Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - "KRYQI I ANĖS, VIA DEI, PROFESORI  PETRONINAS, UNĖ DHE TĖ TJERĖ" (1)

Shkruan: Sotir ATHANASI

Pjesa e parė

"KRYQI I ANĖS, VIA DEI, PROFESORI  PETRONINAS, UNĖ DHE TĖ TJERĖ"


            “VIA DEI” ėshtė shprehje latine, – sqaroi babai. Grekėve u pėlqen e huaja kur ėshtė fjala pėr qėllime tregtare. Kam parė njė shitore rrobash moderne, diku nė rrugėn ERMU, nėn tabelėn LUĒIFERI. Emėrtim ky i huazuar nga DANTE ALIGERI. Kurse kjo lulishte, hyrja e sė cilės, nis me atė lokal dhe pėrfundon me kishėn, ėshtė mjaft e natyrshme dhe tepėr e gjetur tė emėrtohet: “VIA DEI”, qė do tė thotė: “RRUGA E ZOTIT”.

 

 
            Semafori u hap.

            Njė qen endacak na preu rrugėn nė vijat e bardha, u hodh tutje nė trotuar i pa trazuar dhe ne, menduam se kishim ardhur nė njė botė, tejet humane ku, kryet e vendit e zotronte rregulli e sidomos, harmonia.

            U ulėm nė njė nga stolat e lulishtes.

            Sheshi qe i madh e plot me ndenjėse tė gjata druri tė cilat, ishin tė zėna me njerėz si tė qe mbrėmje dhe jo orėt e para tė ditės, karakteristikė kjo e njė qyteti tė madh, menduam ne.
Qėndronim tė heshtur: unė, nėna dhe babai. Familjes sonė i mungonte motra, pesė vjet mė e vogėl e cila kishte nisur shkollėn si dėgjuese.

            Rinim secili nė botėn e vet. Mėndjet tona kishin tė pėrbashkėt trazimin. Se kishim ardhur nė njė vėnd tė huaj dhe si i thonė fjalės: “s’ishin, as nė Tokė e as nė Qiell”.

            Sa i pėrket gjuhės, babai dinte diēka nga vitet e fėmijėrisė, qė ia kishte mėsuar nėna e tij. Ne tė tjerėt, nga pasiguria, mund tė themi se bėlbėzonim e nuk flisnim.

            Nė krye tė sheshit, aty ku niste rrethimi me ligustra dėgjohej mjaullima e njė maceje. Kjo nė fillim tėrhoqi vėmėndjen time. Mė pas edhe tė prindėrve tė mi. Nė vijim, tė gjithėve qė ishim nė atė shesh, na dridhėruan zemrėn ato ciatje vajtimtare. Njė motor erdhi e u ndal pėrkitas ku dėgjoheshin ato piskama maceje. Ishin dy vetė me kokore.

            Ai qė zbriti i pari hoqi kasketėn dhe na u shfaq pamja e njė vajze me flokė disi tė shpupurishur. Tjetri e ndihmoi shoqen tė nxirrte nga nėnndenjėsja njė shishe qumėshti me biberon. Vajza u pėrkul dhe hodhi mbi pėllėmbėn e dorės, disa pika tėmbli. Atėhere kuptuam se aty ndodhej njė mace lehonė me disa tė porsalindurit e saj, apo kotele, siē tha mamaja ime me njė zė, sa mikluese, aq edhe tė dhimbshėm. Nuk e di sa tė tilla qenė, por proēesi i tė ushqyerit, zgjati goxha dhe mua mė bafasonte durimi i ēiftit pėr kėtė shėrbim. Madje jo vetėm mua, sepse kjo pėrkujdesje na preku tė gjithėve. Bindja se kishim ardhur kėshtu, nė njė botė tjetėr: tė begatė dhe humane, na u shtua tė gjithėve. Kėtė e tregonte edhe biseda midis njėri-tjetrit, vetėm me vėshtrim.

            Ēifti me motor u largua dhe njė zonjė plakė, si e harruar nga koha e si e braktisur nga fati, teksa po ndahej nga njė tjetėr zonjė bashkėmoshatare qė mua m’u duk se ishte shqiptare, diē i tha ( nė italisht ) me njė zė trishtues. Im atė, qė mund tė na pėrkthente diēka, nga qė fjalėt u dėgjuan shkoqur,  nuk e kishte mėndjen, se nė tė gjithė hapėsirėn, u pėrhapėn tinguj e njė valsi. Kaq u desh qė prindėrit e mi, t’i mbėshtojelli pelerina e mallit.

            – Ėshtė ”KRYQI  i ANĖS“ - tha nėna. – Isha vetėm dymbėdhjetė vjeē kur e kam parė filmin dhe s’do t’a harroj gjithė jetėn.

            – Kure unė, isha mė i vogėl nga djali ynė sot, – foli babai. dhe  psherėtiu dhimshėm. Unė, vura re njė pikė loti tinėzar nė cepin e syrit tė tij.

            – Sapo kisha marrė maturėn, – vazhdoi spjegimin . Ishin vitet ’59, ’60 dhe kjo muzikė, mė kujton njė histori tronditėse tė shoqėrisė ruse rreth dy a tre shekuj mė parė. Njė vals dehės dhe thuajse, i njėjtė me tė familjes SHTRAUS.  Veēse, ajo melodi (kolona zanore e atij filmi), i shkonte ēuditėrisht pėrshtat asaj gjėndje shpirtėrore qė na kishte pushtuar tė treve.

            Mbaj mėnd se ditėn e Vitit tė Ri, niseshim nga Tirana pėr nė qytezėn e vogėl pranė detit, ku dhe ishte familja e gjyshes sime nga nėna. Qėllimi? Dėshire pėr tė parė KONCERTET E VJENĖS, tė cilat edhe lejoheshin tė ndiqeshin nė Tiranė. Por aty, nė provincė, qe e sigurt shfaqja, nga qė nuk funksiononte zhurmuesit, pėr arsye strategjike. Dhe tė mendoni miqtė e mi, se atė rrugė, (rreth dyzetė kilometra), e bėnim e gjithė familja hypur mbi njė biēikletė.!!!  Eh! Kjo ėshtė histori mė vete.  Kushedi se kur e ka rradhėn tė thuhet, nėse do tė shkruhet…! : Por le tė vazhdojmė tregimin tonė.

            Ai qė luante nė fis’harmonikė qe rus. Virtuoz. Kjo vėrehej, jo vetėm nė lėvizjen e magjishme tė gishtėrinjve,  por edhe nė tingullin mahnitės qė sillte hapja dhe mbyllja e harmonikės. Mjafton t’u them se nė tė gjitha stolat ku afrohej rusi, i hidhnin tė holla. Edhe prindėrit e mi tė njėjtėn bėnė, edhe pse paratė i kishim me pikatore. Rusi buzėqeshte, falenderonte dhe instiktivisht iu afrua stolit ku, pesė metra mė tutje, ishte e ulur ZONJA E HARRUAR NGA KOHA. Dhe, befas, tingujt e instrumentit,  u ndalėn. U prenė si me thikė. Dėgjohej vetėm zėri disi i trashė, tejet i ndryshėm e melodioz i asaj DI’VE TĖ MOSHUAR. E mė pas, edhe zėri tjetėr, ai i rusisit, si tė donte tė zbuste vrullin e zėmėrcoptimit nga thėrrmimi.  Qe njė duet i njėmendtė, miqtė e mi. Nė dy gjuhė tė ndryshme. Pėrgjithėsohej kėsisoj drama e tekstit. Gjithēka fliste pėr Universalizėm. Atė ēast, sheshi sikur u pushtua nga njė rrymė mendėsie e njė ndėrgjegjėsim thuajse gjithė kozmik i ndezur qė s’dihet se si u shkrep, ashtu siē, nuk mund tė themi se si e ku do tė shuhej… Pas kėsaj, fisarmonicisti, nisi tė luajė refrenin:

            aq kėndshėm,

            aq bukur,

            aq dehės;

            si e zbritur nga qiejt.

            Ai e rinisi strofėn e fundit. Jo sepse gaboi. As sepse e morri rrjedha. Por se zėri i pėrhapur I DIVĖS SĖ KĖNGĖS GREKE,  arriti, ashtu si njė metal nė nxehje, tė kthehet nė dritė. Po, miqtė e mi. Zėri i saj, u shndėrrua nė instrument. E kėtė gjatė gjithė kohės, rusi, jo vetėm e harmonizonte me vėshtirėsi, nė taste, por edhe me zėrin e tij, ndonėse plot pasion me instrumentin DIVĖ. Qe buzuk, klarinė, apo violinė? Askush nuk mund tė themi se ishte nė gjėndje t’a pėrcaktonte. Por gjithsecili nga ne qė e dėgjonim, qemė tė bindur, se ai zė e ajo harmoni, nuk kishte asnjė gjasė tė pėrsėritej mė. Se vėrtet qenė tė shprehura nė nota ata tinguj. Por kėto pėrthitheshin nga ajo si rruaza, tė cilat, pėrpara se tė dilnin nga goja e saj, kalonin nga thellėsitė e shpirtit pėr t’u shndėrruar nė RRUZARE. Tė tilla, me njė tjetėr valence, ato i drejtoheshin galaksisė si njė lutje pėr mė tepėr humanizėm. E mbase edhe si njė bekim me “KRYQIN  E ANĖS “.

 

 

            Mė nė fund kėnga mbaroi dhe njerėzit duartrokitėn si nė njė mbrėmje gala. Qesja e varur te cepi i fis’harmonikė, u mbush me dhrahmi. Hapat e mėtejshme tė rusit e shpunė sėrish te Diva e moshuar. Ai i puthi duart e rreshkura, ndėrsa Asaj  i qenė njomur ata faqe po aq eshkė sa edhe duart, nė mos mė tepėr. Ne i shtuam duartrokitjet. Rusi tejet i kėndellur.

            Diva e RINGJALLUR, u mat tė ngrihej nė kėmbė. Rusi nuk e la. Rrahjet tona tė shuplakave, u shtuan. Ai e uli DIVĖN me kujdesin e njė vazoje tė diamandtė dhe i zbrazi po me tė njėjtin delikatesė, qesen me dhrahmi tė fituara nė atė . . . KONCERT.

            Ne u ngrijtėm nė kėmbė me rrahje shuplakash qė shkonin pėr DIVĖN E KĖNGĖS GREKE,  por edhe pėr VIRTUOZIN rus dhe humanizmin e tij. Ai, tanimė luante tjetėr melodi: kishte marrė KAZAĒONĖ, pėr tė zbutur sadopak, rritjen nė shpirtin tonė tė atij sythi melodramatik nga kolona zanore e KRYQIT tė ANĖS….

            Midis nesh u fol njė copė herė tė gjatė pėr kėtė dhe, halli pėr tė cilin, edhe kishim ardhur, u harrua. Nėna, hapi ēantėn dhe nxorri qė andej: bukė, domate dhe njė copė djathi kaēkavall qė e kishim sjellė nga Tirana. I vendosi kėto nė njė pecetė dhe na i ndau tė treve.

            Nuk kishim pėrcjellė ende kafshatėn e parė, kur na u afrua njė tridhjetėvjeēar biond. Ai ngrijti pantallona pėr tė zbuluar pjesėn e kėrcirit dhe ne pamė kėmbėn e majtė tė djegur deri nė gju. Bjondi fliste anglisht dhe kėrkonte lėmoshė.

            Unė, me aq sa kisha mėsuar nė shkollė e kuptova dhe e pyeta se nga ishte. Doli se qe polak. Dhe, ndėrsa ai po shpėrvilte edhe kėmbėn tjetėr e cila, nė mos qe gjithashtu po aq e djegur, e pėrcėlluar ajo ish. Polaku na tregoi se kjo i kishte ngjarė te motorėt e anijes dhe se s’kishte shumė ditė qė kishte dalė nga spitali. Veē kėsaj, ai tha se e kishin nxjerrė tė pa shėruar nga qė ishte pasiguriacion. Shkurt, kishte punuar ” NĖ TĖ ZEZĖ”.

            Kuptohet, tė gjithėve na preku kjo skenė. Kafshata qė kishim nė gojė u pėrzie me dhimbjen dhe lotėt na zunė grykėn. Veē sė tjerash, pamė njėri -tjetrin nė sy dhe si njė fshikullimė na pėrshkoi pyetja: ē’e papritur tė jetė rezervuar pėr ne? A do tė jemi nė gjėndje tė pėrballojmė vėshtirėsitė? Cilat do tė jenė ato?

            Nėna, si gratė, qė prakticizmin e kanė dhunti, menjėherė u nda dhe preu njė copė bukė dhe gjysmėn e rrotės sė djathit kaēkavall, tė cilat ia mbėshtolli nė njė pecetė. Babai me njė ton tejet tė dhimbshėm i tha nė greqisht polakut:

            – Ku na gjete ne, mor djalė. Po s’kemi mbushur ende javėn qė kemi ardhur nga Tirana, mor bir. Se shitėm gjithēka kishim grumbulluar nga puna e njė jete tė tėrė pėr kėtė udhėtim me tre a katėr boēe plaēkė, tė cilat, vetėm na pengojnė pėr tė lėvizur e ngulur gjetiu qė…., e marrtė djalli e marrtė kėtė kohė e kėtė emigrim!

            Polaku nuk e kuptonte mirė greqishten dhe unė nisa t’ia shpjegoja fjalėt e tim eti. Por s’qe e domosdoshme t’a shpija deri nė fund pėrkthimin, se ai, me tė dėgjuar fjalėn Tiranė, pyeti plot shqetėsim:

            – Shqiptar jeni?

            – Po.

            – Durrėsi!!! Kam qėnė atje. O Zot! Deti, vaporėt dhe njerėzit e hypur deri te direkt e mbi kullėn e kapitenit. . .

            Polaku, me njė anglishte edhe mė tė ēalė se timen, spjegonte, se ē’kishte parė nė televizionin e Varshavės atė qė kishte ndodhur pesė vjetė tė shkuara nė vėndin tonė dhe qė do tė hynte patjetėr nė histori si EKSODI BIBLIK I VITEVE ’90-tė. Dhe qė, shumėkush do t’a quante tė tillė nga qė, i shėmbėllente atij tė hebrenjve dy mijė vjet mė parė.

            – Mė falni, – tha Polaku, – njė mijė herė, mė falni! dhe me njė zė tė dridhur, e prapsoi bukėn, qė tashmė, nėna ime ia kishte lėnė nė dorė:

            – Jo zonjė, jo. Mbajeni! Ju do tė keni mė shumė nevojė. Unė do tė rropatem edhe pėr ndonjė javė, sa tė mbėledh tė hollat e avionit dhe do tė shkoj nė Varshavė. Aty kam familjen .

            Kurse ju…. – dhe ai kėmbėnguli qė me patjetėr t’a kthente bukėn. Veē kėsaj, tha: -Mė falni, por ju kėrkoj leje tė pėrpiqem pėr tė lypur lėmoshė pėr Ju. Por dijeni, nuk keni pėrzgjedhur vėndin e duhur. Ky truall, s’ėshtė i pėrshtatshėm pėr FARISEJ, por pėr PLEBEJ.

            Babai, sigurisht qė nuk pranoi dhe tha diēka pėr “solidaritetin proletar”, tė cilin Polaku e mori pėr SOLIDARNOSTIN e GDANSKUT. Prandaj, tundi kryet si me dhimbje dhe u largua.
            Nėna mbėshtolli sendet e ushqimit dhe i futi nė ēantė. Ajo vuri re me zėmėrim se, nga tetė kokra domate qė blemė nė pazarin te Omonia, pesė prej tyre, shitėsi i kishte futur tė shtypura. Atėhere, nėna i dha tė drejtė Polakut, ndėrsa im atė spjegonte se ē’ishin FARISEJTĖ dhe PLEBENJTĖ. Neve na iku kėshtu, jo vetėm oreksi, por edhe dėshira pėr tė kėmbyer me njėri-tjetrin. Takimin me Polakun e morėm si njė paralajmėrim, tronditės.

            Zemra na u bė hon.

            – Kemi marrė pamjen e tė mėshiruarit, – tha babai, por nėna nuk dha pėrgjigje. Unė isha ende i hutuar. Motori i shpirtit tim qe nė “afolje”.

            – Nga dhimbshuria s’ke se si tė mbrohesh, – nisi sėrish tė flasė im atė. Ndryshe ėshtė fyerja, sė cilės i kundėrvihesh…

            Ky qe ēasti kur mbėrrijti njeriu qė prisnim, i cili fare pa asnjė etiketė hyrėse, iu drejtua babait tim:

            – Sapo u ndava me afendikonė dhe afendikeshėn se i gjeta tė dy. Ata, tani ju njohin dhe njėri prej tyre, do tė vijė vetė tė bisedojė.

            Tha kėshtu dhe kaloi pėllėmbėn e dorės mbi flokėt e pahitur. Nė gishta kishte dy hunaza me gurė dhe dora ingjasonte me dorezėn e boksit. Ai vetė i shėmbėllente shimpazesė. Mosha? Mbase njė dekadė mė i madh se im atė i cili sapo kishte shkelur tė pesėdhjetat. Unė bėja ēudi se si mund tė kenė qėnė vėrsnike e shokė klase kėta tė dy, siē na kishte thėnė qė mė parė im atė. Se, nuk qe ana e jashtme qė e bėnte nė rastin mė tė mirė tė ngjashėm me njė detar. As mustaqet e thinjura dhe mjekra, jo vetėm e pa rruar e disi si e zgjatur. Por qenė edhe rrudhat nė tė dy faqet, tė cilat i jepnin asaj fytyre, pamjen e hartave tė Magelanit. Po t’u shtoje kėtyre edhe tė dy sytė e zezė tė ngulur nė zgavra si zgrafella tė errėta dhe sidomos ato dritėzime si dy tryela nė zhbirim, atėhere vėrtet do tė mund tė bindeshim se kishim tė bėnim me njė pirat tė njėmendtė.

            Babai sikur u hutua se, tjetri e nisi fjalinė nė greqisht dhe e pėrfundoi nė shqip.
            – Domethėnė, nė qoftėse tė kuptova drejt, ai tani na njeh dhe do tė vijė tė na takojė. Kėshtu?
            – Po, – tha shqiptari ynė dhe shtoi: – Patentėn Ndėrkombėtare, besoj se djali e ka, ė?

            Edhe pasaportėn me vizė, patjetėr, ė?

            Unė i nxorra menjėherė nga xhepi dhe ia tregova papritur qė ai tė pėrfundonte fjalinė.
            Ai i mori nė dorė dhe i hodhi njė vėshtrim kinse rrėmbimthi. Por nė tė vėrtetė e shfletoi faqe mė faqe ashtu siē edhe bėnė oficerėt nė tė dy anėt e kufirit. Gjithsesi ky, ndryshe nga njerėzit e ligjit, seē kishte nė ato lėvizjet e duarve qė i jepte pamjen e xhambazėve tė kuajve nė ēastin kur i hapin gojėn njė thundrakėve pėr tė parė moshėn nga dhėmbėt. Shkurt, ai dinte mirė ēfarė kėrkonte. Kur u sigurua, m’a ktheu:

            – Nė timon shpresoj tė jesh i zoti, djalosh.

            – Nuk besoj se e doni pėr gara, – ndėrhyri nėna me njė ton dukshėm tė papėrmbajtur dhe duke iu pėrgjigjur dyshimit me tė njėjtėn monedhė e madje, flakė pėr flakė.

            – Edhe gara, mund tė bėhen zonjė! Ky ėshtė tipari i kapitalizmit, – u kundėrvu me njė lloj qesėndisje dhe hukati duart krejt nė mėnyrė tė panevojshme, ashtu siē bėjnė njerėzit veprime tė pakontrolluara kur zihen ngushtė dhe duan tė fshehin gjurmėt e hutimit. Por nė tė vėrtetė, fėrkimi qė u bėnte duarve mė tepėr e nėnvizonte se sa e fshihte atė qė diē pikoi nga vetėm njė fjalė. Mua m’u kujtua slogani i socializmit ku thuhej se: nė kapitalizmit, njeriu pėr njeriun, ėshtė UJK.

            – Pra, tipi qė ka nevojė pėr shofer, ėshtė i zoti i atij dyqani, ku shkruhet si nė shqip: VIA DEI – spjegoi ai dhe ndėrpreu fantazinė time nė drejtim tė zhbirimi se edhe ky tip robi, qė hiqej se po na bėnte nder, diku e kishte fitimin. Pra, nė mos qoftė UJK, ĒAKALL, duhet tė jetė. ”Se, nuk mė duket fill i pėrshtatshėm pėr thurrje, – do tė thoshte gjyshja tiranase e shokut tim. “Ai s’ėshtė as pėr ind e as pėr majė “, do t’a mbyllte ajo dyshimin.

            Gjithsesi, ky ”ndėrmjetės“, na bėri tė pėrqėndrojmė vėshtrimet tona te tabela e atij lokali. Bashkatdhetari ynė, njė i arratisur nga vėndi dy dekada mė parė qė, s’di se si rastėsisht qe takuar me tim atė, u nda nga ne, pa na pėrshėndetur. Thjesht me njė lėvizje dore. Ndryshe nga zakoni yni i shtrėngimit tė pėllėmbės sė dorės burrėrisht. Madje, nė ndonjė rast edhe me tundje tė krahut. Nė kokėn e tij kare, tjetri diē kishte qethur nga Atdheu ynė. Veē kėsaj, diē tjetėr i qe ngjizur nga ky vėnd, krejtėsisht i huaj, gjė qė mua, s’mė binte erė tė mirė. Ai qe tjetėrbėrė. Kjo mė trembėte dhe vinte te unė si kėrcėnim pėr tė ardhmen time.

            – Ē’tė jetė ky dyqan? – tha im atė si tė fliste me vete.

            – “VIA DEI” ē’do tė thotė? – pyeti nėna.

            – “VIA DEI” ėshtė shprehje latine, – sqaroi babai. Grekėve u pėlqen e huaja kur ėshtė fjala pėr qėllime tregtare. Kam parė njė shitore rrobash moderne, diku nė rrugėn ERMU, nėn tabelėn LUĒIFERI. Emėrtim ky i huazuar nga DANTE ALIGERI. Kurse kjo lulishte, hyrja e sė cilės, nis me atė lokal dhe pėrfundon me kishėn, ėshtė mjaft e natyrshme dhe tepėr e gjetur tė emėrtohet: “VIA DEI”, qė do tė thotė: “RRUGA E ZOTIT”.

            “VIA DEI” poshtė, nė katin e parė tė njė godine banimi, me ca ballkone tepėr tė bollshme binte menjėherė nė sy.  Njė grua, me njė trup kaba por tė dobėt si njė pelė katana, hapi portėn e ballkoni dhe fare pa kujdes, i hodhi ushqim dy kanarinave. Kafazi i zogjve, nuk ishte vendosur nė mur, siē edhe jemi mėsuar t’i shohim rėndom, nė llozhat e pallateve. Jo. Ai qe mbėshtetur mbi njė makinė larėse tė prishur. Nga porta e hapur, u orvat tė largohej njė pėllumb i trembur dhe mezi ia doli. Nga pėrplasja e kėmbėve tė gruas rrangallė, u rrėzua njė vezė nė pllaka dhe u thye. Kishte gabuar pėllumbesha qė kishte pjellur aty. Se ishte mėkat qė, nė njė vėnd tė tillė, krejtėsisht tė pasigurt tė shpresonte pėr tė lindur pasardhėsit e saj. Gruaja, as qė e morri mundimin t’a pastronte vėndin, por zbriti poshtė dhe mua qė mė mbeti vėshtrimi te ky ē’rregullim, pashė se ajo u fut nė dyqanin ” VIA DEI “. Dhe pėr habinė e tė gjithėve, kjo grua krejt ndryshe e parė nga afėr, erdhi dhe foli me tim atė. Ishte pra afendi-kesha e atij dyqani. Ajo ra dakord me tim atė qė unė tė filloja punė tė nesėrmen. Pas orės dy mbasdite. Fjala qe pėr tre ditė: tė premten, tė shtunėn dhe tė djelėn. Paga: po eci puna mbarrė, dhjetė mijė dhrahmi. Dakord?

            Im atė pranoi menjėherė pa ditur se ē’do tė thoshte “puna mbarė”, dhe sigurisht, pa pyetur se ē’pagė do tė mė paguanin nė tė kundėrtėn.

            Sidoqoftė, le tė shpresonim se punėt do tė shkonin mbrodh dhe unė, do tė fitoja dhjetė mijė dhrahmi, pagė kjo e barabartė, pėr atė kohė, e puntorėve nė ndėrtim. Vegimi i tė nesėrmes, bėri qė tė vė pak buzėn nė gaz nga kėnaqėsia. Ajo grua si shėmbėllesė e dordolecit, megjithatė, ishte aq e zgjuar, sa edhe vanitoze, qė t’a merrte kėtė grimasė si njė gjest tė njėmendtė mirėnjojeje e falenderimi qė, s’mund tė lexohej ndryshe, veē si i tillė, megjithatė. 

  
            Vazhdon nė pjesėn e dytė me:  Atė natė bėra njė gjumė tė trazuar...

 

            Athinė, mė: 3, Mars, 2018!

 

(2)       (3)