.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Kur buzėqeshja humb... dhe ringjallet!

www.facebook.com/Mos.harroni.te.buzeqeshni

       KUR BUZĖQESHJA HUMB... DHE... RINGJALLET!

 

     Buzėqeshja ka njė veti tė mirė, ajo nuk na braktis tėrėsisht... thjeshtė qėndron e fshehur thellė-thellė nė shpirtin tonė. Si njė feniks qė ngjallet nga hiri i tij, edhe buzėqeshja sado qė ta zhdukim e vėrvitim tutje larg jetės sonė... rrėnjėt i ka tė ngulura thellė nėpėr zemrat tona... dhe ringjallet... prapė... gjithmonė...

             

 

 

            Edhe buzėqeshja humb... kur e harrojmė diku rrugėve tė jetės... dhe ikim vazhdojmė pa atė...

            Edhe buzėqeshja humb... kur ia falim dikujt dhe harrojmė ta marrim prapė... kur ikim ne... ose kur largohen ata...

            Edhe buzėqeshja humb... kur ajo ikėn me lotėt e lamtumirės pėr dike...

            Edhe buzėqeshja humb... kur shpresa kthehet nė njė fjalė tė huaj pėr ditėn tonė...

            Edhe buzėqeshja humb... kur lotėt bėhen ''zot'' nė fytyrėn tonė...

            Edhe buzėqeshja humb... kur ngjyra gri, fillon e dominon nė ylberin e jetės...

 

            Buzėqeshja humb... kur ne harrojmė qė duhet tė buzėqeshim...!!!

 

            E braktisim shpeshherė si njė mall pa rėndėsi.

            E flakim pa mėshirė.

            E hedhim poshtė.

            E shtypim.

            E thyejmė.

            E grisim.

            E shajmė.

            E lėndojmė.

            E harrojmė... diku... buzėqeshjen tonė.

 

            Tregohemi tė dobėt nė betejat e jetės dhe lėmė dėshmor nė to buzėqeshjen tonė.

            Lodhemi se luftuari dhe dorėzojmė ''rob luftė'' buzėqeshjen.

            Pesimizmi kur fiton mbi optimizmin flak tej, buzėqeshjen.

            Kur i themi hyr trishtimit nė derėn e ditės sonė, ai hedh pėrjashta nga dritarja buzėqeshjen tonė.

            Zhgėnjimi bėhet mbret dhe i tund kėmbėt princeshės buzėqeshje.

            Tradhtia e mashtron buzėqeshjen dhe i tregon rrugėn e gabuar pėr nė jetėn tonė.

            Gėnjeshtra e gėnjen buzėqeshjen se ne nuk kemi mė nevojė pėr atė...

            Mosbesimi na mbush mendjen se buzėqeshjes nuk i duhet besuar...

 

            Dhe ne harrojmė tė buzėqeshim...!

            Dhe... buzėqeshja... ikėn... largohet... humb...!

 

 

 

            Buzėqeshja ka njė veti tė mirė, ajo nuk na braktis tėrėsisht... thjeshtė qėndron e fshehur thellė-thellė nė shpirtin tonė.

            Si njė feniks qė ngjallet nga hiri i tij, edhe buzėqeshja sado qė ta zhdukim e vėrvitim tutje larg jetės sonė... rrėnjėt i ka tė ngulura thellė nėpėr zemrat tona... dhe ringjallet... prapė... gjithmonė...

            Mjafton njė shkėndijė... dhe ajo ndizet... merr flake... shpėrthen... rrezet e saj pozitive mbi fytyrėn tonė...!

            Mjafton njė dėshirė e vogėl, e fshehur, e menduar e pashprehur... qė hija gri tė zėvendėsohet nga rrezet e dobėta tė buzėqeshjes...!

            Mjafton njė shtyse e vogėl nga dikush, tė na zgjojė, qė tė reagojmė nga grija qė na ka zymtuar shpirtin dhe ditėn... qė drita e optimizmit tė shpėrthejė nė fishekzjarre buzėqeshjesh...!

            Mjafton dėshira e mirė, pėr tė rifilluar dhe buzėqeshja do jetė bashkudhėtarja jonė nė sfidat e reja qė na presin...!

 

            Mjafton guximi pėr tė ecur edhe njė hap...

            Mjafton njė rrahje zemre...

            Mjafton njė shtrėngim dore...

            Mjafton njė pėrqafim...

 

            Mjafton njė buzėqeshje tjetėr pėr tu infektuar...!!!

 

Mos e harroni :

''Ju nuk e keni humbur buzėqeshjen tuaj, ajo ėshtė nėn hundėn tuaj... Thjesht e kishit harruar qė ishte atje...!''

 

© E. K.