Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - KUR FILLON DHE PĖRFUNDON ADOLESHENCA?

Shkruan: Ndue KAZA

KUR FILLON DHE PĖRFUNDON ADOLESHENCA?

     Adoleshenca nuk ėshtė thjeshtė njė stinė e jetės, por njė mėnyrė ripėrtritjeje e psikikės, ku pasiguria dhe ankthi pėr tė ardhmen, ndikimi i instinkteve, nevoja pėr pėrkujdesje dhe dėshira pėr liri, japin tė gjitha sė bashku mundėsitė e shfaqjes mbi tė cilat mund tė zhvillohet vetė jeta.

 

 

            Ėshtė njė pyetje qė gjithmonė ėshtė shtruar dhe vazhdon tė shtrohet jo pa interes. Adoleshenca ėshtė njė fazė e jetės sė secilės qenie njerėzore, nė tė cilėn individi pėrfiton aftėsi e njohuri pėr pėrgjegjėsitė e tė rriturit. Pėrvojat emocionale dhe ndryshimet trupore marrin ngarkesė tė lartė drejt vendosjes sė raporteve tė reja me botėn e veten.

            Kur nis e mbaron adoleshenca, nga mosha 11-18 vjeē apo 20-25 vjeē? Pėr kėtė e mjaft probleme tė tjera ka ide dhe mendime tė ndryshme, tė cilat janė me nuanca tė veēanta, por nė trajtim tė pėrgjithshėm nuk kanė dallime thelbėsore. Adoleshenca ėshtė periudha e jetės, e cila pėrfshin vitet ndėrmjet fėmijėrisė dhe moshės sė rritur. Ajo shoqėrohet me ndryshime rrėnjėsore, tė cilat kanė tė bėjnė jo vetėm me rritjen biologjike, por edhe me zhvillimin mendor, sjelljen, komunikimin etj. Nė pikėpamje psikike, adoleshenca ėshtė njė periudhė krize, qė pėrfshin njėkohėsisht ndarje, shkėputje, zhvillim e vetaktivizim tė vrullshėm nė njė klimė shndėrrimesh e shpėrthimesh tė mėdha.

            Adoleshenca nuk ėshtė thjeshtė njė stinė e jetės, por njė mėnyrė ripėrtritjeje e psikikės, ku pasiguria dhe ankthi pėr tė ardhmen, ndikimi i instinkteve, nevoja pėr pėrkujdesje dhe dėshira pėr liri, japin tė gjitha sė bashku mundėsitė e shfaqjes mbi tė cilat mund tė zhvillohet vetė jeta. Por nė kushte tė ndryshme jetese, kemi vėshtrime tė ndryshme. P.sh., nė vendet e zhvilluara nga ana ekonomike rritja biologjike nė ditėt tona bėhet mė shpejt nga ē’ndodhte vite mė parė, edhe shkollimi qė u ofrohet tė rinjve ėshtė i ndryshėm, ėshtė mė i gjatė. Pavarėsia ekonomike arrihet mė vonė, pėrtej moshės 20 vjeē. Ndonėse pjekuria biologjike ėshtė realizuar, statusi i tė rriturve ende nuk u njihet. Vetė tė rinjtė nuk ndjehen tė rritur. Ata, siē i trajton shoqėria, janė nė rrugėn drejt formimit.

            Pra, adoleshenca pėrfaqėson njė kohė kalimtare nga fėmijėria nė pjekurinė relative. Ajo ėshtė njė moshė kritike ndryshimesh dhe pėrjetimesh, prandaj ndikimi i faktorėve shoqėrorė nė tė ėshtė shumė i rėndėsishėm. Kohėzgjatja e adoleshencės mund tė mos korrespondojė e njėjtė pėr tė gjithė njerėzit pėrsa u takon karakteristikave tė tyre tė ndryshme tė zhvillimit.

            Nė vėshtrim tė pėrgjithshėm, adoleshenca ėshtė njė dukuri e pėrbashkėt pėr tė gjithė individėt, por natyrisht pėr secilin individ ose grup individėsh ka ndryshime, qė i ndeshim rėndom. Ato ndodhin pėr shkak tė nivelit kulturor, periudhės historike dhe veēorive individuale tė ēdo subjekti. Duke u mbėshtetur nė kėto argumente, mund tė arrijmė nė pėrfundimin se adoleshenca pavarėsisht mospėrputhjeve kohore nė mėnyrė tė plotė, pėrbėhet apo kalon nė tri faza apo pjesė, tė cilat janė: paraadoleshenca, adoleshenca e hershme dhe adoleshenca e vonė.

            Nė etapėn e parė, paraadoleshenca, qė lidhet me rindėrtimin e organizmit, zhvillimi fizik dhe fiziologjik nuk bėhet i njėtrajtshėm. Prandaj koha e pubertetit shfaqet jo nė tė njėjtėn kohė, duke e shtrirė krizėn. Ritmet e zhvillimit janė tė larta, por nė planin e formimit tė personalitetit ka paqėndrushmėri tė madhe, megjithėse bie nė sy e shprehet ndjenja e tė rriturit. Shfaqen dyzime e lėkundje nė karakter, tė rinjtė dashurojnė vrullshėm dhe urrejnė papritmas, binden, nėnshtrohen, por edhe rebelohen, paraqiten tė sjellshėm e idealistė, por edhe brutalė e materialistė. Ata manifestojnė gjendje tė ngritur emocionale dhe pa u kuptuar shndėrrohen nė pesimistė e kokėfortė, jo rrallė hutohen, pėrfshihen nga ndjenja e tė qenit i pavlefshėm (kjo ndikon tė mbyllen nė vetvete). Nė kėtė moshė zhvillohet tė menduarit teorik refleksiv, shkallė-shkallė ngrihen nė njė nivel mė tė lartė veprimet mendore: analiza, sinteza, klasifikimi, pėrgjithėsimi etj. Lindin elementet e logjikės sė tė rriturit, duke u ngritur cilėsia e perceptimeve, tė kujtesės dhe imagjinatės.

            Adoleshenca e hershme ėshtė koha e vėrtetė kalimtare ndėrmjet paraadoleshencės dhe rinisė. Nė kėtė moshė krijohet njė pėrfytyrim fillestar pėr orientimin profesional, gjė e cila krijon njė tendosje e frikė, pavarėsisht nga zgjedhjet qė mund tė bėhen. Gjatė saj marrin pėrparėsi vlerat vetjake nė krahasim me ndikimet e jashtme, ndėrtohet plani jetėsor dhe nevoja pėr intimitet ėshtė e papėrballueshme. Ndjeshmėria emocionale e adoleshentėve ėshtė e lartė. Prandaj nė kėtė moshė shfaqen reagime tė forta nė ēaste tė papritura. Vlerėsimi dhe vetėvlerėsimi janė mekanizma nxitės, por nė pranimin e tyre real ka luhatje tė mėdha.

            Ndryshimet fizike dhe emocionale tė ndjeshme e tė shpejta ndodhin nė njė hapėsirė kohe tė caktuar. Ato zgjasin deri nė arritjen e autonomisė sė plotė, atėherė kur vendosen raporte emocionale instinktive tė shpejta me grupe tė tjera dhe me mjedisin shoqėror. Megjithatė ėshtė disi e vėshtirė tė pėrcaktojmė kufirin kohor tė mbylljes sė adoleshencės. Frojdi e ka pėrcaktuar kėtė afat kohėn kur “adoleshenti ėshtė i aftė tė dojė e tė punojė,” ndėrsa Erikson e pėrcaktoi si kohėn kur i riu “ėshtė i aftė tė pėrfshihet pėr njė raport intim me njė tjetėr, duke realizuar njė takim ndėrmjet dy “unė-ve” tė ndryshėm”. Pra, adoleshenca mbyllet kur individi ėshtė i aftė tė krijojė raporte tė qėndrueshme me veten, me grupin e afėrt dhe gjithė mjedisin ku jeton. Ky koncept i bazuar nė aftėsinė e pėrshtatjes me veten, me tė tjerėt apo me botėn, tregon si ndodhin ndryshimet, qė e detyrojnė individin tė sillet e tė formohet nė bazė tė raporteve qė ka me mjedisin ku bėn pjesė, me grupin mė tė afėrt dhe me shndėrrimet e tij tė brendshme. Adoleshenca mund tė karakterizohet si fazė e kalimit nga bregu i frikės dhe i ankthit nė atė tė strukturės funksionuese tė sigurisė sė tė tė rriturit. Ky kalim nuk bėhet nė njė ditė, as nė mėnyrė tė rrufeshme. Pėr tė duhet tė shmangen a tė kapėrcehen njė mori pengesash njė nga njė dhe jo tė grumbulluara nė mėnyrė absurde.

            Njė i ri, edhe pse ėshtė i gatshėm tė jetojė i pavarur nėpėrmjet punės sė tij, ende trajtohet adoleshent dhe mbetet pėr njė farė kohe nėn ndikimin e tė tjerėve, veēanėrisht tė prindėrve tė tij jo vetėm pėr forcėn e zakonit, por pėr efekte tė tjera, kryesisht psikologjike, shoqėrore dhe ekonomike. Prandaj themi qė adoleshenca vazhdon e zgjatet. Kjo na bėn tė bindemi qė edhe pse arrihet mosha 20 vjeē, individi ende nuk e ka mbaruar kėtė fazė kritike, pra ai nuk ėshtė i gatshėm tė futet nė botėn e tė rriturve. Pikėrisht pėrballė kėsaj zgjidhjeje ekziston rreziku i tėrheqjes, veēanėrisht kur tė rinjtė nuk arrijnė tė ndėrtojnė raporte tė drejtpėrdrejta me realitetin. Pėr kėtė arsye, nė momente tė tilla mund tė paraqiten mundėsi pėr t’u shfaqur te adoleshentėt edhe prirje neorotike. Nė tė kundėrt, ka nga ata tė rinj qė rriten pėrpara limiteve tė caktuara kohore pėr arsye mbijetese, megjithėse kapacitetin, gjykimin e kritikėn ende nuk e kanė tė zhvilluar nė nivelin e dėshiruar.

            Njė tipar tjetėr i kėtij ndryshimi, ėshtė rritja e adoleshentėve me shfaqje e prirje mbrojtėse, maniake e paranojake, dukuri kėto tė mundshme gjatė zhvillimit, tė cilat shfaqen ose jo gjatė kėsaj periudhe. Prandaj me tė drejtė nga shumė studiues adoleshenca ėshtė pėrcaktuar si moshė e cila shoqėrohet me probleme tepėr tė ndjeshme.

 

 

 

            Zbulimi i kontratės shoqėrore

 

            Po tė gjykojmė me kujdes, arrijmė nė pėrfundimin se e gjithė jeta ėshtė ndėrtuar e rrjedh nė mėnyrė tė tillė, qė tė ngjason me njė sistem piramidal, brenda tė cilit gjenden njė rrjedhshmėri detyrash, qė duhen zgjidhur nė momente sa mė tė pėrshtatshme. Nėse kėto zgjidhje nuk bėhen nė kohėn e nevojshme dhe nė pėrputhje me kėrkesat etiko-morale, zhvillimi i individit bėhet gjithnjė e mė kompleks, ndėrsa nė marrėdhėniet ndėrpersonale paraqiten mjaft probleme. Po marrim njė shembull.

Nė fėmijėri ekzistojnė detyra, tė cilat artikulohen nga tė gjithė krahėt, si:

            -Tė folurit;

            -Tė ecurit;

            -Vetėshėrbimet etj.

            Limiti ėshtė i pėrcaktuar nė kohė biologjike. Po qe se pėr ndonjė motiv individi nuk arrin t’i realizojė kėto detyra, i gjithė mekanizmi kompleks i evolucionit tė pėrsonalitetit dhe zhvillimit tė tij vihet nė dyshim dhe fillon e kompromentohet.

            Paralelisht me ato qė pėrmendėm mė lart, ekzistojnė edhe detyra tė tjera socialkulturore, si:

            -Tė pėrftohen aftėsi komunikuese specifike: shkrimi, leximi;

            -Tė fitohen shprehi shoqėrore: tė bėhesh qytetar i denjė, tė demonstrosh pėrgjegjėshmėri nė afate kohore tė pėrcaktuara etj.

            Tė gjitha kėto kėrkesa tė argumentuara do tė realizohen mirė, nėse respektohen parimet dhe metodat psikologjike tė zhvillimit tė personalitetit tė njeriut. Nė kėtė fushė ka traditė kulturore tė trashėguar, por ajo drejt sė cilės kėrkohet tė pėrqendrohemi mė tepėr, mbetet edukimi i mirėfilltė me njohuri, parime dhe metoda bashkėkohore edukimi, tė cilat na lejojnė dhe na ndihmojnė pėr tė respektuar zhvillimin e individualizuar dhe efektiv tė ēdo fėmije. Disa parime zhvillimi janė tė pėrbashkėta dhe tė pandryshueshme pėr ēdo kulturė njerėzore. Tė tjera janė tė pranishme nė disa shoqėri tė caktuara. Natyrisht, tė gjitha kėto parime ndikojnė drejtpėrdrejt nė tipin njerėzor, qė shoqėria ka mision pėr tė realizuar. P.sh., pėrgatitja pėr njė karrierė pune nė njė shoqėri tė prapambetur ėshtė detyrė e thjeshtė, pa kėrkesa thelbėsore, sepse ndarja e punės bėhet vetėm nė bazė tė njė kriteri, tė kriterit gjinor. Tė gjithė anėtarėt e shoqėrisė, me pėrjashtime tė vogla, kanė tė njėjtėn punė, prandaj pėrgatitjen e pasardhėsve e realizojnė pothuajse nė mėnyrė standarde. Ndėrsa nė shoqėrinė e sotme tė konsumit procesi i edukimit paraqitet mė i ndėrlikuar, mė i vėshtirė, sepse individi duhet tė pėrgatitet nė tė gjitha drejtimet, qė tė pėrballet e tė zgjidhė njė numėr situatash e detyrash, tė cilat nė jo pak raste mund tė jenė edhe tė paparashikueshme. Shoqėria demokratike krijon mundėsi tė panumėrta, punė e probleme me tė cilat individi pėrplaset. Pra, qė njė individ i tillė tė triumfojė dhe tė realizojė qėllimet e tij nė jetė, kėrkohet tė ketė njė shkallė tė lartė zhvillimi, pėrgatitjeje tė gjithanshme, e cila arrihet me njė sistem tė pėrparuar e kompetitiv edukimi.

            Nė praktikė, qė nė moshė tė re pėrpiqemi t’i edukojmė fėmijėt tė zbatojnė disa rregulla. Dalėngadalė gjatė jetės individi nis tė kuptojė vlerėn e vertetė tė zbatimit tė tyre nė mėnyrė tė pėrpiktė. Hap pas hapi ai arrin tė pėrvetėsojė edhe koncepte tė tjera, si: kooperimi, drejtėsia, mirėkuptimi etj. Prandaj Piazhe e karakterizon kėtė veprimtari si proces ku fėmija zbulon kontratėn e tij shoqėrore. Nė kėtė mėnyrė, individi jo vetem vendos raporte me realitetin nė tė cilin jeton, por ndėrgjegjėsohet pėr atė qė nė tė vėrtetė duhet tė bėjė e duhet tė jetė. Nė tė gjithė kėtė proces roli i familjes ėshtė parėsor. Nė kėtė fazė zhvillimi, krijimi i steriotipeve tė gabuara krijon vėshtėrsi pėr marrjen e pėrgjegjėsive, tė cilat rriten nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar sė bashku me fėmijėn. Prandaj metodat e edukimit familjar, orientimi, komunikimi dhe parimet e organizimit tė punės konkrete kėrkohet tė pėrshtaten e tė modelohen me veēoritė individuale tė secilit fėmijė. Mbi kėtė bazė realizohet nė mėnyrė tė natyrshme dhe pa sforcime kontrata me realitetin shoqėror, e cila zgjerohet ēdo ditė.

 

            Vazhdon...

 

 (2)      (3)