Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - KONCEPTI I FESĖ I VĖZHGUAR NĖN DRITĖN PSIKANALITIKE

Postuar nga: J@mes

http://psikologji.net

KONCEPTI I FESĖ I VĖZHGUAR NĖN DRITĖN PSIKANALITIKE

       Besimi fetar e kishte fillesėn e tij nė pafuqishmėrinė e njeriut pėrpara forcave tė jashtme tė natyrės. Ai lindte nė stadet e hershme tė zhvillimit njerėzorė, kur njeriu akoma nuk mund tė pėrdorte arsyen e tij pėr t’u bėrė ballė forcave tė jashtme tė natyrės, dhe duhet t’i mposhte ato me ndihmėn e forcave afektive.

 

  

            Do mundohem t'ju jap njė pėrshkrim dhe njė krahasim tė pikėpamjeve tė Frojdit, Jungut dhe Fromit mbi besimin fetar dhe format e shfaqjes sė tij.

            Do tė fillojmė diskutimin tonė duke parashtruar idetė e Zigmund Frojd nė lidhje me religjionin.
            Frojdi analizon thellėsisht problematikėn e fesė tek libri “ E ardhmja e njė iluzioni “, i botuar me 1927 dhe qė pėr Fromin mbetet njė ndėr librat mė tė mirė tė Frojdit (mjerisht i pa pėrkthyer nė shqip - shėnim J@mes). Kujtojmė se besimi fetar dhe sidomos krishterimi, kishin filluar tė sulmoheshin nė Evropė qė nga periudha e iluminizmit.

            Filozofė iluministė si Volteri apo Dideroi nėn emrin e arsyes kritikonin fort fenė si shfaqje tė injorancės dhe paditurisė sė popullit. Trashėgimtarė tė kėsaj prirje ishin edhe Nice dhe Marksi. Kėshtu pėr Nicen “Zoti ishte njė pėrgjigje e rėndomtė dhe e vrazhdė, njė mungesė delikatese kundrejt mendimtarėve”. Ndėrsa pėr Marksin “religjioni ėshtė opium pėr popullin” (frazė aq shumė e cituar edhe gjatė tė kaluarės sonė socialiste - shėnim J@mes).

            Frojdi i pėrthith kėto mendime ateiste duke i pėrshtatur dhe i vendosur nėn kornizėn e sistemit psikoanalitik. Kėshtu pėr Frojdin besimi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pasqyrim i konflikteve dinamike mes idit, unit dhe mbiunit tė studiuara nga psikanaliza tek individi dhe tė shfaqura tek feja nė njė skenarė mė tė gjerė.

            Pėr Frojdin feja lindte nga nevoja e njeriut pėr tė bėrė tė durueshme mjerimin dhe palumturin e tij. Pėr disa individė feja mund tė ishte njė pėrgjigje ndaj ankthit, por nė tė njėjtėn kohė, sipas Frojdit, ajo ishte e dėmshme pėr mendjen njerėzore. Kėshtu Frojdi arriti nė atė pikė sa tė pėrcaktonte fenė si “njė narkotik me tė cilin njeriu kontrollon ankthin e tij, por mpin mendjen e tij”.

            Feja nuk ishte nė gjendje tė pėrballonte kritikat e shkencės dhe ishte e detyruar tė dukej gjithmonė e mė shumė njė iluzion. Ndėrsa shkenca moderne, pėr Frojdin, nuk ishte njė iluzion pasi ajo ishte e vetėdijshme pėr kufijtė e veta.

            Besimi fetar e kishte fillesėn e tij nė pafuqishmėrinė e njeriut pėrpara forcave tė jashtme tė natyrės. Ai lindte nė stadet e hershme tė zhvillimit njerėzorė, kur njeriu akoma nuk mund tė pėrdorte arsyen e tij pėr t’u bėrė ballė forcave tė jashtme tė natyrės, dhe duhet t’i mposhte ato me ndihmėn e forcave afektive. Duke u ndeshur me forca tė rrezikshme dhe tė pakontrolluara, njeriu kishte nevojė tė ndihej nėn mbrojtjen e dikujt, nėn mbrojtjen e “Babait” i cili zotėronte njė forcė dhe urtėsi shumė tė lartė tė cilėn njeriu mund ta meritonte vetėm nėse i nėnshtrohej atij dhe duke iu shmangur thyerjes sė rregullave tė tij.

            Nė kėtė mėnyrė, sipas Frojdit feja ėshtė njė pėrsėritje e pėrvojės jetėsore fėmijėrore. Njeriu u bėn ballė pėrvojave kėrcėnuese si fėmija qė i bėn ballė pozitės sė tij tė pambrojtur duke u mbėshtetur te babai, duke u mahnitur pėr forcėn e tij dhe duke e pasur frikė atė. Feja pėr Frojdin bazohet mbi koncepte tė vdekura pėrderisa ato janė iluzione tė bazuara tek dėshirat e njeriut.

            Mirėpo Frojdi nuk kufizohet vetėm duke thėnė se feja ėshtė njė iluzion. Ai mendon se feja ėshtė e rrezikshme, sepse shenjtėron institucionet tė pavlera njerėzore dhe mė keq akoma, i mėson njerėzit t’ju besojnė iluzioneve dhe u ndalon qė tė mendojnė nė mėnyrė kritike. Frojdi madje pėrgjithėson duke pohuar se pengesa pėr tė menduar nė mėnyrė kritike nė lidhje me ndonjė objekt apo fushė tė caktuar, shpie nė dobėsimin e tė menduarit kritik edhe nė fusha tė tjera dhe nė tė njėjtėn kohė nė uljen e aftėsisė sė arsyes nė tėrėsi.

            Njė tjetėr e metė e fesė, sipas Frojdit, ėshtė se ajo e mbėshtet moralitetin nė parime shumė tė paqėndrueshme. Nė qoftė se domethėnia e normave etike bazohet nė atė se ato janė porosi tė perėndisė, atėherė e ardhmja e etikės vihet nė varėsi nga besimi tek Zoti. Mirėpo duke qenė se (sipas Frojdit) tė qenurit fetar tė njerėzve do dobėsohej gjithnjė e mė shumė atėherė bashkė me fenė do shkatėrrohen edhe vlerat tona morale (duket ndikimi i qartė i Nices, i famshėm pėr shprehjen e tij “ nėse Zoti vdes kush do na i japi Urdhėresat Morale - shėnim J@mes).

            Rreziku qė Frojdi sheh tek feja ka tė bėj me faktin se idealet e tij vetjake janė pikėrisht ato koncepte tė cilat, sipas mendimit tė tij, i kėrcėnon feja: arsyeja, pakėsimi i vuajtjeve njerėzore dhe moraliteti.

            Qėllimi i vėrtetė i zhvillimit tė njeriut pėr Frojdin ėshtė arritja e tė vėrtetės nėpėrmjet lirisė dhe kjo gjė bėhet e mundur duke parė me guxim realitetin nė fytyrė dhe duke kapėrcyer fiksimin fėmijėrorė. Njeriu duhet tė heqė dorė nga iluzioni i ekzistencės sė Zotit dhe tė bėhet njė i rritur qė lė shtėpinė prindėrore.

            Vetėm njeriu i lirė dhe i rritur, i ēliruar nga pushteti i autoritetit, mund ta kuptojė drejt botėn rrethuese. E vetėm nė kėtė rast, sipas Frojdit, nėse do tė bėhemi tė rritur dhe te ēliruar nga autoriteti do tė fillojmė tė mendojmė pėr veten.

 

 

            Tani le tė kalojmė te pikėpamjet e Karl Gustav Jungut nė lidhje me besimin fetar. Pikėpamjet e Jungut janė krejtėsisht tė kundėrta me ato tė Frojdit.

            Pėr Jungun ndjenja fetare ėshtė njė gjendje e shkaktuar nga njė forcė qė ndodhet jashtė nesh. Jungu mė pas e interpreton konceptin e tė pandėrgjegjshmes si koncept fetar.

            Sipas tij e pandėrgjegjshmja nuk mund tė jetė thjesht pjesė e psikikės individuale, ajo nuk i nėnshtrohet kontrollit tė kurrkujt dhe na jepet neve nga jashtė. Si rrjedhojė e kėsaj Jungu arrin nė konkluzionin se pėr shkak tė vetė natyrės sė tė pandėrgjegjshmes ndikimi i saj te ne ėshtė vetė fenomeni fetar.

            Duket e habitshme, por faza e parė e interpretimit jungian tė Zotit ėshtė si tė thuash njė zgjatim i teorisė se Frojdit mbi fenė. Ashtu si tek Frojdi, feja si nėnshtrimi i plotė ndaj Zotit, ėshtė nė njė farė mėnyre, njė rikthim nė barkun e nėnės pėr tė bėrė ankthin mė tė durueshėm.
Por nė njė fazė tė dytė projektimet fetare tek psikikja shtrihen pėrtej tė kaluarės personale tė individit duke shkuar drejt njė faze teleologjike qė ka tė bėjė mė shumė me tė ardhmen.

            Imazhi i Zotit nuk ėshtė i prodhuar nga pėrvojat psikike si imazh i pėrvojės atėrore. Pėrkundrazi marrėdhėnia me babain tokėsor mund tė marrė njė kuptim fetar sepse ėshtė e ndėrtuar mbi njė model qė sipas Jungut ka ekzistuar mė parė, si tė thuash njė trashėgimi e marrėdhėnies sė Zotit me njeriun. Kjo ėshtė njė pikėpamje krejtėsisht e kundėrt me pikėpamjet e Frojdit i cili e sheh marrėdhėnien Zot-njeri si model i ngritur mbi marrėdhėnien atė-bir, dhe jo anasjelltas siē e sheh Jungu.

            Nė rrafshin e psikikės njerėzore, sipas Jungut, mundemi tė kemi vetėm intuitėn e absolutes, duke qenė se ne jemi tė kufizuar si qenie. Pra intuita e absolutes ėshtė njė aftėsi e psikikės sonė. Si rrjedhim njerėzit janė “esencialisht fetar”, tek ata ėshtė i pranishėm njė instinkt fetar, qė ėshtė pjesė integruese e strukturės sė tyre psikike.

            Tė mohosh instinktin fetar do tė thotė tė kuptosh vetėm pjesėrisht jetėn psikike dhe do tė sillte si rrjedhim shqetėsime psikike me pasoja serioze pėr shėndetin e njeriut.

            Pėr Jungun, jeta psikike ėshtė njė ndėrthurje e shumė instinkteve qė mund t’i ndajmė nė instinkte ruajtėse dhe instinkte shpirtėrore, mes tė cilave edhe etika dhe religjioni.

            Dominimi i njėanshėm i njėrit prej tyre do tė ēonte nė prishjen e ekuilibrit dhe kjo do tė ēonte nė prishjen e strukturave tė personalitetit.

            Me njė tė tillė pohim Jungu nėnvizon njė prej aspekteve karakteristike tė sistemit tė tij interpretativ, pra origjinėn shpirtėrore tė shqetėsimeve tona psikike.

            Jungu jep njė koncept interesant edhe pėr ėndrrėn. Nė jetėn e njeriut ėndrra shėrben si njė mesazher i tė pandergjegjshmes dhe i “arketipit tė vetes” qė ėshtė qendra e pėrgjithshme e personalitetit tė ndėrgjegjshėm dhe tė pandėrgjegjshėm. Ėndrra pėr Jungun pėrfaqėson njė prej ndodhive mė tė pasura dhe aktive. Nėpėrmjet ėndrrave arrihet drejt imazhit hyjnor, duke kaluar pėrmes botės sė pulsioneve. Ajo na tregon nėpėrmjet tė folurės simbolike, rrugėn pėr tė shprehur nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme potencialet tona njerėzore dhe shpirtėrore. Tė mos e dėgjosh “zėrin” e ėndrrės, ta harrosh apo ta zhvlerėsosh atė sjellė njė humbje energjie dhe merr kuptimin e njė rezistence ndaj njė thirrje qė shpesh ka pėrmbajtje specifikisht hyjnore.

 

            Pasi pamė kėndvėshtrimet e papajtueshme mes Zigmund Frojdit dhe Karl Jungut nė konceptimin e fesė le tė kalojmė tani te njė tjetėr emėr i madh i psikanalizės, Erik From. Fromi mes opozitės sė papajtueshme dhe pėrputhjes sė plotė tė interesave dhe qėllimeve tė psikanalizės dhe fesė zgjedh njė pozicion tė ndėrmjetėm duke treguar se raportet midis kėtyre dy fushave janė shumė tė ndėrlikuara pėr t’i futur nė njė zgjedhje aq tė thjeshtuar.

            From quan “besim fetar” ēdo sistem mendimi dhe veprimi, tė bashkėndarė nga njė grup, nė tė cilin individi gjen orientim dhe njė objekt adhurimi.

            Sipas Fromit ēdo njeri ka nevoja fetare, pasi ēdo njeri ka nevojė pėr njė sistem orientimi dhe njė sistem adhurimi qė manifestohen nė mėnyra tė ndryshme, prandaj sipas tij pyetja nuk ėshtė nėse njė njeri ėshtė apo jo fetar, por cila ėshtė feja e tij.

            Fromi braktis konceptin e pėrgjithshėm tė fesė dhe bėn njė dallim tė formave tė ndryshme fetare. Ai arrin tė ndajė besimet fetare nė dy forma: religjione humaniste dhe religjione autoritare.

            Tek religjonet humaniste virtyti parėsor ėshtė kapaciteti i vetrealizimit, jo ai i nėnshtrimit .

            Ndėrsa tek fetė autoritare kemi njohjen nga ana e njeriut tė njė fuqie mbizotėruese prej sė cilės varet fati i tij dhe ndaj sė cilės duhet tė nėnshtrohet dhe ta adhurojė.

            Tek fetė autoritare kemi tė theksuara konceptet e mėkatit, vuajtjes, fajit dhe bindjes ndėrsa tek fetė humaniste theksohen gėzimi dhe liria.

            Tek fetė autoritare kemi imazhin e njė Zoti kėrcėnues dhe hakmarrės qė i shtohen idhujtaria dhe adhurimi i verbėr. Ndėrsa fetė humaniste na paraqesin imazhin e njė Zoti tė dashur dhe mėshirėplotė, qė do tė mirėn e njeriut dhe mbėshtet lirinė e tij.

            Pėrfundimisht, duke reflektuar mbi sistemet e ndryshme fetare dhe mendimtare, tė zhvilluara gjatė historisė njerėzore, Fromi mendon se teologjia kalviniste, dhe pjesa e parė e Testamentit tė Vjetėr janė sisteme autoritare. P.sh, Fromi i bėn njė interpretim interesant “mėkatit fillestar”, duke e parė Zotin si njė qėnie xheloze dhe egoiste qė ndėshkon pėrpjekjet e njeriut pėr tė njohur “tė mirėn” dhe “tė keqen”.

            Ndėrsa sistemet mendimtare dhe fetare humaniste sipas Fromit janė: budizmi, Sokrati, Spinoza, Isaia, taoizmi, misticizmi nė hebraizėm dhe krishterim etj.

            Duket sikur Fromi mban njė pozicion agnostiku, ku nuk shprehet qartė dhe madje s’i intereson edhe aq pohimi apo mohimi i ekzistencės sė Zotit por mė shumė pohimi apo mohimi i “Njeriut” si qenie e plotė dhe e realizuar dhe kėtė e shpreh mjaft mirė nė fjalitė e mėposhtme:

            “Jemi apo s’jemi ne besimtarė, besojmė vallė nė domosdoshmėrinė e fesė sė re, apo tė fesė pa fe, apo nė ruajtjen e traditės judeokristiane, tė gjithė ne nėse na intereson thelbi dhe jo lėvozhga, njeriu dhe jo kisha, mundemi tė bashkohemi pėr mohimin e vendosur tė idhujtarisė dhe nė kėtė pohim do tė gjejmė mė shumė besim se sa nė ēfarėdo gjykimi pohues mbi Zotin. Dhe atėherė, pa dyshim do tė ketė mė shumė bindje dhe dashuri vėllazėrore”.