Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - KUJTESA E FSHEHTĖ: KUR MĖSON EDHE NĖ GJUMĖ      

www.bota.al

KUJTESA E FSHEHTĖ: KUR MĖSON EDHE NĖ GJUMĖ      

       Ėshtė vėnė re qė gjatė gjumit, aktiviteti i trurit tonė ėshtė shumė i ndryshueshėm: alternohen ciklet, rreth njė orė e gjysmė secili, qė pėrmbajnė faza dominuese valėsh elektrike tė ngadalta e shumė tė ngadalta si dhe fazat e karakterizuara nga valė tė pėrziera, ku dominojnė tė shpejtat.

 

 

            Tė flesh ėshtė themelore pėr tė mėsuar. Prova: njė dremitje prej 90 minutash lejon pėr tė magazinuar shumė mė shumė fjalė, nė krahasim me kohėn kur rri zgjuar

            TRURI, edhe kur flemė, punon. Kėrkime tė ndryshme tashmė bien dakord, duke i dhėnė trurit qė fle, njė rol qendror nė fiksimin e kujtimeve, e si pasojė nė tė mėsuarin.

            Demonstrimi i kėtij paradoksi nė dukje vjen nga kėrkime mbi “dremitjen”: vullnetarė tė nėnshtruar ndaj provave te rikuperimit mnemonik tė njė liste fjalėsh. Nėse midis mėsimit tė listės dhe rikuperimit, kishin patur nė mes njė gjumė prej nėntėdhjetė minutash, mbanin mend mė shumė fjalė, se sa ata qė nuk kishin fjetur.

            Ky fenomen ka qenė studiuar me kujdes madje nė fėmijė shumė tė vegjėl, siē ka demonstruar njė grup psikologėsh nga Universiteti gjerman i Ruhrit, qė tani sė fundmi ka botuar nė Pnas njė studim tė realizuar mbi fėmijė tė moshės midis 6 e 12 muajsh. Truri i fėmijėve, nė kėtė moshė, ka zhvilluar tashmė njė kapacitet tė fortė imitues. Studiuesit kanė pėrdorur kėtė kompetencė pėr tė verifikuar nėse dremitja mund tė pėrmirėsonte kujtimin e veprimeve tė thjeshta duke pėrdorur objekte. Fėmijėt qė kishin fjetur mė shumė sesa gjysmė ore, pasi ishin ekspozuar ndaj manipulimit tė objekteve, ishin mė tė aftė nė riprodhimin e kėtyre veprimeve, se sa ata qė kishin fjetur mė pak sesa gjysmė ore.

            Tė dhėnat mė befasuese vijnė megjithatė nga studimi mbi tė rriturit. Nė fakt, paradoksi ėshtė qė konsolidimi i memories, aktivitet thjesht i ndėrgjegjes e si pasojė impenjues, ndodh kur jemi nė humnerėn e gjumit tė thellė, kur makina cerebrale ėshtė nė minimum tė konsumit tė oksigjenit, gjaku rrjedh ngadalė dhe elktroencefalograma tregon valė tė mėdha, tė ngadalshme dhe shumė tė ngadalshme.

            Ėshtė vėnė re qė gjatė gjumit, aktiviteti i trurit tonė ėshtė shumė i ndryshueshėm: alternohen ciklet, rreth njė orė e gjysmė secili, qė pėrmbajnė faza dominuese valėsh elektrike tė ngadalta e shumė tė ngadalta si dhe fazat e karakterizuara nga valė tė pėrziera, ku dominojnė tė shpejtat. Kjo e fundit ėshtė quajtur faza REM (Rapid Eye Movement), pasi valėt e shpejta shoqėrohen me lėvizje tė shpejta tė syve. Nė kėtė fazė shohim ėndrra shumė tė detajuara e qė kujtohen mė lehtė.

            Nė elktroencefalogramė, truri tregon njė profil shumė tė ngjashėm me atė tė zgjimit. Pėr kėtė arsye, pėr shumė kohė ėshtė menduar qė faza REM ishte ajo mė e lidhur me aktivitetin e ndėrgjegjes sė natės. Nė vend tė saj, ėshtė tashmė e qartė qė ėshtė faza me valė tė ngadalshme e shumė tė ngadalshme, e quajtur gjumė me valė tė ngadalshme (Slow Wave Sleep) dhe jo ajo REM, qė ėshtė pėrgjegjėse pėr kujtesėn e natės. Bjorn Rasch e Jan Born, neuroshkencėtarė tė Universitetit tė Zyrihut, nė njė pėrmbledhje tė gjerė botuar nė Physiological Review, dokumentojnė qė ekspozimi ndaj njė arome, gjatė njė detyre tė mėsimit tė ndėrgjegjshėm, nxit konsolidimin e memorjes, vetėm nėse tė njėjtėt persona nuhasin tė njėjtėn aromė ndėrkohė qė janė nė fazėn e gjumit tė thellė e jo nė atė REM. Por cilat janė mekanizmat cerebrale? Fiksimi i njė kujtimi ėshtė njė proēes qė kėrkon bashkėpunimin e dy zonave cerebrale: korteksit e hipokampit.

 

 

            I pari fikson vėmendjen mbi objektin pėr t’u kujtuar, e fut nė kornizė, i jep njė kod e pastaj e transferon kėtė kodifikim tė parė nė hipokamp, i cili konsolidon gjurmėt, pėr ta transferuar pastaj nė korteks, ku mund tė jetė i ndėrfutur nė “sirtare” tė ndryshme tė memories tonė e tė mbetet nė dispozicion pėr thirrje tė mėtejshme. Nė kėtė dialog, tė dyja zonat ecin me shpejtėsi tė ndryshme: korteksi ėshtė i karakterizuar nga valė tė shpejta e nga valė theta, qė janė valė relativisht tė ngadalshme, kanė njė ritėm (4-8 Herz), qė megjithatė janė mė shumė sesa dyfishi i atyre tė ngadalshme, delta (1-4 Herz) qė nga ana e tyre dominojnė hipokampin dhe fazėn e thellė tė gjumit. Gjatė zgjimit, faza e parė e memorizimit do tė kishte “vulėn” e valėve theta, ndėrkohė qė gjatė gjumit tė thellė, hipokampi do tė konsolidonte kujtesėn me njė aktivitet tė ngadalshėm dhe shumė tė ngadalshėm (mė pak sesa 1 Herz).

            Ēfarė provash kemi pėr kėtė shpjegim? Aplikimi i njė transkraniumi (veprim absolutisht jo i dhimbshėm) me frekuencė delta, mbi zonėn e kokės qė korrespondon me korteksin parafrontal gjatė fazės sė parė tė gjumit, rrit kujtesėn e njė ushtrimi tė bėrė para gjumit. Nėse pėrkundrazi administron njė frekuencė, theta kujtesa bėhet “e shtypur”. Por, nė tė kundėrtėn, nėse administron njė frekuencė theta gjatė zgjimit, kur ėshtė e impenjuar nė mėsim, memoria pėrmirėsohet. Njė provė e mėtejshme erdhi 15 marsin e shkuar kur njė grup neuroshkencėtarėsh austriakė kanė demonstruar nė revistėn e Neuroshkencės Kognitive qė aktiviteti theta gjatė mėsimit ėshtė direkt i lidhur me kapacitetin pėr tė kujtuar pas njė nate gjumi. Nė thelb, thonė studiuesit, gjatė gjumit me valė tė ngadalshme, hipokampi seleksionon kujtimet qė janė pėr t’u ruajtur dhe ato pėr t’u hedhur dhe e bėn duke ndjekur njė etiketė qė ishte e qėllimshme pėr ta gjatė zgjimit, etiketa theta.

            Nė fund, ka njė tip tjetėr kujtese qė ėshtė e kushtėzuar nga gjumi: ajo imunitare. Tek vullnetarėt qė kanė marrė njė dozė tė vetme vaksine kundėr hepatitit A, nėse natėn pasuese tė vaksinės nuk kanė fjetur, niveli i antikorpeve (qė tregon efiēencėn e vaksinimit), i kontrolluar pas katėr javėsh, ėshtė shumė mė i ulėt sesa nė ata qė kanė fjetur.

            Focus

 

            Drejtues Masteri nė Psikoneuroendokrinoimunologji, Universiteti i Aquila-s, Itali