Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - LIVADHI NĖ MAL

Shkruan: Kadri TARELLI

      

LIVADHI NĖ MAL

Pėrralla pėr fėmijė

 

Librin me pėrralla pėr fėmijė tė autorit Xhevahir Cirongu "Livadhi nė mal" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin pėr kėtė libėr tė shkėlqyer me pėrralla dedikuar shpirtrave engjėllor)

 

 

            Rrėfenja dhe pėrralla pėr fėmijė

 

            Fėmijėt e vegjėl tani do tė kenė nė dorė njė libėr tė ri dhe do tė kėnaqen me rrėfenja e pėrralla tė bukura tė shkruar me aq dashuri e pėrkujdesje nga shkrimtari i njohur Xhevahir Cirongu. Pas shumė shkrimeve tė publikuara nė shtypin e shkruar dhe nė faqet e internetit Xhevahiri guxon e provon tė futet nė livadhin dhe lėndinat e letėrsisė pėr fėmijė duke sjellė e mbjellė edhe disa lule tė tjera plot ngjyra dhe erėmirė.

            Tė shkruash pėr fėmijėt nė pamje tė parė duket e lehtė po nuk ėshtė kėshtu, pėrkundrazi shumė e vėshtirė; kėshtu kanė thėnė mė parė ustallarėt e kėsaj gjinie tė letėrsisė. Vetėm kur ulesh, provon dhe hedh nė letėr fjalitė e para, kupton se sa e vėshtirė ėshtė tė hysh nė botėn e fėmijėve, tė gjesh fjalėt e duhura, qė ata t’i pėrjetojnė ngjarjet, dhe tė mbushėsh mendjen dhe shpirtin e tyre me ndjesi e guxim, ėndėrra e fantazi, menēuri e trimėri, durim e maturi pėr shokun e mikun, nderim e miqėsi. Po kaq e vėshtirė ėshtė tė bėsh qė tė pranojnė e tė mėsojnė nga gabimet, tė dėnojnė sjelljet e shėmtuara e teprimet duke ngjallur pėrbuzje e neveri pėr tė ligun, tė keqin dhe armikun, gėnjeshtarin e tinėzarin, hajdutin, kusarin dhe tradhėtarin.

            Tė hysh nė botėn e fėmijėve kėrkon sė pari t’i duash ata me shpirt e zemėr, nė tė kundėrtėn as mos e merr mundimin tė mendosh pėr ta e mė pak tė shkruash. Sė dyti, mbase mė e vėshtira, duhet tė bėhesh edhe njė herė i vogėl me mendėsitė, dėshirat, ēapkėnllėqet dhe fantazinė e moshės. Nė kėtė libėr tė vogėl edhe Xhevahiri provon tė jetė edhe njė herė i vogėl, ndaj me shumė durim i merr pėr dore “shokėt e vegjėl” dhe i shėtit nėpėr vendet, malet e kodrinat, pyjet, pemėt e korijet, lumenjtė, pėrrenjtė e burimet. Ai nuk lodhet duke vrapuar e mbledhur fruta e lule, mė pas freskon fytyrėn dhe ulet tė shuajė etjen duke vėnė buzėt nė pasqyrėn e burimit tė ftohtė e tė kulluar.

            Shkrimtari ėshtė dhe bėhet i besueshėm sepse lėviz pikėrisht aty ku ka kaluar edhe vetė, kėput lule dhe gjethe, dėgjon gurgullimėn e ujit qė rrjedh, fėshfėrimėn e drurėve e tė shkurreve, bashkė me ta edhe kėngėn e zogjve, takon kafshė, shpendė, zvarranikė e plot gjallesa qė i njeh mirė, “bisedon” me ta duke ia ditur edhe gjuhėn.

            Nė kėtė libėr tė bukur gjejmė edhe njohuri e fjalė tė panjohura pėr fėmijėt qė jetojnė nė qytete, ku lidhjet me natyrėn janė mė tė kufizuara e mė tė pakta. Shkrimtari me delikatesė na kujton fjalė tė harruara edhe nga tė rriturit. Po sjell disa vogėlima tė bukura sa pėr kujtesė: eshka, guri i strallit, masati, ēibuku, vegla qė i pėrdorin sot vetėm barinjtė qė kullosin bagėtinė nėpėr bjeshkė e kodrina ose pleqtė qė nuk u ndahet shpirti nga bukuritė dhe shija e veprimeve tė rinisė. Po kėshtu me mjaft kulturė biologjike na rrėfen pjesė nga jeta e gjallesave, si gjarpėri nėn gur, foletė e pėllumbave tė egėr nėpėr zgavrat e gurėve, jeta e vetmuar e nepėrkės sė shullėrit, helmi i fortė i akrepit bisht’harkuar etj, etj.

            I mbetet lexuesit tė vogėl qė tė bėjė vlerėsimin e kėtij libri, megjithse unė jam i bindur se do t’u pėlqejė e s’do ta lėshoni nga dora dhe do ta bisedoni mes shokėsh, mbase edhe mėsuesin dhe me prindėrit.

            Po kėshtu i takon edhe familjarėve, vėllezėrve dhe motrave nė shtėpi, qė tė japin vlerėsimin dhe gjykimin pėr dobinė edukative tė rrėfenjave, tė cilat i bėjnė fėmijėt mė tė mirė, mė tė ditur, mė punėtorė, mė tė zotė, mė tė sjellshėm dhe qytetarė tė mirė.

           

            Durrės mė 13. 06. 2016.

 

 

 

 

            Pėrrall nga libri "Livadhi nė mal"

 

            MBRETI DHE MOLLA E KUQE

 

            Ishte njė ditė e bukur me diell. Mbreti kishte dalė nė ballkonin e katit tė tretė tė vilės e po vėshtronte disa re tė bardha qė po dilnin nga kupa e qiellit. Si u mendua pak, vėshtroi poshtė bahēesė nė oborr. Ato re tė bardha qė i ngjanin ēarēafit tė jorganit tė gjumit i ngacmuan memorien dhe diēka tha me veten:

            -Po sikur t’i them bahēevanit qė atje tek ai cep i oborrit tė mbjellė njė mollė! Ē’mė duhet ajo shkurre plot gjėmba nė oborr! - Kjo e mundonte prej kohėsh mbretin dhe nė shpirt e griste si ata gjembat e asaj shkurreje pa frute qė kishte mbjellė nė fund tė atij oborri plot gjelbėrim me pemė e lule tė ndryshme.

            – Epo, u tha u bė - vendosi mė s’fundi mbreti atė ditė tek vėshtronte kupėn e qiellit, ku lodronin retė shtėllungore, tė bardha, tė cilave rrezet e diellit tė pranverės u jepnin edhe mė shumė shkėlqim bardhėsije.

            Bahēevani plehronte dhe i prashiste pemėt e lulet nėpėr kopėsht. Ai u shėrbente bimėve si tė ishin fėmijėt e tij. Ashtu si mbreti edhe e zonja e tij ishin tė kėnaqur nga shėrbimi e puna qė bėnte bahēevani.

            –Eja tė pimė njė kafe - i tha mė s’ė fundi mbreti bahēevanit. –Si urdhėron - ia ktheu pėrgjigjen ai por mendja i shkoi pėr keq sepse s’i kishte ndodhur asnjė herė mė parė kjo skenė kaq e pa pritur e befasuese…! Njė bahēevan tė pinte kafe me njė mbret! Ēudi!? Por ja edhe ndodh, se fatit nuk i dihet.

            Ngjiti shkallėt e u ul afėr mbretit.

            -E di pse tė kam thirrur - i tha mė sė fundi mbreti.

            -Jo zotėri - ja kthen pėrgjigjen bahēevani.

            -Kam njė mendim, por je ti ai qė do e realizosh atė. Je dorė flori pėr punėn qė bėn - i tha me ėmbėlsi kėto fjalė bahēevanit, mbreti. Ai e pa me kureshtje nga koka deri te kėmbėt bahēevanin dhe ndjeu deri nė shpirt shqetėsimin qė i solli ashtu pa pritur ulja me tė pėr mjė kafe.

            Por… edhe bahēevani po mendohej shumė nė atė ēast, tek po pinte kafen me mbretin.

            Si pinė kafetė, shoqėruar edhe me njė limonatė portokalli, ashtu si me njė ton urdhėrues, mbreti i thotė qė nė vend tė shkurres me gjemba tė mbillte njė pemė tjetėr.

            -Kam menduar qė atje do mbillet njė mollė. Kur tė lulėzojė, tė marim mollė tė kuqe prej saj.

            Si dėgjoi kėto fjalė qė i tha mbreti, bahēevanit ju skuqėn faqet sikur tė ishin mollėt e kuqe qė donte mbreti.

            -Kjo ėshtė punė qė bėhet - foli i gėzuar bahēevani.

            Pas disa ditėsh nė vend tė shkurres me gjemba u mboll molla. Kaluan disa vite, molla lulėzoi e hyri nė prodhim. Kishte patur tė drejtė mbreti sepse frutat e kuqe tė asaj molle i dhanė bukuri oborrit para vilės. Kush hynte e dilte nė sarajet e mbretit, merrte nga njė mollė tė kuqe. Kėtė s’e kishte vėnė re mbreti, ngaqė sytė s’i hidhte shpesh nga retė e bardha qė dilnin herė pas here nga kupa e qiellit. Meqėnse kishte kohė pa dalė tek ballkoni, njė ditė vjeshte, kur kokrrat e mollėve ishin skuqur si flakė zjarri, vėshtroi drejt asaj peme magjike. Kujtoi se frutat e mollėve ishin tė pa prekura nė degėt e pemės, por kur pa se nė degė kishte mbetur vetėm njė kokėr dha urdhėr rojeve qė ajo kokėrr e vetme tė ruhej e tė mos kėputej.

            -Mirė i thanė rojet mbretit do ta ruajmė….! Por edhe atė kokėrr tė vetme, qė kishte mbetur, ia morėn mbretit. Thirri rojet dhe u dha urdhėr tė gjendej vjedhėsi i mollės. Mbreti u trishtua shumė nga kjo skenė qė s’e kishte menduar kurrė se do i ndodhte atij. Rojet u vunė nė kėrkim tė vjedhėsit tė mollės. Sipas mbretit hajduti do tė ketė qėnė i gjatė me trup, ngaqė molla e kuqe ishte nė degėn mė tė lartė tė pemės. Kėrkimet u pėrfshinė nė qytet e nė fshatrat rreth qytetit. Para mbretit rojet sollėn njė burrė tė gjatė. Ishte njė fshatar me trup tė madh dhe i gjatė, qė dallohej nga tė tjerėt nė pazarin e fruta-perimeve tė qytetit.

            “Sipas mbretit, ky duhet jetė hajduti” menduan rojet.

            - E sollėm hajdutin - i thanė mbretit ata. Mbreti e vėshtroi nga koka deri tek kėmbėt fshatarin e i tha:

            - Zgjate krahun deri tek ajo degė e mollės atje lart.

            Fshatari zgjati krahun por s’mundi ta kapte degėn e mollės ku donte mbreti. Mbreti u inatos dhe urdhėroi rojet qė ta linin tė lirė fshatarin. Urdhėroi pėrsėri rojet qė tė vazhdonin kėrkimet pėr tė gjetur hajdutin me trup tė gjatė, sepse sipas tij, i tillė duhet tė ishte ai qė i mori mollėn e kuqe.

            -Nuk ėshtė ky hajduti. – u bėrtiti si i marrė mendėsh, mbreti rojeve. Aty e kuptoi fshatari pėrse e ēuan tek mbreti. Ai u la i lirė e shkoi nė punėn e vetė. Kėrkimet vazhduan pėr tė gjetur hajdutin. Por mė kot. Mbreti vendosi se ai qė do thonte tė vėrtetėn, do tė shpėrblehej me flori. Lajmi mori dhenė….! Mbreti dilte e vėshtronte ēdo ditė tek ballkoni. Mbas njė kohe, njė burrė i shkurtėr troket nė portėn e mbretit. Rojet e futėn brenda nė oborr, ngaqė ai u tha se donte tė takonte mbretin.

            -Ē’e mirė tė solli. - i tha mbreti njeriut tė sapo ardhur atė mėngjes.

            - Po ja …si tė them … - dhe iu mor goja kur shqiptoi fjalėt “Unė jam hajduti i mollės tuaj o mbret!”.

            –Me kė tallesh ore shkurtabiq! E di ē’tė punoj ty! Ja atje nė majė tė pemės tė var nė litar.

            - Unė e mora mollėn e kuqe tė betohem pėr atė zot!

            - Si e more?! T’i je i shkurtėr. Mashtrues, mashtrues! - i bėrtiti mbreti.

            -Tė betohem, unė e mora….!

            - Mė trego atėherė si e more mollėn atje lart nė degė?!

            - Fare thjesht o mbret. Unė me tė vėrtetė jam i shkurtėr, ashtu si thoni edhe ju, por mollėn e mora unė….! Rojet ishin nė gjumė kur unė hyra nė oborr. Si i vogėl qė jam hipa degė mė degė e u ngjita deri atje tek kokrra e mollės. Po kėshtu zbrita e u largova. Mė kot kėrkoni hajdutin e “gjatė” kur ju paguani rojet pėr tė ruajtur vilėn dhe bahēen tuaj….! Ja kėshtu ta mora mollėn, prandaj erdha tė them se pagesa mė pėrket mua e jo rojeve qė ti i paguan.

            Mbretit si kishte shkuar ndėrmend kjo qė i tha ai burrė i shkurtėr, por i zgjuar. Si u mendua pak, nuk desh tė turpėrohej, sepse lajmi kishte marrė dhenė, dhe njeriut trupshkurtėr qė u paraqet si “hajdut” i dha edhe shpėrblimin qė kishte premtuar.

            Epo kėshtu e pėsojnė edhe mbretėrit tė cilėt vėnė nė plan tė parė pasurinė e jo menēurinė - tha burri trupshkurtėr e u largua nga kishte ardhur.