Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Zėri i qartė i njė lumi poetik

Shkruan: Merxhan AVDYLI

      

ZĖRI I QARTĖ I NJĖ LUMI POETIK

 

 

Bedri Halimi "Kėnga e Lumit", SHK "Ymer Prizreni", Sharr, 2009

 

 

 

       Poezia atdhetare shqiptare ėshtė shkruar nė tė gjitha periudhat historike. Motivi i atdhedashurisė nuk ka lėnė pa prekur tė gjithė po­etėt shqiptarė. Njė ngritje cilėsore poezia atdhetare e pati nė kohėn e Rilindjes Kombėtare, por edhe mė tutje nuk mbeti jashtė rrjedhave tė pėrgjithshme letrare dhe poetike.

 

 

            Njė pėrmbledhje interesante poetike ėshtė nė duar tė lexuesit e dalė nga pena e poetit tashmė tė dėshmuar Bedri Hlimi. Pėrmbledhja e poezive me titull "Kėnga e Lumit" ėshtė njė rrjedhė e vėrtetė poetike qė i takon tipit tė poezisė atdhetare, pėrkatėsisht njė tipi edhe mė tė veēantė tė kėsaj poezie - poezisė pėrkushtuese. E ndėr­tuar me njė strukturė tė thjeshtė, madje prej vetėm 13 poezive, tė gjitha pėrkushtuese, ndėrkaq njėmbėdhjetė prej tyre bartin si tituj vetė emrat e atdhetarėve tė tė cilėve u kushtohen poezitė, pėrmbledhja poetike "Kėnga e lumit" tė shėtit nėpėr njė pjesė tė caktuar tė historisė sonė kombėtare, qė nga koha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e deri te lufta e fundit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kos­ovė. Ndėrkaq vetė pėrmbledhja mban titullin mjaft shenjėzues, qė bart edhe njėra nga po­ezitė mė tė realizuara tė saj "Kėnga e lumit", e cila u kushtohet dėshmorėve tė kombit nga treva e Opojės. Janė kėto poezi pėrkushtuese tė cilat shquajnė disa veēanti, pėrkatėsisht disa pjesė ose segmente jetėsore dhe vep­rimtare tė kėtyre luftėtarėve tė lirisė, tė cilėt me jetėn e tyre vulosėn fatin dhe lirinė atd­heut. Poeti Bedri Halimi ėshtė pėrqendruar te kėta luftėtarė tė kauzės kombėtare: Ymer Prizreni, Alajdin Xhezairi, Abdurrahman Gėrdellaj, Adem Berisha, Fetah Sylejmani, Fisnik Ibrahimi, Ilmi Bahtjari, Ruzhdi Ber­isha, Samidin Emini, Ymridin Ēengaj dhe Tasim Krasniqi.

            Poezia atdhetare shqiptare ėshtė shkruar nė tė gjitha periudhat historike. Motivi i atdhedashurisė nuk ka lėnė pa prekur tė gjithė po­etėt shqiptarė. Njė ngritje cilėsore poezia atdhetare e pati nė kohėn e Rilindjes Kombėtare, por edhe mė tutje nuk mbeti jashtė rrjedhave tė pėrgjithshme letrare dhe poetike.

            Poezia atdhetare shpeshherė merrte forma tė ndryshme, sidomos atė tė pėrkushtimit poetik. Ndonėse vėshtirėsitė e shkrimit tė poez­isė pėrkushtuese janė tė dukshme pėr shkak tė gjetjes sė veēantive dhe tipizimit tė ndonjė faksioni nga jeta apo vepra e atij tė tė cilit i pėrkushtohet poezia.

            Bedri Halimi, i cili deri tash ka botuar disa libra, jo vetėm poetikė dhe si i tillė ėshtė i njohur si poet dhe publicist, ka bėrė njė pėrmbledhje poetike interesante pėrkushtuese, e cila ka njė veēanti tė caktuar. Pėrkushtimet poetike tė Bedri Halimit janė pėr heronjtė dhe dėsh­morėt e rajonit nga i cili ėshtė edhe vetė poeti Halimi. Por ajo qė e veēon kėtė tip tė poezisė nga poezitė e tjera ėshtė se Bedri Halimi nuk e shkruan poezinė e tij vetėm sa pėr tė kryer njė detyrim ndaj atdhetarėve, por ai poezinė thjesht e ndjen, madje nė poezinė e tij tė kėtij tipi, shtresa e as nėnshtresa poetike bazohen nė lektisjen e autorit, nuk hasen metafora tė konsumuara as tė shpėrdoruara, nuk kemi madje as glorifikimin, as pleonazėm. Nė fakt nė poezinė pėrkushtuese tė Halimit kemi nė njė rrjedhė normale fjalėsh e figurash, madje nė disa raste vihet re njė tendencė nga poezia me prirje intelektuale. Pėr tė dėshmuar njė rrjedhė poetike dhe jetėsore, do tė ishte me interes me kėtė rast t'i jepnin kėtu njėsinė e nėntė tė poezisė "Baladė e pakryer":

 

            Kur rrjedh gjaku varre lihen mbrapa mik

            E themelet e shtėpive tė djegura

            Kėndojnė lutje pa klithmė

            pėr tė pagjumėt e kėtij nėnqielli

 

            Poezia qė i prinė kėsaj pėrmbledhje inte­resante, e cila ėshtė e shkruar me njė an­gazhim tė veēantė, ėshtė njė poezi e cila i kushtohet atdhetarit tė njohur tė pėrmasave gjithėkombėtare Ymer Prizrenit, pėr t'u ren­ditur dy poezi kushtuar atdhetarėve tė ra­jonit nga i cili ėshtė edhe vetė poeti. Kėshtu pėrderisa poezia "Baladė e pakryer" e cila u kushtohet atdhetarėve shqiptarė tė njė peri­udhe mė tė hershme historike, ndėrkaq po­ezia "Kėnga e lumit" u kushtohet dėshmorėve opojarė tė rėnė nė luftėn ēlirimtare tė Kos­ovės. Mė tutje merendohen poezitė e kush­tuara patriotėve tė cilėt i ka piketuar autori, pėrkatėsisht atdhetarėt dhe sakrifikuesit pėr lirinė e atdheut nga rajoni nga i cili ėshtė vetė ai. Poezia e cila i kushtohet Ymer Prizrenit ėshtė mjaft e arrirė artistikisht dhe ka njė ndėrtim tė mirė, qė epohet nga poema lirike. Njė dėshmi pėr kėtė qė e theksuam do tė na jepnin kėto vargje:

 

            Ymer Prizren, poemė e pambaruar kurrė

            Ėshtė e dhembshme, shumė e dhembshme

            Kur ke frikė t'i afrohesh detit

            E Ti je vetė deti

            Qė me dallgėt tua luftoje trishtimin me stuhi

            Pėr tė ardhur te Ti

            Ti thua se mund tė vijnė

            Vetėm ata qė besojnė se drita nuk vritet

 

            Fazat e ndryshme tė luftės pėr liri dhe pavarėsi tė shqiptarėve, si edhe epokat e ndryshme

tė cilat i kanė thadruar nė kujtesėn historike atdhetarėt shqiptarėt qė nga Ymer Prizreni e deri te Tasim Krasniqi, i ka skalitur me njė mprehtėsi tė madhe poeti Halimi. Dhe, ajo qė bie nė sy ėshtė se nuk kemi ndonjė lektisje siē hetohet te ky lloj i poezisė. Meqė kemi tė bėjmė mė njė ndjenjė tė veēantė jetėsore dhe njerėzore.

            Autori Halimi ka arritur qė duke krijuar kėtė lloj poezie, pėrkatėsisht duke kompletuar tėrė pėrmbledhjen e tij me poezi kushtuese, kushtuar atdhetarėve tė epokave tė ndry­shme, pėrkatėsisht edhe personaliteteve tė ndryshme, qė nga luftėtari i thjeshtė e deri te intelektuali i rėnė pėr liri dhe pavarėsi, ka arritur tė pėrdallojė veēantitė e secilit syresh. Kjo veēanti hetohet qė nga poezia e parė pėr Ymer Prizrenin, e cila i ka tiparet e njė poezie tė gjatė qė epohet nga poema lirike. Pothu­ajse tė tė njėjtit tip janė edhe poezitė e tjera tė kėsaj pėrmbledhjeje.

            Me kėtė rast nuk do tė donim tė veēonim ndonjėrėn nga to por, tek secila autori ka thėnė diēka tė re, diēka tė veēantė dhe tipike si sidomos nė rastet kur autori i dertohet drejtpėrdrejtė heroit lirik si psh: Ti je vetė shpresa qė s'vdes kurrė (Ymer Pirzreni); Dhe unė besoj nė ty, si bleta nė lule (Alajdin Xhezairi); Kurrė vdekja s'do tė vijė nė sytė e tu (Abdurrahan Gėrdellaj); O njeri i imadh i stinės sė bukur (Adem Berisha); Ti ishe orė e sė vėrtetės (Fetah Sylejmani); Emri yt nuk lejon tė na pėrqesh pema e helmit (Fis­nik Ibrahimi); Ti pėrsėri je nė udhė, pėrsėri udhėtar (Ilmi Bahtijari); Nė fshehtėsi, natėn vonė bėre portretin e perspektivės (Ruzhdi Berisha); Fill i dritės sė diellit (Samidin Em­ini); Me emrin tėnd i bėjmė nderim njeriut (Ymridin Ēengaj); Ti e di fjalėn e keqe pėr lirinė (Tasim Krasniqi).

            Tė gjitha poezitė e Halimit ndonėse kushtime pėr njerėz konkret tė rėnė dėshmorė kanė njė prepotencė tė theksuar lirike, janė tregues tė saktė tė dėshmive tė bėmave tė heronjve, tė udhės sė tyre atdhetare tė pėrpjekjeve tė tyre, madje edhe tė jetės sė tyre tokėsore dhe tė pėrjetėsisė sė tyre historike. Nė kėtė mėnyrė poeti Halimi ka arritur qė me sukses tė paraqes ngjyrat e secilit veē e veē.

            Figurshmėria e poezive pėrkushtuese tė Hal­imit ėshtė e pasur, gjuha ėshtė shumė e avan­cuar dhe e kultivuar me kujdes, sikurse edhe stili qė pėr asnjė ēast nuk ėshtė rėndues siē do tė mund tė ishte nė raste tė tilla kur kemi tė bėjmė me personalitete, qoftė nga historia jonė tradicionale nga koha e Lidhjes Shqiptar tė Prizrenit, qoftė nga lufta e fundit ēlirimtare e shqiptarėve qė sublimuan dėshirėn, idealin dhe vullnetin e tyre pėr liri, me mundin dhe gjakun e tyre.

            Pėrmbledhja poetike "Kėnga e lumit" e Bedri Halimit ėshtė njė shembull i mirė i krijimit tė poezisė pėrkushtuese, pėrkatėsisht i poezisė atdhetare e epuar nga njė poezi moderne dhe intelektuale, krejt tjetėrfare nga ajo qė jemi mėsuar ta lexojmė kėtė tip poezie kohėve tė fundit, ku nuk qartėsohet as teksti, as nėntek­sti, konteksti. Ndėrkaq te poezia e Bedri Hal­imti ēdo gjė ėshtė e qartė tekstualisht dhe kontekstualisht, ku pos tė tjerash kemi tė bėjmė me njė zė tė qartė tė njė lumi poetik.

 

 

            Librin me poezi tė autorit, dhe mikut tim tė respektuar, Bedri Halimi,  “Kėnga e lumit”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:  „Literaturė“