Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - KUR QAJNĖ PEMĖT

Shkruan: Sabile KEĒMEZI-BASHA

      

KUR QAJNĖ PEMĖT

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Kur qajnė pemėt"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            LIBĖR ME KOD PRITJEJE PĖR KUJTESĖN HISTORIKE                 

            Adem Zaplluzha,“Kur qajnė pemėt”

                                

            Nis Peterson, poet danez, duke folur pėr rėndėsinė e poezisė, thotė: “Mėso, se kur mungon fantazia, sundon vrazhdėsia, egoizmi, vdekja. Mėso se pa poezinė njeriu nuk do tė ishte i aftė pėr ndjenja tė thella si: dashuria, besimi, patriotizmi ose synimi pėr njė botė tė pėrkryer. Ėshtė pikėrisht fantazia ajo qė gris perden para syve tanė dhe i aftėson ndjenjat tona duke na bėrė tė zotė tė depėrtojmė nė thelbin e botės qė na rrethon”[1]. Dhe, shtrohet pyetja Adem Zaplluzha, ėshtė poet, shkrimtar, humanist, tregimtar, romancier, dramaturg, apo qė tė gjitha i ka me bollėk. Duke e njohur njeriun e penės e tė shkrimtarisė jo vetėm nė Kosovė nė veēanti por edhe nė tė gjitha trojet shqiptare nė pėrgjithėsi, nuk hezitova fare qė tė jem redaktore e recensent e librit tė tij me poezi... i 125-tė me radhė.

            Kam lexuar shumė nga shkrimtari i nderuar Adem  Zaplluzha dhe asnjėherė nuk mė ka ndodhur qė me mbylljen e librit tė mbyllet edhe jehona e vargjeve tė tija. Se libri i shkrimtarit ... ėshtė njė vėllim me poezi vlerash tė veēanta, qė nuk kontestohet dhe pėrmes pėrmbajtjes sė tyre (poezive) ai trajton tema  e motive, sa tė dhembshme aq edhe tė rėndėsishme pėr kohėn e momentin tė cilėn po e jetojmė. Idetė e mesazhet qė sjell me anėn e poezive janė tė qarta dhe tė lėnė pėr njė kohė tė mendosh gjatė pėr fatin e kombit e tė kombeve. Zaplluzha duke qenė i pėrgatitur nė bėrjen e poezisė, ai gjithkund nė poezi rrok nė pasqyrim ēėshtje e probleme tė kohės tė gėrshetuara nė varg mbresėlėnės dhe, duke hedhur dritė nė dukurit qė kanė frymėzuar- objektivisht autori vihet nė shėrbim tė idealeve  dhe tė shpresave tė njerėzve, tė cilėt pėrmes shiut, zogjve, kullave, ėndrrave, plepave, lumenjve, cerberėve, katallanėve aspirojnė t’i pėrmbushin  dėshirat me qėllim tė sfidimit tė sė keēes, territ-burg, padrejtėsive qė kanė ndodhur si nė tė ikur, nė tė tanishmen  po edhe qė pėrgatitėn pėr tė ndodhur, nė ditėn e ardhme.

            Andaj, nė poezinė e Adem Zaplluzhės pėrditshmėritė duken tė zymta, anemike, tė vrenjtura dhe si tė tilla qėndrojnė pezull mbi kokat tona, bile mund tė themi se kjo kohė e zymtė dalė ngadalė po i gėrryen edhe muranat e kujtesės, (poezia Po i gėrryen muranat e kujtesės). Autori i vargjeve i nxėnė ngushtė, nė njė poezi tjetėr, pikėrisht nga kjo monotoni e ditės, inferioritetit tė imponuar dhe romuze gjithė faresh, vetėm sa nuk do tė bėrtas Kėtu edhe netėt lehin, poezi me tė njėjtin titull.

            Porosia e ciklit tė parė, ani se nė mes rreshtash, na vjen shumė e qartė edhe kur (siē shohim edhe tek poezitė tjera, si: Pėrngjajnė me njerėzit sy uritur; Nga njė mallkim i keq; Mes rrėnjėve  fshihen tė reshurat etj. Nga shumė pėrgjigje tė munguara, mbesim pa fjalė, memecė nė kohė, e cila parakalon para syve tanė ku, mungojnė reagimet e pritura edhe kur e dimė se historia e jonė fletė me gjuhėn e fakteve.

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Kur qajnė pemėt"

 

NĖN TINGUJT E NJĖ MUZIKE PAGANE

 

Sa shumė po i pėrngjan ky shi njeriut

Po dėnes si era

Ky mallkim lotėsh

Po bie tok me brymėn e verdhė

Po bien edhe perėnditė

Si dardhat e kalbura po shkunden yjet

 

Njė natė e shurdhtė

Nga parzma e sė cilės pikon trishtimi

Po dėnes si shirat e qytetit tim

Po dėnesin edhe plepat

Nėn tingujt e njė muzike pagane

Po lahen zogjtė e mjerimit

 

Ky shi i bezdisshėm

Po bie pareshtur po bie

Mbi flokėt e mjegullave

 

Sterra e sėmurė

Me qindra vite pret agullimėn

Pret zogun e bardhė

Nė kepin e shpresės sė mirė

 

 

NGA ZĖRI BARITON I MURANAVE

 

Ky shi imcak

Sonte po shpėrfaqet nė qindra trajta

Njė ēast duket i lėngtė

Kurse ēastin tjetėr ngjan me gurtė e stralltė

 

Herė qanė si foshnja

E herė dėnes si burri i pikėlluar

Nėpėr ullukėt e ēative

I fsheh tė palarat e ditėve tė shkuara

 

Ulet mbi njė kėrcu tė kalbur

Dhe i shpalos mendimet e fshehura

Njė dardhė e vjetėr shtrinė duart

Me gishtat skelet i prek qerpikėt e erės

 

Shiu nė qytetin tim as tė dielave s’pushon

Ēdo mėngjes e ujit kambanėn

Nga zėri bariton i muranave

Shpėrthen thirrma e lashtė e njė legjende   

                             

Prishtinė, 2 dhjetor 2014

 

 

PO I GĖRRYEN MURANAT E KUJTESĖS

 

Asgjė nuk do tė prekim sonte

Nga thonjtė e prerė tė erės

Si shirat

Derdhen lumenjtė e ēmendur tė gjakut

Njė nga njė

Si gjethet kėputen ditėt

 

Ēfarė tė bėj me duart e mia

Ku t’i fsheh ėndrrat

Kjo stinė e gjatė e dhembjeve

Shekuj me radhė

Po i gėrryen muranat e kujtesės

 

Nuk kam mė kohė tė ėndėrrojė

Po mė largohen edhe vegimet

Njė zjarr qė digjej me vite

Ka filluar tė shuhet

Saqė po i pėrngjanė hirit nė hinore

 

Ky zog krenar qė me shekuj fluturoi

Mbi dhembjen e maleve

Sonte bisedon me drurėt

Ku asnjėherė qukapikėt

Nuk trokasin

Nė portat e hapura tė gjetheve

 

 

NJĖ DRU I LODHUR

 

Pak shpresė kemi sot

Nga tė dhėnat sinoptike

Nė ēdo ēast koha po pėson

Ndryshime marramendėse

 

I preki gjethet e kėputura

Nga degėt e pemėve

Shkunden shirat e fshehur

Shkunden me tėrė dhembjen e rrėnjėve

 

Njė dru i lodhur

Sapo i ēeli sytė e lėbyrtė

Shikon se si po bien gjethet e fundit

Po bien si ėndrrat e shthurura

 

Vegimet i zgjasin duart e brymta

I prekin kallkanėt

I prekin me kujdes gjethet e fishkura

Dhe frymėmarrjen e erės sė dėrmuar

 

 

TĖ NESĖRMEN KUR ZGJOHEN PLEPAT

 

Nė Prizren ka vetėm kujtime tė lashta

Qė ngjajnė me halucinacionet e yjeve

Njerėz me kapela tė thella

Nėn tė cilat fshihen mendimet

 

Nė Prizren ka prizrenasė

Ka edhe njerėz tė tjerė qė shkarazi

Kalojnė rrugicave tė kalldrėmta

Kah kalonin dikur moti gladiatorėt

 

Ēfarė s’mund tė gjesh nė Prizren

Pėrpos ujit tė Lumėbardhit

Qė asnjėherė s’kalon dy herė

Shkojnė nė pėrqafim tė Jonin krenar

 

Nė Prizren ka edhe dyqane tė vjetra

Qė i kultivojnė zejet e harruara

Prej kazanxhinjve deri te samarxhinjtė

Ka edhe poēar qė bisedojnė me deltinėn

 

Kur ngjallen qepenat nė kėtė qytet

Kėndesat veē bien nė gjumė

Tė nesėrmen kur zgjohen plepat

Nėpėr rrugicat e ngushta nuk mejnė serenatat


 


[1][1] Nėntori, nr. 6. Tiranė, 1987, f. 153