Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Mendime pėr poezinė e Jeton Kelmendit

GRUP AUTORĖSH

      

MENDIME PĖR POEZINĖ E JETON KELMENDIT

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Jeton Kelmendi  “Koha kur tė ketė kohė”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 „Literaturė“ 

 

 

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            Jeton Kelmendi ėshtė njė nga figurat e mėdha tė poezisė sė sotme

 

            Pėr tė shprehur ndjenja tė fuqishme nė poezi, nuk ka gjė mė tė efektshme sesa shkurtėsia e vjershės dhe forma e saj e ngjeshur. A nuk e tendos bisha trupin dhe tė gjitha forcat e saj kur bėhet gati pėr tė sulmuar ? Poezia e Jeton Kelmendit i ngjan kėtij imazhi me fėrgėllimat e saj tė brendshme. Ajo karakterizohet nga ndenja e masės dhe lakonizmi. Lirizmi i saj i kondensuar arrin tė depėrtojė thellė nė ndjesitė e lexuesve. Me anė tė strofave tė tij eliptike, ai na kumton nė fakt atė ēfarė ka mė tė lartė shpirti njerėzor. Kelmendi ėshtė njė nga figurat e mėdha tė poezisė sė sotme. Vepra e kėtij poeti kosovar nderon jo vetėm letėrsinė nė gjuhėn shqipe, por letėrsinė nė pėrgjithėsi.

 

                                                                                                          Athanase Vantchev de Thracy

                                                                                                          Paris, mė 15 korrik 2009

 

 

 

            Poeti kėrkon ta shpikė edhe njė herė atdheun dhe dashurinė

 

            Jeton Kelmendi ka aq pasion sa duket sikur kėrkon ta shpike edhe njė here atdheun dhe dashurinė. Ėndrrėn kėrkon ta bėjė zhgjėndėrr, por edhe tė kundėrtėn. Nė poezinė e tij ka diēka tė kundėrt, qė u del pėrballė erės dhe arritjeve, ai sikur nuk do tė arrije, por ėshtė luftėtar i kėrkimeve. Tė degėt zbulon rrėnjėt, te frutat - fytyrat. Kėrkon ardhmėrinė dhe zbulon tė tashmen, kėrkon tjetrin dhe zbulon veten.

Visar Zhiti, Romė

 

 

 

            Janė pesė “kategori” apo “territore” tematike nė artin poetik tė Jeton Kelmendit

 

            Dashuria, Fjala, Heshtja, Koha dhe Etnia. Ja pesė “kategori” estetike, apo pesė “territoret” tematike tė artit, mbi tė cilat kėndon poeti Jeton Kelmendi nė vėllimin e pėrzgjedhur poetik “Erdhe pėr gjurmė tė erės”. Ani se tė gjitha kėto lirika i zotėron ndjenja e skepsės (qenia njerėzore ėshtė vjelė e harxhuar nė gjithēka), nė njėrin breg tė kėsaj skepse ligjėron folėsi autopoetuk qė e gjen shtegun e realizimit tė qenies e tė esencave jetėsore, qė i drejtohet njė vete tė dytė, herė tė dashurės, herė njė vete tė dytė tė depersonalizuar apo tė sintetizuar si vete kolektive, nacionale, universale, apo herė si vetė alternative e zėrit personal lirik. Kurse nė “bregun tjetėr” qėndrojnė raportet e aktivizuara nė mes tė kėtij zėri-subjekti-folėsi dhe Dashurisė, Fjalės, Heshtjes, Kohės dhe Etnisė. Historisė, Njeriut dhe Shoqėrisė. Tė mos harrojmė, epiqendėr tė interesimit krijues, poetik e ka qenėsinė artistike tė poezisė, kurse aty ndodh dialogu poetik me vetveten, me Tjetrėn/Tjetrin, me vetė ligjėrimin poetik. Ky procedim i tillė poetik paraqet fatin e mendimit aktiv nėpėr “regjionet” e lartheksuara. Sė kėndejmi, nga pak me njė ton e fjalor tė tujgun poetik tė Azem Shkrelit, poeti prodhon atmosferėn e kontrastimeve paradoksale (tė tipit tė thėnieve lirike “ku shkojnė ardhjet”, “ujė i etjes sė saj”, “edhe deti mund tė thahet” etj. ), procedon asisoj, nė mėnyrė qė Fjalėn artistike ta “zė ngushtė”, ta sjellė nė situatėn e “palakmueshme”; aty vjen njė nivel tjetėr i thėnies artistike, ai i klithmės poetike me thėnien krejtėsisht tė dendur, tė spastruar, fine; pėr tė arritur, sė fundmi, t’ia vėrė poezisė edhe njė shkallė estetike, edhe njė “detyrė”: atė tė vetėzbėrthimit, tė vetėtinterpretimit estetik njerėzor, nėpėrmes aq e aq nuancimesh e variantesh thėniesore e metaforike dhe, pse jo, edhe fjalėformimesh figurative.

            Tė lexuara e tė sistemuar kėsisoj, poeti veē sa e ka thelluar mitologjinė e poetikėn personale tė krijuar mbi gjakimin lirik dhe mbi situatat arketipore, tek i vė nė gėrshet ato qoftė me pėrvojėn e vet personale, qoftė me atė kulturologjike apo historike. Nėse kėto janė pesė “elementet” mitike, tė cilat e pėrbėjnė bazėn e kujtesės dhe atė tė tė gjitha gjėrave, atėherė edhe Dashuria, Fjala, Heshtja, Koha dhe Etnia na dalin si pėrvojė tejet e rėndėsishme personale. Do theksuar se poezia e Jetonit e pėrpunon gjuhėn si subjekt autonom, me vetėdijen moderne ligjėrimore pėr tekstin letrar.

Prend Buzhala

Shkrimtar dhe studiues

 

 

 

            Njė heshtje e gjallė e bukurisė me shpirt tė qetė

 

            „Poeti Kelmendi, qė vjen nga njė familje fisnike me rrėnjė tė lashta tė krishterimit shqiptar dhe betejave shqiptare pėr liri e pavarėsi, ėshtė i talentuar, i lindur i tillė (1978), tejmatanė Prizrenit historik tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878), e nderon sot Kosovėn si poet i mendimit tė madh.

            Poezia e Jeton Kelmendit si njė uratė admirimi edhe nga ana e njohėsit mė tė mirė tė poezisė shqipe nė gjuhėn rumune, Marius Chelaru, i cili e vlerėson kėtė vepėr si „njė udhėtim nė njė botė tė brendshme, tė sentimenteve multikolore dhe sekondave qė derdhen pėrmes gishtėrinjve tė kohės, duke e konstruktuar realen nė kohėn kur koha, nganjėherė, duket se ėshtė thuajse „e prekur” dhe e thithur nga poeti, si ēdo pjesė tjetėr e ndjeshmėrisė sė dashurisė dhe shpirtit njerėzor”.

            Pėrmes lirikės sė tij tė qartė e tė brishtė, autori i jep kuptim jetės, duke e mundur tė keqen si njė luftėtar/mendimtar, i cili pėrmes universalitetit tė tij, jep kontribut pėr ēlirimin e popullit tė vet. Zoti Kelmendi! Lusim Zotin tė pėrgėzosh evolucionin tėnd, e tė na bėsh tė mbetemi pėrjetė krenarė pėr faktin se tė kemi njohur nė Bukuresht, si njė misionar i klasicizmit shqiptar tė ditėve tona!

 

                                                                                                Prof. Dr. Xhelku Maksuti, Rumani

 

 

            Verbi poetik i Jeton Kelmendit

 

            Verbi poetik i Jeton Kelmendit ėshtė mjaft tronditės, se poeti na zbret nga lartėsitė, ku nuk mungon imagjinata dhe ku njeriu konsiderohet shkėmb i njė jete, qė vlen tė shpaloset dhe lexohen mesazhet.

Ali Podrimja, Prishtine

 

 

 

            Drita e fjalėve

 

            Mė duket se prej shekujsh e mbaj nė trup kėmishėn e poezisė shqipe, ndėrsa drita e saj e nxit murlanin nė shpirtin tim me vargje tė cilat mė shėrojnė nga vdekja duke i lexuar, apo, duke ua dėgjuar fėshfėrimėn e mrekullueshme. Fuqia e vargjeve tė poetėve shqiptarė buron nga zemra e pėrjetshme e njė dheu tė mbrojtur me dashuri dhe vuajtje qė e pėrmbushin misionin e jetės me merita qė mbeten nė histori. Ja, mbaj nė pllakat e shuplakės, shpirtin poetik tė Jeton Kelmendit, ndėrsa drita e tij mė duket e mjaftueshme, ngase buron nga rrėnja e fjalėve qė i lartėson nė drejtim tė shikimit, aq sa e kuptoj britmėn e tyre edhe nė adresėn time, njė lexues i gjorė, dhe mė bėn tė jem dėshmitar i ēastit fitimtar tė lotit kosovar. Jetoni ėshtė njė zjarr i brendshėm i degdisur nėpėr prita e pritje fjalėsh qė s’tė lėnė tė mbetesh i vetmuar, edhe pse i kaplon nga njė here vetmia nė largėsinė e njė mendimi tė cilit i janė fshehur rrugėt. Poeti shkėput nga mishi i shpresės njė mahnitje turbulluese qė turfullon me tė gjitha hijet qė vijnė pas teje, dhe vjeshtat kalojnė kėndejpari si njė heshtje e fillimit kur tė mbyll e shkuara nė vetmi. Kush e din se cila erdhi mė parė: “ardhja apo shkuarja”, pyet poeti duke ėndėrruar t’i shėrojė me fjalė krejt tė vetmuarit e botės. Jeton Kelmendi e fiton betejėn mendimtare tė mundimit duke arritur tė bėhet njė zė i veēantė i ndėrgjegjes artistike tė shpirtit shqiptar. Kėshtu, poemat e tij i japin peshė plotnisė dhe vlerės, duke u shndėrruar nė stoli tė vėrteta. Nga do tė nisė dita ime e nesėrme, ku ėshtė hija ime e djeshme, pyet poeti duke i kundruar te guri i padukshėm ėndrrat dhe zgjimin nga ėndėrrimi

            Delikat dhe i sinqertė, poeti sjell nė gjykatėn e instancės sė fundit tė gjuhės sė tij dhe tė gjithėve, ēdo gjė tė mbrujtur me vėrtetėsi, dashuri, dyshim apo fitore, nė njė regjistėr personal tė mirė strukturuar, qė e vė pa kurrfarė dyshimi nė qarkun e zėrave tė mėdhenj tė lirikės sė sotme shqipe. Poeti dėgjon qetėsinė e skalitur nė gjurmėt e fjalėve, nė brigjet e tė cilave unė, shtegtar i vonuar apo i ardhur para kohe, nuk jam veēse njeriu me duart e pastra nga bardhėsia e tė cilave ka marrė fluturimin njė pulėbardhė e vetmuar. Dhe ja, dha Zoti njė “njė ēik mė vonė”, mė mirė mė vonė se kurrė, tė dalė njė “bandit” qė din tė pėrkthejė, e tė na e sjellė shpirtin poetik tė Kosovės kreshnike nė veri tė Danubit, nė gjirin e gjuhės sė njė kombi me tė cilin na lidh njė e shkuar e lashtė dhe e bukur, nga e cila buron edhe fjala mė e lashtė dhe mė e bukur e nėnshtratit tė gjuhėve tona: bukuria. Qoftė i gėzuar dhe paharruar ky ēast i bekuar, me poezinė e Jeton Kelmendit ne gjuhen Rumune.

 

                                                                                       Mihai Antonescu

Shkrimtar, Rumuni

 

 

            Kelmendi ėshtė njė shpirt i brishtė qė din t’i mėsoje fjalėt tė tė dashurojnė

 

            Jeton Kelmendi i jep poezisė sė tij art dhe shpirt, pra ndjenjė tė bukur. Ndjenja e tij poetike pėrēohet tek lexuesi, nuk mbetet tek autori. Ajo godet mprehtė, gjallėrisht dhe hijshėm. Madje hijshėm edhe kur nėpėr midis vargjeve ka heshtje. “Sa fort janė rralluar letrat”.

            Fjala poetike e Jeton Kelmendit dhe tejkalimi i saj nė gjuhėn e Emineskut (rumune), si dhe pėrurimi qė i bėhet nė kėtė zonė tė bukur tė Favoritit, e zbukuron Bukureshtin me njė moment tė ri nė folenė e pikėpjekjeve shpirtėrore ndėrmjet shpirtit shqiptar dhe gjuhės rumune tė atdheut tė poezisė. Kelmendit i vjen keq pse janė rralluar letrat. Neve s’na vjen keq pse fjalėt e poetit tė veprės sė madhe tė ftojnė tu bėsh ballė betejave tė jetės pėr tė mbajtur lart flamurin e atdhetarizmit dhe qytetėrimit shqiptar. Poeti e pėrjeton jetėn nė Kosovė, Francė, Belgjikė e gjetiu. Ai ėshtė njė shpirt i brishtė qė din t’i mėsoje fjalėt tė tė dashurojnė. Fjalėt e tij janė fluturime lirike qė tė japin dritė pėr imagjinatė, aftėsi, pėrgjegjėsi dhe ekuilibėr.

 

                                                                                          Florentin Popescu

Shkrimtar, Rumun

 

 

            Poezia e Jeton Kelmendit ėshtė njė shpėrthim autokton i shpirtit shqiptar. Ai i jep poezisė sė tij art dhe shpirt, pra, njė ndjenjė tė bukur. Lasgushi shkruante pėr yllin e zėmrės dhe gjumin e shpirtit, Jetoni shkruan pėr hijen e kujtimit dhe shpirtin e fjalės. Ndjenja e tij poetike pėrēohet tek lexuesi, nuk mbetet tek autori. Ajo godet mprehtė, gjallėrisht dhe hijshėm.

 

                                                                                                        Agim Gjakova, Prishtinė

 

 

            Bukuria e vargut


            Ka do kohė qė nė poezinė shqipe doli para lexuesve njė zė i bukur i poezisė. Dhe u lexua e u pėlqye. Vepra e parė nuk ishte e rastit, njė zbrazje ndjenjash e njė tė riu qė do tė thotė krejt ēka ka e ēka ndien. Veprat e tjera na bindėn se po shkruan njė dorė e sigurt e poetit qė poezinė e do, e njeh dhe di ta shkruajė. Jeton Kelmendi ėshtė poeti i poezisė intelektuale dhe shumė domethėnėse, qė pavarėsisht nga modelet letrare qė kishte lexuar, do ta gjejė rrugėn e vet poetike me tema e forma dhe me shprehje e stil tė veēantė. Nė zemėr tė poezisė qėndron e bukura artistike si kategori estetike. Nė tė njėjtėn paralele qėndrojnė dashuria e poezia, nė piedestalin shpirtėror tė poetit.

            Duke i lexuar poezitė e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e motive tė shkruara edhe mė parė, si ato nga e kaluara historike, nga pėrditshmėria, nga jeta intime, motive dashurie, ku frymėzohen edhe poetė tė tjerė, por mėnyra se si poetizon, se si i artikulon ky, ėshtė krejt personale. Unė kėshtu e kuptoj poezinė e tij, qė ėshtė njė prej formave tė mundshme tė leximit e tė interpretimit. Poeti Jeton Kelmendi mpleks nė njė, dėshirat e veta me tė atdheut.
Nė ndonjė poezi ma pėrkujton poetin Azem Shkreli, sidomos kur ėshtė fjala pėr kujdesin, respektin e maturinė e fjalės sė shkruar: Edhe ky kėrkon pedanterinė e fjalės e tė mendimit, me njė qėndrim prej poeti e intelektuali, se fjala e bukur dhe mendimi i qėlluar krijojnė art, krijojnė poezi, krijojnė tė bukurėn estetike: Prandaj hasim pėrafrime nė shenja autobiografike me ato biografike tė atdheut. Metaforat e tij janė tepėr artistike, kėtu e ka burimin e tėrė bukuria e poezisė. Bukuria e bukurive.

 

                                                                                            Prof. Dr. Xhavit Aliēkaj

Kritik letrar

 

 

 

            Simbolika e fjalės dhe arti i kontrasteve

 

            Ashtu sikurse shkruante Horaci te "Arti poetik" se "poetėt duhet tė sjellin dobi ose tė argėtojnė, ose njėkohėsisht tė thonė gjėra tė kėndshme dhe tė dobishme", poezia e Kelmendit ngėrthen nė vete tipare poetike origjinale, sjell tė kėndshmen dhe tė dobishmen para lexuesit, me njė stil tė kultivuar e gjuhė tė dendur me simbole tė gjetura, por asnjėherė duke e ngarkuar poezinė. Poezia e tij, diskursi lirik, apo "mimezisi i brendshėm i tingullit dhe imazheve mėton tė jetė njė modues tematik" (Northrep Fraji) edhe nė poezinė e Kelmendit. Ky modues tematik qė ėshtė karakteristikė e poetikės sė tij, ndėrtohet nga figura tė pėrpunuara, me vargje tė ėmbla, me ritėm tė brendshėm e tonalitet impulsiv, shpeshherė me pasthirrma, apo njė shkronjė tė vetme qė mbart shumė shprehėsi- elemente kėto qė i japin kėsaj poetike dimension specifik dhe origjinal poetik.

            Jeton Kelmendi i pėrket brezit mė tė ri tė letėrsisė shqipe, brez ky i cili ka pėrjetuar katrahurat mė tragjike nė Ballkan dhe qė tani ecėn krah trendėve bashkėkohėse tė letėrsisė, duke mbart mbi sup njė tė kaluar tė hidhur, tė cilėn Kelmendi e pėrjetėson me imagjinatė tė bujshme dhe diskurs poetik dinamik.

            Poezia e Kelmendit ėshtė asociative. Ajo sa evokon perceptime, aq krijon. Ajo ėshtė imagjinative aq sa reale. Poeti ec me vargun pėr tė kuptuar skutat e botės, ai gjendet nė tehun e paradokseve edhe atėherė kur ndoshta e "ka zėnė ora e ligė" (Pas njohjes), por ai ka nė shpirt fuqinė e poezisė pėr tė sfiduar dhe kėndej pari pėr tė triumfuar fjala

 

                                                                                                     Ndue Ukaj

Kritik letrar, Suedi

 

 

 

            Jeton Kelmendi ka dhuntinė pėr tė gjetur njė stil personal, njė fushė tematike dhe njė botė poetike vetjake, nė tė cilėn lėviz me mjaft zhdėrvjelltėsi. Pa e shkėputur lėngun poetik nga dramatizmi i mbarimit tė periudhės komuniste apo te luftės qė e ka prekur deri para do kohe botėn nė tė cilėn jeton, pėrkatėsia ndaj historisė dhe qenia e vendlindjes, tė konturuara me bindshmėri (pėr shembull Atdheu im ėshtė atdheu i Zotit/ Qe ma ka dhėne emrin/ Shqiptar), nė shpirtin dhe nė vargun e tij qėndrojnė pranė vargut te dashurisė (pėr shembull: Dashuri/ Bukuria dhe vargjet se bashku rrjedhin/ Pėr ty dhe pėr atdhe).

            Duke e lexuar poezinė e tij nen thjerrėn e njė analize te fjalorit tė pėrdorur, te proceseve linguistike/ stilistike, pėrmes mėnyrės nė tė cilėn e pėrdor fjalėn, Jeton Kelmendi ma pėrkujton nganjėherė njėrėn nga figurat me te rėndėsishme tė poezisė amerikane, Charles Olson: Elementet e fjalorit janė tė pėrkufizuara, por poeti, pėrmes qėndrimit tė tij, (loja e mendjes) ėshtė ai qe i pėrdor fjalėt nė njė mėnyrė tė sofistikuar. Sofistikimi pėr Jeton Kelmendin nuk donė tė thotė precizitet, por pėrpjekje pėr tė zhvilluar njė fushe semantike sa me te gjerė pėr fjalėn, me tė cilėn e vesh vjershėn. Dhe pėr ketė, mund te themi se ia arrin me mjaft sukses.

 

                                                                                                    Marius Chelaru, Bukuresht

 

 

 

            Vepra e Jetonit ėshtė njė Kaliforni e fjalės

 

            Po qe se tė vjen frymėzimi dhe s'e pėrjetėson nė varg, fjalėt i merr era. Jeton Kelmendi, jeton nė shtjellėn e fjalėve qė fluturojnė nga fjala nė fjalė. Fjala e tij qė parashtron pyetje mbi bukurinė ėshtė ilaē i mirė pėr dėbimin e trishtimit. Ai ka dėshmuar njė pjekuri brilante me paraqitjen e tij nė fushėn e poezisė. Vepra e Jetonit ėshtė njė Kaliforni e fjalės. Monaliza e tij i shikon njerėzit nė fytyrė pa u folur. Nė vargjet e tij ndjehet Dardania me ritmet e zemrės qė trokasin nė zemrat e atyre qė dashurojnė dhe ndjejnė. Monaliza e tij ėshtė femra qė i pėrjetoi tė gjitha kėnaqėsitė qė tė bėjnė tė pavdekshėm. Poeti ka zgjedhur pėr njėsi matėse ritmin e zemrės, peshėn e fjalės, forcėn e ajrit, ngadalėsimin e shpejtėsisė, kujtesėn dhe harresėn. Lasgushi shkruante pėr yllin e zemrės, ne shkruajmė pėr gjumin e shpirtit, Jetoni shkruan pėr hijen e kujtimit dhe shpirtin e fjalės. Mbi shtratin e fjalėve tė tij shtrihet vjeshta dhe bie drita. Aty pritet vetėm e dashura, dhe ulet poeti pranė saj tė pushojė. Misioni i fjalės sė tij ėshtė fisnik, artistik, etik, patriotik dhe erotik.

 

                                     Baki Ymeri, Bukuresht / Rumani

 

 

 

            Poezia e Jetonit ėshtė njė pikturė e gjallė qė hesht si njė hijeshi me shpirtin e qetė

 

            Rruga e fjalėve tė poezisė sė Jeton Kelmendit, ėshtė njė dritė magjike qė tė shpie nė tempullin e lirisė dhe dashurisė. “Poeti din tė korrespondojė lirshėm me fuqinė e fjalės dhe peshėn e saj autoktone. Ai ėshtė ai qė, po qe nevoja, din tė tejkalojė pėrtej vetvetes, duke e kapėrcyer hijen e natės, duke u pėrballur me tė gjitha sfidat e jetės, pėr tė dalė nga terri nė dritė. Dhe vazhdon tė krijojė poeti pandalshėm, nėpėr prekshmėrinė dhe paprekshmėrinė e shpirtit dhe mendjes. Poezia e Jetonit ėshtė njė pikturė e gjallė qė hesht si njė hijeshi me shpirtin e qetė duke ruajtur njė ofshamė jetike pėr tė mistershmen”.

 

                                                                                                             Miradije Ramiqi, Prishtinė

 

 

 

            Njė kėrkimtar i lirisė pėrmes trupit tė fjalės

 

            „Poezia, pėr mua ėshtė ajo gjė qė nuk mund tė kalojė tejmatanė kufirit”. Para njė dekade, kur kishte vetėm 20 vjet, njė kosovar i ri e dinte ē’ donė tė thotė tė humbėsh ēdo gjė, pėrveē lirisė dhe vėllimit tė parė tė poemave. Ndoshta mu pėr kėtė Jeton Kelmendi dėshironte qė poezia tė arrijė tė bėhet njė „diē” qė do tė ketė forcėn e pėrcaktimit tė kufijve tė paēes dhe dashurisė pėr tė pasur „pak atdhe” Prej atėherė, nga ai vit (1999), ai shkruan. Qe dhjetė vjet, ky kosovar i ri shkruan me elanin dhe produktivitetin qė beson nė fuqinė e fjalės, qė mendon se „pėrtej heshtjes” e pret obligimi moral pėr tė kėrkuar lirinė dhe gruan e shkėlqyer, pėr tė folur pėr to, pėr ta mbajtur tė pashuar flakėn nė tempullin e Kosovės.

                                                           Marilena Lică, Paris

 

 

 

            Krenaria jo vetėm e bjeshkės sė Rugovės, por edhe e miqve tė tij 

 

            Njė emocion i fuqishėm ėshtė metafora lozonjare e formuar me thjeshtėsinė e tė shprehurit, me freskinė e entuziazmit nė vargun e dashurisė sė Jetonit, sepse melodia e shpirtit tė ēiltėr sjell nė ujėvarėn e fjalės sė tij plotėsinė e sė veēantės sė stilit jetonian. Pėr mua poezia e mrekullueshme e Tonit ėshtė aroma e njė flladi tė ri nė letėrsinė shqiptare, qė do ta pasurojė atė me njė thesar pėr tė cilin shqiptarėt e botės dhe jo vetėm ata, kanė filluar tė ndihen tė mrekulluar. Nuk tė udhėton vetėm shpirti shqiptar e znj.''Fjalė'', por ėshtė thellėsia e z. ''Mendim'' ajo qė tė zhyt nė botėn e tij, sidomos nė pėrfundimin e poezisė, aty ku shpallet qėllimi i tė shprehurit dhe hapen dyert e fantazisė sė kuptimit. Ndihem e nderuar me miqėsinė e Jeton Kelmendit, sepse nuk ėshtė vetėm krenaria e bjeshkės sė Rugovės, por edhe krenaria e miqve tė tij dhe e kombit. Zoti e ruajt gjithmonė ndėr tė bekuarit! 

                                                                                                  Marije Hysko, Patra / Greqi

 

 

 

            Pėrfaqėsues i brezit tė vet

 

            Jeton Kelmendi ėshtė njė pėrfaqėsues tipik i brezit tė vet tė poezisė, qė u rrit e u zhvillua nė rrethanat e pasluftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Me rritjen e tij fizike, ėshtė rritur edhe poezia e tij. Ai sot nė letrat shqipe njihet si njė poet i mirėfilltė dhe me emėr nė qarqet letrare. Nga libri nė libėr, nga poezia nė poezi, Jetoni ka shkuar duke e pėrsosur stilin e tij. Edhe pse nė fillim ka ecur gjurmėve tė poetit tė mirėnjohur rugovas, Azem Shkreli, me kohė Jetoni ka arritur ta krijojė stilin e vet unik dhe personal. Po ashtu, edhe aspekti semantik i poezisė sė tij ka shkuar duke u pasuruar me njė shumėsi temash, motivesh e idesh, duke e bėrė atė njė emėr tė respektuar nė poezinė shqipe.

 

                                                                                                              Mr. Arben Atashi, Prishtinė