.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Kopshti i miqėsisė sė artė

Shkruajnė: Vlora BANUSHAJ & Sabir KRASNIQI

       KOPSHTI I MIQĖSISĖ SĖ ARTĖ

        Mund tė jenė disa shkronja... njė fjali... njė letėr... fillimi i kėsaj historie: shkronjave qė mėkojnė me aq butėsi filizat e parė, fjalive qė ushqejnė me aq dashamirėsi gonxhet e sapoēelura, letrave qė formojnė me dashurinė mė tė sinqertė buqeta lulesh... nga mendje tė ndritura, nga shpirtra tė pastėr, nga zemra tė bardha...

 

 

 

            ...Thuhet se: parajsa ėshtė vendi i ėndrrave, vendi i kėnaqėsive, vendi i lumturisė, vendi i paqes, vendi i mrekullive... por, diku lartė nė qiell!...

 

            Po nė tokė: ku gjendet vallė parajsa?

 

            Ajo  gjendet nė thjeshtėsinė e komunikimit, nė ēiltėrsinė e kristaltė, nė pastėrtinė dhe ndershmėrinė morale, nė ndjesitė mė tė larta tė fisnikėrisė dhe zemėrgjerėsisė, nė butėsinė dhe ngrohtėsinė e zemrės... nė shpirtrat e ndritur tė qenieve hyjnore!

 

            Kėto kualitete tė arta e brilante, manifestojnė madhėshtinė e parajsės nė tokė, respektivisht, nė mendjen, shpirtin, zemrėn dhe trupin e njeriut. Kėto vlera, m'u sikurse ato puhizat pranverore me aromėn dehėse qė burim kanė nektarin e jetės, i afrojnė njerėzit, lidhin shoqėritė, mposhtin urrejtjen, venitin djallėzitė, sfidojnė stinėt, sfidojnė vitet, krijojnė harkore ylberesh me ngjyrat mė tė gėzuara tė jetės, ndėrtojnė urat e njė miqėsie tė vėrtet njerėzore, dhe m'u kėtu fillon tė merr formė, fillon tė frymoj, tė merr jetė, tė kultivohet me fisnikėrinė mė tė lartė edhe njė kopsht, qė do ta quajmė, ashtu edhe siē e ndjejmė, "Kopshti i miqėsisė sė artė" -  ose parajsa e vėrtet.

 

            Sigurisht se secili kopsht e ka njė burim, e ka njė rrjedh... e ka edhe njė histori - faqe tė ndryshme tė saj, por me tė njėjtin titull: "Kopshti i miqėsisė sė artė!"

 

            Mund tė jenė disa shkronja... njė fjali... njė letėr... fillimi i kėsaj historie: shkronjave qė mėkojnė me aq butėsi filizat e parė, fjalive qė ushqejnė me aq dashamirėsi gonxhet e sapoēelura, letrave qė formojnė me dashurinė mė tė sinqertė buqeta lulesh... nga mendje tė ndritura, nga shpirtra tė pastėr, nga zemra tė bardha... Kėshtu ndėrtohen konturat e shtresuara me ar e shkėlqim brilanti tė njė kopshti, tė vogėl nė dukje, por tė madhėrishėm nė pėrmbajtje.

 

            Ēdo gjė qė ėshtė e madhėrishme, natyrisht, qė tė mahnit me bukurinė e saj... dhe tė gjitha kėto mrekulli hyjnore i pėrqafon nė kėtė kopsht tė miqėsisė sė artė. Sa herė qė ndalon aty pėr ta soditur apo pushuar: gjen paqen dhe qetėsinė shpirtėrore, disponimin mė tė kėndshėm,  nektarin e jetės, harmonizimin e  pėrsosur tė ritmit hyjnor. Dhe nėn tingujt e pėrsosur tė kėtij ritmi hyjnor, lehtė dėgjohet duke rrjedhė  njė ujėvarė  buzėqeshjesh m'u nė mes tė kopshtit nga ku reflektojnė ngjyrat mė tė gėzuara tė jetės... dhe nėn pushtetin e magjishėm tė kėsaj mrekullie tė quajtur lumturi, drejton shikimin kah burimi dhe i pėshpėrit dy fjalė: "Pėrshėndetje Madhėshti!". Me anė tė kėsaj pėrshėndetje hyjnore i bartė tė gjitha kėto ngjyra tė gėzuara jete, sikurse ylberi, deri tek syri, zemra dhe shpirti i miqve tu, bashkė me tingujt e gėzuar e skofiar qė rrjedhin ėmbėl nga ujėvara e buzėqeshjeve, pėr t'u falur edhe atyre kėtė ndjesi tė kėndshme, kėtė aromė dehėse, aromėn e nektarit tė jetės...

 

            Aroma dehėse qė shpėrndahet nga kurorat e luleve pėrplot ngjyra magjepse, por edhe nektari i jetės qė rrjedh nga ujėvara e buzėqeshjeve, tė tėrheq pėrherė e mė shumė... dhe nuk mund ta kalosh as edhe njė ditė pa e vizituar kėtė kopsht tė miqėsisė sė artė... pa ndaluar aty, pa e soditur atė mrekulli tė rrallė... pa e freskuar shpirtin tek ujėvara e buzėqeshjeve... dhe pa mbjell nė tė, bile njė filiz tė ri...   e kėshtu pėr ēdo ditė kėtij kopshti i  shtohet bukuria... edhe madhėshtia... e bashkė me to mishėrohet e forcohet edhe  miqėsia...

 

 

            ...Dhe stinėt vazhdojnė tė ndėrrohen”! Kalojnė muajt nė kalendar!”.... Por, nė kėtė kopsht nuk bie ndonjė copėz akulli... e as gjethet nuk zverdhėn... Nė vazhdimėsi  mbillen filiza tė rinj, pavarėsisht stinėve. Frytet magjepse qė lulėzojnė, nuk arrin dot t'i dėmtoj as acari i egėr i janarit, e as fuqia pėrvėluese e diellit nė korrik, sepse rrėnjėt e tyre ujiten e rriten nga uji i bekuar i ujėvarės sė buzėqeshjeve, nga freskia magjike qė e lumturon shpirtin sa herė qė e thithim atė aromė dehėse, nga ngjyrat mė tė ngrohta qė gėrshetohen e vezullojnė nė harkoren e ylberit, nė urėn, nėpėr tė cilėn shėtitėn dhe hedhin hapat vetėm shpirtra tė pastėr engjėllor qė kanė uratėn e Perėndisė.

 

            Pothuajse ēdo ditė kemi nevojė tė takohemi me vetveten… dhe sa herė e ndjejmė kėtė, nisemi drejt kėtij kopshti hyjnor pėr ta takuar harmoninė e pėrsosur: atė tė shpirtit me trupin, tė njeriut me natyrėn, tokėsores me qielloren. Dhe strehohemi e  ulemi tė pushojmė nėn freskinė e ujėvarės sė buzėqeshjeve duke u tretė edhe vet nėn lojėn gurgulluese tė valėve tė saj tė gėzuar. Sa herė i hapė petalet e saj njė lule,  nga brendia e saj shpėrthejnė e shpėrndahen nė qiellin e pastėr tė kėtij kopshti grumbuj shkėndijash tė mirėsisė, pastėrtisė, zemėrgjerėsisė, fisnikėrisė... tė gjitha kėto duke u lėkundur lehtė nėpėr freskinė e  mbrėmjeve plotė yje, pėr ta shkrirė e shpėrndarė ēdo lloj errėsire nė shpirt....

 

            ...dhe sa herė qė dalim nga aty, pėr t’u ritakuar nė ditėn tjetėr, me vete marrim shkėlqimin qė na jep ylberi i harkuar nė qiellin vezullues si kurorė e njė miqėsie tė vėrtetė njerėzore...

 

            Miq tė dashur, parajsėn (greqisht - kopshtin) mos e kėrkoni nė lartėsitė e paarritshme qiellore, atė e keni pėrherė pranė, nė brendi tuajėn... mjafton t'i hapni portat e zemrės  dhe tė shpirtit qė ajo tė manifestohet edhe pėrmes disa shkronjave, rreshtave... pėr t'u transformuar nė njė kopsht hyjnor, pėr t'u  shtresuar  thellė, thellė nė kujtesėn e kohės... nė pėrjetėsi.

           

            Tė gjitha kėto qė i lexuat mė lartė, me gjuhėn e miqėsisė ua thamė, dhe ju lutemi kėtė mbajeni nė mend: nė shpirtin tuaj, njė miku/mikeshe, bėjuani njė vend... Njė mik/eshė i/e mirė do t’ju vie si njė shkėndije shprese nė jetė, burime energjie atėherė kur do tė ndiheni tė lodhur, shkėndije lumturie kur do tė prekeni nga trishtimi, burim force kur tė ndiheni tė dobėt... strehimore nė ēaste ligėshtie...