Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - KUMRITĖ PREJ DELTINE

Shkruan: Skėnder ZOGAJ

      

KUMRITĖ PREJ DELTINE

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Kumritė prej deltine" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            JETA E SHPIRTRAVE TĖ ARGJILIZUAR   

 

            Fenomeni universal mė reflektues i tė gjitha aspiratave tė tė gjitha llojeve tė gjallesave tė planetit Tokė, ėshtė jeta qė shenjėzon vijėn mė domethėnėse ndėrmjet hyjnores dhe njerėzores. Prandaj, ėshtė krejtėsisht e arsyeshme qė, pėrmbajtja dhe cilėsia e jetės janė preokupimi i pėrhershėm njerėzore, deri nė masėn instinktive tė ballafaqimit me faktorėt rrethanorė, objektivė e subjektivė tė natyrės. Nė kėtė ballafaqim ndodh ngjizja e ndjenjave, qė janė zėdhėnėse tė gjendjes emocionale dhe reflektim i kushtėzuar i vullnetit tė njeriut pėr ndryshimin e vetes dhe tė rrethit jetėsor. Nė kėtė plan ndjenjat e kanė fuqizuar mendjen njerėzore deri nė absurd, aq sa, njeriu i shekullit 21, po shfaqet si pushtues i gjithėsisė. Ky pretendim fantastik realizohet nėpėrmjet ndjenjave, qė janė energjia mė e pėrsosur e ndėrlidhjes komunikuese tė njeriut me botėn, nė tė cilin proces, pos tė tjerash realizohet edhe krijimtaria artistike, qė ėshtė vlerė superstrukturore.

            Kėsaj vlere superstrukturore i dedikohet edhe vėllimi poetik “Kumritė prej deltine“ tė Adem Zaplluzhės, i cili poentėn artistike e kėrkon tek tė menduarit filozofik pėr jetėn e njeriut dhe pėr shoqėrinė aktuale shqiptare, e cila e ka argjilizuar shpirtin njerėzor deri nė masėn e njė absurdi tė skajshėm, aq sa ky shpirt ėshtė i detyruar tė gjej strehim te “Kumritė prej deltine”! Kėtė dergjje e kanė  poezitė e librit, qė krahas veēantisė sė tyre, kanė njė ndėrlidhje oponente tė fuqishme me njėra tjetrėn, dhe bashkėrisht pėrbėjnė njė strukturė poetike tė pasur e tė artikuluar mirė pėr kėrshėrinė e lexuesve me formim tė mirė letrar...

 

            Cikli i parė: Kumitė prej deltine

 

            Prekja e fenomenit jetė deri nė tjetėrsimin e saj, ėshtė fusha e aventurės krijuese tė poetit Adem Zaplluzha, i cili thyen kodin e jetės normale, qė inkarnohet nė jetėn e kumrive prej deltine, qė ėshtė njė veprim absurd, i vrazhdėt dhe i panatyrshėm, por njėkohėsisht i plotė kuptimtė pėr njė qasje tė re krijuese, qė i rikthehet jetės nė gjenezėn e saj, tek krijimi i jetės nga dheu, pra i gatimit tė njeriut nga deltina, qė janė hipoteza kryesore mitologjike por edhe shkencore, sepse toka ėshtė nėna e ngjizjes sė materies dhe e frymės jetėsore. Ėshtė padyshim njė gjetje e shkėlqyeshme e autorit Zaplluzha, qė realizon njė parabolė shumė tė goditur figurative, pėrmes sė cilės shenjėzon kėrcėnimin e pėrhershėm tė evolucionit tė jashtėzakonshėm natyror tė jetės, pra, ka tė bėj me tjetėrsimin e jetės qė konsiderohet se shkon kah pėrsosmėria, mirėpo kjo pėrsosmėri del tė jetė e kushtėzuar nga e padukshmja frymė e shenjtė, pa tė cilin jeta njerėzore nuk do tė kishte kurrfarė kuptimi. 

            Sugjerimi i autori ėshtė hipotetik por nė kuptimin artistik ėshtė shumė reflektues sepse “Kumritė prej deltine” shtrohen si ide mbi ndėrtuese, e cila provokon ndėrgjegjen njerėzore dhe dinamizon potencėn e gamės sė ndjenjave shpirtėrore tė njeriut e tė shoqėrisė njerėzore, qė tė mund ta kuptojnė sa shumė kanė nevojė pėr afsh zemre dhe mendje ndritje. Pra, poeti Adem Zaplluzha, si dikur, rilindasi ynė i madh, Naim Frashėri, nga kraharori i bėrė vrima-vrima nga tjetėrsimi i “fluturimit tė gjinkallės”, nė njė dhomė tė ngulfatur nga lehja e natės, pėrpiqet qė tė ndez dritėn e qiriut. Njė tablo surrealiste nė tė cilėn zhvillohet drama e njė nate plotė herezi: 

            Jashtė fėrshėllen murrlani

            Njė shtrezė e mykur

            Qante mes tavolinave

            Dritat e neonit si pėr mahi

            Ngritėn dolli me vetminė

            (fq.6)

  

            Kėshtu niset protesta e autorit “pėr ligėshtinė e lagėshtisė sė mureve” e cila apriori shfaqet fuqiplotė nė heshtjen e asgjėsė sė gjėsendeve tė shndėrruara nė hije, qė fjalėn e kanė bėrė tė shėmtuar, sepse, siē thekson shpirti kryengritės i poetit: 

 

            “... u klonuan fjalėt / Nga dhėmballėt e dyllta/ Dhe kundėrmuese”(fq.7).  

 

            Nė gjendje deliri, heshtja do tė ishte dhurata mė ngushėlluese, mirėpo, ėshtė e pamundur sepse ka ndodhur shpėrfaqėsimi i gjėrave qė kanė ndryshuar nga “Koha e vrarė qė sillet vėrdallė” dhe qė me “kundėrmimin si turshi lakre” vret shpirtin, qė nuk mund ta ruaj qetėsinė, derisa shfaqen pamjet shėmtuara:

 

            “Nėpėr trotuare shoh skile tė sėmura,

            Njerėz me nga njė shqisė tė dėmtuar...” (fq.12)

 

            Ndėrkohė qė:

            “E zhveshur deri nė asht 

            Me njė shpirt nudo zvarritet dita...” (po aty)

 

            Dhe poeti gjithė dėshpėrim tregon:

            “Qan edhe guri i vetmuar

            Askush nuk ngre dolli me askėnd

            Ēfarė brirėsh paska kjo kohė

            Qė e shpon parzmėn e tokės” (fq. 15)

 

            Shpirti i shqetėsuar i Adem Zaplluzhės me njė vėmendje tė hollė dhe tė ndjeshme, si rrallė ndonjė poet tjetėr, kundron jetėn e njeriut tė ditėve tona dhe me ngashėrim shfryen indinjatėn e tij tė thellė pėr tjetėrsimin e qenies njerėzore:

 

            “Njė ditė ecim vertikalisht

            Pastaj ditėn tjetėr si bretkosa

            Marrim frymė horizontalisht

            U ngjajmė zvarranikėve parahistorikė

            Sa qė na thyhen eshtrat e brinjėve.” (fq. 17)

            Arsyen e kėtij tjetėrsimi autori e gjen te mungesa e atdheut, apo mė saktė te atdheu qė i ngjante kumrisė prej deltine, dhe duke qenė se kjo ėshtė njė e vėrtetė e saktė, poeti ironizon me tė vėrtetėn e nocionit atdhe, qė nuk ėshtė i njėjtė pėr tė gjithė, pėrkundrazi, siē thotė populli, pėr dike ėshtė nėnė e pėr dike njerkė. Nė kėtė dalldisje frymėzimi, Adem Zaplluzha realizon poezinė “Atdheu im herė i ngjante kumrisė”, nė tė cilėn kemi pėrshkrimin e shkėlqyeshėm:

            “Atdheu im herė i ngjante kumrisė

            E herė zebrės sė plagosur

            Njė ditė fluturonte me tėrė krenarinė

            E tij tė madhe

            Kurse ditėn tjetėr dukej si hartė e grisur”(Fq. 20)...

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Kumritė prej deltine"

 

BRENDA DHOMĖS DĖGJOHEJ LEHJA E NATĖS

 

Jashtė fėrshėllen murrlani

Njė shtrezė e mykur

Qante mes tavolinave

Dritat e neonit

Ngritėn dolli me vetminė

 

Njė tablo surrealiste

Pandėrprerė zgėrdheshej

Zgėrdheshej

Me njė karikaturė lakuriqe

Brenda dhomės dėgjohej lehja e natės

Sa ishte i gjymtė portreti i shėmtuar i fjalės

 

Mė duket se atė ēast kishte zbritur sterra

Ose nuk ishte asgjė pėr tė cilin

Do shkruaja vetėm njė fjalė

Ti ishe njė hije e zverdhur

Qė paloseshe si nusja nė gjerdek

 

Por ēdo gjė u shndėrrua nė heshtje

Heshte edhe ylli im polar

Njė fjalė e shėmtuar

Dhe njė copė druri akoma mė i shėmtuar

Ngritėn dolli

Pėr ligėshtinė e lagėshtisė sė mureve

 

 

ĒFARĖ TĖ BĖJĖ ME DUART E TUA

 

Sa shpejt u klonuan fjalėt

Nga dhėmballėt e dyllta

Dhe kundėrmuese

Si njė spinė e kalbur kėputet gjuha

Kėputen meteorėt si pemėt e kalbura

 

Tė thashė largohu nga kjo lojė

Por ty t’u kishte gurėzuar shpirti

Ishte gurėzuar aq shumė

Sa qė nga xhelozia u plandose

Pranė sėmundjes tėnde tė keqe

 

Ēfarė tė bėjė me patologjinė tėnde

Ku t’i vari kėto pak fjalė qė mi the

Por aq ishin tė rėnda

Sa qė s’pata takat t’i barti

Si ti mėkatet e tua

 

Ndoshta ishte mėkati yt i sėmurė

Ose i imi

Mbase ti ishe

Vetė mėkat i mėkatit

Por gjithsesi ishte diēka e pashpjegueshme

Mes mėkatit dhe kryqit tėnd tė dyshimtė

 

 

PĖRRETH TAVOLINAVE TĖ DEHURA

 

Si rrapėllimėn e teneqesė sė ndryshkur

Dėgjova zėrin tėnd

Kakarisja e natės s’pushonte

Ethet e dehura si asnjėherė mė parė

Ia shėmtuan rropullitė celularit

 

Pėrreth tavolinave tė dehura

Grumbuj zogjsh tė lagur nė shi

Vera e prishur

Kundėrmonte si turshi lakre

Muret tėrė trishtim

Vidhnin rropullitė e njė kėndesi tė infektuar

 

Jashtė mureve tė dhomės

Dėgjohej gjėma e veriut

Nesėr burrat e lagjes do i grithin fytyrat

Kurse ti si njė kėndes i zgėrlaqur

Ende qėndron i pėrhumbur

Mbi plehun e fjalėve tė tua tė pa pėrtypura

Ishe dhe je si gjithmonė

Gjaku im i prishur

Ky det i ēmendur i kėsaj nate

Me lopata prej mjegulle

Llamburit si i babėzitur

Llamburit nėpėr motet e ligshta tė fėmijėrisė

 

 

NJĖ KOHĖ E VRARĖ SILLET VĖRDALLĖ

 

Si njė kryq i braktisur

Shtrihet nėpėr varret e vithisura

Pa emėr

Nam e nishan

Njė etje e lashtė njeriu

Rrokulliset rrugėve tė vrara kaherė

 

Nuk dua ta kujtoj harresėn

Atė nocion tė kohės

Mjegullat dhe pluhuri i verdhė

Mbetėn peng

Mbetėn si sisa e njė gruaje

Nėpėr muranat e lashtėsisė

 

Sa herė erdhėn po aq herė edhe ikėn

Nga ky truall kalorėsit e mallkimit

Furtuna i la eshtrat peng

I la peng shalat dhe kuajt e plagosur

Sa qė ende sot

Hingėllon fushėbeteja e trishtimit

Nėpėr lagje tė braktisura

Dėgjohen lehje qensh

S’ndalen as mjaullimat e maceve

Njė kohė e vrarė sillet vėrdallė

Kurse njė tjetėr kohė

Mė e egėr se bisha e sėmurė

Me padurim pret tė kthehet

Pėr ta shuar mallin e sė keqes

 

 

KALOJNĖ ME FYTYRA TĖ SHĖMTUARA

 

Nėpėr trotuare shoh skile tė sėmura

Njerėz me nga njė shqisė tė dėmtuar

Ecin  mes kolonadave

Parakalojnė zogjtė e sėmurė tė njė kohe

 

Procesion pas procesioni

Ecin njerėzit duke i reklamuar gjymtyrėt

Kalojnė me fytyra tė shėmtuara

Kalojnė maskat e thyera tė njė maskarade

 

I zhveshur deri nė asht

Me njė shpirt nudo zvarritet dita

Pas hapave tė saja tė ndryshkėta

Si kujtesa pėrbirohet ėndrra e pėrgjumur

 

Ēdo gjė sonte ishte lakuriqe

Sa shumė i ngjanin gjėrat fjalėve tė tua

Ngjanin aq shumė sa qė

Nuk tė dallova ty nga asnjė e keqe