėshtė e para herė, qė marr pėrsipėr tė bėj recensimin e njė libri. E kjo pėr mua, nuk futet tek gjėrat e zakonshme qė bėjmė rėndom nė jetė. Tė redaktosh e recensosh njė vepėr letrare, ėshtė sa privilegj, po aq edhe pėrgjegjėsi e madhe. Nuk ėshtė aspak e lehtė tė udhėtosh nė krijimtarinė e njė personazhi qė ka botuar librin e parė, kur ti ke qenė vetėm nėntė vjeē. Moshė, nė tė cilėn sapo ke filluar tė lexosh rrjedhshėm gjuhėn tėnde, apo tė recitosh poezinė e parė pėrpara klasės. Qė tė merrja kėtė iniciativė, nuk mė duhej tė njihja vetėm krijimtarinė e Adem Zaplluzhės, mė duhej tė njihja vetė Ademin. Se vetėm kėshtu, mendoj se do t`ja dilja nė krye kėtij misioni, pa i hyrė nė hak as poezisė, as poetit. Fati e solli, tė ishim pjesėmarrės nė dy evente letrare tė organizuara, njėri nė Lezhė, nė nderim tė veprės dhe krijimtarisė sė At Gjergj Fishtės, dhe tjetri nė Tiranė, nė”Fjala poetike 2017” me pjesėmarrjen e njė numri tė konsiderueshėm krijuesish mbarėkombėtarė. Kontaktet e para me krijimtarinė e Adem Zaplluzhės, janė mė tė hershme, nėpėrmjet rrjeteve sociale nė internet. Mė ėshtė bėrė zakon qė sapo lexoj njė krijim qė mė shijon, i kujtdo qoftė, menjėherė shkoj nė profilin e autorit pėr tė ditur diēka mė shumė rreth tij. Mė duket, sikur ashtu e kuptoj dhe e zbėrthej mė mirė poezinė. Jam aq kureshtare, sa qė shpesh mė duket sikur ju shkel privatėsinė autorėve, sikur ju futem atje ku ata nuk dėshirojnė t`ju futet askush. Nuk do ta ekzagjeroja tė thosha se nė kėtė aspekt, dua t`ju ngjajė aktorėve, qė pėr tė interpretuar rolin nė perfeksion, duhet tė futen nė lėkurėn e personazhit. Edhe unė, dua tė futem nėn lėkurėn e autorit, t`ja ndjej lumturitė dhe trishtimet. Tė ndjej drithėrimat e shpirtit tė tij derdhur nė vargje, njėlloj si ai. Kur lexoja krijimtarinė e mėparshme tė Adem Zaplluzhės pa e njohur ende personalisht, mė jepte ndjesinė e njė njeriu tė butė, tė paqtė , tė njė njeriu babaxhan, qė ēdo punė e merr shtruar, pa u ngutur aspak. Vargjet e kėtij autori mė janė dukur gjithmonė tė mėndafshta, tė buta, tė kadifenjta. Do t`i krahasoja me detin e qetė, pa dallgė qė godasin ashpėr, qė puthet me bregun e nuk dėshiron tė prishė asnjė gjurmė e kujtim dashurie, ankoruar atje, nė pritje-pėrcjelljet e zemrave tė dashuruara. Duke lexuar disa vepra tė autorit, gjej edhe njė Adem tjetėr. Gjej atė shpėrthyesin, rebelin, protestantin ndaj padrejtėsive.

 

            U thashė, meni o bastard

            Atdheu im, kurrė nuk vdes

            S’vdesin drurėt, as gurtė

            Asnjė zjarr ose vėrshim

            S’ka qenė nė gjendje ta zhduk

            Atdheun tim!

 

            Adem Zaplluzha ka shkruar mjaft lirika, por nuk ka mbetur vetėm aty. Autori ka shkruar pėr vendlindjen, pėr natyrėn, pėr dashurinė, pėr shpresėn, por maja e Olimpit, mbeten vargjet pėr atdheun. Kur nisa tė lexoj poezitė e kėtij vėllimi, nuk e dija se ē`titull do mbante libri. Nė ēdo varg, ndjehej dhimbja pėr atdheun, nė ēdo varg, pikonin plagėt e vjetra e tė reja, para syve tė mi, parakalonin nėnat me shami tė zeza. E ky libėr nuk mund tė titullohej ndryshe, veēse” Llamburitė Atdheu i plagosur”Qė ta sillja nė evidencė kėtė panoramė, do shkėpusja pėr ilustrim kėto vargje:

 

            Njėmijė ose mė shumė vjet

            Nėnat mbajtėn zi

            E zeza, pjelli tė zezėn e trishtuar...

 

            Njė metaforė qė mė ngjeth mishin. Do t`ja zbehja shkėlqimin kėtyre vargjeve, nėse do vazhdoja ende t`i komentoja...

 

Tiranė,24 mars 2017

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Llamburite atdheu i plagosur"

 

 

NJĖ KORB I BARDHĖ SI SOGJETAR I VDEKJES

 

Ende nuk paska pėrfunduar beteja

Kuajt e ngordhur mė nuk hingėllojnė

Nga majat e ushtave

Trishtueshėm pikon dita

Nėpėr llagėme

Ēurgojnė dhembjet e njė beteje

 

Njė korbė i bardhė si sogjetar

I vdekjes sė zezė

Kundron hapėsirėn e paanė

Flamujt nėpėr skuta rrugėsh

Shėmbėllejnė njė surrealizmi modern

 

Kurse rigat e shiut po bien

Mbi teneqet e kujtimeve

Po bien si breshėr plumbash

Mbi kokat tullace tė murgjve

Derisa veladonėt e zinj valėviten nė heshtje

 

Sėrish rigat e shiut ēurgojnė

Nga plagėt e pashėrueshme tė mjegullave

Njė hėnė prej porcelani qenka thyer

Nė arenėn e pėrgjakur

Notojnė deri nė brez kuajt e luftės

 

 

OSE TĖ QAJ MBI VARRIN TIM

 

Nuk di a duhet tė bėzaj

Ose tė qaj mbi varrin tim

Por krakėllimat e korbeve tė bardhė

Askurrė nuk dinė tė ndalen

 

Mė duket se ishte vjeshtė

Ose dimri i hershėm

Por gjithsesi

Njė stinė e egėr pjalmonte dhembje

 

Nė kėtė qytet tė huaj askush

Nuk e duron askėnd

Zurnaja e zurnaxhiut plak

Xhelozon telin e pestė tė kitarės

 

Pemėshitėsi me urrejtje shikon

Kopshtin e fqinjėve kah piqen mollėt

Nėse era i shkund degėt

Ėshtė nė gjendjen tė ēmendet nga ekzaltimi 

 

Ky qytet ku secili ėshtė i huaj

Merr frymė si njė dru i kalbur

Dhe sa herė qė i turfullon hundėt

Nga shtatė djaj dalin prej zgavrave tė shpirtit

 

 

VINTE NJĖ USHTRI MĖ E ZEZĖ SE TJETRA

 

Pėrsėri varr mbi varre

Herė hapen e herė mbyllen kujtimet

Njė kohė e lig ishte nė tokėn tonė

Koha e cila

Pa filluar tė ecėn njeriu ja thyente kėmbėt

 

Si ēdo herė po pėrsėritet historia

Me kėngė tė vrara dhe flamuj tė grisur

S’mund tė dalim nė log tė mejdanit

Te muranat e kishės sė rrėnuar

I pamė lubitė duke i dhunuar gurtė

 

I pamė edhe nėnat me gjinj tė nakatosur

Fytyra prej rėre

Qė shėmbėllenin dheut tė urinuar

Pamė varre tė lėruar deri nė palcėn e tokės

Dhe harta tė grisura mbi gardhiqe

 

Ēfarė nuk dėgjuam e pamė

Nė jetėn tonė tė vjedhur

Vinte njė ushtri mė e zezė se tjetra

Disa na shurdhonin me njė muzikė tė egėr

E disa tė tjerėve kurrė nuk u pushuan daullet

 

 

SI NJĖ ARKIVOL I THYER

 

Pėrsėri krakėllima korbash

Britma njerėzish

Dhe uturimė detesh nė shpirtrat e spirancave

Njė hėnė e nė shtatėqind copa

Si njė qivur i demoluar

Notonte nėpėr qiellin e grisur tė Kosovės

 

Shtreza veē ja zinte frymėn

Edhe ashtu tė lėnduar tė rrapit

Lisat nė dy gjunjė shikonin

Errėsimin e qiellit

Shikonin

Eklipsin me syza tė errėsuara

 

Pas disa orėve zbritėn orėt e malit

Zanat me nga njė legjendė nėn sqetull

U binin daulleve tė kushtrimit

Drutė e kėrthndezur

Kurrė mė shumė se sot

Nuk i shėmbėllenin djemurisė