.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Keqpėrdorimi i psikologjisė

Shkruan: Sabir KRASNIQI

             KEQPĖRDORIMI I PSIKOLOGJISĖ

 

            Duke pasur parasysh forcėn e madhe tė veprimit, tė ndikimeve tė ndryshme psikologjike nė sjelljet dhe disponimin e njerėzve, psikologjia kur tė keqpėrdoret mund tė bėhet armė e fortė nė luftė kundėr individit ose grupacioneve mė tė mėdha tė njerėzve, madje edhe kundėr gjithė njė nacionaliteti.

 

           

            Sot nė botė ekzistojnė institucione, nė tė cilat pėrveē punės psikologjike dhe profileve tjera shkencore, punohet nė gjetjen e metodave pėr manipulime me njeriun. Kėto institucione punojnė pėr nevoja tė armatės dhe shėrbimeve kundėrinformative dhe financohen prej tyre, ndėrsa zbulimet e reja ruhen si top sekrete shumė tė rėndėsishme, kėshtu qė deri te ato vėshtirė mund tė arrihet para se efekti i tyre tė zbatohet nė praktikė.

            Qendrat kryesore pėr studimin dhe modifikimin e sjelljeve janė universitetet dhe institucione tė ndryshme nė mbarė botėn, e sidomos nė SHBA dhe Rusi. Problemet qė i trajtojnė kėto institucione janė tė lloj-llojshme, ndėrsa ekspertet qė punojnė nė to janė tė specializuar pėr ēėshtje specifike. Njė ndėr ekspertet medicinal mė eminent, qė punon pėr nevojat e CIA-sė ėshtė Mathan Kline, me detyrė kryesore qė t’i stėrvitė operatorėt, ndėrsa nė projektin ndėrkombėtar, dirigjimin e mendimeve. Pėrndryshe Kline ėshtė i njohur si kryetar i komitetit ndėrkombėtar  kundėr mentale (ICAMI), njė ndėr planet e sė cilės ishte edhe dhėnia e barėrave me efekt antidepresiv tė porsalindurve, te tė cilėt duhej tė veprojnė deri nė fund tė jetės sė tyre. Kline nga diktatori i dikurshėm i Haiti P. Duvalier, mori mirėnjohje mė tė lartė pėr pastrimin e trurit tė haitasve. Ekzistojnė fakte se organizata ICAMI me ndihmėn e narkotikėve i ka shfrytėzuar njerėzit me tė meta mentale, si forcė pune nė industri.

            Keqpėrdorimi i psikologjisė bėri qė ajo sot, nė duart e disa vendeve tė zhvilluara dhe diktatorėve tė ndryshėm, tė bėhet armė me pasoja tė paparashikueshme, madje njė shkencėtar deklaron hapur se bomba atomike ėshtė lodėr fėmijėsh nė krahasim me mundėsit e metodave tė reja psikologjike nė luftė kundėr njeriut.

            Mė poshtė po i parashtrojmė disa nga metodat, pėrmes sė cilave mund tė manipulohet me qenien njeri.

 

            Shpėlarja e trurit

 

            Ėshtė metodė e cila nuk shėrben vetėm pėr pranimin e informatave tė rėndėsishme nga armiku, por edhe qė t’i ndryshohen qėndrimet, mendimet dhe bindjet e tij. Pėrveē mundėsisė sė pranimit tė informatave dhe ndryshimit tė pikėpamjeve, kjo metodė shėrben edhe pėr kthimin e armikut nė njė bashkėpunėtor aktiv, nė mėnyrė qė armiku merr pjesė nė mediume  tė shkruara e sidomos elektronike, me pohime tė rrejshme, pra aktivizohet nė propagandėn e kundėrshtarit ndaj nacionalitetit tė vet.

 

            Hipnoza

 

            Sot ėshtė pranuar qėndrimi se hipnoza paraqet koncentrim specifik tė vetėdijes, e cila ėshtė shumė mė e madhe se ajo nė gjendje tė zgjuar, dhe mundėson pranim mė tė mirė tė sugjestioneve qė vijnė nga jashtė. Pėrndryshe, hipnoza kur pėrdoret nga ekspertėt, shfrytėzohet me shumė sukses si metodė ndihmėse e psikoterapisė pėr shėrimin e neurozave dhe psikozave.

            Hipnoza ėshtė njė ndėr faktorėt mė bindės pėr ekzistimin e motiveve tė pavetėdijshme dhe ndikimeve tė tyre nė sjelljet e njerėzve. Nėpėrmjet sugjestioneve hipnotike ėshtė e mundur qė tė zbulohen e shqyrtohen motivet mė tė thella tė sjelljeve tė njerėzve, tė korrigjohen ose ndryshohen e rrėnjosen shprehitė e personalitetit dhe kėshtu, nė vend tė tyre, tė regjistrohen tė tjera, tė reja. Kjo metodė mė vonė u quajt edhe si “serumi i sė vėrtetės”, qė zakonisht keqpėrdorej nė “biseda informative” tė policisė. Pėr tu arritur gjendja hipnotike, pėrveē metodave klasike, pėrdorėn e substanca kimike, pra lėndė narkotike.

 

            ESB

 

            Stimulimi elektrik i trurit (Elektrical Stimulation of the Brain), ose si e quajnė nga njė herė, radio-stimulator, ėshtė metode e re e psikofizikės pėr drejtimin e sjelljeve tė njerėzve. Njė ndėr iniciatorėt e keqpėrdorimit tė ESB-sė ėshtė edhe njėri ndėr themeluesit e organizatės ndėrkombėtare pėr kėrkimin e trurit, Deligardo, i cili u parashtron metodėn e vetė tė interesuarve, sepse siē thotė ai, mund tė ndaloj “parregulluesit politike” nė baza fiziologjike pėrmes stimulimit tė trurit. Nėpėrmjet ESB-sė mund t’i kontrollojmė sjelljet e cilitdo personi ose grupi njerėzish, dhe nė atė mėnyrė tė ndikojmė indirekt nė ndryshime publike.

 

            Narkotikėt

 

            Janė tė njohura edhe metodat, qė me anė tė llojeve tė ndryshme tė drogave si: kokaina, heroina, hashashi, alkooli, LSD-ja etj., tė depėrtojmė nė personalitete me qėllim tė marrjes sė informatave tė caktuara. CIA pėr qėllime tė veta pėrdor zakonisht LSD-nė por edhe disa lloje drogash tė reja, qė ende janė tė panjohura, sė paku pėr opinion. Ėshtė e ditur se CIA ėshtė e interesuar pėr rreth 50 lloje drogash, dhe ka kryer e kryen edhe sot e kėsaj dite eksperimente tė ndryshme me njerėz, pėr tė vėrtetuar ndikimin e drogave nė ndėrdijen e tyre. Kėtė e dėshmon edhe Timot Liri, i cili i tregoi shkrimtarit dhe estetit Volter Bovar, se njė kohė tė gjatė ka punuar si agjentė nė CIA (deri sa nuk ėshtė burgosur) dhe se nė Amerikė ekzistojnė afėr 30.000 njerėz tė cilėt me ndihmėn e drogės i kontrollon CIA.

            Po e marrim vetėm njė shembull sa pėr ilustrim pėr efektin e drogės LSD-25. Njė sabotues me dy ēanta udhėtimi tė mbushura me kėtė lėndė, nėpėrmjet ujėsjellėsit, mund tė paaftėsojė pėrkohėsisht tė gjithė njerėzit e Evropės.

            Udhėheqėsit ushtarak konsiderojnė se lufta me ndihmėn e substancave psikoaktive ėshtė mėnyra mė humane e luftės. Pėrdorimet pėr paaftėsimin e materies paralizojnė pėrkohėsisht vetėm rezistencėn aktive dhe nuk janė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt vdekjeprurėse pėr kundėrshtarin. Fabrikat, mjetet e komunikimit, transportit etj., mbetėn tė padėmtuara, ndėrkaq njerėzit, brenda 24 orėve, prapė riaftėsohen pėr drejtimin e tyre. Do tė jetojnė edhe mė tej nė vendbanimet e tyre tė padėmtuara... por nė qoftė se mėnjanojmė humbjen mė tė madhe - lirinė personale dhe kolektive, atėherė kjo luftė ndoshta  edhe do tė mund tė quhej si “humane”.

            Numri i njerėzve tė kontrolluar me anė tė kėtyre metodave, padyshim ėshtė i madh, dhe atė nė mbarė rruzullin tokėsor. Gjithashtu, kėto metoda u pėrdorėn edhe nė luftėrat e fundit nė Ballkan, ku policėve dhe ushtarėve serb, nėpėrmjet substancave tė ndryshme narkotike u rritej morali luftarak, iu humbiste frika, iu ndryshoheshin sjelljet etj., duke i kthyer ata nė njerėz tė dėgjuar, pra nė njė lloj njerėzish  “Zombi”, nė duart e udhėheqėsve tė tyre, pėr tė kryer krime nga mė barbare qė ka mundur tė njehė ndonjėherė bota.

            Ser Johan Acches, i cili pėr punė shkencore mori Ēmimin Nobel pėr Medicinė, konsideron se kėrkimi i trurit ėshtė problem themelor me tė cilin ėshtė ballafaquar ndonjėherė njeriu. Atė, si shkencėtar dhe humanist, e shqetėson thellė edhe parashikimi, se kėrkimi i trurit ndoshta do tė na zbulojė veprimet me tė cilat njerėzit mund tė bėhen anėtarė tė dėgjueshėm tė sistemeve totalitare, tė cilėt, pa protesta do t’i zbatojnė gjithnjė ato qė u urdhėrohen. Tė gjitha kėrkimet nė kėtė drejtim i duken mė tė rrezikshme se bomba atomike.