Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - KĖNGA E LOTIT

Shkruan: Pėllumb GORICA

      

KĖNGA E LOTIT

Poezi

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Xhevahir Cirongu, "Kėnga e lotit"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            TĖ LEXOSH LOTIN NĖ VARGJE 

 

            Ka shumė njerėz qė kohėn e lirė e shfrytėzojnė me mėnyra tė ndryshme. Xhevahir Cirongu ėshtė nga ata, qė kredon e vet shpirtėrore e shpalos nė shkrime tė sinqerta e tė thjeshta. Ai me mėnyrėn e tij fotografon pjesė fragmentesh nga realiteti qė jetojmė, duke nxjerrė nga korniza gjykimet e tij. Kjo pėr mendimin tim ėshtė njė lloj vlere, qė autori e shpalos herė pas herė me mjete tė thjeshta, dhe me njė gjuhė komunikuese e tė ngrohtė,  si shprehi tė botės sė ndjenjave shpirtėrore.

            Ėshtė pėr t’u theksuar se nga libri nė libėr ky autor vjen duke shpėrfaqur gradualisht elementėt, tė cilėt arrijnė tė pėrformojnė profilin krijues tė tij. Kjo krijimtari qė vjen sė brendshmi, prej ngacmimeve tė vazhdueshme tė shpirtit, tė shoqėron si jehona e pėrrenjve tė rrėmbyeshėm e ujėpastėr tė vendlindjes sė tij, qė teksa rrjedhin drejt detit pėrhapin freski, e mirėsi jetėdhėnėse. Xhevahiri pėrshkuan episode, portrete, dhimbje, tavolinat e gėzimeve, natyrėn e papėrsėritėshme me imtėsi detajesh dhe ndjesi pėrjetuese. Nuk ka gjė mė bukur se sa tė lexosh krijime tė tilla me plot pathos e pėrkushtim qytetar, ndjenja tė sinqerta dhe besnike pėr dashurinė ndaj atdheut, dashurinė ndaj asaj qė ėshtė nė shėrbim tė sė mirės pėr ruajtjen e vlerave e tė trashėgimisė kulturore. Mėnyrat me tė cilėn ėshtė shprehur ai nė shkrimet patriotike, janė tė pashkėputur nga kėndvėshtrimet pozitive pėr heronjtė e kohės, vlerat e mirėfillta, qė mė sė shumti i shėrben evidentimit tė vlerave kombėtare, shoqėrore, duke krijuar kėshtu njė ndjenjė respekti pėr kohėn qė ndodhemi me vrulle jete, imagjinatė pasionesh dhe aftėsinė krijuese pėr t’i shėndėrruar nė vepra artistike.

            Tė endesh, do tė thotė tė hysh nė ēdo skutė jete, dhe po ashtu, pėrtej imagjinatės tė prekėsh dritėn. Xhevahir Cirongu endet nė peizazhet e mrekullueshme pėr tė na sjellė koloritin e pasur tė ngjyrave e bukurive natyrore, tė gėrshetuar me shpirtin e ndjeshėm tė tij, dhe gjithēka pėrmes njė tematike e njė gjuhe tė pasur. Frymėzimin ai e kėrkon si gjurmimi i mrekullueshėm i nje blete ndėr lulet, si arkeologu qė hulumton historinė pėr tė konkluduar tė vėrtetėn, te fijet e barit qė vallėzojnė lehtė nga flladi i pranverės me aromė, nė rendjen e ditėve, ku rrjedh gėzimi i shpirtit, te njė lot i sinqertė si kristali apo edhe te njė buzqeshje e ngrohtė. Me fjalėn e tij poetike Xhevahir Cirongu, tė bėn tė ndiesh thellė botėn qė jeton, prokupimet dhe mbrapshtitė jetėsore. Aty zbulon optimizmin dhe qėndrimin e drejtė pėr njerėzit, ridimesionet pėrndritėse tė pėrjetimeve. Kjo lloj ndjesie lexohet edhe nė vėllimin poetik “Kėnga e lotit”, titull qė mbart njė peshė tė veēantė metaforike. Ai ngjan mė thellė, dhe nuk ėshtė vetėm kėngė loti qė tingėllon trishtueshėm, e s’ėshtė i zymtė nė dhimbjen kur e poetizon atė nė ndenja tė pjestuara nė vargje. Kėnga e lotit tė Xhevahir Cirongut ka ngjyra, aroma, mendime dhe ajėr qė vibron hollė e estetikisht, sepse njė libėr poetic ėshtė njė univers i tėrė shpirtėror. Elementėt qė e popullojnė atė si  era, qielli, dielli, retė, shiu, deti, valėt, shkėmbi, gjethja, petalet etj shprehin ndenja, duke pėrcjell te lexuesi mesazhe tė qarta. 

            Nė vėllimin poetik “Kėnga e lotit”, tematika qė rrok nė kėto krijime autori, ėshtė e gjėrė, dhe nėpėrmjet sensit lirik malli frymon me psherėtimat, si njė lajmotiv i brendshėm. Kėtė gjė e ndjen mė shumė nė poezinė e tij burimore, ku ai kėrkon tė gremisė gurėt e rėndė tė mallit, tė gėrmojė nė dhimbjet, tė ndalojė shiun, tė magjepset pas hėnės. Pėrmbi gjithēka triumfon dashuria pėr nėnėn, e para saj ēdo gjė bėhet e pavlerė. Ndaj shpirtin e shkrin nga kjo dashuri e pamatė. “Nėnėn kėrkon ēdo ditė nė thėrmija dheu/ Kaluanė vitet e loti u bė ar / Me dashuri puthi yllin nė qiell/  Se ai si nėna i ngjau.‘’  Vendlindja ėshtė muza pėr ēdo autor, e ēfarėdo lloji profile qoftė ai. Ajo zbukuron shpirtin poetik, tė Xhevahir Cirongut me emocione, jetėn dhe dashurinė pėr tė, dhe nuk ėshtė vetėm fjalė, por njė ndenjė sa vetė jeta mbi tokė, e sidomos drithėrimė malli kur ėshtė larg, tė cilėn ai e sjellė mė tė ngrohtė. “ Malli i vendlindjes/ qėnka zhur e prush/ ajo kėngė e bukur/ gjoksin plot ta mbush.” I lexon kujtimet qė shkojnė larg me rrėnjė tė shtrira pėrtej ekzistencės tokėsore, ndaj ai portėn e tyre e mban hapur tė pėrhumbet nė to. “Nėn hijen e degėve tė lisit, gjethet numėrova/ Nga flladi i erės u shkundėn, supeve mė ranė/ Eca i vetmuar, rrugės sė kujtimeve s’u ndala/ Pse u trembėn gjethet, nė ē’yll ata ndaluan!?”...

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Xhevahir Cirongu "Kėnga e lotit"

 

 

Nė rrugicėn e lagjes

 

Nė lagjen time ėshtė njė rrugicė
Anash saj ėshtė shtėpia ime,
Sa herė qė mbi atė s’kalon njeri
E shoh tė trishtuar e tė plakur,
por edhe tė heshtur.
Kur kaloj mbi gurė tė shtruar kalldrėm
I ndjej hapat e mi qė trokasin mbi gurė,
Pa dashur ajo bėhet e gėzuar, e qeshur
Sepse mbi gurėt e saj hodha hapin e parė.
Edhe unė jam plakur me thinja tė bardha nė kokė
Mė kujtohen moshatarėt kur luanim nė rrugicė;
Aty te ata gurė tė lėmuar nga hapat tanė
Kur ishim fėmijė pa dashur gjunjėt edhe kemi vrarė.
Kanė kaluar shumė vite e tė freskėta ruaj kujtime
Diku mbi gurėt e rrugicės ka ende gjak tė tharė,
Nė shpirtin tim gurėt ndriēojnė si yje
Prandaj, ata gurė tė rrugicės sime si kam sharė.

 

 

Letėr nėnės

 

Malli pėr ty o nėnė mė ka marrė
Pėr sytė e tu plot dritė e ēiltėrsi,
Pėr gjoksin tėnd tė ngrohtė si zjarr
Aty ku mbėshteta kokėn kur isha fėmi.

..Dhe pėr flokėt e thinjur mė ka marrė malli
E pėr ledhatimet e ngrohta me ato duar,
Ah!Rrudhat e thelluara nga vitet mes ballit
O nėnė, njėri pas tjetėrit ty t’i kanė shtuar.

Malli im o nėnė ėshtė prej refugjati
As thuhet me fjalė,as shuhet s’shkruari nė letėr;
Dhe zemra ime hapet si brazė ugari
Atėherė zė e nis pėr ty njė mall tjetėr.

Dhe malli im tretet nė vetvete
E shtohet pėr ty pa pushim,
Ah s’tė thashė dot tė ėmblėn fjalė
Kur po mbushje ujė te pusi i shtėpisė.

Do vij s’shpejti o shtrenjta ime nėnė
Tė puth gurėt e dheun e vendlindjes sime,
Le tė tretet malli si kripa e detit nė valė
Lotėt e dhimbjes do ti dėrgoj atje nėn dhe.

 

 

Shi nė qytetin tim

 

Mbi  kodrėn e qytetit tim
Si pulėbardha retė zbresin atje,
Nė dallgėt e detit lėnė puthjet
Dhe lotin e qiellit te njė ulli.

Atje nė tapetin e gjelbėr diku
Kėmbėkryq ulem e pi vesėn,
Ndėrsa nėpėr degėt e pemėve
Qėndrojnė varur retė e yjet.

Pse u larguan yjet e retė
Mos i tremba unė ato!?
Nėpėr kaltėrsinė qiellore
Nxitojnė qė tė marrin ,
njė grusht ujė pėr tė shuar etjen.

Herėt nė mėngjes atė ditė gri
Filloi tė lotojė syri i kaltėr vjeshtak.
Pas kėsaj, ashtu nė fshehtėsi
U lanė muret e kalasė sė lashtė.

Ndaloj e vėshtrimin hedh nė horizont
Pas shiut njė fjongo ylberi ullishten vesh,
Unė, s’bashku me njerėzit e qytetit tim
Bisedojmė me valėt e  bardha tė detit.

 

 

I putha gjethet e vjeshtės

 

Erdhi vjeshta me ngjyrat e saj

peizazhi i gjetheve,

nėpėr degėt e pemėve

nė gji zjarre ndezur mban.

…Kurse dielli i pėrflakur vjeshtak

nga syri i zjarrtė nė perėndim,

ngadalė mbi kolorin e gjetheve

lė ngrohtėsi,

pastaj, nėn zė me to kuvendon.

Degėt lakuriqe tė njė peme

qanin nė vetminė e pyllit,

kolori i gjetheve tė viteve

qe tretur sė bashku me gjethet.

Pse u venitėt,

ju gjethe tė gjelbra?!

Aty mbi trung,

nė degėt e thata

kėngėn e vajit latė.