Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Kodi i fsheftė i pėrkrenares sė Skenderbeut

Shkruan: Prof. Mihallaq ZHAVO

MILOSAO

 

         KODI I FSHEHTĖ I PĖRKRENARES SĖ SKENDERBEUT

 

            Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhėn simbolike tė pėkrenares

 

 

             Kastriotėt, midis lindjes dhe perėndimit, mbanin stemėn e shqipes me dy kokė por e veēanta ėshtė se Skėnderbeu mbajti veē saj, si personale, pėrkrenaren e famshme tė tij. Ēfarė do tė thotė ai me ato dy brirėt e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe pėrse fisnikė tė tjerė shqiptarė pas tij ose njėkohėsisht me tė nuk e mbanin atė simbol? Mos ndoshta duheshin merita tė caktuara pėr tė mbajtur njė pėrkrenare me tė tilla simbole? Pėrse kjo pėrkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt nė muzeun e Vienės?

 

           

            Pėrkrenarja e Skėnderbeut ėshtė bėrė tani pjesė e pandashme e heroit, aq organike sa nuk ka figurė historike qė mund tė krahasohet. Ajo merrr vlera studimore edhe pėr shkak tė varfėrisė sė relikeve qė e shoqėrojnė figurėn e Gjergj Kastriotit. Sot ne kemi mundėsi tė reflektijmė ndryshe pėr tė gjithė kulturėn zyrtare shqipėtare ku historizimi i vlerave esenciale tė personaliteteve dhe tė gjuhės sonė ėshtė shpesh njė arritje antikombėtare e bėrė nga mjerimi ideollogjik i profesorėve rrogtarė. Rakitizmi kultural i historianėve zyrtarė sot nė tė gjithė botėn ėshtė pengesė pėr zgjidhjen e shumė enigmave tė sė kaluarės. Antikja dhe e vjetra po bėhen mė enigmatike se kurrė nga kultura alternative qė po trondit dogmat e katedrave universitare me materiale tė mbajtur sekret mė parė.

            Tė mos mjaftohemi kurrė me aq sa dimė pėr tė shkuarėn e pėr mė tepėr pėr figurat mitike si Skėnderbeu. Madhėshtia e tyre, pėrfshin plane tė dukshme e tė padukshme, nganjėherė misterioze sepse pemėt madhėshtore i largojnė rrėnjėt dhe i fshehin aq larg sa mendėsia e njė lulelakre nuk mund t’i imagjinojė. Nuk ėshtė meritė e jona asnjė zbulim i ri mbi Skėnderbeun, por e dritės qė ai ka rrezatuar e vazhdon tė rrezatojė pėr tė plotėsuar madhėshtinė e tij tė pa kuptuar plotėsisht edhe shpesh tė pėrfolur nga plebejt e historisė. Historianėt qė kanė kontribuar deri tani nė njohjen dhe modelimin e figurės sė Skėnderbeut vijnė nga fusha tė ndryshme por me bazė tė njėjtė, qė ėshtė rikrijimi nėpėrmjet fakteve i njė realiteti sa mė konkret informativ mbi tė. Pra, ata mund ta rikrijojnė realitetin mbi Skėnderbeut pėr aq sa kuptojnė pėr reale, pėr aq sa ne dimė pėr kėtė botė ku jetojmė. Historiani profesionist kėrkon tė hetojė tė shkuarėn me mendjen e tij tė pėrshpejtuar moderne, pa kuptuar se historinė e kanė krijuar njerėz mbi nivelin mendor tė tij. Historinė nuk e kanė bėrė studiuesit e historisė, por ato qė zotėronin mistere dhe tė vėrteta qė nuk mund ti pėrballojė dot historiani. Kėtu do tė pėrmendim faktin qė pikėrisht pėr historinė ato nuk preokupoheshin fare duke e konsideruar si fushė ku nuk mund tė transmetohen mesazhe tė dobishme. Misteri ishte dija e tyre e pėrcjellur nė kode pikėrisht qė kureshtarė si profesorėt e sotėm tė mos e profanizonin e ta deformonin. Sekreti ishte mėnyra e tyre pėr komunikim sepse pėr tė kuptuar tė vėrtetėn  kozmike duhet njė pėrgatitje gati mbi njerėzore. Mjafton tė mendojmė se sot nė erėn e informacionit, opinioni publik di shumė pak pėr mekanizmat e vėrtetė qė lėvizin botėn e sotme pėr mos thėnė qė ka mekanizma tė krijuar me qėllim qė ta devijojnė e ta gėnjejnė atė. Sa zhgėnjyese ėshtė ideja se ajo qė manifestohet, ėshtė e vėrtetė aq mė tepėr kur flitet pėr tė vėrteta historike. Historisė i mbetet vetėm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj qė ishte dhe t’i besosh ose tė mjaftohesh me historinė zyrtare, pozitiviste, do tė thotė ta marrėsh hirin pėr dru tė padjegur. Sa e mjeruar duket arroganca e historianit materialist shqiptar qė transformon misterin e jetės nė fakt historik tė pėrshtatshėm pėr teoritė e tij ideologjike.

 

 

            Sot ekziston njė okultizėm teknologjik, okultizėm bankar dhe monopolizėm shkencor, ky ėshtė misteri i kohės sonė moderne. Nė Mesjetė dhe nė Rilindjen Europiane ekzistonte njė mister tjetėr, ai i mistikėve, tempullarėve, alkimistėve dhe i ndėrtuesve tė katedraleve. Kjo botė u rrezikua nga dyndjet osmane dhe Gjergj Kastrioti, si fisnik i asaj kohe, rrjedhimisht i ndėrgjegjshėm pėr vlerat e saj, e mbrojti me vetėdije kėtė kulturė. Po tė pėrdorim njė llogjikė tjetėr ultra historike ai ishte nga tė fundit tempullarė, ishte pjesė e atij organizimi gjigand evropian i mjeshtrave qė nuk njohin kohėn, i dijes mistike tė alkimistėve ku edhe fisnikėt shqiptarė tė mesjetės mund tė kenė pasur pėrvojat e tyre jo mė pak inferiore se ato evropiane. Familjet e princave tė mesjetės njiheshin si tė tillė pėr nivelin e kuptimit dhe ruajtjes sė dijeve arkane. Princat shqiptarė tė atyre kohėrave bėnin pjesė nė zinxhirin e madh evropian. Ruajtja e sekreteve ishte njė nga cilėsitė e tyre prandaj gjenden pak materiale lehtėsisht tė kuptueshme pėr tė gjithė.

            Kjo fushė ėshtė njė pjesė e historisė sė Evropės mjaft e fshehtė me njė llogjikė tė veēantė kėrkimi me vlera shumė specifike por edhe e denigruar shumė nga pozitivizmi dhe materializmi i shekujve tė fundit, viktimė e tė cilės janė edhe njė pjesė e historianėve. Nė kėtė fushė mund tė hyet nėpėrmjet simboleve dhe gjuhės sė tyre, aq e dashur pėr mendimtarėt e asaj kohe. Ata flisnin

me gjuhėn e analogjisė sė kodeve, stemave, qė i vendosnin nė veshjet e tyre, nė pėrkrenaret e tyre, qė tregonin gradėn e caktuar tė evoluimit nė dijen, artin e madh tė asaj shkence mistike mbarėevropiane, qė ishte edhe faktori i vėrtetė i bashkimit tė asaj Evrope. Kudo qė shkonte njė kalorės, mbret, nė rastin tonė Skėnderbeu, paraqiste simbolet e tij tė fisnikėrisė qė kishin njė gjuhė universale, gjuhė e njohur nga fisnikėt por jo nga masat e popullsisė. Pėrkrenarja ishte njė objekt me funksion tė tillė se praktikisht nuk mund tė mbahet nė kokė.

            Njohėsit, gnostikėt ishin mjeshtra tė dijes sė asaj kohe, tė dijes arkane (dije sekrete tė antikitetit) tė shkallėzuar sipas nivelit tė njohjes nė fusha si ajo e astronomisė, astrollogjisė, matematikės, alkimisė. Pėr kulturėn e shumė studiuesve tanė pro fesionistė, alkimia ėshtė karikatura e kimisė. Por le ta gėzojnė ata injorancėn e tyre, alkimia e asaj kohe ishte shkenca e evoluimit total tė njeriut nėpėrmjet njė disipline tė caktuar, sekrete, privilegj i kastave fisnike. Metalet qė ata kthenin nė ar dhe guri filozofik i tyre ishte realizimi i vetėdijes totale, rezatuese dhe hyjnore. Njohja e kėtyre sekreteve atje ėshtė shumė e vėshtirė edhe pėr faktin se kjo dije pėrdor me qėllim njė gjuhė tė kodifikuar pėr tė devijuar kuriozėt e sipėrfaqshėm. Atje ku mundi por edhe dėshira e ndryshimit tė vetvehtes, transformimit tė unit, ėshtė premisė e parė qė ato sekrete tė dorėzohen shkallėshkallė.

            Kastriotėt, midis lindjes dhe perėndimit, mbanin stemėn e shqipes me dy kokė por e veēanta ėshtė se Skėnderbeu mbajti veē saj, si personale, pėrkrenaren e famshme tė tij. Ēfarė do tė thotė ai me ato dy brirėt e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe pėrse fisnikė tė tjerė shqiptarė pas tij ose njėkohėsisht me tė nuk e mbanin atė simbol? Mos ndoshta duheshin merita tė caktuara pėr tė mbajtur njė pėrkrenare me tė tilla simbole? Pėrse kjo pėrkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt nė muzeun e Vjenės? Nė njė moment tė historisė sonė tė diturit mund tė kenė munguar nė kėto troje, por nėpėr Europė kanė ditur tė fshihen dhe tė mbijetojnė.

            Po t’i hedhim njė sy Mesjetės me respekt pėr dijet dhe kulturat e saj, pa arrogancėn e tė diturit modern dhe po ta pranojmė si tė mirėqenė filozofinė e asaj kohe do tė zbulohen koiēidenca interesante. Duke pėrdorur edhe ne analogjinė si metode studimi (ndėrkohė qė antikėt e pėrdornin

si metodė njohėse) do tė vėmė re se nga astrologėt e asaj kohe shenjat astrologjike kishin tė bėnin

me njė domethėnie tė caktuar qė lidhej me nivelin e dijes dhe llojit tė planetit qė e dominon atė. Pėr ta, pra pėr mjeshtra nė nivele tė larta tė alkimisė dhe astrologjisė, dihej se ai qė dominonte shenjėn e vėshtirė tė Saturnit ishte kalorės i dijes nė nivel shumė tė lartė dhe pėr rrjedhojė mbante simbole nė funksion tė gradės, nė rastin tonė bricjapin. Dijetarė dhe alkimistė tė asaj kohe e dinin midis tyre se kapuēi i tejzgjatur dhe i pėrkulur qė ata mbanin, simbolizonte bricjapin dhe i lejohej ta mbanin vetėm ata qė nė rrugėn e njohjes Arkane dhe Ermetiste tė kohės e njihnin misterin e rimishėrimit. Kjo dije shpesh e luftuar nga Kisha zyrtare, por edhe nga islamizmi zyrtar qė kanė deformuar vlerat e Mesjetės dhe pėr qėllime dogme kanė errėsuar vlerat e atyre qė dija i grinte mbi lindjen dhe perėndimin, njohėsit e tė vėrtetave kozmike.

            Rėndėsia e veēantė dhe njėkohėsisht sekrete e kėsaj shenje zodiakale, pra e bricjapit vjen nga lidhja e saj me Saturnin. Nga ky planet sipas Ermetistėve evropianė edhe lindorė shpirti fillon

rrugėn e tij drejt rilindjes, rimishėrimit dhe duke kaluar sferat planetare arrin Hėnėn ku ndalon pėr tė parė kozmosin nė pritje tė momentit dhe horoskopit tė pėrshtatshėm, nėse mund tė shprehemi kėshtu, pėr tė rilindur nė botėn e mishit e tė kockės. Simboli i bricjapit ka qenė i pėrdorur me kėtė kuptim edhe nė Orient, por nė Perėndim ėshtė reduktuar nė figurėn e cjapit. Nė Mesjetė zakonisht ishte edhe njė kombinim cjap-peshk (Saturni- Hėna). Nė kristianizmin e hershėm Krishti u prezantonte nė imazhe fetare simbolikisht si peshk. Ai superoi e sfidoi vdekjen. Nė imazhet mė antike babiloneze prezantohet njė cjap me bishtin e njė peshku. Ky kombinim i dyfishtė kishte njė domethėnie tė thellė Arkane. Bricjapi mbretėron nė tė vėrtetė si mbi njeriun e brendshėm ashtu edhe mbi atė tė jashtėm, pra simbas mentalitetit tė asaj kohe njeriu Bricjap simbolizon bashkimin e strukturės sė brendshme me tė jashtmen. Arritja e kėtij uniteti ishte qėllimi i shkollave antike dhe mesjetare. Bricjapi udhėhiqet nga Saturni, zoti i kohės, prandaj nė Antikitet kjo lidhet edhe me shpatėn, qė mbron jetėn e dominon vdekjen. Njė gravurė veneciane e paraqet Gjergjin me shpatė nė dorė dhe me pėrkrenaren tė mbėshtetur nė tokė. Ekziston njė lidhje midis ndėrtuesve tė katedraleve dhe Bricjapit, strukturave tė mėdha arkitektonike e tė numerologjisė indiane, misteret Arkane tė Bricjapit ato i quanin “makara”.

            Kjo ishte zgjuarsia Arkane e Tempullarėve, mbrojtėsve tė Kristianizmit tė vėrtetė qė nuk ka qenė as lindor as perėndimor ne  esencėn e tij. Mund tė kujtojmė se Evropa e hershme dhe e sotme e njeh Gjergj Kastriotin si mbrojtės tė Kristianizmit, i vetėdijshėm edhe pėr vlerat mistike-

ezoterike tė tij.

            Nė sistemet Kabalistike, nė simbolet e letrave tė tarokut, gjejmė pėrsėri cjapin dhe e gjithė kjo do tė mbetej njė lojė koiēidencash absurde po tė mos pėrdorim teknologjinė e tė menduarit tė asaj kohe, analogjinė qė na fton t’i shikojmė me shumė kuriozitet e vėmendje simbolet e pėrkrenares sė Skėnderbeut. Ne nuk na intereson se dikush i beson ose jo kėto teori mesjetare, por jemi tė sigurt se me kėto mendėsi lindnin edhe vdisnin njerėzit e asaj kohe.

            Pėr pėrkrenaren e Skėnderbeut ka shume fabula e histori pėrsa i takon dhisė sė zgjedhur nga ai si simbol. Pėr na duken jo fort bindėse po tė kemi parasysh pėrgjegjėsinė e simboleve nė atė kohė dhe kotėsinė e tregimit tė kėtyre pėrrallėzave popullore nė oborret fisnikėrore tė Evropės. Siē e dimė ishte njė Evropė kristiane me themele tė dijes mistike ku respekti dhe njohja qė Skėnderbeu gjente nė ato oborre vinte nga kėto vlera tė dijes qė ai pa tjetėr duhet t’i zotėronte. Ai mbante simbolin e cjapit pėr ato motive tė vlefshme okulte qė pėrmendėm, nė shenjė grade dhe respekti, ai pėrfaqėsonte shkollėn shqiptare okulte, njohėse dhe trasmetuese e traditės sė mistereve po aq antike sa vetė shqiptarėt. Pas tij kjo shkollė ezoterike shkrihet.

            Qė atėherė nė nuk e gjejmė mė tė pėrdorur simbolin e cjapit ose dhisė dhe qė atėhere u ēorodit dhe humbi vula antike e shqiptarėve e kėrkuar, dhe dėshiruar mė vonė nga tė gjithė patriotėt.

 

(Nga revista "Milosao")