Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Lirije Bimi

LIRIJE BIMI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

LIRIJE BIMI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

       U lind nė Shkodėr mė 13 qershor 1961, aty ku edhe pėrfundoi shkollėn ekonomike. E lindur nė qytetin e bukur te Shkodrės Aty ku qėndron krenare kalaja e Rozafės.

            Ku derdhet lumi i Bunės dhe Drini. 

            Me malet madhėshtore tė Cukalit e tė Vermoshit.

            Ne vitin 1994 si ēdo emigrante merr rrugėt e kurbetit  ku njihet me Dr italian dhe fillon te ndihmoj fėmijėt e sėmurė te Shqipėrisė dhe tė Kosovės me sėmundje te ndryshme, duke i marr ne Itali me ndihmėn e dy shoqatave, tė qytetit Arzignano Viēenza dhe Verona.

            Qe ne 8 vjeēare i pėlqente tė shkruante por me shumė  nė konkurse tė ndryshme mes shkollash lexonte poezi dhe pėrherė merrte ēmime te para apo te dyta  .

            Ne Itali vazhdonte te shkruante  pėr Atdheun , Nėnėn, Babanė, Kosovėn  lulen bletėn detin , por me shumė dashurisė .

            Ne vitin 2013  boton librin e pare me titull "prush dhe lote". 

            Ne vitin 2014 boton librin e dyte me titullin "drithma dashurie".

            Tani ka ne dore dy libra me poezi dhe proze .

 

 

 

 

MUZIKĖ E BOTĖS TIME

 

Nė breg tė detit,
qėndron i qetė.

Ngadalė si uji, 
qė pėrkėdhel bregun.

Si njė valė, 
qė kapėrcen pasionin.

Mes stuhisė, me emocion magjik.

Harmoni simfonike, 
e ėmbėl e kėndshme, 
me frymė dashurie.

Mė mbetesh, shkumė mbi shikim...

Si njė melodi e qetė, 
detin e ledhaton,
me thellė si ti, 
muzikė e botės time. 

 

 

NĖ KĖTĖ BETEJĖ

 

Hyra njė natė tetori

nė fushėn e minuar

mes luftės – zjarr tė pashė,

m’u duke si Akili.

Nė kėtė betejė

mbi vithe tė kalit u ngjita,

ti ēaje udhėn

me shpatė

Unė

e lumtur kalėroja.

 

S’ishte kali i Trojės

qė fshihte me vete pabesinė

por njė krifė qė hapėronte ajrit

me princin tim tė dashurisė.

 

 

E DI GJUHĖN E ZEMRAVE

 

Aiiii... 
pėrtej shtatė mijė brigjeve
thuaj ēka tė duash 
se nuk i dua fjalėt
qė zemrėn ma vrasin mua

Kam frikė nga anemia e syve
kur nuk e shoh ylberin
e buzėqeshjeve tė tuaja ,
kur nuk shoh diellin 
as hėnėn qė shkėlqen 
kur errėsira natėn mbulon
edhe yllin lart nė qiell 
qė ēdo natė me sy ma bėn...

Kam frikė nga anemia e syve
kur nuk e shoh lulėzimin e luleve
as vargjet pėr ty 
s’arrij dot t’i shkruaj ...

As gėrshetin tim te gjatė 
s’e lidhi dot
Ndaj bėhem si gur
e balli akull me ngrin .

 

EH…POET POET

Sa dashuri mbolle, poet,
nė gur, pemė e fletė,
ndėr miqėsi e poete
nė tokė e dete….

Si gjethe vjeshte
dashuriēkat ranė….
aq shumė kishe mbjellė
sa mbuluan dynjanė….

Bajonetė ēeliku,
ta kishe atė “penė”,
nuk mund tė gėrmoje
tė gjithė dhenė….

Eh, pangopėsia poet,
nė fund…
i vetėm ke pėr tė mbet…!

 

 

DJALLEZIM I DASHURISĖ 

 

Nėn hijen e hotelit tė Veronės

Ti “Poet”

Doje tė luaje rolin e Romeos

Ajo… Xhuljeta

Regjisori aty pari

nuk u pa!

 

Ėmbėlsira e dashurisė tėnde

nė krevat

erė mėkati shpėrndau.

Ndarja me lot urrejtje

u zbukurua kodeve tė pa kuptuara.

 

Kur do tė vish?

 

Do tė rilindė edhe tek miket tjera

djallėzimi i dashurisė suaj,

tek Vargu i qullur?