Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - "KRYQI I ANĖS, VIA DEI, PROFESORI  PETRONINAS, UNĖ DHE TĖ TJERĖ" (2)

Shkruan: Sotir ATHANASI

Pjesa e dytė

"KRYQI I ANĖS, VIA DEI, PROFESORI  PETRONINAS, UNĖ DHE TĖ TJERĖ"

 

            Ai pohoi me krye dhe vuri pak, po fare pak, po ju them, buzėn nė gaz. E njihja mirė atė grimasė. Ngjasonte me qesėndisje. E mbase edhe e tillė, mund tė qe. Por jo pėr nėnėn time. Aspak! Se atė e respektonte si tė qe e shenjtė. Ateizmi i tij mė jep tė drejtėn t'a pėrcaktoj ndofta edhe kėshtu. Ai ato ēaste tallej kėsisoj me problemin.

 

            Pjesa e Parė pėrfundoi me fjalėt: Atė natė bėra njė gjumė me ėndėrra tė pakuptimta...

            Ndiqni tani ndiqni vazhdimin miqtė e mi!

 

            PJESA E DYTĖ


            Atė natė bėra njė gjumė tė trazuar e me ėndrra tė pakuptimta. Vetėm nga mėngjesi gjėrat nisėn tė kthjellohen e mbase tė ndėrlikohen edhe mė. Se u ndodha nė studion e shokut tim piktor.

            - Ti bėn shtatore nudo? - e pyeta unė befas dhe i pataksur nga ajo qė mė shihnin sytė.
            - Po, - tha ai, - ē'ka kėtu pėr t'u ēuditur? Aq mė pak tė ngrish e bėhesh statujė, siē ke marrė ti pamjen. Madje, dukesh i tronditur sikur po sheh trupin e EVĖS... Pastaj, pse paske ardhur deri kėtu me tė mbathura?

            Unė u befasova dhe u skuqa kur pashė veten dhe u binda qė kjo ishte plotėsisht e vėrtetė. Mė kot u rreka pėr tė pėrimtuar trupėzimin e punimit, kur ai tha:

            - Ti e di se unė nė shkollė pėrherė kam shfaqur dhunti e dėshira femrore..

            - Ėshtė e vėrtetė.

            - Prandaj edhe shoqėrohesha me vajza.

            - Edhe kjo ėshtė po ashtu: e vėrtetė.

            - Unė mė vonė, shumė mė vonė, nė Akademi, do tė kuptoja se kisha atė qė quhet "energji pozitive". Mendimi im, s'i linte hapėsirė pėr kundėrshtim nga ana e shokėve tė grupit.
Unė nuk e kisha fare mėndjen. Ai vazhdoi: - Po Kasemin, ē'e shtynte tė grindje me tė gjithė e pėr ēdo gjė? A nuk vėrehej tek ai, njė lloj paudhėsie djallėzore, qė fillon me sherr e pėrfundon me grushte? Dhe a nuk mund tė quhet kjo "energji negative "?

            - Mė mirė tė mos flasim pėr 'tė. Ai, tashmė ėshtė nisur nė atė udhėtimin e gjatė pėr te Zoti.
            - Ku s'ka pėr tė mbėrritur kurrė. Nė ferr mbase po. Nė skėterrė se pėr atje ia preu biletėn njė hundėlesh. Gjeti atė qė kėrkoi: katranin.

            E vėrteta ishte se Kasemi gjithmonė u binte mė qafė binjakėve. I tillė qe edhe Borani me vėllanė e tij, Arjanin. Pėr kėtė arsye shoku im, Borani, fliste me mllėf kundėr tij. Por, ajo qė mė tronditi ishte fakti se sapo ai pėrmendi fjalėn FERR, menjėherė m'u shfaq tabela e dyqanit: VIA DEI.

            Hapa sytė me njė dridhėrimė skandaloze. Ē'tė ishte kjo vallė?

            Aty nga ora dymbėdhjetė e gjysmė, tek po shkumoheshin me derėn e banjės hapur, ndjeva ardhjen e tim eti nga jashtė.

            Qe i ngrysur nė fytyrė se i kishte dėshtuar edhe njė tjetėr m'undėsi punėsimi. Nė kėto raste, vetullat i vareshin mbi sy dhe zymtėsia e tregonte edhe mė tė plakur. Veē kėsaj, flokėt i qenė zbardhur plotėsisht, karakteristikė kjo, pėr shumicėn e moshatarėve tė tij tiranas. Gjė qė, e tregonte mė fisnik, por edhe mė tė moshuar e aspak tė pėrshtatshėm pėr tregun e egėr tė punės nė kapitalizėm.

            Mbase do tė qe mė mirė t'i lyente flokėt, ashtu siē bėjnė gratė. Por edhe siē kishin vepruar shumė vėrsnik tė tij bashkatdhetarė. Tok me 'ta, edhe njėri nga xhaxhallarėt e mi qė, vetėm pas kėsaj, gjeti njė vend pune.

            Por, tim eti, nuk mund t'i flisje vetėm pėr dy gjėra: lyerjen e flokėve dhe heqjen e kollaros..
            Nėna i kujtonte shpesh shprehjen e Hygoit: "Institucionet nė shembje, fillojnė e zbukurohen". Bėje dhe ti, - e nxiste ajo. Por ai, e gjente shtegun e daljes nga ky "rrethim", madje po me ato mjete: - Ai thoshte: - dakort me restaurimet, por po ky Hygo ka thėnė: "Ndėrron guacka, ndėrron molusku". Se kėtu bėhet fjalė pėr Institucionin e Mėndėsisė. Ti kėrkon qė unė tė tjetėrsohem?

            Atė kohė, gabimisht, mua mė dukej se s'kishte tė drejtė ai. Pėr kėtė do tė bindesha njė dekadė mė vonė. Thjesht se, njė djalė i dajės sim oficer nė repartet e kimisė, vuante nga zemra dhe se ajo, i qe dėmtuar aq shumė nga kimikatet me tė cilat edhe punonte, sa i kėshilluan transplantin, tė cilėn, po tė mos e bėnte, jetėn e kishte, nė mos me javė, me disa muaj. Por ai kishte tre fėmijė, dy nga tė cilat vajza dhe kėto qenė meraku i tij. Ky ishte shkaku i vetėm qė fundin e priti me stoicizėm. Ai kishte frikė nga TJETĖRSIMI. Zemra e huaj mund tė rrihte ndryshe pėr vajzat e tij tė bukura, SI ATO.

            Kėto, unė do t'i mėsoja njė dekadė mė vonė...

            Babai hyri nė shtėpi tejet i dėshpėruar me njė heshtje qė nxinte. Tėrhoqi njė karike nga nėntrapeza dhe u shėmb mbi tė si tė donte tė zbrazte barrėn e mėrrisė qė po ia ulte pėrherė e mė shumė supet. Se jetonim te ungji im i cili kishte shkuar pėr dhjetė ditė nė plazh. Ata do tė ktheheshin dhe duhet t'ua lironim shtėpinė e cila, s'kishte mė shumė se dy dhoma e njė guzhinė. Kėsisoj, ne mund tė mbėlidheshim vėllazėrisht, secila familje nga njė dhomė. Veēse, qė tė ndodhte kjo, duhej jo vetėm tė ishte dakort xhaxhai. Madje familjarisht me xhaxheshėn dhe tre fėmijėt thuajse vėrsnik tė mi, por edhe i zoti i shtėpisė.

            Ne, nuk ishim tė sigurt as pėr njėrėn palė e as pėr tjetrėn: domethėnė, tė zotėrve tė shtėpisė. Se mund tė ndodhte tė binte dakort burri, por s'qe e kėtij mendimi e shoqja e tij. Kjo, siē po dėgjonim, mund tė kėrkonte nga im ungj, rritjen e qerasė, pėr tė cilėn, nuk e besoja kurrė se do t'a pranonte si zgjidhje. Nga ana tjetėr: im atė nuk i lejonte vetes qė familja e tij, tė kishte detyrime tė kėsaj natyre, qoftė edhe nga vėllai i vet. Domethėnė im ungj. Kjo nuk duhet tė ndodhte Kurrėsesi. Por edhe qė tė paguante ai qeranė, do tė thoshte tė mos dilnin tė hollat pėr shpenzimet e ushqimit. Kjo mėdyshje e ky udhėkryq e kishin rrėzuar shumė tim atė. Ja pse qe urgjente zgjidhja e shtėpisė.

 

 

            Ktheva kryet se im atė ndezi njė cigare, flaka e shkrepjes reflektoi nė pasqyrė. Qe njė shkėlqim qė, vetėm pėr tė tillė s'mund tė merrej. Pėr ogur tė mirė, jo se jo. Atė ēast u preva dhe si bestyt qė jam, kisha bindjen qė dita ime e parė e punės, nuk do tė shkonte mbrodh.
Mamaja iu afrua tim eti dhe nisi t'i flasė zėėmbėl:

            - Mos u mėrzit, mor burrė! Kush e di se ku do tė dalė njė vėnd pune edhe pėr ty. Tė tė bėj njė kafe?

            Ai nxorri njė tjetėr cigare nga kutia DS qė kishte lėnė mbi trapezė dhe me kapuēin e sė parės, ndezi tjetrėn. Atėhere kuptova se sa shpejt e piu atė. Paketat i kishim sjellė nga Tirana dhe ai i kishte llogaritur qė me 'to, t'a shtynte deri nė janar. Ishim ende nė shtator. Dhe ai kishte pirė vetėm pėr njė javė, tė gjithė kuotėn e muajit pasardhės.
Mamaja e pėrsėriti pyetjen me njė ton mė tė ėmbėl e me njė formulim tė ri: - Ka mbetur edhe ca kafe e bluar nė mulli. T'a vė xhezvenė e tė ulem edhe unė pranė, o burrė? Se bashkė do tė tiganisemi e do t'ia dalim edhe kėtė rradhė. Neve s'na rrėzoi e s'na vuri poshtė diktatura. Tė na gremisi tani demokracia?

            Ai pohoi me krye dhe vuri pak, po fare pak, po ju them, buzėn nė gaz. E njihja mirė atė grimasė. Ngjasonte me qesėndisje. E mbase edhe e tillė, mund tė qe. Por jo pėr nėnėn time. Aspak! Se atė e respektonte si tė qe e shenjtė. Ateizmi i tij mė jep tė drejtėn t'a pėrcaktoj ndofta edhe kėshtu. Ai ato ēaste tallej kėsisoj me problemin. Ku i dihej? LUFTA E KLASAVE e kishte vėnė nė pozicione tė ngjajshme me tė tanishmen, disa herė. Dhe e pėrbashkėta qe se, ajo niste me zbėrthimin e kollares.

            Se isha i vogėl dhe kur vėrreja kėtė veprim tek im atė, e dija qė atė natė, ai do t'a gdhinte sė toku me time mė. Bashkė me 'ta, edhe unė pas derės sė dhomės sė gjumit. Pėrgjoja bisedat e tyre dhe gėlltisja lotėt e dhimbjes pėr sedrėn e vrarė tė tim eti. Se kėshtu niste zhgradimi civil e qytetar. Dhe kishte filluar atje, ditėn pėr diell, nė atė zyrėn e errėt tė kuadrit.

            Aty ku, PĖRIMTĖSOHESHIN BIOGRAFITĖ, siē i quante babai. Nė ato OBSERVATOR GJIGAND. Nuk kishte nė 'to shkencėtarė. Jo. Por ca nėpunėsa pėrbindėsha e ciklopė arshivash. Aty ku ia kishin deklaruar shkurt, prerė e nė sy. Se " partia flet hapėt .
Kjo thėnie kishte vėrtetėsi, ashtu siē qe e mbrujtur me paciptėsi dhe pashpirtėsi. Se thuhej nga njė surrat qė rrėzėllente nga kėnaqėsia e kėtij kumti e ngjajshme me ēehren e atyre kryetarėve tė kooperativave, kur raportonin nė zyrat e Partisė, rendimentin e lartė tė grurit, ndėrsa pėr vete, hanin bukė misri.

            Tė gjitha kėto cilėsime, veēanti e xhevahire pėr kohėn e shkuar tė LUFTĖS SĖ KLASAVE, mė kujtoheshin tani, kur im atė, me njė lėvizje vendimtare, e flaku tutje kollaren po me atė neveri siē do tė bėnte po tė qenė vendosur nė 'tė poshtėrsitė e gjithė botės:

            - Sot, kur tė zbresish pėr bukė, shko nė market, moj grua dhe shih tė gjesh bojė tė pėrshtatshme pėr kėto cullufet e mia.

            Pra: ai kishte arritur nė dy pėrfundime tė skajshme pėr secilėn nė vetvete. Braktisjen e kollaros dhe ngjyerjen e flokėve.

            Pėr kollaren ai nuk qe tėrhequr edhe kur e kishin qesėndisur se "nuk kemi nevojė pėr ARKITEKTĖ". Njeriut qė kishte dashur t'a pėrcjellė, nė kėtė mėnyrė, njė tip GEI, im atė i qe pėrgjigjur: keni tė drejtė, zotri. Ju mbase kėrkoni GJENOKOLOGĖ. Dhe qe penduar. Duhet tė tregohej mė i duruar. Ndryshe nuk do tė gjente asnjėherė punė. Me pak fjalė: me ardhjen nė Greqi, vėnd me demokraci funksionale, brėnda javės, atij i qe thyer njė nga kollonat, qė diktatura nuk kishte mundur as t'ia lėkundte. Gjithsesi e parė kėsisoj, ėshtė dėshpėruese tė mendohet. Por njerėzit, nga mungesa e orientimit, kanė pėsuar edhe ngjarje mė dramatike se sa heqja e njė kollaroje. Prandaj, nuk duheshin hedhur armėt e as tė shuheshin shpresat.

            - Si thua? - e pyeti sėrish nėna babanė.

            Shikimet tona pėr njė sekondė u takuan dhe tė dy, tashmė, shihnim nė drejtim tė tim eti. Pėr sytė e nėnės, isha zėnė disa herė me Kasemin. Se ai, kur mė shante, do tė thoshte: "Atė sybukurėn ku t'a kesh!" Dhe unė, edhe pse krenohesh me njė tė tillė sharje, pėrsėri kėrciste grushti. Herė fitoja dhe herė humbisja. Por tani, te syzeze e sybukura nėna ime, kishte ca rrudha rreth tyre. Pėr kėto, jo vetėm qė shpėrfilleshin nė sharjet e Kasemit, por edhe s'kishe me kė tė zihesha me grushte. Cili ėshtė ai qė nuk e do nėnėn e tij tė jetė pėrherė e bukur?

            Ndjeva dhimbje dhe nga kjo mė shkėputi zėri nanuritės i saj qė i drejtohej tim eti:

            - Prit, mor burrė, prit njė herė!

            - Prit baba!, - pėrsėrita dhe unė. Mbase mė ecėn mbarė puna dhe i marr ato para. Me aq tė holla qė do tė sjell dhe me ekonominė e mamasė, do tė shtyjmė sa tė bėhet diēka edhe pėr ty. Pastaj...

            Nėna ndėrhyri. Diē donte tė thoshte, por unė s'e lashė. Dhe pėr t'ia ngrijtur disi moralin IDHULLIT tim, BABAIT, shtova:

            - Ja vuri njė herė nė pėrdorim ato simbolet e tua dhe deshifroje njė ėndėrr qė pashė.

            - Pa hė, po tė dėgjoj, - tha ai, sa shpėrfillės, aq edhe mėdyshas pėr tė mos ma prishur, se sa pėr tė dėgjuar se ēfarė kisha parė unė nė gjumė.

            Ia tregova atė dhe prisja me ankth spjegimin. Ai ndenji gjatė pa folur. Kėshtu ndodhte "kur problemi ishte serioz". Nė kėto raste, mendimi i tij, kėrkonte njė lloj ballafaqimi me njerėzit dhe kohėn. Pėr mua, tek e shih-ja, ashtu si tė pėrgjumur, herė - herė mė ngjante si i nemitur.

            - Pa ma thuaj edhe njė herė, - tha dhe sėrish ndezi njė cigare.

            Unė e ritregova ėndrrėn fill e pėr pe. Kėsaj here mė me hov, e gėzim qė e kisha nxjerrė tim atė nga ajo gjėndje dėshpėrimi.

            - Sublimim ! - thirri. - Sublimim! - pėrsėriti dhe mundohej tė tregohej sa mė i qetė, se sė brėndėshmi, e ndjeja qė kishte shqetėsim.

            - Qė do tė thotė?

            - Mbulim.

            - Tė kujt?

            - Tė sjelljes, tė karakterit, tė impulseve, shoqėrish tė papranueshme, por aspak tė dėmshme dhe ky ėshtė shoku yt piktor. Atij i pėlqen shoqėria me femra dhe ju, me siguri, e keni tallur.

            - E gjete, pėr kokėn e mamasė. Dhe...?

            - Dhe, ai i vizaton ato nudo. E bėn kėtė se ua njeh shpirtin dhe i idealizon si subjektet qė pikturon. Ai kėrkon tė harmonizojė bukurinė shpirtėrore edhe nėpėrmjet linjave tė tyre trupore. Kėtu, s'ka asgjė tė keqe. Ajo qėndron gjetiu. Te Kasemi.

            - Po ai ka vdekur?

            - Ashtu ėshtė. Por shoku yt piktor, tė paralajmėron pėr tė bėrė kujdes. Mund tė ndeshesh me KASEMIZMA edhe mė tė kėqinj dhe qė e lėnė ku e ku, pėr nga ligėsia KASEMIN. Se veprimet e tyre tė papranueshme, ata i mbulojnė me sjellje tė mirėpritura pėr shoqėrinė. Hap sytė! Ėndrra tė thotė se do tė vihet nė provė karakteri yt!

            - Mos e frikso djalin! - I tha nėna me njė ton qortues. - Po shih se do tė derdhin kafenė qė ke pėrpara. Atė bėj! Pa ėndrrat, ėndrra janė.

            Ajo kishte tė drejtė. Unė njėmend u trėmba. Se fjalėt dhe kėshillat e tim eti, i vlerėsoja gjithėnjė. Edhe pėr ėndrrat.

            - Mos harro! - mė tėrhoqi ai vėmėndjen! Jemi nė Greqi dhe kėtu e ka burimin ajo fjala e urtė:

            KARAVI I MIRĖ, DUKET NĖ FURTUNĖ?

 

            *  * *


            DHE FURTUNA, KISHTE FILLUAR. . .

 

            Vazhdon nė pjesėn e tretė

 

            Athinė, 15, Mars, 2018!

            Rired.: 5, Maj, 2018!


(1)             (3)