Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Letėrsia dhe psikologjia

Shkruan: Flori BRUQI

      

LETĖRSIA DHE PSIKOLOGJIA


            Duhet tė ekzistojnė gjithmonė dy lloj artesh: arti - arratiak ngase njeriu do tė ikė ndėrsa ka nevojė pėr ushqim dhe gjumė tė thellė; dhe arti - parabolė, ai art qė duhet t'i mėsojė njeriut si tė ēmėsoj urrejtjen dhe tė mėsojė dashurinė...

 

 

            ...As qė kam ndėrmend tė marr gjithsecilin shkrimtar emėr pėr emėr dhe tė shqyrtoj ndikimin e Frojdit tek ta. Dua vetėm t'ju rrėfej se cili ėshtė thelbi i mėsimeve tė Frojdit; kėsodore lexuesi mund tė gjykojė vetė pėr kėtė. Po i rendis ēėshtjet mė tė rėndėsishme sa mė shkurt tė jetė e mundur.

            1. Forca e brendshme nė tė gjitha format e jetės ėshtė instinktive: libidoja, qė nė vetvete ėshtė e pandryshueshme dhe e pamoralshme, "fara e ēdo veprimi dhe e ēdo vetie qė meriton tė ndėshkohet".

            2. Gjendjet zanafillore tė kėsaj force gjatė aktivitetit krijues janė nė kuptimin e zakonshėm tė fjalės, fizike. Qelizat bashkohen dhe ndahen. Marrėdhėnia mė e rėndėsishme dhe e dukshme mes individėve ėshtė marrėdhėnia seksuale.

            3. Me shtimin e rėndėsisė sė sistemit nervor qendror me mė shumė kontroll qendror se sa periferik, numri i formave tė kėnaqėsisė me tė cilat libidoja pėrshtatet, bėhet kryekreje mė i madh.

            4. Njeriu ndryshon nga pjesa tjetėr e botės tjetėr organike nė faktin se evolucioni i tij nuk ka pėrfunduar.

            5. Njohja e vetėdijes shėnoi njė hap tė madh nė evolucion dhe gjithēka qė shėnjojmė si tė keqe dhe mėkate, ėshtė rrjedhojė e kėsaj. Frojdi ndryshon nga tė dy, Rusoi i cili mohonte Rėnien, duke ua mveshur tė keqen rrethanave fizike (Rusoi mendonte se njerėzit janė tė kėqinj pėr kah natyra. Ai e shihte tė keqen tek ta dhe bėnte njė jetė vetmitarėsh.) dhe po ashtu prej doktrinės teologjike qė e quan Rėnien rezultat tė njė zgjedhjeje tė paramenduar duke e bėrė njeriun kėsisoj moralisht pėrgjegjės.

            6. Rezultat i Rėnies qe njė ndėrgjegje e ndarė nė vend tė ndėrgjegjes nė nivelin e kafshės, qė pėrbėhej mė sė paku prej tre pjesėsh: e pandėrgjegjshmja, nėnndėrgjegja e vetėdijshme, nėnndėrgjegja e vetėdijshme, gjtihė ēka e moralshmja dhe shoqėria kėrkon e qė duhet harruar dhe tė mos shprehet.

            7. Doktrina e shekullit XIX pėr progresin evolucionist tė njerėzores qė mposht kafshėroren dhe shuan instinktet shtazore ėshtė mė sė shumti e gėnjeshtėrt. Paraardhėsit filogjenetikė tė njeriut ishin tė pėrunjur dhe socialė, ndėrkohė qė egėrsia, dhuna, lufta, tė gjitha tė ashtuquajturat instinkte parake nuk shfaqen derisa qytetėrimi tė ketė arritur njė nivel tė lartė. Njė epokė e artė po tė flasim nė mėnyrė pėrqasėse (ndėrsa kėrkimet antropologjike priren drejt kėsaj), ėshtė njė fakt historik.

            8. Ajo ēka quajmė tė keqe ishte dikur e mirė ose ėshtė tejkaluar dhe nuk u ēua mė tej nga mendja e ndėrgjegjshme me idetė e saj morale. Ėshtė kjo ēėshtje e Frojdit qė shtjelloi D.H.Lawrenc-i dhe sė cilės i kushtoi jetėn e tij: Njeriu ėshtė imoral ngase ka mendjen dhe kurrsesi nuk e pranon kėtė tė vėrtetė. Mė e rrezikshmja nė shkrimet e Lawrenc-it ėshtė lehtėsia me tė cilėn mėsimet e tij pėr tė pandėrgjegjshmen, me ēka kupton nėndėrgjegjen e pavetėdijshme, mund tė interpretohet si domethėnėse qė "duhet lėnė ndėrgjegja jote e vetėdijshme tė shprehė veten", si acte gratuite e Andre Zhidit. Nė marrėdhėniet njerėzore kjo nė vetvete mund tė ketė njė efekt ēlirues pėr individin. Nėse i marri do tė kėmbėngulte nė marrėzinė e tij, do tė bėhej i menēur. Porse marrėzia marrėzi mbetet sidoqoftė dhe njė kėshillė e llojit "Zemėrimi ėshtė i drejtė - drejtėsia kurrė nuk ėshtė e tillė", e cila nė jetėn private ėshtė njė kėrkesė pėr ndershmėri emocionale, pėrbėn njė kėshillė politike tė dalėboje, kur kjo do tė thotė "bjeru atyre qė tė kundėrshtojnė". Po kėshtu, qėndrimi i Lawrenc-it nė faktin se nėse doni tė dini se ēfarė ėshtė njeriu, duhet tė kėqyrni jetėn e tij seksuale, fare mirė mund tė bėjė tė besojnė shumė syresh qė pėrmbushja e nevojės seksuale ėshtė i vetmi aktivitet i nevojshėm.

 

 

            9. Jo vetėm ēfarė ne njohim si mėkat ose krim, por tė gjitha sėmundjet janė tė qėllimshme. Janė njė pėrpjekje pėr t'u kuruar.

            10 .Gjithė ndryshimi, si ai paravajtės, si prapavajtės, shkaktohet prej frustrimit ose tensioneve. Po tė ishte kėnaqėsia seksuale krejtėsisht e mjaftueshme, evolucioni njerėzor s'do tė kishte ndodhur kurrė. Sėmundja dhe aktiviteti intelektual janė tė dyja reagime kundrejt sė njėjtės gjė, por jo tė barazvlershme.

            11. Natyra e ideve tona morale varet nga natyra e marrėdhėnieve me prindėrit tanė.

            12. Nė zanafillė tė tė gjitha ndjenjave dhe mėkatit ėshtė njė ndjenjė faji. 13.Kurimi pėrqendrohet nė heqjen e kėsaj ndjenje faji, nė faljen e mėkateve nėpėrmjet rrėfimit, rijetimin e pėrvojės dhe faljen, kuptimin e domethėnies sė saj.

            14. Detyra e psikologjisė ose artit nė lidhje me sa u pėrmend mė sipėr, nuk ėshtė t'u tregojė njerėzve se si tė sillen, por tė tėrheqė vėmendjen e tyre te ajo ēka ndėrgjegja e pavetėdijshme rreket t'u kumtojė dhe duke zgjeruar njohuritė e tyre pėr tė mirėn e tė keqen, t'i bėjė mė tė zotė tė zgjedhin, qė tė mund tė jenė shumė herė mė tepėr tė pėrgjegjshėm moralisht pėr fatin e tyre.

            15. Pėr kėtė arsye, Psikologjia u kundėrvihet tė gjitha pėrgjithėsimeve. I bėn njerėzit t'i pėrmbahen vetėm njė pėrgjithėsimi dhe padyshim do tė vijė njė kohė kur gjėrat tė rrjedhin asisoj qė ai tė mos mund tė zbatohet. Atėherė ose do tė pėrforcojė pėrgjithėsimin, situatėn, ndrydhjen, kur t'u fanitet, ose do tė pėrfaqėsojė pikėpamjen e kundėrt. Vlera e kėshillės varet krejtėsisht nga konteksti. Ju nuk mund t'u tregoni njerėzve se ē'duhet tė bėjnė, mundeni vetėm t'u rrėfeni parabola: dhe kjo ėshtė ajo qė mund tė quhet me tė vėrtetė art, histori tė veēanta pėr njerėz dhe pėrvoja tė veēanta e nė varėsi tė nevojave tė ngutshme e specifike ai mund tė nxjerrė pėrfundimet e veta.

            16. Tė dy, Marksi dhe Frojdi, nisen nga dėshtimet e qytetėrimeve, njėri nga tė varfrit, tjetri nga tė sėmurėt. Tė dy e shohin sjelljen njerėzore tė determinuar, nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme, nga nevojat instiktive, uria dhe dashuria. Tė dy duan njė botė ku zgjedhja racionale dhe vetėdeterminimi janė tė mundshėm. Ndryshimi mes tyre ėshtė nė mėnyrė tė pashmangshme ndryshim mes njeriut qė studion turmat nė rrugė dhe njeriut qė sheh pacientin, ose tė paktėn familjen nė klinikėn private. Marksi e sheh kahjen e marrėdhėnieve mes botės sė jashtme dhe tė brendshme pa tė fshehta, Frojdi anasjelltas. Kėshtu, tė dy janė dyshimtarė kundrejt njėri-tjetrit.

            Socialistėt akuzojnė psikologėt pėr prishje tė status quo-sė, ndėrsa pėrpiqen t'i pėrshtatin neurotikėn sistemit social, duke e privuar atė nga njė revolucion i mundshėm. Psikologėt kundėrpėrgjigjen se socialistėt pėrpiqen t'i japin pikė vetes me terma qė as vetė nuk i kuptojnė, ose me faktin qė etja pėr para ėshtė forma e vetme e etjes pėr pushtet - kėshtu qė pasi tė kenė marrė pushtetin me revolucion, do tė rikrijojnė tė njėjtat kushte. Tė dy kanė tė drejtė. Pėr aq sa qytetėrimi mbetet siē numri i pacientėve qė mund tė shėrojė psikologu ėshtė shumė i vogėl, dhe sapo socializmi tė marrė pushtetin, duhet tė mėsojė tė drejtojė energjinė e tij tė brendshme, pra do tė ketė nevojėn e psikologut. Pėrmbyllje: Frojdi ka patur ndikime tė dukshme teknike nė letėrsi posaēėrisht nė shtjellimin e kohės dhe hapėsirės dhe pėrdorimin e fjalėve mė shumė me vijueshmėri asociative sesa logjike. Ai e drejtoi vėmendjen e shkrimtarit kah materiale tė tilla si ėndrrat dhe neurozat, gjer mė tash tė shpėrfillura; kah marrėdhėnie qė gjer mė tani nuk janė marrė parasysh sikundėr ėshtė marrėdhėnia mes njerėzve qė luajnė tenis; ai e ka rishikuar kultin e njeriut hero. Ai ėshtė pėrvetėsuar nga irracionalistėt e etur pėr t'u ikur ndėrgjegjes sė tyre. Porse kėto nuk qenė... shqetėsimi ynė.

            Unė u rreka tė rrėfej se ēfarė drite hodhi Frojdi mbi gjenezėn e artistit, rendit dhe funksionit tė tij nė shoqėri dhe ēfarė kėrkesash ka ai pėr shkrimtarin serioz. Duhet tė ekzistojnė gjithmonė dy lloj artesh: arti - arratiak ngase njeriu do tė ikė ndėrsa ka nevojė pėr ushqim dhe gjumė tė thellė; dhe arti - parabolė, ai art qė duhet t'i mėsojė njeriut si tė ēmėsoj urrejtjen dhe tė mėsojė dashurinė...