Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - KRAKĖLLIMAT E NATĖS

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

      

KRAKĖLLIMAT E NATĖS

 

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Krakėllimat e natės" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

 

 

 

ISHTE KOHA E NJĖ PASHAI

 

Mes rreshtave tė njė poeme

Teatri i njohur antikė

I ka shtrirė krahėt

Dhe zgėrdheshet

Si macet e zgjebosura

 

Kėtu nata kėlthit

Jo nga vaji

Por nga krakėllima e njė korbi

shpirt sterrė

 

Mbi ballin e rrudhosur tė liqenit

Si pulėbardhat e egra

Fluturuan do zogj nate

Dhe kurrė mė nuk u kthyen

T’i njomin sqepat

E kafshuara tė fjalėve

 

 

2.

 

Pa pėrfunduar akti i parė

Nė gjymtyrėt e skenės sė baladave

Filluan krakėllimat

Tani mė tė njohura

Tė erės

 

Thanė se ėshtė fundi i mjegullave

Por njerėzit s’ndaleshin tė mendojnė

Piskamat lindnin trishtime

Britmat piskama

Edhe mė tė tėrbuara

 

Dallgėt e liqenit

Nuk fjetėn atė natė

S’i zuri gjumi as zogjtė e ujit

Te shkallėt e njė gjėme

Po pėrgatitej preja e njė mali

Qė nuk shembej me asgjė

 

Nė basamakun e tretė

Nė kėmbė qėndronte

Njė shkėmb prej mishi

I cili asnjėherė

Dhe askurrė nuk u gjunjėzua

 

 

3.

 

Nga murishtat e kalasė

Njė siluetė

Mbase paska filluar

Me ēelė si lulja e kripės

Njė tragjedi tė re

 

Nė ballkonin e sipėrm

Njė fllad dilte

Nga xhepat e ēallmave

Dhe frynte me njė trishtim tė paparė

 

Gishti tregues i mbretit antik

Drejtohet kah toka

Njė jetė njeriu

Tani mė rrėshqet nė harresė

 

 

4.

 

Britmat me gjasa ende dėgjohen

Nėpėr kthinat e kujtesės

Njė luan i tėrbuar nga era e gjakut

Shikon habitshėm

Se si ulėrinė njerėzit

Jashtė mureve veē ka filluar

Tė bie njė shi imcak

 

Qanin edhe gjethet

Nuk pushonte as xhadeja

Diku pas maleve

Hungėronin deri nė tėrbim

Njė derr i egėr

Dhe njė varr i hapur

 

 

5.

 

Pelerina e bardhė

Mbase ajo bardhėsi dallohej

Shumė pak

Nga ngjyra e qershisė

Njė hije e kuqėrremtė

Fshihej si fantazma pas mureve

 

Nė anėn e kundėrt tė sarkofagut

Dallohej njė kryq prej gjaku e mishi

Ngulur nė shpirtin e tokės

Ose nė kokėn e njė njeriu

Po kalben arkivolet

 

Njė kryq

I gozhduar nė zemrėn e mjegullave

Qante si kėrthi te korijet

Fatin e njė tragjedie

Qė asnjėherė nuk e luajtėn

Aktorėt e njė kohe tė leckosur

 

 

6.

 

Qeshnin edhe zambakėt

Me fustanin e erės

Joni i lustronte kėpucėt pėr festė

Nga gjėma e shekullit

Dolėn ca zėra

Qė i pėrngjanin atyre tė cirqeve

Teuta si kurrė mė parė

E mprehte shpatėn e dallgėve

Dhe aq bukur i dukej

Fustani i kaltėr prej algave

Sa qė ja merrte bukurin detit

 

 

7.

 

Peshqit nuk pushuan gjatė tėrė natės

Edhe njė tjetėr valle lozej

Ajo e mortit

Nė maja shpatash

 

Gurgullonte qeshja e Ali Pashait

E Janina

Askujt nuk i tregoi ėndrrėn

E njė bese tė thyer

Ėndrrėn

E njė kali tė egėr

I cili vraponte drejtė skėterrės

Me dizgjin prej shevari

 

 

8.

 

Thonė se atė natė

Liqeni nuk vuri gjumė nė sy

Tėrė kohėn gjėmoi

Pėr njė trishtim qė e prite

 

Dhe erdhi mėngjesi

Dy palė sy

Si dy liqene qanin

Fatin e njė rrapi tė prerė

Nuk dihej mė

Se nga cila anė frynte liqenza

E pjelljes sė tradhtisė

 

 

 

    Poezi nga libri "Krakėllimat e natės"