Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

INSAJDERI

KALLXO COM

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Tema tė tjera 3 - KULTURA E TĖ SHPREHURIT!

Shkruan: Mehmet BISLIMI

KULTURA E TĖ SHPREHURIT!

 

Ėshtė fat i madh qė bota nuk sillet rreth boshtit tė manisė individuale, ajo ka ligjet e veta dialektike, dhe nuk falė askėnd. Ne, njė ditė do tė jemi numra nė zbritje, sa pak jemi tė vetėdijshėm pėr numrat dhe shumėzimin e tyre me numra njerėzish, tė cilėt dikur moti kanė kaluar nė kohė e nėpėr kohė, as mė shumė e as mė pak se numra!...

 

 

Kultura e tė shprehurit me gojė apo shkrim, ėshtė mė shumė se dhunti, jo gjithmonė e lindur, mė shumė e kultivuar nga pėrvoja e jetės, mbėshtetur mbi pėrgatitjen profesionale, intelektuale, akademike etj. Pa dyshim, paraqitja enorme e kėsaj dhuntie, pasqyron edukatėn familjare dhe ambientin nga ku ai/ajo ėshtė rritur dhe edukuar.

Paraqitje kjo, qė nė zanafillė ngėrthen shtresat me njė kulturė tė ngritur shoqėrore, tė cilat janė nė koherencė tė qėndrueshme mes raporteve njerėzore tė komunikimit social, ekonomik, filozofik, politik etj. Vlerė e ēmueshme kjo pėr stadin e njė shoqėrie nė zhvillim. Megjithatė, paaftėsia e zbėrthimit tė tė shprehurit si mision, qėndron edhe pėr faktin e nėnēmimit apo mbivlerėsimit tė palės kundėrvėnėse. Prandaj, jo gjithsecili di tė shprehet, pėrkundėr vullnetit tė mirė tė tij, po aq sa, jo gjithė secili ka kulturė pėr tė dėgjuar dhe tė mėsoj nga dėgjimi i tjetrit me vėmendje, qė i thonė tė zėnit mėsim!

 

Veē kulturės sė tė shprehurit, njė vend po aq tė rėndėsishėm e zė edhe kultura e dėgjimit. Tė gjithė ata qė kanė durim dhe urti pėr tė dėgjuar palėn bashkėbiseduese, kanė shkallė tė lartė ngritjeje dhe edukimi, mbi tė gjitha, kanė njė gjendje tė lakmueshme psikologjike mbi bazėn e sė cilės, ata formojnė konceptin e vlerėsimit logjik mbi palėn qė debaton, apo shprehet.

Pėr fat tė keq, mangėsinė fataliste tė tė shprehurit dhe tė tė dėgjuarit e hasim pėrditė nė debatet e “analistėve”,  pėrmes mediave tona, ku nuk di as kush pyet e as kush pėrgjigjet, nuk di kush fletė e kush dėgjon, ku tė gjithė falsin pėrnjėherėsh , ku tė gjithė pėrgjigjen pėrnjėherėsh, ku krijohet njė kakofoni zėrash, ku nuk e merr vesh askush askėnd!...

  

Grupin e tretė e pėrbėjnė ata qė argumentin e shprehjes e mbėshtesin mbi argumentin e forcės, qė ēirren e zhurmojnė me njė paraqitje vulgare, ku fare ēartė vėrehen simptomat e ērregullimit deri nė shkallė averzionit organik. Ky grupim ėshtė i yshtur pėr tė bindur tė tjerėt dhunshėm se vetėm ata kanė tė drejtė!,  gjendje shpirtėrore kjo, qė ka tendencė tė anojė mė shumė nga manitė e ndryshme qė pamundėsojnė realizimin e konceptit tė njė dialogu tė kulturuar e social. Pėrderisa mediat tona, me vetėdije, gjejnė hapėsirė edhe pėr kėtė grupim, nuk pėrjashtohet mundėsia se edhe ato, janė prekura nga manitė e ndryshme qė anojnė mė shumė nga injoranca moderne!

 

 

Grupim tjetėr pėrfshin tė gjithė ata, qė botėn e shohin vetėm pėrmes prizmave tė interesit personal, mbi kėtė prizėm, ata asnjėherė nuk e mbrojnė dhe nuk e thonė realitetin. Kjo kategori shoqėrore, nuk zgjedh mjete pėr tė arritur qėllimin!, pėr tė ruajtur pozitat e veta aktuale nė shoqėri! Ata nė ēdo kohė, nė mėnyrė permanente, janė me secilin - dhe njėkohėsisht kundėr secilit!, natyrisht kur ėshtė nė pyetje pozita personale, qoftė edhe nė kohė pushtimi!...

Pėr mė keq, kjo kategori shoqėrore, nė kohėn e pluralizmit sot, ėshtė me secilin dhe njėkohėsisht kundėr secilit!, kėta, janė emra tė lakueshėm dhe amorf, aspirata e tyre e vetme ėshtė: interesi personal mbi tė gjitha!

 

Ėshtė fat i madh qė bota nuk sillet rreth boshtit tė manisė individuale, ajo ka ligjet e veta dialektike, dhe nuk falė askėnd. Ne, njė ditė do tė jemi numra nė zbritje, sa pak jemi tė vetėdijshėm pėr numrat dhe shumėzimin e tyre me numra njerėzish, tė cilėt dikur moti kanė kaluar nė kohė e nėpėr kohė, as mė shumė e as mė pak se numra!...

 

 

CH - 13.04.2020