Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - KĖRCIMTARJA MAGJISTARE

Shkruan: Sotir ATHANASI

KĖRCIMTARJA MAGJISTARE

( Paramnezi *)

 

       Hozeja-Delfin u befasua. S’ishte vetėm fjala, por edhe tingulli i zėrit. Ėmbėlsia e tij. Me njė tė ngjajshėm zė i kishte folur dikur gjyshja e tij e mė pas nėna. Ja dhe tani njė e panjohur vajzė. Mjalti nė gjuhėn e saj, sikur tė qe marrė nga e njėjta koshere bletėsh, nuk do t’a ėmbėlsonte mė shumė.

  

 

            - Ketrin’! - I thirri Moderatorja kėrcimtares qė sapo u shfaq nė palestėr. Tjetra ktheu kryet e befasuar. Ishte zonja Elenė, vetė Shefja Ekzekutive e Programeve tė “Dancer ovec les etoiles” **),

            - Bonjour, madame Elenė! ***)

            - Bonjour, zonjusha Ketrin’! -  dhe ashtu siē i qe kthyer nė zakon me tė gjithė, u fut drejt e nė temė:

            - Zonjushė! Sa herė keni marrė pjesė nė programin tonė tė pėrvitshėm dhe aq tė ndjekur: “Dancer ovec les etoiles”?

            - Vetėm njė herė, Madam!  

            - Ėshtė pak pėr njė valltare si ju. Keni rastin tani tė provoni tė dytėn dhe mė tė rėndėsishmin.  Prandaj ejani me mua t’u prezantoj njė partner krejtėsisht tė veēantė.

            Ketrinė, ishte kėrcimtarja mė e re nė T.F1. tė Parisit, por edhe mė e talentuara. Profesorėt nė  koreografi madje e kishin  quajtur magjistare. Edhe pėr zonjėn Elenė, e tillė ajo qe. “Fjala JOSHĖSE nuk mund t’a mbarti e as t’a transmetojė ngarkesėn, e sidomos brishtėsinė e termit”. Shumė - shumė, ndihmon nxjerrjen mė nė pah feminitetin e saj. Por kėtu flasim pėr artin e kėrcimit e jo tė stilistes. - Kėshtu i kishte thėnė profesori i koreografisė njė kolegu tė tij i cili e pati quajtur teprim superlativin Magjistare. Prandaj, themi dhe e shpallim pa frikė, madje me gėzim:

            Kėr - cim - ta - re  Ma - gji - sta - re !

            Dhe mjeshtri i koreografisė, s’qe gabuar aspak.  Kėtė mendim kishte edhe Zonja e Rėndė Elenė, veterane nė atė kanal emėrtuar fare thjeshtė:  T.F.1. Paris. Pėrvoja e saj, gjithmonė e kishte shpėnė nė dyert e arta tė suksesit. Ndėrsa parimi i saj qe: mos hiq dorė nga vėzhgimet e pėrshtypjet e para. Ishte e vėshtirė, nė mos krejt  e pamundur tė ngatėrronte luksin me shkėlqimin. Prandaj,  si moderatore ajo sunonte qė nė kėtė sezon tė ri, tė sillte edhe njė surprizė, jo vetėm tek spektatorėt dhe ndjekėsit milionėsh televiziv tė kanalit, por sidomos tek profesorėt dhe linja klasike e koreografisė, pėr tė cilėn, gjithkush krenohej mjaft, por ajo vetė pamjaftueshėm. Madje nė ‘tė, qėndronte edhe suksesi i saj. Por, le tė mos i largohemi tregimit tonė.

            Nė njė kėnd tė palestrės, atje ku mjetet e grimit tė shpejtė pėr kėrcimtarėt, kishin pozicionin e tyre, si gjithmonė, qe vėnė njė perde. Ngjashmėria  me njė rrjetė tepėr tė imtė, e pėrhijonte silueta e njė..., le tė themi atleti. Ky, i drejtuar me front nga salla, krihte me gishta flokėt,  ndėrsa  pasqyrės tejet tė madhe,  i kishte sjellur shpinėn.

            Rrezet e dritės qė binin nga vetrata e qelqtė sa e gjithė faqja e murit,  dhe qė lėshonin hijen e degėve tė njė qershije nė prag tė ēeljes nė kopėsht,  e pėrforconin idenė se:

            Njė i ri brazilian, nė portret ngjyrė gruri, si njė gjahtar i dubluar nga reflekset e pasqyrave, pėrgjonte pas lakut tė ngrijtur, prenė e vet. Nė tė vėrtetė Ai priste i bindur nė heshtje partneren, siē i kishte premtuar Zonja e Elenė. Dhe ky, nga qė s’dinte se ēfarė tė bėnte, u kalonte flakėve gishtėrinjtė e tij tejet tė gjatė si tė njė pjanisti.  Edhe sepse,  nuk ėshtė se... e ndjente cila qe, gjė qė e turbullonte jo pak. Shtoi kėsaj edhe pasojėn e dallgėzimit tė dritės sė dobėt, pėr t’a kthyer atė: nga gjahtar, nė tė gjuajtur, sigurisht po t’a shihje nga larg siē ngjasonte pėr tė dya femrat qė vinin drejt tij.

            Nė gjysėm-profil hija e njė gjetheje e mjegullonte e pse jo,  e vishte me mantelin e misterit partnerin misterioz, fshehur kėsisoj qė, edhe ashtu, pėr momentin, e bėnte mė hutuese Kėrcimtaren. Kjo nė pėrfytyrimin e saj, kishte parasysh natyrshėm njė...

            - Hose! - I thirri Moderatoria njeriut pas asaj ujvare a katarakti, se e tillė qe ngjyrosur e vizatuar ajo rrjetė.

            Atė ēast, Ketrin’ do tė plotėsonte mendimin: qėnkėrka njė... Delfin. Dhe, nė ēast e pėrfytyroi veten nė kraharorin e tij. Mbase njė zakon i vjetėr ky, a i trashėguar nga valltari nė valltar, si duart e kėrcimit. Se origjina e saj, nė ato rrėnjė e kthente.

            - Urdhėroni Madam Elenė! - foli djaloshi me emrin  Hoze.

            - Mė thatė se jeni nė gjėndje tė vallzoni, kėshtu?

            - Ui ****), Madam!

            - Mirė pra:  Partneria juaj e ka emrin Ketrin’.

            - Gėzohem shumė, Madam! Me kėnaqėsi pres t’a kontaktoj!

            Kėrcimtarja mori shenjėn e urdhrit nga Zonja Elenė dhe si tėrhoqi menjėherė perden, u mbraps nga habia.

            Hose ishte me syze tė errėta. Kėrcimtarja tha emrin pėr t’u prezantuar:

            - Po. Ketrin’,  mė quajnė!  - dhe zgjati dorėn e saj.

            - Hose! Jepi dorėn partneres dhe prezantoju, - ndėrhyri ZONJA Elenė.

            Braziljani shqiptoi emrin: - Hose, mė quajnė!  Por..., dora e tij mbeti pezull pėrbri asaj tė  kėrcimtares Ketrin’, si... dy vija paralele qė nuk mund tė takohen. Se... Hose ishte i verbėr!

            E gjithė kjo njohje fshihte njė tė papritur pėr Kėrcimtaren Ketrin’. Nė jetėn e saj, befasitė i kishin ngjarė shpesh: si vrazhdėsitė, kurthet e jo rrallė, edhe rrėpirat nė zgrip tė gremisjes qė kishin si burim origjinėn e saj. Prandaj edhe sillnin revoltė. Por kjo e tanishmja s’qe thjeshtė e papritur. Jo. Ishte drithėrrimė, lėkundje, tėrmet, madje disa ballėsh. Dhe vetėm mendimi na bėn tė ndjejmė dėshpėrim, vuajtje, dėnim! Po pse, O ZOT I MADH?

            Njė sekondė qe ajo. Edhe duart, njė zigzake bėnė. Pėr Ketrin’, si pėr kėdo, ishte e kjartė qė Ai nuk shihte. Dhe, si te tė gjithė tė parėt e vėndit tė saj, edhe te Ajo, pėr t’a nxjerrė nga errėsira partnerin fatkeq, i vetėtu ideja: “kjo  s’do tė thotė qė s’ka  intuitė”.  Edhe harku elektrik i tillė ėshtė. Ose tė karbonizon nė vėnd, ose tė pėrplas tutje pėr t’a rimarrė veten, pėr tė rikthyer vėmėndjen e kujdesin. Kėrcimtares Ketrin’ iu gumėzhinė veshėt si nga goditja e shkopit tė bateristit mbi pjatėn metalike kur i thėrret partnerėt nė vallzim.  Prandaj... Ajo, jo gjithaq qė tė provonte intuitėn te partneri, se sa t’a nxirrte nga gjėndja e dėshpėruar tjetrin; ngrijti dorėn e djathtė, gjysėm tė shtrirė-lart.

            O ZOT!

            Nė ēast, Hose, me intuitėn e kompensimit tė shqisave, vuri mbi ‘tė pėllėmbėn e tij tė majtė i gatshėm pėr kėrcimin e TANGOS.

            - Po, - tha  Zonja e Elenė  - Tangon klasike do tė kėrceni.

            Mjeshtria veterane e kanalit, i kishte rėnė nė ‘tė me nuhatjen e saj se: vetėm TANGOJA MAGJIKE ISHTE E DENJĖ PĖR KĖTĖ RAST.

            - Po, - pėrsėriti Madam Elenė! Tangon magjike do tė kėrceni.

            Dhe, ndėrsa Hose ishte i gatshėm t’a rrokte pėr beli zonjushėn Ketrin’, kjo e hoqi dorėn. U kthye nga Moderatoria Ekzekutive, Zonja e Rėndė Elenė, dhe nė ēast, mori vendimin: - Ui, Madam Elenė. E pranoj sfidėn.

            Hose bėri njė piruetė kėnaqėsie tė cilėn e pėrsėriti me njė vrull tė tjetėr llojtė, brėnda tė cilit qe ndryrė lumturia.

            Atė ēast ai u duk ku e ku mė i gjatė se kėrcimtarja Ketrin’ vetėm se u ngrijt nė majė tė gishtėrinjve. Ndėrsa vetė partnerja, gjithė kohės rrinte mbi majė gishtash edhe sepse qe disi e shkurtėr.

            - Ndjehem tejet e nderuar. Madje, fort entusiazte. Kam besim nė talentin tuaj... magjik, Ketrin’, - i tha Moderatoria dhe e kapi nga dora Kėrcimtaren. Sė bashku shkuan deri te porta. Kur po ndaheshin,  ashtu nė njė intimitet, Ajo e porositi:

            - Mos harro se TANGO KLASIKE ėshtė edhe terapi. Ja ēfarė dua qė unė nė kėtė sezon, t’a vėrtetoj, nėpėrmjet magjisė tėnde. Anketat do tė na bindin pėr filozofinė e kanalit tonė televiziv.

            Ketrin’ tundi kryet nė shenjė aprovimi. Moderatoria Elenė shtoi:

            - Mos mė zhgėnje. Koha ėshtė shumė e shkurtėr. Vetėm njė javė.

            Dhe doli.

 

            2.

            Ketrin’ ktheu kryet nga partneri dhe vėshtrimi i saj rrėshqiti mbi djalin e verbėr pėr t’u ndalur te ujėvara a katarakti i cili pėr ‘tė kishte marrė ngjyrėn e gjakut. Kėshtu niste pėrherė java kur duhej tė shkonte pėr tė freskuar gjakun si talasemike qė ishte.

            Vetėm njė javė, - pėrsėriti. - Vetėm njė javė pėr njė Delfin tė verbėr dhe njė talasemike. Pėr mė tepėr se ajo ishte edhe me Rezus negativ. Por, Ketrin nuk e kishin lėnė mėndtė qė t’a pohonte kėtė! Jo.

            Pėr herė tė parė fatkeqėsia e djaloshit tė verbėr dhe qė pas kėsaj, ne do t’a quajmė Delfin, i ngjau mė e pranueshme. Vetėm e vetėm, se ai fat i mbrapshtė,  nuk mund tė fshihej. Kurse i saj, po. Ndaj  i duhej shpesh tė sajonte gėnjeshtra pėr tė maskuar difektin nė gjak. Ndonėse nė tė dy rastet vuajtja, dhimbja, dėshpėrimi, kishin secila orbitrat e pazbuluara, aq mė pak tė hulumtuara nga hematologėt e oftalmologėt.

            Gjithsesi, duhej filluar puna sa mė shpejt. Qė tani.

            Ajo u kthye te partneri Delfin. Sė pari, tė bindej nėse shikimi i kishte ikur plotėsisht, apo diē edhe mund tė shihte. Prandaj, vendosi t’a kalojė nė provė.

            Ishin nė anė tė njė ndenjėse shpėlodhjeje pėr valltarė,  kur ajo i tha:

            - Hose! Mund tė shoh te ty si duket njė salto?

            Ai, pa i kthyer pėrgjigje, bėri menjėherė njė kapėrdimje. Por, nga qė nuk shihte e as t’a nuhaste ndenjėsen nga befasia e veprimit, kėmba e djathtė i ra mbi ‘tė dhe ndjeu disi dhimbje. Ndėrsa  Ketrin’, nuk u mjaftua vetėm me kaq. Ajo sajoi njė rritėm si kastanjetat spanjolle dhe i tha dhe atij t’i pėrsėriste ato kėrcitje ritmike. Kurse vetė, u shtri mbi tapet pėrballė tij, nė kurriz nėn variacionin e asaj kadence harmonike, pėr tė lėvizur  kėmbėt e ngrijtura lart, tip - gėrshėrė me njė..., paturpėsi skandaloze. Pėr ēdo mashkull me shikim, kjo do tė qe njė tėrheqje vėmėndjeje. Sepse ajo ishte me fustan mini ku: kofshėt dhe ēdo gjė tjetėr, dukej sheshit.

            U ngrijt dhe i shkoi nga pas pėr t’i lėvizur qafėn. Ishte hapi i tretė i njė tjetėr kontrolli me tė cilėn ajo duhet tė bindej se ēfarė ai zotronte dhe pėr cilėn duhet tė luftonte. Pastaj u ul dhe i shikoi kyēet e kėmbėve, tendinet.

            - Tangoja kėrkon  zhdėrvjelltėsi sidomos tė kokės. Veprimet e saj duhet tė jenė tė shpejta dhe tė  menjėhershme, - nisi tė shpjegojė ajo. Lėvizja si njė vendim i prerė, ka tepėr elegancė. Rritet nuri, hijeshija  zgjuarsia e klasi i kavaljerit. Bukuria, por edhe Ashpėrsia e tij. Ngaqė... Edhe partnerja e ka tė domosdoshme njė dorė tė Ashpėr, ashtu si edhe ndonjėherė shikimin e Rreptė, qė tė ndjejė sigurinė, shpresėn e garancinė pėr arritjen e suksesit. Veprimet tona shpesh mbartin rrezikshmėrinė e akrobatėve, ashtu si edhe ėmbėlsinė e notave muzikore. Por s’duhet tė harrojmė se ato kanė shenjat e tyre pėr interpretuesit: ku duhet tė jenė mė tė ulta dhe nė cilat raste,  mė tė larta.

            Tė gjitha kėto i duheshin Atij si tipare qė do t’ia rrisnin autoritetin mashkullor. Ato mund tė barabiten me aromėn, hijeshinė dhe feminitetin e partneres, senualitetin dhe brishtėsinė e saj. Por, ku e kishte kohėn? Vetėm njė javė. Sa pak. Dhe sa shumė punė  kėrkohej. Veē kėsaj, a do tė mund tė rezistonte Ketrin’ pa u paraqitur te BANKA E GJAKUT?      Pse zotrinjtė atje, ende s’po e merrnin nė telefon?  

 

            3.

            Gjithsesi, puna duhej nisur. Sė pari tė  pėrzgjidhej tė paktėn muzika.

            - Hose! Unė do tė tė thėrras Delfin. Jo se je pluskues. Por se e ke trupin tė tillė. Dhe, sikur brėnda kėtij gjoksi tė kesh nė lulėzim edhe shpirtin, na shtohen shanset. Veē kėsaj, nė kėrcimin tonė, ti do tė jesh Udhėrrėfyesi. Se njė Delfin udhėheq njė anije. Kurse ti do tė dirigjosh vėmėndjen e njė salle drejt njė ēifti nė kėrcim. Dy njerėz si njė trup i vetėm. Dy shpirtėra tė shkrirė nė njė trup. E kupton kėtė ti, miku im, Delfin?

            Hozeja-Delfin u befasua. S’ishte vetėm fjala, por edhe tingulli i zėrit. Ėmbėlsia e tij. Me njė tė ngjajshėm zė i kishte folur dikur gjyshja e tij e mė pas nėna. Ja dhe tani njė e panjohur vajzė. Mjalti nė gjuhėn e saj, sikur tė qe marrė nga e njėjta koshere bletėsh, nuk do t’a ėmbėlsonte mė shumė. Ai kishte aromėn e tė njėjtave fusha me lule. Po ato livadhe nė Brazilin e tij tė largėt. Duhet t’a besonte, apo jo.? Ishte i zgjuar, apo nė ėndėrr? Ē’ishte kjo ninullė. Apo kėngė djepi? E mbase mund tė jetė zog. Nga qė si cicėrimė ajo mė vjen nė veshėt e mi. Apo njė pėllumbeshė qė po mė guget kaq ėmbėl, kaq lehtė, kaq bukur?

            Ja pse duhen sytė. Ja pse kėrkoj tė jem i vogėl pesė vjeē si atėhere qė:  me sytė e mi shihja edhe lodrat dhe vėrsnikėt. Edhe gjyshen. Edhe nėnėn. E ku mund t’a dinte braziljani Hoze se partneria e tij e kishte origjinėn nga njė zanė mali?

            - Nė kėrcim, sidomos nė TANGO, kavaljerit i bie barra  mė e rėndė. Ajo e Udhėrrėfyesit. - vazhdonte t’i fliste zėri dhe atij i ngjante si njė ėndėrr nga e cila zgjohet befas dhe ēehrja e tij merr nuanca seriozitet.

            Portreti i mori pamjen e njeriut qė zhbiron me vėshtrim. Ndonėse pas syzeve tė errėta, si pas njė tuneli nė muzg tė ditės,  s’dukej kėrkund dritė.

            - Po. Mos u habit! Unė jam Dama. Dhe njė damė karakterizohet nga brishtėsia, delikatesa, hijeshija, lezeti, sjellja e hollė, finesa, ėmbėlsia e jetės, blegėrima e njė qingji, ėshtė...

            Oh, si mund tė qe e vėrtetė kjo, o Zot?

            Tė gjitha kėto, Ajo i tha me njė shkallėzim ngrijtės deri nė dalldi pėr femrėn, si tė qe vetė mashkull. Por edhe me njė zė jarani. Kėtė kujtonte nga ajo fėmijėri e largėt. Serenatat me kitare tė tė rriturve. Por, kjo i ngjante  si tė kėndohej refreni i njė kėnge dashurie qė i drejtohej Atij, tė Verbėrit.

            Delfini pėr herė tė parė dėgjonte (dhe thithte) pėrcaktimet e cilėsitė qė e karakterizonin njė femėr. Vallė, mos ndofta qe hera e parė qė veshėt e tij kapnin  nga njė vajzė se ēfarė ėshtė, ose duhet tė jetė njė femėr?  

            - Besoj se mė kupton Delfin?

            - Po, zonjush - mėsuese,  - tha ai dhe shkaktoi tė qeshurėn e ēiltėr tė saj. Se pas kėsaj, qe bindur pėr efektin e atyre fjalėve dhe vėndin e duhur qė zunė ato te ky partner,

            - Po, - miratoi ajo. - Unė pėr ty do tė jem partneria jote. Por kaq nuk mjafton. Qė tė realizojmė qėllimin e programit nga Moderatoria, Zonja e Rėndė Elenė,   kėrkohet mė shumė.

            - Ēfarė? Se unė jam gati pėr gjithēka. Edhe tė jem SKLLAVI YT,  pėr shpirtin e gjyshes sime qė vuajti njė jetė nga skllavėria. Dhe pas njė muaji tė kėsaj fitoreje nga gėzimi e humbi shtegun e jetės. Por, iku mė nė fund nga kjo BOTĖ  E LIRĖ.  

            - Po ti pse je Dakort tė kthehesh si Skllavi im?

            - Sepse njė bukuroshe si ti, pranoi tė bėhej partnerja ime. Kėtė deshi vetė ZOTI. Por kjo ka qėnė edhe ėndrra e gjyshes dhe nėnės sime. Mė vjen turp, por mė pėlqente tė bėhej siē thonin ato. Dhe unė duhet tė paguaj pėr kėtė..., mrekulli. “Nė kėtė Botė, zonjusha ime e nderuar, asgjė nuk vjen pa njė pagesė. Asgjė.” - Kėshtu mė porosisnin shpesh ato.

            - Nga e di qė jam bukuroshe?

            - Nga fjalėt e tua. Se..., vetėm njė shpirt i gjėrė nėn njė portret tė bukur, pranon tė kėrcejė me njė tė Verbėr si unė. Pastaj, gjyshja ime, ėndėrronte shpesh dhe s’harronte tė mė pėrsėriste: - Njė peri ėshtė nisur e po vjen. Dhe kur unė e kundėrshtoja  se ajo nuk mund tė vijė pėr njė tė Verbėr si unė, nėna ime e madhe mė pėrgjigjej. Me ZOTIN nuk diskutohet.      Mua kėshtu mė ka dalė nė gjumė. Dhe paska patur tė drejtė. Pas kėsaj, Hoze  u gėlltit.

            Ketrin’ iu afrua edhe cazė. Si i hoqi syzet i fshiu lotėt te tė dy sytė. Pastaj ia vendosi sėrisht ato dhe i tha!

            - Hose - Delfin!  Nuk kėrkohet tė bėhesh SKLLAV. JO. KĖRKOHET TĖ MĖ DUASH. Se vetėm kėshtu do tė mund tė fitojmė garėn. Vetėm kėshtu vepron magjia e saj. Dhe unė jam e bindur se bashkė, do t’ia dalim. Dhe Ketrin’ e puthi fare lehtė nė buzė.

 

 

            Dita e PROVĖS GJENERALE

            Ketrin’ mezi qėndronte nė kėmbė kur telefonoi BANKA E GJAKUT.

            Shkuan tė dy atje. Sapo hynė nė laboratorin e Hematologjisė, doktoreshė Matilda iu drejtua DELFIN-it nė mėnyrė tepėr konfidenciale: - Zoti Hoze! Po mė befasoni! Ju e njihni Kėrcimtaren Ketrin’?

            Kėrcimtarja e shtangur hodhi sytė te partneri i saj. Por ky, sigurisht qė e ndjeu dhe nuk nguroi tė zbulojė tė vėrtetėn:

            - Doktoreshė Matildė! Ju nuk mė telefonuat si klient i vjetėr qė mė keni, se ju duhej urgjent gjaku im me REZUS NEGATIV, pėr njė kėrcimtare?

            - Po.

            - Dhe unė nuk iu pyeta pėr emrin?

            - Ėshtė e vėrtetė.

            - E pra, ėshtė po aq e vėrtetė qė unė e kam partnere dhe se kėsaj i binin vazhdimisht forcat. Por nuk mė shkonte mėndja qė gjaku i saj kishte Rezus Negativ si i imi. Kurse unė, vija nė laboratorin tuaj e nderuara doktoreshė Matildė, pėr tė shitur gjakun nė kohėn qė mbeta pa punė.

            Kaq mjaftoi qė ēdo keqkuptim tė largohej dhe Kėrcimtares Ketrin’, t’i shtohej bindja se kishte pėr partner njė njeri, jo vetėm tė verbėr, por edhe tejet tė vuajtur. Ka shitur gjakun e trupit pėr tė mbijetuar si i ndershėm.

 

            NJĖ PROVĖ NĖ PALESTĖR DHE NJĖ BEFASIM:

            Nisi muzika. Ishte fillesa fare lehtė e korrit tė skllevėrve nga opera Nabuko e VERDIT.

Delfini e kishte muzikėn nė gjak. Madje, lėngu i kuq i tij, tashmė lėvrin- te edhe nė damarėt e partneres Ketrin’. Dhe tė mos harrojmė se ai kishte dalė nga zemra e kėtij djaloshi braziljan tė verbėr, nė genet e tė cilit, qenė ngjeshur pėrpjekjet e tė parėve tė tij.

            Nisi pra muzika fare lehtė, shumė lehtė. Tejet. Ajo duhet tė tėrhiqte mė shumė pėrqėndrimin e shikuesve nė sallė qė tė pėrgatiteshin pėr tė parė shpėrthimin. Ato duhet tė ishin vetėm  tre, ose  katėr hapa tė njė TANGO KREJT NDRYSHE. Ēiftit i duhej t’a shpėrfaqtte veten. Tė pazakontėn. Tė njė arrijtje ku ndryshja duhet tė rrokte shumė drejtime. Ashtu si valėt televizive pa kabėll. Ku ēifti duhet tė shkrihej nė njė. Dy trupa tė ngjitur. Dy shpirtėra tė shkrirė si ato. Se edhe zemrat e tyre tashmė, nė damarėt e kurmeve tė shkrirė, qarkullonin tė njėjtin gjak.

            Nisi pra muzika e korrit tė skllevėrve.  E lehtė. Fare e lehtė. Tejet:

            Ta - la - la - la - la - la - a - a - a - a - a - a .

            Nė kėtė ēast, Delfini ngrijti dorėn e tij tė majtė lart qė, sikur e rrėmbeu simetrinė e partneres. Kjo, kur ndjeu tė djathtėn e tij qė ia mbėrtheu mesin, e lėshoi trupin e sigurt nė njė sparkatė me kėmbėn e majtė. Ndėrsa tė djathtėn e saj, ajo e shtriu mbi gjurin e Delfinit  aq me bazament, por edhe aq elegant. Dhe nė kėtė kulmim dikush e ndali muzikėn.

            Ēifti ngriu nė vėnd  pėr tė dėgjuar thirrjen:

            - Bravo! Bravo! Bravo!

            Ishte ZONJA E RĖNDĖ ELENĖ DHE MJESHTRI I KOREOGRAFISĖ SĖ KANALIT: T.F.1. FRANCĖ.

            - Kjo duhet tė jetė hapja! - thirri koreografi!

            - Kėtė prisja nga ju zonjush Ketrin’  magjistarja. Tė lumtė!

            - Vė bast me kėdo se salla nė kėtė rast do tė shpėrthejė nė duertrokitje. Pas kėsaj ėshtė i fituar ēmimi, - tha mjeshtri i koreografisė.

            - Pas kėsaj, pėr mua do tė ndodhi edhe ajo qė shpresoj, - tha Zonja e rėndė Elenė, pėr tė shtuar: - Elenat nuk sjellin vetėm fatkeqėsi, siē dimė nga mitologjia greke. Jo. Ato sjellin edhe gėzim e lumturi.

            Zonja e Rėndė Elenė gjithmonė diē fshihte si asin nėn mėngė qė do tė befasonte kėdo skeptik. Ndonjėrin e kishte edhe nė zhurri.

            Ēifti ndjehej i gėzuar. Zonjushėn Ketrin’ e ēudiste besimi i Zonjės sė Rėndė Elenė, nė..., atė qė shpresonte se do tė ndodhte. E vėrteta ishte se pas kėtij komplimenti tė merituar, Delfini ndjehej jashtėzakonisht i gėzuar. Brėnda gjoksit tė tij zienin jonet  shumėzėrash tė njė mikseri braziljan. Thirrja e gjakut sikur kalonte nė njė gjėndje tė re ku, Teoria e Kompensimit tė shqisave, kishte rrokur majat. Madje, mund tė themi se barabitej me ndriēimin.

 

            PĖRPARA SPEKTATORĖVE:

            Radha e ēiftit tonė ishte e fundit. ZONJA E RĖNDĖ ELENĖ, kėshtu e kishte programuar. Ankthi tek tė dy ishte nė zenith. Por, ndėrsa nė skenė po vlerėsohej Performanca e njė ēifti tė radhės,  ZONJA  ELENĖ, gjeti hapėsirėn e nevojshme pėr t’i dhėnė kurajėn e duhur ēiftit tonė. Ajo, edhe nė kėtė drejtim kishte njė mėnyrė tė saj, pėrsosmėrisht tė ndryshėm pėr ēdo rast. Dinte tė kapte thelbėsoren nė sukses.

            - E kuptoj, - tha ajo. - Tensioni juaj ka mbėrrijtur nė..., Apogje. Dhe ėshtė llogjike. Por, nuk duhet tė harroni se keni pėrpara introduksionin e VERDIT TĖ MADH ME KORRIN E SKLLEVĖRVE. Ai do tė vijė si ca zėra tė largėt pėr spektatorin dhe ju do tė jeni tė gatshėm tė ngopeni me frymė. Tensioni juaj do tė zbresi nė Perigje dhe ato tre katėr hapat tuaja tė para do tė korrin duartrokitjen e publikut. Ky ėshtė kurthi. Por kėtu qėndron edhe brilanti juaj. Atė ēast do tė ndodhi edhe ajo qė unė pres... Fitorja e Madhe.

            Pas kėsaj, ajo doli nė skenė dhe lajmėroi njerėzit nė sallė:

            - Dhe tani, tė dashura zonja dhe zotėrinj do tė shohim: njė ēift nė TANGO. Janė: I Verbėri Hoze de Zhenerio nga Brazili, gjyshja e tė cilit luftoi gjithė jetėn kundėr SKLLAVĖRISĖ  dhe kur e fitoi LIRINĖ,  ZOTI I DHA VETĖM NJĖ MUAJ JETĖ.

            Partnere e zotit Hoze de Zhenerio, do tė jetė magjistarja e kėrcimit, zonjusha KETRIN’ GJERGJI.

            Zonja Elenė  u mėnjanua. Skena u errėsua. Nė sallė s’pipėtinte absolutisht, asgjė. Nisi muzika. Zėrat e largėt, shumė tė largėt nga Korri i burrave tė VERDIT me FLUTURO MENDIM, si nga njė galaktikė e panjohur, rrėqethi sallėn. Ajo i dha hovin e nevojshėm Delfinit HOZE tė ndjejė nė shpirt jonet e asaj  muzike me rokjet e njė melodije jete e force dritė-dhėnėse:

            Ta - la - la - la - la - la - a - a - a - a - a - a .

            Ishte ky ēasti qė Delfini Hoze ngrijti lart dorėn e tij tė majtė qė, si tė kishte shpallur fitoren mbi njė luftė shekullore  e rrėmbeu simetrinė e partneres, Ketrin’. Kjo, kur ndjeu se ia mbėrtheu e djathta e tij belin, e lėshoi trupin rrufe nė njė sparkatė ku, tendosja, finesa, bukuria, ishin shkrirė nė atė qė: kėmba e saj e djathtė t’i mbivihej gjurit tė pėrkthyer qė e tregonin partnerin si tė ulur nė karrige. Por, kaq ėmbėl, kaq hijshėm, kaq klasė tė braziljanit Hoze ku: kurmi i shpirtit, nervat, si njė vullkan, pėrziheshin me stuhinė e duartrokitjeve tė spektatorėve. Se ata e kishin kuptuar tanimė, ēdo tė thotė ēasti i fitores mbi :

 

            ĒLIRIMIN  E NJERIUT, NGA SKLLAVĖRIA.

            Prandaj ky spektator ishte ngrijtur mė kėmbė dhe s’rreshtte sė duartrokituri tek shihte Kėrcimtaren Kristin’ qė, si njė bretėkocė e njėmendtė qe shpalosur nė mur. Ky “mur” ishte partneri i saj braziljani elegand, Hoze de Xhenerio. Dhe ndėrsa  korri i burrave arriti Apogjenė  e volumit, Delfini - Hoze e ngrijti lart zonjushėn Ketrin’ dhe si e rrotulloi tri a katėr herė, e zbriti poshtė pėr t’a kapur nga njėra kėmbė dhe tė kundėrtėn dorė, ku duhet tė rrotullohej siē bėri edhe nė rastin e ngrijtjes lart. Ai, me mėndjen e tij nuk e quante Ketrin’, emėr qė e adhuronte. Por LIRI, emėr pėr tė cilin tani qe gati tė jepte edhe jetėn, frymėn e fundit, shpirtin.

            Salla s’rreshtte nga ovacionet. Ky ishte edhe ēasti i mrekullisė.

            Pėrpikmėria e lėvizjeve do tė befasonin spektatorin edhe pėr njė partner me vėshtrim tė kthjellėt e jo mė pėr njė Hoze de Zhenerio tė Verbėr.  

            Thamė mė lart, miqtė e mi se njėri nga skeptikėt ishte edhe nė zhurri.  Por, pikėrisht ky e bėnte Zonjėn e Rėndė Elenė, tė mbante asin nėn mėngė. Dhe Ajo, i gėzohej pėrpikmėrisht kėtij motivi pėr tė qėnė edhe mė tepėr krijuese. E pse jo? Largpamėse.

            - Zonja dhe zotėrinj, - iu drejtua Zonja e Rėndė Elenė, spektatorėve! -

            Pėr ata qė dyshojnė nė vėshtrimin e Zotit Hoze de Zhenerio, ne kemi menduar t’i bindim me argumente.

            Salla gumėzhiu nė shenjė solidariteti me autoritetin e saj. Por Zonja e Rėndė Elenė vazhdoi:

            - Do t’i lutem regjisė tė transmetojė filmimin e fshehtė, si nė Big - Braver ku shihen sekuencat e  prezantimit qė u bėra unė dy tė rinjve.

            Regjia transmetoi skenat e fillesės sė atij mėngjesi dhe qė lexuesi ynė i di tanimė dhe nuk kemi pse t’a rėndojmė, pėrderisa i kemi thėnė nė faqen e parė tė kėtij tregimi. Ne mund tė shtojmė se:

            Zhurria i dha ēiftit tė 50-tė pikėt e mundshme.  Kurse spektatorėt kur Ketrin’ e puthi nė buzė braziljanin Hoze de Zhenerio,  kėmbėngulėn me ovacione qė tė riputheshin.  

            ZONJA E RĖNDĖ ELENĖ  doli sėrisht para publikut:

            - Zonja dhe zotrinj edhe diēka tjetėr si suprizė pėr ju:

            Kam kėnaqėsinė t’u njoftoj se ēmimin e madh e fitoi zonjusha.

            KETRIN’ GJERGJI ME ORIGJINĖ SHQIPTARE, POR E LINDUR E RRITUR DHE E FORMUAR NĖ PARISIN TONĖ...

            Duartrokitjet e spektatorėve bėnė qė ajo t’a ndėrpresė mendimin pėr tė vazhduar, pas disa minutash ku gjėrėsia, dinjiteti dhe krenaria, pėrziheshin nė ovacionet frenetike tė sallės.

            - DHE  HOZE DE ZHENERIO NGA BRAZILI

            Salla s’rreshtte sė duartrokituri.

 

            Κishte kaluar njė javė, gjė qė e tregonte edhe hija e atij druri frutor matanė vetratės sė qelqtė me lulet e sapoēelura tė qershive. Priteshin tė pėrfoheshin kokrrat. Ato mund tė gėzonin kėdo. Por,  s’guxonte askush tė zgjaste dorėn pėr t’i marrė.

            ZONJA E RĖNDĖ ELENĖ, i kishte premtuar se me ato kokrat e saj, Ajo do tė qeraste ēiftin qė fitoi ēmimi  e parė: KĖRCIMTAREN MAGJISTARE KETRIN’ GJERGJI ME ORIGJINĖ SHQIPTARE DHE PARTNERIN E SAJ: BRAZILJANIN: HOZE DE ZHENERIO.

 

            Gjenevė,

            20, Mars, 2017!

 

            *) Paramnezi                          =  Pėrzierja e realitetit me trillin artistik.

            **) Dancer ovec les etoiles    = Vallzim me yje

            ***) Bonjour madam Elenė   = Pėrshėndetje zonja Elenė!

            ****) Ui Madam                    = Si Urdhėroni zonjė.