Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Ku dhe si lindin elitat ushtarake (pjesa e dytė)

Shkruan: Kolonel Dilaver GOXHAJ

Radiokosovaelire

      

KU DHE SI LINDIN ELITAT USHTARAKE?

( PJESA E DYTĖ)

 

Nė kėtė shkrim, pėrmes trajtimit tė pėrvojės shekullore tė shumė shteteve nė Evropė, Amerikė dhe gjetkė, jemi munduar tė sjellim nė kujtesėn e ushtarakėve, por edhe tė politikanėve dhe qeveritarėve tė vendit tonė,  rolin qė luan shkolla e mesme ushtarake nė zhvillimin social dhe intelektual jo vetėm tė ushtrisė por tė tė gjithė shoqėrisė, pasi nga kėto shkolla kanė dalė shkencėtarė, strategė ushtarakė, shkrimtarė, historianė, poetė me shpirt ushtari, diplomatė, analistė, mjekė, politikanė, burra shteti tė shquar, ku shumė prej tyre kanė bėrė epokė jo vetėm nė vendin e tyre, por edhe pėr gjithė njerėzimin.

 

 

            Cilat janė vlerat e shkollės sė mesme ushtarake?

 

            Para disa vitesh u eksperimentua nė Tiranė hapja dhe funksionimi i Universitetit Ushtarak “Skėndėrbej”. Pavarėsisht se ajo u shfaq si njė risi shpresėdhėnėse, koha vėrtetoi se nuk pati jetėgjatėsi. Natyrshėm lind pyetja: Pse nuk pati jetėgjatėsi Universiteti Ushtarak? Shumėkush mund tė reshtojė njė sėrė argumentash pse ai dėshtoi, madje edhe mund t’i arsyetojė ato, por kryesoja ėshtė se ideuesit e atij universiteti e filluan ndėrtimin e “shtėpisė” nga ēatia dhe jo nga themelet; pa folur pėr mos justifikimin e tij, bazuar nė mevojat e forcave tona tė armatosura pėr kuadro tė atyre dy drejtimeve qė ai universitet pėrgatiste. Kėshtu qė, shumica e atyre qė regjistroheshin nė Universitėtin Ushtakak “Skėndėrbej” vinin nė plan tė parė interesin fitimprurės pėr jetėn, tė afėrt e tė largėt, e shihnin atė si njė varjant ideal pėr arsimim tė lartė civil me shpenzimet e shtetit. U bė deti kos. Veē kēsaj, duke marrė statusin e universitetit, studentėt i dhanė vetes mė shumė liri se sa lejon disiplina ushtarake nė shkollat ushtarake, sepse nė atė moshė e kishin tė vėshtirė tė pėrballonin disiplinėn ushtarake, sidomos nė kushtet e tė mėsuarit universitar; kjo edhe nga qė u mungonte ndjenja e kolektivitetit qė kanė moshatarėt e tyre tė dalė nga shkolla e mesme ushtarake, kolektivitet, i cili nuk mund tė fitohet nė shkollat e mesme civile. Pėr kėtė arsye universiteti iu pėrshtat disiplinės sė tyre dhe, jo studentėt disiplinės qė kėrkon dhe duhet tė ketė shkolla ushtarake e atij niveli. Mirėpo, pėrvoja e historisė ushtarake botėrore tregon se, kuadro tė pėrgatitura nė kushte tė tilla, ėshtė e vėrtetė qė nuk frigohen nga Zoti, por s’kanė besim tek shoku. Shkaku ėshtė se tė tillė oficerė, tė dalė nga universitete ushtarake, pa u mėsuar dhe kalitur gjatė adoleshencės me disiplinėn ushtarake dhe ndjenjėn altruiste tė ushtarakut, nuk kanė ndonjė dashuri apo shkak tjetėr qė ta mbajė nė ushtri, veē pagės, e cila nuk mjafton qė ai kuadėr tė pranojė tė sakrifikoi deri nė vdekje pėr Atdheun; aq mė tepėr kur ata universitarė nuk vijnė as nga familje ushtarakėsh. Me qejf ata duan tė jenė oficerė tė ushtrisė shqiptare, sidomos sot qė jemi edhe pjestarė tė NATO-s dhe u jepet mundėsia tė pėrfeksionohen jashtė shtetit, por ama, deri sa tė mos shkojnė nė luftė; mirėpo, porsa tė shkojė nė fush-betejė dhe porsa tė krisė mitralozi dhe avjoni, mezi presin qė ose t’i largojnė ose t’ua mbathin kėmbėve. Qė tė kemi ushtri tė mirė, duhet tė kemi oficerė me vlera tė veēanta tė mira, tė cilat fitohen nė maksimumin e mundshėm nė shkollat e mesme ushtarake, nė periudhėn e adoleshencės. Dhe ato vlera janė :

            1)         Aftėsia e punės nė grup: bashkpunimi, konkurnca, aftėsia pėr tė reaguar me dhe pėr shokėt, kuptimi i nevojave tė tė tjerėve;

            2)         Duke bėrė jetė grupi tė pandėrprerė gjatė katėr viteve adoleshente konsolidohen virtyte, tė cilėt e bėjnė njeriun mė tė fortė shpirtėrisht: ndershmėria, respekti, lojaliteti, besimi nė forcat e veta, etika dhe sensi i drejtėsisė, tė cilat duhet tė jenė vlerat formuese pėr ēdo kuadėr nė shėrbim tė shoqėrisė;

            3)         Pėrveē motivimeve qė mėsohen nė shkollat simotra civile, nė shkollėn e mesme ushtarake kemi edhe njė formim kompleks fizik tė nxėnėsit, etik dhe civil; ajo shkollė pėrmes kėsaj veēorie jep mėsimet bazė pėr t’u bėrė qytetar ekzemplar, “njė produkt i pėrpunuar” qė nuk do tė ketė tė sharė;

            4)         Nė atė shkollė nxėnėsi do tė jetojė njė pėrvojė tė mahnitėshme formuese, qė do t’i mundėsojė tė fitojė ēdo lloj sfide, qoftė nėse zgjedh karjerėn ushtarake apo profesion civil. E edukon nxėnėsin pėr t’i bėrė ballė ēdo lloj mundimi tė jashtėzakonshėm, urren ēdo lloj “gjelle” delikate dhe ēdo butėsi tjetėr, tė cilat e bėjnė ta duan tė gjithė ushtarėt, sepse mendon mė shumė pėr repartin se sa pėr vete, nė ēdo veprim ai kqyr dobinė e repartit dhe jo dobinė e tij.

 

 

            Si arrihet tė pėrfitohen kėto veti vetėm nė kėtė lloj shkolle?

 

            “Arsimimi, pa e pasur  zemrėn dhe shpirtin e arsimuar ėshtė edhe kjo  njė farė shkolle me dituri, por pa ndėrgjegje.” A. Shopenhauer

 

            Ndarja e kėtyre adoleshentėve nga shtresat e tjera tė shoqėrisė, ku krijohet njė formė edukimi me tė vėrtetė elegante dhe e kulluar, i ruan ata nga vėrshimi i zakoneve dhe i sjelljeve tė kėqija, tė cilat janė mė tė rrezikshme se sėmundjet ngjitėse. Dhe, ato qė pėrbėjnė rrugėn e nevojshme tė formimit tė kėtyre nxėnėsve janė tradita dhe historia, tė cilat nuk mund tė jenė nė tė tillė unison dhe kaq tė sistemuara si nė kėto lloj shkolla.

            Nė ndryshim nga shkolla e mesme civile, programi i sė cilės tė pėrgatit vetėm mendjen (trurin), programi i shkollės sė mesme ushtarake ėshtė i trefishtė: ai tė pėrgatit trurin, trupin, dhe zemrėn, duke i dhėnė tė riut bazat fillestare tė dinjitetit personal dhe, qė nuk ėshtė i ndarė nga bota civile, sepse kėto norma dhe regulla vinė nga kėrkesat civile tė njerėzve tė thjeshtė. Kėto kėrkesa, tė cilat pėrbėjnė parimet elementare tė jetės civile dhe ushtarake, janė: pastėrtia dhe regulli personal i vendit nė tė cilin jeton, korrektėsia nė raporetet me njerėzit qė jetojnė nė tė njėjtin komunitet, edukata dhe respekti mė elementar nė sjellje me njerėzit (qethja, pėrshėndetja, mbajtja e veshjes por dhe e duarve nė xhepa etj). Me njė fjalė, edukata esenciale bazė e ēdo personi dhe, veē kėtyre, atje pėrfitohet njohja e hierarkisė, njohja e tė drejtave personale dhe, nė tė njėjtėn kohė, vendosja nė ndėrgjegje e detyrave: asimilimi kolektiv, sensi i kolektivitetit. Tė gjitha kėto influencojnė nė gjendjen emocionale tė tė qenit ushtarak, tė cilat e orientojnė nxėnėsin nė mjedisin nė tė cilin ai lėviz.

            Nė kėtė shkollė, tė rinjtė ushtarakė mėsohen me fillesat e para tė jetės ushtarake, e cila i jep secilit prej tyre bazat fillestrare tė dinjitetit. Brenda kėsaj bote me kaq regull, nxėnėsi bėhet i ndėrgjegjshėm pėr tė drejtat e tij, pa zbritur nga raporti mbi detyrat. Nė kėtė mėnyrė ai arrin tė ndihet pjesė integrale e tė pėrkiturit tė njė shoqėrie, tė njė ndėrgjegjeje dhe tė njė kolektivi qė rritet sėbashku. Duke patur tė tillė edukim dhe bindje, ndaj dhe ata e duan me kokė njėri-tjetrin dhe kanė besim tek njeri-tjetri. Si rjedhojė, kjo lloj shkolle i pėrgatit shoqėrisė qytetarė tė rinj, qytetarė model. Duke qenė tė paisur me tė tilla veti, tek oficerat e dalė nga kjo shkollė thyhet ēdo lloj opinioni para dashurisė pėr atdheun, kudo qė ata tė shėrbejnė dhe nė ēdo pozitė qė do tė ndodhen.

            Njėkohėsishtė, oficeri, duke u bėrė ushtar qysh nė adoleshencėn e tij, ai mendon se ėshtė shteti i atdheut tė tij ai qė e bėri tė tillė, qė e bėri intelektual, qė e bėri tė respektuar, qė i dha mundėsinė tė tregonte aftėsitė e tij tė lindura, qė i krijoi bindjen se ai nuk mund tė qėndrojė jashtė ushtrisė, qė e mbushi me nderime dhe tė mos kėrkojė nderime tė tjera. Si e tillė, krahasuar me paralelet e sotme civile, kjo lloj shkolle bėhet model pėr shoqėrinė, nė ēdo drejtim, pasi ajo ka pėr qėllim tė formojė tė rinj tė pėrgjegjėshėm, tė kompletuar me instrumenta tė forta kulturore dhe sociale.

            Duke qenė se kjo lloj shkolle, pėrveē procesit mėsimor pėr dije,  ka nė programin e saj 24 orėsh aktivitete tė shumėllojshme kulturore-sportive dhe stėrvitje, duke zhvilluar tek nxėnėsit shpirtin e grupit, tė cilat nxit vlerat e solidaritetit, altruizmit, tė miqėsisė dhe tė konkurimit tė drejtė. Mirėpo kjo hierarki vlerash i nevoitet edhe organizmave humane mė kompleks siē ėshtė shoqėria, por edhe qelizave qė pėrbėjnė kėtė shoqėri. Po t’i shohim mirė, vlerat e botės ushtarake pėrputhen shumė mirė me ato tė kompanive serioze private: korrektėsia, respekti, ndershmėria, disiplina, besnikėria, pavarėsishtė se me njė diferencė tė madhe nė “dozė”, duke pėrfunduar me marrjen e hapėsirės sė duhur, si nė botėn e parė edhe nė tė dytėn.

            Mbi tė gjitha nė ato shkolla mėsohet energjia e kolektivit, njė energji, e cila nuk duhet tė ngatėrrohet me thjeshtė shoqėrinė e grupit. Ata oficerė qė kanė dalė nga kėto shkolla kanė treguar se janė tė aftė qė tė arrijnė tė pėrfitojnė ato rezultate qė individualitetet e vetme nuk do tė ishin nė gjendje tė vijonin vetėm. Kjo ndodh sepse nė ato shkolla zhvillohet qysh nė adoleshencė ndjenja e fuqishme e pėrgjegjėsisė, qė i bashkangjitet njė shpirti tė sakrificės dhe njė bujarie ndaj tė tjerėve, tė cilėn shumė njerėz e ngatėrojnė me naivitetin. Kėto pėrbėjnė vlerat mė tė ēmuara pėr kėta nxėnės. Nė kėtė mėnyrė, tė studjuarit bashkė me stėrvitjen dhe tė mėsuarit bėhet jo vetėm burim i vėrtetė i dijes, por edhe njė faktor i rėndėsishėm i rritjes morale dhe i intelektit tė secilit veē e veē.

 

 

 

            Si mendohet tė jetė shkolla jonė e mesme ushtarake?

 

            Edhe shteti ynė ka pėrvojėn e vet pėr ngritjen dhe funksionimin e shkollės sė mesme ushtarake, kėshtu qė nuk fillohet nga zero. Bazuar nė atė pėrvojė, por edhe nė pėrvojėn e shkollave tė ngjashme nė vendet qė pėrmendėm mė lart, shkolla e mesme ushtarake e jona ėshtė e arsyeshme tė jetė njė Shkollė e Mesme e Pėrgjithėshme Klasike Shkencore, tė jetė pjesė e Komandės sė Doktrinės dhe Stėrvitjes e Ushtrisė sonė dhe komandanti i saj, (ai edhe drejtor), tė jetė kolonel.

            Pranimet nė atė shkollė tė jenė nxėnės qė kanė mbaruar shkollėn 9-vjeēare, por edhe nxėnės qė mund tė kenė kryer njė vit shkollė tė mesme dhe qė i kanė kompletuar kėrkesat pėr shkollė tė mesme ushtarake klasike dhe shkencore. Do tė ishte mė se e arsyeshme qė pranimi nė kėtė shkollė tė bėhet vetėm pėrmes konkursit, i cili tė konsistoi: test mjekėsor, test psikopėrgatitor, test atletik dhe provim njohurish mbi lėndėt, tė cilat do tė jenė objekt tė dy viteve tė para tė shkollės. Nė rast se do tė ketė kėrkesa familjarėsh pėr tė sjellė fėmijėt e tyre nė kėtė shkollė, kur kontigjenti i planifikuar nga buxheti i shtetit ėshtė plotėsuar, ata mund tė pranohen (gjithnjė me konkurs), por me pagesėn e familjes. Bazuar edhe nė pėrvojėn aktuale, nė kėtė shkollė nuk do tė ishte gabim qė tė pranohen edhe vajza, por jo si nė rastin kur ato vinin nė “Shkollėn e Bashkuar tė Oficerave”, me klasė mė vete, por sėbashku me djemtė, sikundėr ėshtė edhe pėrvoja amerikane, apo ajo nė Akademinė e Mbrojtjes. Nė rast se edhe Ministria e Brendėshme si dhe Shėrbimi Inteligjent do tė dėshirojnė qė tė marrin kontigjente tė ardhėshme nga kjo shkollė, kuptohet qė do tė financojnė pėr atė sasi nxėnėsish qė parashikojnė tė marrin. Po kėshtu edhe pėr Ministrinė e Jashtme. Nuk duhet pėrjashtuar edhe mundėsia qė nė kėtė shkollė tė  konkurojnė edhe nxėnės nga Kosova, qoftė me shpenzime familjare, por edhe me bursa nga Ministria e Mbrojtjes (Qeveri) e Kosovės. Por kjo mund tė bėjė qė edhe familje shqiptare nė Mal tė Zi, Maqedoni, Greqi, Preshevė, por edhe nga familjet nė emigracion dhe diasporė, pasi do tė jetė njė nga shkollat mė cilėsore, e qė do tė krijoi besimin tek ēdo familje shqiptare se, fėmija do t’i bėhet jo vetėm i kompletuar me dije dhe i aftė tė ndjekė ēdo fakultet nė ēdo universitet tė vendit dhe jashtė tij, por nė radhė tė parė do tė formohet si qytetar tepėr i edukuar, i guximshėm dhe i moralshėm, i dobishėm pėr vete, familjen dhe shoqėrinė. Pra, ajo do tė shndėrohet nė shkollėn mė tė lakmuar pėr shqiptarėt. Nė kėtė mėnyrė, dashje pa dashje, ajo do tė shndėrohet nė shkollė kombėtare dhe e vetmia e atij lloji. Kjo do tė bėjė qė edhe numuri i nxėnėsve tė vijė gjithnjė duke u rritur, gjė qė do tė kompesonte edhe shpenzimet e shtetit.

            Duke qenė se kemi pėrvojė pozitive nė drejtim tė tė qenit shkollė e mesme klasike-shkencore-politeknike, dhe duke qenė se ende nėpėr repartet e ushtrisė ekziston bazė e bollshme materiale jo vetėm pėr kabinete mėsimore (ēdo klas tė jetė edhe kabinet), por edhe pėr ofiēina dhe laboratorė pėr tė pėrgatitur kuadro (teknikė) tė mesėm tė ēdo profesioni tė nevojshėm pėr ushtrinė, nxėnėsit e kėtyre klasave mund tė shkojnė menjėherė nė Akademinė e Nėnoficerave, pas maturimit, dhe tė shėrbejnė nė ushtri si teknikė, por edhe nė jetė civile. Meqenėse edhe objektet dhe terrenet  ekzistojnė ende, do tė ishte shumė i lehtė riorganizimi i saj.

            Shkolla e jonė mendojmė tė jetė katėr vjeēare, me qėllim qė viti i parė tė jetė pėr tė mėsuar nė pėrfeksion gjuhėn Angleze me mėsues anglishtfolės, paralel me gjuhėn shqipe, me synim qė njė ose dy lėndė nė secilin vit pasardhės tė zhvillohen nė anglisht, sikundėr ėshtė pėrvoja turke. Pėrveē lėndėve shkollore tė pėrgjithshme qė zhvillohen nė gjimnazet e tjera, tė pėrfshihet edhe njė kurs formimi i karjerės ushtarake, ku formacionit sportiv t’i jepet rėndėsi e veēantė.  Cikli i studimit tė pėrfundoi me marrjen e diplomės sė pjekurisė. Pranimi i pedagogėve tė bėhet me konkurs nga vet komanda e shkollės, sipas njė programi tė paracaktuar dhe me vlerėsim kompjuterik, njėsoj si dhe pėr nxėnėsit, me qėllim qė tė eleminohet subjektiviteti dhe ndėrhyrjet. I vetmi kusht pėr pedagogėt qė do tė konkurojnė pėr nė kėtė shkollė tė jenė aktualisht duke dhėnė mėsim nė shkollat e mesme civile jo mė pak se dy vjet.

            Qė nxėnėsit tė pėrgatiten me durimin larg familjes (sikundėr ėshtė vepruar edhe me Aleksandrin e Madh) dhe tė forcojnė gjithnjė e mė shumė dashurinė pėr shokun, duhet qė tė shkojnė sa mė rallė pranė familjes; shkuarja pranė saj tė jetė njė lloj shpėrblimi pėr ata qė janė tė shkėlqyer nė mėsime, sipas pėrvojės italiane, franceze dhe asaj angleze.

            Pas marrjes sė diplomės nxėnėsi mund tė vijojė pėrgatitjen ushtarake duke bėrė kėrkesė pėr pranim nė Akademinė Ushtarake  tė Trupės nė Shqipėri ose edhe pėr nė akademitė pėrkatėse tė vendeve antare tė NATO-s qė na afrojnė bursa ose tė drejta studimi me shpenzimet e shtetit tonė, duke i paraprirė edhe me njė kontratė tė veēantė. Nė kėtė rast, akademia nė tė cilėn ata pranohen u garanton disa lehtėsi pranimi nė raport me ata qė vinė nga jeta civile, sikundėr mund tė jetė rezervimi i vendet pa konkurs, etj.

            Pėrveē kėsaj, sipas disa pėrcaktimeve rigoroze, njė pjesė e tė diplomuarve do tė shkojnė nė Universitetin Shtetėror Shqiptar pėr t’u pėrgatitur specialist tė lartė pėr nevojat e ushtrisė, sipas planifikimit tė saj, por me njė kontratė ligjore tė detyrueshme qė, pas diplomimit tė shėrbejnė nė ushtri njė periudhė tė caktuar, dhe atje ku ka nevojė ushtria. Kėshtu, nevojat e ushtrisė pėr oficerė tė armėve dhe shėrbimeve tė ndryshme, si p.sh. pėr mjekė, diplomatė, inxhinjerė, ekonomistė etj., kontigjentet tė merren mundėsisht vetėm nga kjo shkollė pėr ēdo vit, ndėrsa kontigjentet pėr pilotė dhe oficera marine tė pėrzgjidhen vetėm nga kjo shkollė.

            Nė rastin tjetėr, ata qė e kanė kryer shkollėn me shpenzimet e familjes, kuptohet qė janė tė lirė tė vendosin tė shkojnė nė shkolla civile apo akademitė ushtarake. Nė rastin kur plotėsojnė tė gjitha kushtet pėr tė pėrfituar bursėn nga shteti dhe dėshirojnė tė shėrbejnė nė ushtri, shpenzimet do tė ishte e arsyeshme t’ua pėrballonte shteti. Nė rastin kur ata nuk dėshirojnė tė shėrbejnė nė ushtri, janė tė lirė tė shkojnė ku tė dėshirojnė.

            Mund tė ndodhė qė nxėnėsi, i cili ėshtė maturuar me shpenzimet e shtetit, por qė nuk dėshiron tė qėndrojė nė ushtri, ai mund tė lejohet, por vijimin e studimeve tė mėtejshme e kryen me shpenzimet e veta. Kjo duhet tė parashikohet nė kontratė qysh nė ditėn e pranimit tė tij si kadet dhe, qė mos tė bėhet rrugė ky lloj largimi, mund tė parashikohen detyrime  financiare pėr familjen apo pėr vet personin, pasi ai tė dalė nė jetė, duke ia llogaritur shpenzimet katėrvjeēare si njė lloj kredie bankare. Nė kėtė drejtim mund tė ketė edhe kundėrshtime, por po ta shikojmė nė aspektin e gjerė tė interesit tė pėrgjithėshėm, pėrsėri shoqėria jonė ka pėrfitim, sepse ai do tė jetė kuadėr i lartė, i cili kudo qė do tė punojė nesėr, nė shtet apo nė privat, ai do tė reflektoi vetitė e qytetarit model dhe do tė jetė njė njė lloj  “reklame” pėr shkollėn tonė dhe ushtrinė tonė.

            Mund tė ndodhi qė, nisur nga nevoja tė ndryshme, njė pjesė e maturantėve tė kėrkojnė tė marrin pagesė me tė mbaruar shkollėn, duke kaluar nė Akademinė e Nėnoficerave ose nė atė tė Policisė, menjėherė me pagesė. Kjo, sikundėr u shprehėm edhe mė lart, mund tė jetė njė prej alternativave tė njohura dhe, duke qenė se ata janė maturantė tė kėsaj shkolle pranohen nė ato akademi pa iu nėnshtruar testeve tė konkurimit si dhe, kur ta kryejnė atė akademi, mund tė marrin njė ose dy grada mė lart se kolegėt e tyre nėnoficerė qė vijnė nga shkollat e mesme civile.

            Meqenėse ekzistojnė ende ish fushimet ushtarake tė ushtrisė, (ai dimėror nė Feken tė Martaneshit dhe ai nė Karpen tė Kavajės, por edhe ai nė Voskopojė), do tė ishte e arsyeshme qė tė shfrytėzoheshin gjatė vitit mėsimor nga Shkolla e Mesme Ushtarake, ku tė zhvillohet program i veēantė si, teori e praktikė armėsh, regullore ushtarake, qitje me tė gjitha llojet e armėve tė kėmbsorisė, ngjitje alpinistike, not, skijim etj aktivitete sportive qė i pėrkasin ushtrisė.

 

 

            A ka kosto tė lartė hapja dhe mbajtja e Shkollės sė Mesme Ushtarake?

 

            Pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje le t’i drejtohemi pasqyrės sė mė poshtme.

 

            Pasqyra e Shpenzimeve Vjetore Mesatare pėr 1 (njė) Nxėnės dhe 1 (njė) PR-1

 

Nr. Lloji Shpenzimit      Shpenzimi pėr 1(njė) student nė Lekė     Shpenzimi pėr  1(njė) PR-1 nė Lekė

                                                   Ishte nė 1992                       Ėshtė

1 Veshmbathje                                       741                      42 221                  44 500

2 Paga dhe shtesa                                25                        229 783                366 000 

3 Materiale fjetjeje                              120                     5 863                      ---------

4 Ushqim                                                2 512                  180 024                5 000   

5 Enė kuzhine                                        182                     -------                      ---------

6 Karburant                                          20                         1 200                    1 200    

7 Kazermim, ujė, drita, mirėmbajtje:        

                                                                 694                        41 640                 --------

8 Stėrvitje                                             142                       7 100                    8 200    

9 Pagat dhe shtesat e stafit pedagogjik dhe komandues:      

                                                                2927                  144 000                 1 000   

               

                SHUMA                                7364                     561 831                425 900

                Pėr 100 Nxėnės (PR-1)     736 400                561 83100           42 590 000

 

                Aktualisht, nė Shkollat e Mesme Private, pėr njė nxėnės, pėr 9 muaj, vetėm pėr tė mėsuar, pa ushqim, paguhet:          250 000         

 

            Shėnim: Shpenzimet pėr njė ish nxėnės janė llogaritur mbi bazėn e ēmimeve fikse tė vitit 1992 tė ish  shkollės sė mesme ushtarake dhe jo tė liberlizuara; ndėrsa ēmimet e kollonės sė dytė pėr njė student, janė marrė mbi bazėn e shpenzimeve tė bėra pėr njė student tė Universitetit Ushtarak “Skėndėrbej” pėr vitin 2009.

 

            Sikundėr shihet nga pasqyra e mėsipėrme, shpenzimet vjetore pėr njė nxėnės tė shkollės sė mesme ushtarake, qė ne propozojmė, janė 139 931 Lekė mė shumė se shpenzimet e sotme vjetore pėr njė Ushtar Profesionist, ose 1,3 herė mė shumė. Bazuar nė kėtė diferencė  mund tė themi se 100 nxėnės sė shkollės sė mesme i shpenzojnė shtetit sa shpenzojnė 130 ushtarė profesionistė, gjė qė, po tė kemi parasysh devotshmėrinė e nxėnėsve ushtarakė, nuk kemi ndonjė diferencė tė madhe. Mirėpo, nė rast se do tė pranojmė qė tė pranohen edhe nxėnės me pagesė, mbi numurin e nevojshėm tė pėrballuar nga shteti, duke paguar vetė familja, kuptohet qė shpenzimet e shtetit pėr shkollėn do tė vinė duke u ulur gradualisht. Sa mė shumė nxėnės tė pranohen me shpenzimet e familjeve tė tyre, aq mė shumė do tė ulen shpenzimet pėr shtetin pėr mbajtjen e shkollės. Sė dyti, duke qėnė se nxėnėsit e kėsaj shkolle do tė jenė tė grumbulluar dhe tė organizuar gjatė ēdo ore tė vitit, kuptohet qė do tė kemi njė forcė rezervė jo vetėm tė gatshme, por edhe mė cilėsore se njė efektiv i njėjtė me ushtarė profesionistė, si dhe mė tė devotshėm nė tė gjitha drejtimet. Cilėsia ėshtė sasi. Meqenėse ky ėshtė njė realitet i pakundėrshtueshėm, shteti ynė le t’i llogarisi nxėnėsit e kėsaj shkolle nė numurin e pėrgjithėshėm tė ushtarėve profesionistė qė duhet tė ketė ushtria e jonė, dhe kėshtu shpenzimet qė do tė bėnte shteti nuk i kalojnė caqet e shpenzimeve tė planifikuara pėr mbrojtjen, edhe nėse hapet dhe funksionon shkolla e mesme ushtarake.

 

            Pėrfundime

 

            Me kėtė shkrim nuk kemi pėr qėllim tė ndėrtojmė njė teori tė re, por njė riaktivizim i njė tradite kombėtare, traditė e ngjashme me shumė shtete Euroatllantike, nė pėrqasje me ristrukturimin e forcave tona tė armatosura, nė pėrputhje me kėrkesat dhe standartet e ushtrive tė NATO-s.

            Qė tė kemi njė ushtri sa mė tė denjė, qė tė qėndrojė krah pėr krah me ushtritė e aleatėve tanė, duhet tė kemi njė korpus oficerash tė niveleve tė tyre, nė tė gjitha drejtimet. Dhe kjo nuk arrihet kollaj. Pėrvoja e kėtyre viteve e ka vėrtetuar kėtė difekt tonin. Prandaj, tė gjitha nevojat e pėrvitshme pėr oficera nė Akademinė e Trupės, (e cila do tė ishte mirė tė pėrgatiste vetėm oficera tė nivelit deri nė kompani, ndoshta dhe batalion), ėshtė mirė tė merren vetėm prej shkollės sė mesme ushtarake. Nė kėtė mėnyrė, pas njė periudhe, maksimumi dhjetė vjeēare, ne krijojmė elitėn e re ushtarake dhe eleminohet praktika  njėzet vjeēare e deritashme e reformave tė pėrvitėshme nė ushtri, e cila i mban nė stress tė pėrhershėm oficerat dhe nėnoficerat.

            Pėr nivele mė tė larta pėrgatitjeje tė oficerave le tė vijohen studimet nė akademitė e ushtrive aleate, pasi nevojat tona tė pėrvitshme pėr oficera, nė sasi, do tė jenė gjithnjė shumė tė vogla. Nė kėtė mėnyrė, cilido shqiptar qė do tė ketė dėshirėn tė shėrbejė nė ushtri, qoftė si oficer komandues ose specialist i lartė apo i mesėm, nė tė gjitha llojet e armėve dhe shėrbimeve, qoftė si pilot helikopteri apo avjoni luftarak, qoftė si oficer dhe inxhinjer marine, qoftė si mjek etj., duhet ta fillojė edukimin prej shkollės sė mesme ushtarake, maksimumi prej moshės 14 vjeēare.

            Bazuar nė faktin se ushria e jonė ėshtė shndėruar nė ushtri profesioniste, del domosdoshmėri qė niveli i nėnoficerave tė ushtrisė sonė tė jetė shumė mė lart se sa ėshtė sot dhe, tė flasim hapur, aktualisht niveli i tyre nuk ndryshon shumė nga ai i ushtarit profesionist. Si rjedhojė, tė gjitha nevojat e pėrvitshme pėr nėnoficerė, (pėr tė gjithė llojet e armėve, shėrbimeve dhe ata teknikė), do tė ishte shumė mė e arsyeshme tė merren nga shkolla e mesme ushtarake. Mos harrojmė qė nė ushtritė profesioniste, nėnoficeri ėshtė shtylla kurizore e ushtrisė.

            Mbėshtetur nė sa mė sipėr, del qė shkolla e mesme ushtarake e ardhėshme do tė ketė njė sasi tė konsiderueshme nxėnėsish, e justifikueshme pėr t’u riaktivizuar, pasi prej saj do tė merren tė gjitha kontigjentet e nevojshme, tė pėrvitėshme pėr nėnoficerė komadues dhe teknikė, pėr oficerė komandues dhe specialiste tė lartė tė tė gjithė drejtimeve tė nevojshme pėr ushtrinė, pa folur pėr Ministrinė e Rendit etj.

            Duhet ndėrtuar kjo shkollė qė ndjenja e dinjitetit ta shoqėrojė ushtarakun tonė ēdo ditė, ēdo moment, nė mėnyrė qė ata tė mos ndihen mė poshtė, nė ēdo drejtim, me kolegėt e tyre tė ushtrive tė tjera tė NATO-s. “Tė turpėrosh atdheun tėnd, ėshtė njėlloj sikur ta tradhtosh atė”, thotė Viktor Hygo.

            Nė kushtet e ekzistencės sė njė ushtrie tė vogėl, por shumė cilėsore, mos funksionimi i shkollės sė mesme ushtarake ėshtė njėsoj sikur t’i thuash ushtrisė: prit, mos u rrit!

           

            FUND

 

 (PJESA E PARĖ)