Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - KUSH E KA LĖVIZUR DJATHIN TIM?

Shkruan: Spencer JOHNSON

Pėrktheu: Daniela KOSTAJ

      

KUSH E KA LĖVIZUR DJATHIN TIM?

 

 

Librin e autorit Spencer Johnson, "Kush e ka lėvizur djathin tim?" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

 

 

 

 

            Jeta nuk ėshtė njė rrugė e drejtė dhe e lehtė nė tė cilėn udhėtojmė tė lirė dhe pa pengesa, por njė labirint kalimesh nė tė cilin duhet tė gjejmė drejtimin tonė, shpesh herė tė humbur dhe tė hutuar dhe tė zėnė nė kurth nė njė rrugė pa dalje.

            Por gjithmonė nėse kemi besim, Zoti do tė hap njė derė pėr ne, njė derė e cila mund tė mos jetė ajo qė kishim menduar, por qė si pėrfundim ka pėr tė qėnė e mirė.

A. J. CRONIN

 

 

 

            Po atė ditė, pak mė vonė…

            Kur Michael pėrfundoi tregimin, vėshtroi pėrreth dhe pa ish shokėt e tij tė klasės tė qeshnin.     

            Disa e falenderuan dhe i thanė qė kishte qėnė shumė i dobishėm pėr ta.

            - Po sikur tė takohemi pak mė vonė dhe ta komentojmė? – propozoi Nathan.

            Tė gjithėve u pėlqeu idea dhe qėndruan pėr tė pirė ndonjė gjė pėrpara se tė darkonin. Atė natė u mblodhėn nė sallėn e njė hoteli dhe filluan tė qeshnin me idenė pėr tė kėrkuar “djathin” e tyre dhe duke e imagjinuar veten e tyre brenda nė labirint.

            - Ahtėherė, cilėt personazhe tė tregimit do tė jeni? Nuhatėsi, Vrapuesi, I Pavendosuri apo I Qeshuri? – pyeti Angela tė gjithė grupin.

            - Po ja, kam menduar gjithė pasditen pėr kėtė – iu pėrgjigj Carlos -. Dhe mė erdhi ndėrmend qė pėrpara se tė kisha dyqanin me artikuj sportiv e pata shumė tė vėshtirė tė pėrballesha me ndryshimin. Nuk isha Nuhatėsi sepse nuk e nuhata dhe nuk e pashė ndryshimin qė nė fillim. Dhe nuk isha as Vrapuesi sepse nuk ndėrmora veprim tė menjėhershėm. Besoj se isha mė shumė si I Pavendosuri: doja tė qėndroja nė njė territor tė njohur. E vėrteta ishte se nuk doja tė pėrballoja ndryshimin. Nuk doja as ta shihja.

            Michael, qė kishte ndjesinė sikur nuk kishte kaluar shumė kohė qė atėherė kur ai dhe Carlos ishin shok tė ngushtė nė shkollė tė mesme, e pyeti: - Pėr ēfarė e ke fjalėn, Carlos?

            - Pėr njė ndryshim tė papritur nė punė – iu pėrgjigj ky i fundit.

            - Tė pushuan? – e pyeti Michael.

            - Po ja, le tė themi se nuk doja tė dilja nė kėrkim tė djathin tė ri. Kisha arsye tė forta pėr tė besuar se nuk do tė prodhohej asnjė ndryshim.

            Prandaj kur ndryshimi ndodhi mė preku jashtėzakonisht.

            Disa nga shokėt e tij tė klasės, qė kishin qėndruar nė heshtje qė nė fillim, u ndjenė mė rehat dhe filluan tė tregonin eksperiencat e tyre. Njė ndėr ta ishte dhe Frank i cili punonte nė Ushtri.

            - I Pavendosuri mė kujton njė mikun tim – komentoi -. Reparti i tij po zhdukej pak nga pak, por ai nuk dėshironte ta shihte kėtė. – Ēdo ditė pushonin nga puna personel. Tė gjithė i flisnin pėr mundėsitė e mėdha qė ofroheshin nga ndėrmarrja pėr ata qė donin tė ishin elastik, por ai nuk besonte se duhet tė ndryshonte. Ishte i vetmi qė u habit nga zhdukja e repartit. Tani e ka shumė tė vėshtirė tė pėrshtatet me ndryshimin qė, sipas tij, nuk duhet tė kishte ndodhur.

            - Edhe unė isha nga ata qė besonin se kjo gjė nuk do tė mė ndodhte mua – tha Jessica -, por e vėrteta ėshtė se “djathi” im ka lėvizur, dhe mė shumė se njė herė. Tė gjithė qeshėn me pėrjashtim tė Nathan-it.

            - Ky ėshtė thelbi i ēėshtjes – tha ky i fundit -. Tė gjithė jemi tė ekspozuar pėrballė ndryshimit. Do tė mė kishte pėrlqyer qė familja ime dhe unė ta kishim dėgjuar mė parė kėtė tregim. Pėr fat tė keq nuk deshėm ti shihnim ndryshimet qė po ndodhnin nė ndėrmarrjen tonė dhe tani ėshtė shumė vonė. Na u desh tė mbyllnim shumė dyqane.

 

            Pjesė nga libri "Kush e ka lėvizur djathin tim?"