Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - "KURAJOJA"

Shkruan:  Pėrparim  HYSI 

"KURAJOJA"

(skicė humoristike)

       Sado me sportivitet qė dėgjoja kėta miqtė e mi, qė po mė mbanin me "kurajo", sikur po mė hipnit kacabujtė, sado qė "lektorėt" qenė njerėz me tė cilėt kam tė bėj dhe, pėr t'i bėrė bisht, ndonjė bisede tjetėr tė "nxehtė", u ndava nga ata dhe po bėj kėtė shkrim qė besoj diēka thotė.

 

 

            "Nė vendin e tė varurit, mos kujto litarin!"      

            Popullore

 

            Ndodh qė je mirė e bukur dhe, papritur, ndesh me njė hall shėndetėsor qė, sado nė dukje ėshtė i vogėl, befas bėhet i madh. Ky "befasim" i kėsaj rritjeje ėshtė, pa dyshim, subjektiv. Por, sidoqoftė, bėhet sa  agravues, aq dhe  acarues. Mandej, ky hall, zė e  rrit peshėn e tij relevante sa tė duket si mal qė e mban mbi shpatulla. Shto, pastaj zakonin tonė tė keq qė "hallin" tonė ua transmetojmė tė tjerėve, atėherė; "vil mendime  nga njėri e nga tjetri, e pak nga pak, ja "tek u mbars malli dhe polli njė mi". Se vėrtet kėshtu ka ndodhur. Hallin e kam unė mbi shpatulla dhe, nėse e bie si shkrim pėr ju, e bėj enkas: mos t'i ndodhė askujt siē mė ndodhi mua.


                              *   *  *

            Kam patur prej kohėsh njė "nishan" apo  puēėrr mbi shpinė. As e trazoja dhe as mė trazonte. Kurrė dhe, nė ndodhte qė mė kruhej, as qė guxoja ta bėja njė gjė tė tillė, se psikologjikish, por dhe shkencėrisht, thuhet qė duhen lėnė nė "punė tė tyre". E lashė unė, por nuk mė la "nishani". Duket i ngjau njė "vullkani tė fjetur", qė, befas, zė e ēliron magmėn qė ka pėrbrenda dhe "zgjohet". Unė nuk e pashė qė u "zgjua", por ndjeva njė si dhimbje tė lehtė qė mė shponte shpinėn. Kėrkova ndihmėn e time shoqeje dhe qe ajo qė vėrejti: "vullkani" qe zgjuar. Natyrisht, qė, fillimisht, u mundova ta ktheja nė atė "gjumin" e dikurshėm, me mjekime ambulatore, por nuk mė njohu pėr zot. Atėherė trokita tek mjeku specialist. Kirurgja konstatoi qė kish nevojė pėr ndėrhyrje mikrokirurgjikale dhe, me qė mjekėsinė e kem "falur", mė dėrgoj qė tė blija ca medikamente qė duheshin. I bleva ato dhe bėri ndėrhyrjen e duhur. Mjekimi pėr tė mbyllur "erupsionin e vullkanit tė heshtur mbi trupin tim", vazhdon edhe ca ditė. Por, nė e shkruaj  kėtė skicė, e bėj  enkas. E kam quajtur humoristike, se me tė vėrtetė ėshtė pak me tė qeshur, sidomos pėr  tipa si unė qė i marrim dhe "thagmat" me sportivitet.

                           

 

            Me qeskėn e farmacisė nė dorė, takova ca shokė qė, sado rrallė, tė paktėn njė herė nė javė ulem nga njė copėherė me ta. Duke mė parė me qeskėn e farmacisė nė dorė, lindėn dhe bisedat e mė poshtme:

            -Ē' e ke kėtė qeskė?

            -Vajta nė farmaci dhe bleva kėto ilaēe.

            Dikush (epo sa kurioz qė bėhemi) e hapi qeskėn dhe, tek i pa, mė thotė: -Ore, mos ka filluar Sika dhe bėn gjėlpėra aty tek rri, se paske blerė "betadinė", njė pomadė, garza, leoko-plast  dhe shiringa. Tė lumtė, -e mbylli, -zanati nuk vdes kurrė.

            -Jo, mor mik, -u mbrojta unė, -Sika (ėshtė fjala pėr time shoqe, infermiere me profesion), ka  njėzet e pesė vjet qė ėshtė pėrciell me gjėlpėrat, po i kam blerė unė. Dhe fillova tė tregoja pėr "vullkanin" tim mbi shpinė qė qe "zgjuar".

            -Ou, -bėri  ky qė hapi qeskėn. Po ē'ke bėrė kėshtu, more ditėzi? Po a e di ti qė Hamzai i Merjemės, pse doktori i hoqi njė puēėrr tė tillė, pas 6 - muajėsh iku nga kjo botė.

            Tek dėgjoja kėtė "leksion" kaq tė qėlluar, u mundova me politesė, po ku mė la radhė njė tjetėr.

            - Ore, po ku e pati ai "merhumi" Hamza atė "puērrėn"?

            -Po ja, kėshtu si Papi. Tohidho: mbi kurriz e kishte. Pastaj Papi e ka nga halli, se iu "zgjua", po ajo "puērra" e "merhumit" Hamza flinte pėr qejf tė saj, por Hamzai i shkretė na paskej mik njė kirurg dhe ky, pasi ia kish parė, i kish thėnė: -Hajde, o Zake, tė ta heqim. Shkoi e hoqi dhe, pas gjashtė muajėsh, iku nga kjo botė. Ja, para njė jave, i bėmė tė dyzetat. Bobo! Ta gjesh, nga nuk e pandeh.

            Natyrisht, qė nuk mė erdhi aspak mirė, sa dėgjova seē bloi "kuriozi", por nuk qe me kaq. Pėr fat tė keq, timin me domosdo, ata hynė aq thellė tek halli im, sa, secili po mundohej tė mė jepte "kurajo".

            -Mirė nė shpinė, se nuk e sheh dot me sy dhe, tek lahesh, zė e ngacmon, por ti, -m'u drejtua "kurajozi" tjetėr, -e njihje Danen e Azbiut.

            -Po si nuk  e njihja?- u pėrgjigja unė.

            -Epo qy, Dania, atė tė shkretė nishan ma kish nė krah. Ē'e kam? Pse e kam? Dhe, kėshtu si ti, frymėn tek doktori. Ky po tak thikėn dhe m'i thotė: - Ta hoqa dhe shpėtove. Shpėtove, por "nishani" mė paskėsh atė  avazin e qemanes sė Nastradinit, tak "u zgjua", siē thotė Papi dhe gjithė ai Dane brenda njė muaj erdh dhe u fal pak nga pak, siē bėn kandili kur i mbarohet vaji.

            Sado me sportivitet qė dėgjoja kėta miqtė e mi, qė po mė mbanin me "kurajo", sikur po mė hipnit kacabujtė, sado qė "lektorėt" qenė njerėz me tė cilėt kam tė bėj dhe, pėr t'i bėrė bisht, ndonjė bisede tjetėr tė "nxehtė", u ndava nga ata dhe po bėj kėtė shkrim qė besoj diēka thotė.

 

Tiranė, 7 nėntor 2015