Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - “KUSH I THEU XHAMAT E SHIUT” 

Shkruan: Luan CIPI

      

“KUSH I THEU XHAMAT E SHIUT” 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Kush i theu xhamat e shiut" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

Libri 173 i poetit Adem Zaplluzha

 

Kush e lexon kėtė fillim titulli (LIBRI 173) do mendoj se do bėhet fjalė pėr ndonjė
bibliotekė tė pasur familjare, qė ka 173 libra, ose se kaq ėshtė (173), botimi i librave tė njė institucioni shkencor, apo letrar. Jo, nė kėtė rast, flasim pėr njė tjetėr tė vėrtetė, qė do t’iu ēudisė: 173 ėshtė numri i librave me poezi, qė ka krijuar poeti super produktiv, vetėm 75 vjeēar, Adem Zaplluzha, nga Prizreni i Kosovės.

Ai ka botuar deri tani, 163 libra dhe ka tė pėrfunduara, gati pėr botim edhe 10 tė tjera. Janė krijuar prej tij 12 746 poezi, ose 234 516 vargje. Dhe, jo poezi dosido, po tė njė stili modern tė jashtėzakonshėm dhe krejt tė lirė, sė shumti pa rimė, po mjaftė tė kėndshme me muzikalitet, rritmė, me fjalė tė kėrkuara, tė zgjedhura e tė ėmbla, nė njė drejtshkrimin besnik bashkėkohor shqiptar, pa asnjė ndėrhyrje nga gjuhėt e huaja dhe me njė kontroll tė rreptė gjuhėsor e drejtshkrimor.

Njė karakteristikė dalluese e poezive tė Adem Zaplluzhės pėrbėjnė figurat artistike letrare, me epiqendėr metaforat e bukura, qė e bėjnė mė interesante dhe intriguese ēdo poezi.

Libri 173, qė titullohet “KUSH I THEU XHAMAT E SHIUT” ėshtė njė sukses i ri pėr krijuesin emėrmadh shqiptar, ndofta kampion botėror nė togun sasior tė titujve tė librave nga i njėjti autor.

Libri ka 3 cikle kuptim plote, tė shtrira nė 140 faqe.

Nė ciklin e parė trajtohet tema: “Si ta ndjejė praninė tėnde”. Autori e nis me porosinė pėr “Mos t’i thyer pasqyrat e kujtesės” dhe pėr mos ta harruar tė kaluarėn, pranverėn dhe puthjet e dikurshme dhe i vetmuar, mallkon tė huajt, deri pėr ndėrrimin e emrave tė rrugėve. Ai e mbyll ciklin me njė poezi dashurie, ku shpjegon se “Mbrėmė ishte ajo qė trokiti/ Nė dritare.../ Po ju them se ishte ajo,/ Sepse askush nuk di/ Tė trokasė kaq bukur nė dritaren time... Ajo troket si pikat e shiut/ Kur vjen tek unė, si freskia e pranverės.../ Kush i theu xhamat e shiut?!/ Era apo hija e saj imagjinare?!”

Ciklin e dytė autori e quan: “I dėgjuam disa britma tė shurdhėta”. Zaplluzha pyet kush i theu xhamat dhe ato ai i destinon kryesisht pėr t’u mbrojtur nga shiu, pa pėrmendur funksionet tjera tė rėndėsishme qė xhamat kanė pėr shtėpinė, kėtė ēerdhe tė ngrohtė familjare, qendėr banimi, edukimi dhe relaksimi, ku janė pikėrisht dyert e dritaret qė e bėjnė komode, funksionale, tė dashur e tė kėndshme. Xhamat e dritareve janė tamam ato, qė e mbrojnė atė mė sė tepėrmi, nga shiu e bora, po dhe nga era, nga ftoma dhe tej ngrohja.“Kush i theu xhamat e shiut?!” kėmbėngul e ripyet autori! “”Era, apo bija e saj e imagjinuar?! Dhe mė poshtė: ”Imazhet, zbresin si perėnditė.../ Zbresin shkallėve tė mendjes kujtimet.”...”pėr befasinė e tė gjithėve,/ Mu bė se dėgjoja zėrin e Gjergjit tonė... Dhe nė vijim - ēdo gjė shqiptare: “Drini i Bardhė” nė horizont, “Fusha e Mėllenjave”, “lotėt e nėnave’’, “valsi i
lumturisė’’, “teatri i qytetit”, “dheu i etėrve”...Mė poshtė vazhdon ‘‘dilema” njerėzore: “Sa herė qė desha tė jem vetvetja, /Njėqind pengesa/ Mė dilnin parasysh.”...”Tė jesh, apo tė mos jesh?”...”Tė ishe grua, unė do isha burrė/ Por tani s’di se ēfarė jam mė.“...

 

Koment letrar nga poeti vlonjat Luan Cipi

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Kush i theu xhamat e shiut"

 

 

VETĖM NĖ BRENDINĖ E PASQYRĖS


Mos i thyej pasqyrat
Nė akullin e kujtesės!
As muret e lagėshta tė sė kaluarės!
Mos i prek asnjėherė,
Me gishtat e tua tė hollė!


Do e vrasėsh pranverėn
Do i vrasėsh edhe puthjet e panumėrta...


Sonte nuk jam i vetėm,
Me mua ėshtė vetmia e dėrmuar
Dhe flokėt e tua tė thinjura.


Kjo pemė e egėr
Qė i paska lėshuar rrėnjėt kaq thellė,
Ka zėnė e po thahet
Nė stuhinė e njė kohe shterpane.


Mė duket se kam mbetur pa asnjė kujtim,
Edhe gjethet e vjeshtės paskan vdekur,
Disa shtėrgje sonte fluturuan
Nga ēatia ime dhe mė thanė se ky qytet nuk

ėshtė mė i imi.
Erdhėn tė huajt
Dhe ua ndėrruan emrat e rrugėve.


Frynte njė erė e pakėndshme...
Nga kjo perspektivė,
Qyteti duket si njė paēavure mbi gardh.


Asnjė kambanė nuk dėgjuam mbrėmė,
Vetėm nė brenditė e pasqyrave,
Qante njė kėrthi
I lindur nė gjysmėn e parė tė shekullit
njėzetė.

 

 

NĖPĖR MURET E RRĖNUARA

 

Asnjė zė nuk dėgjuam mbrėmė,
Por lumi qante,
Dėneste si njė kėrthi i braktisur
Nė altarin e kujtesės.


Dėneste pėr kohėn e humbur
Mes gishtave anemike tė shiut.


Mbase vdiqėn perėnditė paganė!
S’dėgjuam asnjė lutje
Pėr tė nesėrmen e dyshimtė.


Nga buzėt e ndryshkura tė ikonave,
Lėvareshin myshqet e verdha
Nėpėr muret e rrėnuara.


Nuk isha as i pari, as kalimtari i fundit.
Nata e sterrėt
Si e ēmendur kishte humbur kujtesėn.


Nuk mė njohu asnjė qen i lagjes,
Mbase ai i Uliksit
Kishte humbur mendjen nga frika.

 

 

QANIN FATKEQĖSINĖ E NJĖ FATKEQĖSIE
 

Shiu i mbrėmshėm,
njė shi i hidhur,
Me shijen e uthullės,
Dhe aromėn e tokės,
Shtrihej mbi vesėn e mėngjesit.


Shtrihej si bualli i lodhur
Nėn diellin pėrcėllues tė mesditės.


Nėn shelgjishtet e pikėlluara,
Nuk pushonte asnjė shtėrg.


Udhėtari i fundit qė shuajti etjen,
Ka kohė qė nuk ishte mes tė gjallėve.
Mbase gjeti strehim
Tė pėrkohshėm nė amshim.


Kambana dhe kryqi i vjetėr
Kishin nga njė tregim nė vete,
Qanin mbi muranat e rrėnuara,
Qanin fatin e njė fatkeqėsie
Tė cilin e pėrjetoi
Brendia e pasqyrės sė thyer.

 

 

NDOSHTA IA MBANIN "ISON" E TEATRIT TĖ QYTETIT
 

Binte njė shi pa ngjyrė dhe shije.
Shiu,i shėmbėllente
Ajrit tė ndotur tė Prishtinės.


Teatri i qytetit,
i lėshoi perdet nė gjysmė shtize.


Mbase vajtonte vetėvrasjen e kohės.


Edhe mjegulla qante si njė kėrthi,
Qante fatin e faltores sė rrėnuar.


Asnjė mur s’kishte mbetur
Nė themelet e vjetra,
Ikėn edhe gurėt e vendosur
Qė nė fillim tė ditės.


Kurse shiu, i tredhur idhnak
Nuk dinte pėrse qante,
Fatin e vet fatkeq, ose fatin e zogjve
Tė lagur deri nė asht'.

 

Nė shkallėt e teatrit,
dėneste njė trishtil.


Disa udhėtarė tė vonshėm,
Bridhnin rrugėve tė kalldrėmta.


Tė gjitha dritaret e hoteleve
I mbanin tė mbyllura perdet,
Ndoshta mbanin "ison" e teatrit tė qytetit.