Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - “KOPSHTI” I VOLTERIT DHE NJERĖZIMI QĖ REZISTON

http://www.bota.al

      

“KOPSHTI” I VOLTERIT DHE NJERĖZIMI QĖ REZISTON

 

Ndonjėherė Volteri preferonte njė shaka nė vend tė njė analize tė plotė filozofike. Por, siē shkruante Horaci, asgjė nuk na pengon tė qeshim pėr tė thėnė tė vėrtetėn.

 

 

 

“Asnjėherė nuk ėshtė vėnė nė punė, kaq shumė menēuri, pėr tė na bėrė kafshė. Tė lexosh veprėn tuaj, tė vjen qė tė ecėsh me katėr kėmbė. Sidoqoftė, duke qenė se e kam humbur kėtė zakon prej mė shumė se gjashtėdhjetė vjetėsh, pėr fat tė keq ndjej se e kam tė pamundur ta rimarr atė”.

Ndonjėherė Volteri preferonte njė shaka nė vend tė njė analize tė plotė filozofike. Por, siē shkruante Horaci, asgjė nuk na pengon tė qeshim pėr tė thėnė tė vėrtetėn. Dhe sigurisht, Volteri kishte arritur tė adresonte ēėshtjen qendrore, dje ashtu si sot, duke iu drejtuar personit tė duhur. Marrėsi ishte filozofi mė i iluminuar i momentit, Jean-Jacques Rousseau, dhe nė diskutim ishte teza e tij se gjendja fillestare, primitive, primitive e njeriut ėshtė njė gjendje e pafajėsisė. Eshtė njė bindje e pėrhapur, dhe jo vetėm nė filozofi: ajo ėshtė gjithashtu baza e kristianizmit, pėr shembull.

Por kristianizmi, me sistemin e tij tė fuqishėm doktrinor, ishte nė gjendje tė shpjegonte edhe vazhdimin e historisė: potencialisht tė pastėr, tė bekuar dhe tė pafajshėm, si fėmijė tė Zotit, njerėzit e gjejnė veten nė gjendjen e tanishme tė mjerimit, pėr shkak tė fajit tė mėkatit origjinal, pas shkeljes qė bėri Adami dhe Eva. Nuk sqaron tė gjitha problemet, por tė paktėn ofron, pėr besimtarėt, njė shpjegim teologjik tė asaj qė jemi sot. Po Rousseau? Nėse pėr nga natyra jemi tė pafajshėm dhe tė pastėr, si mund ta justifikojmė korrupsionin tonė aktual? Nga ai tek Stoikėt, tė parėt qė e mbėshtetėn me ngulm atė ide, tundimi ėshtė gjithmonė i njėjtė: t’i imponohet shoqėrisė pėrgjegjėsia e korruptimit aktual.

 

 

Nė vetvete, teza nuk ėshtė plotėsisht e gabuar; por nga pikėpamja filozofike, pyetja themelore mbetet e hapur: nėse njerėzit pėr nga natyra (ose me vullnet hyjnor) janė tė mirė ose tė pafajshėm, si u bė shoqėria e korruptuar? Njė pyetje e vėshtirė, sė cilės Rousseau nuk deshi t’i pėrgjigjej, duke shpjeguar se gjendja e natyrės duhej tė kuptohej si njė rast i kufizuar, “qė mbase nuk ekzistonte kurrė, dhe pėr tė cilin, megjithatė, duhet tė kemi nocionet e duhura pėr tė gjykuar mirė gjendjen tonė aktuale”. Mė tė guximshėm, Stoikėt ishin pėrgjigjur nė njė mėnyrė brilante dhe banale nė tė njėjtėn kohė: faji i nėnave; janė ato qė inaguruan procesin e korruptimit kur i bėnė fėmijėt tė kenė banjo tė nxehta, duke nxitur tek ta dėshirėn pėr kėnaqėsi tė panevojshme dhe tė panatyrshme, tė cilat gradualisht do t’i mashtronin ata. A i keni bėrė tė vegjlit tuaj ta ndjejnė atė emocion tė ėmbėl? Epo, shoqėria humbet nė mėnyrė tė pakthyeshme. Ka njė lloj gjenialiteti nė ēmendurinė e kėsaj pėrgjigjeje, por edhe shumė banalitet: nė fund tė fundit, ėshtė gjithmonė faji i grave (ėshtė njė version tjetėr i historisė sė zakonshme tė Evės, nė fund tė fundit).

Po sikur tė kishte tė drejtė Volteri, dhe tė gjithė ata qė ashtu si ai, nuk presin parajsė nė fillim ose nė fund tė tregimit, sepse ushqejnė njė imazh mė pak idilik, mė tė zhgėnjyer pėr njeriun dhe limitet e tij? Perspektiva ėshtė mė pak emocionuese, por ka tė paktėn njė meritė: duke na ēliruar nga mirazhi i pafajėsisė dhe pastėrtisė origjinale, gjithashtu na ndihmon tė vėzhgojmė me sy mė tė kthjelltė gjithēka qė kemi ndėrtuar me dhimbje, kur kemi qenė nė gjendje tė jemi tė bashkuar. Nuk ėshtė njė histori triumfale, ajo e njerėzve, por as nuk ėshtė njė zbritje drejt humnerės: pėrkundrazi i ngjan njė kopshti tė kultivuar me durim, gjithmonė nė rrezik tė bjerė nė kaos, por qė ndėrkohė reziston, dhe i cili pėr kėtė arsye meriton kujdes dhe durim.

 

“Sette”