Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - KUR KTHEHEN ZOGJTĖ E SHIUT

Shkruan: Baki YMERI

      

KUR KTHEHEN ZOGJTĖ E SHIUT

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Kur kthehen zogjtė e shiut"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

POETI ĖSHTĖ MBRET NĖ ATDHEUN E VET         

 

Poezia ėshtė boshti kurrizor qė e ndėrlidh qiellin me tokėn. Ajo ėshtė njė Zonjė e lartė qė bashkon zemra dhe pėrjetime. Poeti dhe poeteshat kultivojnė dhe mbėltojnė harmoni nė botė. Poezia ėshtė nėna e dashurive tė shtrenjta. Poezia dhe muzika janė dhurata hyjnore tė qetėsisė sė shpirtit, jehona e njė ndjeshmėrie tė brishtė, prodhimi mė i zgjedhur i meditimit ku lartėsohen ndjenjat.

Poeti Adem Zaplluzha ėshtė njė anije fluturuese qė vėrtitet pėrreth botės sė fjalėve. Ai ėshtė krye veterani i veteranėve tė Kosovės poetike qė shkruan pėr engjėjt e Dardanisė dhe pėr zogjtė e kohės qė flatrojnė mbi karrocėn e mbushur me fjalė, lule dhe flutura. Poeti dhe poezia shėmbėllejnė me njė kandil shkėlqimtar tė cilin nuk e tremb asnjė errėsirė. Poeti ėshtė njė verigė qė e ndėrlidh botėn e sotme me botėn e ardhmėrisė. Njė pemė e mbėltuar nė bregun e Lumit tė Bukurisė. Poeti ėshtė njė bilbil qė kėrcen nga njėra nė degėn tjetėr tė fjalėve,

duke krijuar melodi qė e mbushin trupin me butėsi dhe delikatesė. Numri i poetėve tė botės qė shkruajnė pėr ėndėrrime ėshtė ipanumėrt. Njėri ndėr ta ėshtė edhe baca Adem. Poezia e tij ėshtė jeta e shpirtit tonė, njė gurrė e ėmbėl qė ua shuan etjen shpirtrave tė etshėm pėr dashuri dhe kulturė.

Poezia ėshtė njė pemė me fryte tė ėmbla pėr shijen e shpirtrave tė uritur: “Nuk thonė kot/ Se historia pėrsėritet/ Si nė ėndėrr dėgjova piskamat/ E trishtuara tė perėndive/ Ishin ēmendur hyjnitė e Olimpit/ Nga urrejtja e dehur. (Si nė ėndėrr dėgjova piskamat) Novalis konsideron se „poezia pėrbėn njė pjesė tė teknikės filozofike”. Ajo ėshtė forma mė e lartė e manifestimit shpirtėror. Poezia ėshtė e bija e mahnitjes, ndėrsa poeti shqiponjė qė flatron mbi Luginėn e Lumturisė. Ai ėshtė valė e trazuar e lumenjve tė dashurisė.

Nė vargjet e Adem Zaplluzhės shprehen mendimet, idetė dhe ndjenjat nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nėpėrmjet unit poetik. Nė kuadrin e kėsaj gjinie letrare zotėron vizioni dhe transfigurimi artistik, autori duke apeluar te teknikat e aluzionit, duke krijuar njė univers me forcė tė madhe tė sugjestionit qė i drejtohet lexuesit. Kėshtu qė, nga ky pikėshikim, poeti shpreh sentimentalizmin nėpėrmjet figurave tė stilit dhe tė simboleve. Lirika e tij ka vlera tė pakontestueshme universale: „Ku ishinperėnditė/ Kur u krijua toka/.../ Thonė se edhe atė ditė/ Nuk ditėn tė pushojnė shirat/ Tok me tė reshurat/ Binin edhe thashethemet/ Ndoshta nga frika u krijuan Perėnditė/ /Kurrė mė nuk u ndalėn fjalėt/ Njė flakadan qė ndizej nė Olimp/ Ndizej mes kolonadave/ Ku piqeshin/ Zogjtė e ngrirė tė qiellit (Ndoshta nga frika u krijuan Perėnditė) Lasgush Poradeci, Murat Isaku dhe Azem Shkreli kanė shprehur mendimet mė tė bukura pėr poetin dhe poezinė. Eqrem Ēabej thekson se „Lasgush Poradeci hapi portėn e njė jetė tė re nė poezinė shqiptare.” Asdreni sipas Ēabejt, „e pasuron thesarin e gjuhės me xhevahire tė ēmueshme, me fjalė e mėnyra shprehjesh tė reja, delikate e stėrmagjike.” ...

 

(Bukuresht, 24 Korrik 2018)

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Kur kthehen zogjtė e shiut"

 

SI NĖ ĖNDĖRR DĖGJOVA PISKAMAT

 

Pėr tė shtatėn herė sot sėrish ra shi

Si nga baladat e lashta

Anijet Homerike

Dolėn nė brigjet e Jonit

Dolėn

Dhe i pritėn me ushta e shpata

Cirqet e egra

 

Nuk thonė kot

Se historia pėrsėritet

Si nė ėndėrr dėgjova piskamat

E trishtuara tė perėndive

Ishin ēmendur Zotat e Olimpit

Nga dehja e urrejtjes

Nuk i ndalnin vigmat e pandėrprera

 

Dhe sėrish shiu nuk pushon

Po bie si gur dhembjeje

Mbi kokat

E dykrenorėve

Nuk pat Zot as perėndi

I cili mund t’i ndalte

Mallkimet e shekujve mbi shpirtrat tona

 

 

NDOSHTA NGA FRIKA U KRIJUAN PERĖNDITĖ

 

Ku ishin perėnditė

Kur u krijua toka

Mos vallė

Erdhėn ditėn e dhjetė

Kur njeriu u ngjizė me smirėn

 

Thonė se atė ditė

Nuk ditėn tė pushojnė shirat

Tok me tė reshurat

Binin edhe thashethemet

Ndoshta nga frika u krijuan perėnditė

 

Kurrė mė nuk u ndalėn fjalėt

Njė flakadan qė ndizej nė Olimp

Ndizej mes kolonadave

Ku piqeshin

Zogjtė e ngrirė tė qiellit

 

Askush nuk di

Athua vallė ishte dimėr

Ose pranverė e hershme

Por gjithsesi ishte njė stinė e egėr

Sa qė pėr njė fjalė goje zhdukej njeriu

 

 

NJĖ MISTER I PANJOHUR

 

Njerėzit gabojnė

Kur flasin pėr vdekjen e drurėve

Ose tė dashurisė

Nė jetė nuk ka vdekje

Pėrpos ndėrrimit tė adresės

 

Unė disa herė nė jetė

I ndėrrova me qindra adresa

Por ende kam mbetur

Njė poet endacak

Ose njė njeri pa portofol nė xhep

 

Pėrherė shikoj se si ndryshojnė

Njerėzit

Ndryshojnė aq shumė sa qė

Nga kurrizi i tyre si rrėshira

Pikon qiriu i harxhuar

 

Njė mister i panjohur

Fshihet mbi gungėn e devesė

Sa herė qė e mundon etja

Me njė gjemb kaktusi

Shuan dhembjen e rėrės dhe tė shkretėtirės

 

 

ME NJĖ BASTUN TĖ PLEQĖRISĖ

 

Njeriu ende nuk mėsoi

Se ku fshihet dhembja

Dhe ku fle dashuria

Por gjithsesi

Dhembjen dhe dashurinė

E vendos nė njė shtambė prej deltine

 

Sa herė qė i kujtohet adoleshenca

Me njė kashtė thekre

Si mushkonja qė e thith gjakun

Njeriu nga shtamba

Thith lotin e dhembjes

Po ashtu edhe tė dashurisė

 

Kur i vjen kohe e elefantėve

Ai di se ku janė varret

Me njė bastun tė pleqėrisė

Si nėpėr dyer

Troket nė kalldrėmet e qytetit

Troket pėr t’i zgjuar etėrit e fjetur