Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - KAU I NASTRADINIT, SHALLVARET E ĒEHOVIT DHE POTURET...

Shkruan: Pėrparim HYSI

Tri rrėfenja nė njė

 

KAU I NASTRADINIT, SHALLVARET E ĒEHOVIT DHE POTURET E KRYEMINISTRIT?!

                                                 

            Nuk di sa pėrqasin me njėra-tjetrėn kėto  rrėfenja qė po i bėj bashkė. Mė ka zėnė ajo, e keqja e bukur qė dikur zuri Poetin AGIM SHEHU. Atėherė kur ai  shkroi atė baladėn pėr Selam Musanė. Sikur fillonte kėshtu (Poeti tė mė ndjejė, nė nuk e kujtoj tamam): -Rri po nuk mė rrihet/ se mė shpojnė mornica... E, pėr mos vazhduar mė tutje. Edhe mua nuk mė rrihet, se edhe mua mė "shpojnė mornica".

 

 
 

 

            Rrėfenja e parė ėshtė veē pėrrallė, nė qendėr tė sė cilės ėshtė njė personazh shumė butofarik, qė ėshtė kthyer nė legjendė zgjuarėsie. Mirėpo, populli, - kot nuk thonė, - t'i lexon teskeretė nga xhepi dhe, pse ndodh kėshtu nė gjithė historinė njerėzore, jo  vetėm i bėn karshillėk kėsaj zgjuarėsie, por del sfidues dhe fitues nė tė njėjtėn kohė.

            Unė po e sjell pėrrallėn kėshtu siē ma ka treguar, i ndjeri imatė dhe lexuesi, mandej, e gjen vet moralin qė pėrcjell pėrralla.


*     *    *

 

            Fshatarėt e njihnin zgjuarėsinė e Nastradinit dhe vendosėn qė ta sfidojnė. I kishin zėnė pusi dhe, tek e shihnin qė po kthehej nga pazari me njė ka prej dore, i dilnin nė ēdo 100-metra pėrpara dhe i  bėnin tė njėtėn pyetje dhe tė njėjtin urim.

            - Nastradin - efendi, sa para e bleve atė kalė?

            - Nuk ėshtė kalė, po ka, - tha Nastradini dhe vazhdoi  rrugėn. Mė tej, doli  tjetri: -Sa e bleve atė kalė, Nastradin -efendi?

            - Ėshtė ka, - tha Nastradini. Dhe mė tej, po i njėjti avaz: - Sa e bleve atė kalė?!

            I zgjuari dhe shpotitėsi Nastradin aq e humbi pusullėn, sa tha: - Ore kot nuk thonė qė ky ėshtė kalė, pa tė provoj dhe t'i hipi njėherė? Dhe, sa i hipi "kalit" qė kish blerė, e  pa veten kollotumba pėr tokė.



 

            Pėr "Shallvaret e Ēehovit", para ca kohe, kam shkruar njė ese. E shkrova se qeshė nxehur me pėrkthyesin qė thoshte: "Ēehovin  e  takova, pėr herė tė parė, nė Jallta nė vitin 1905?!!! Unė e mbaja mend qė Ēehovi kish vdekur  nė 1904 dhe pėr tė verifikuar kujtesėn time qė sa vjen e shter, hyra nė googell dhe pashė qė kisha unė tė drejtė. Po dhe pėrkthyesi, - mendova, - njeri i gjallė ėshtė dhe mund tė lajthisė. Mjerisht, nuk qe lajthitje, po ēoroditje. Ai, boti, e kish ritakuar nė vitin 1909 dhe bashkė me tė ishin nisur pėr nė JASNAJA POLJANA pėr tė  takuar CARIN E LETĖRSISĖ RUSE, LEON TOLSTOIN. Tė takoje Tolstoin nuk ishte fort lehtė dhe Ēehovi, rrugės ndėrroi nja  tri palė shallvare!!!

            Natyrisht, me shkrimin tim  "ia grisa shallvaret pėrkthyesit", por, nė fund tė fundit, kush pyet pėr mua? Dhe qė nuk pyet kush pėr mua, nuk  bėhet ndonjė kiamet i madh. Po ja, ėshtė ai "yrneku" i AGIM SHEHUT: nuk mė rrihet!!! Kėshtu kam bėrė, vazhdimisht, kur shoh qė grafomanė gjithfarėsh bėjnė paradė me shkrimet e tyre pa vlerė, po, pėr ēudinė time (dhe jo vetėm timen), jo vetėm vėrshojnė me botimet e tyre, me kopertina vezulluese, ku, padyshim, "qershi mbi tortė" ėshtė fotografia e autores, tek buzėqesh si fituese e iks ēmimi, me njė libėr fare pa vlerė. Ēmimet jepen nga njė "panel i zgjedhur" qė, tek thurin hossana pėr iks a ypsilon autor (u gėzohen parave mundėsisht nė Euro), janė tė ndėrgjegjshėm qė as e kanė lexuar librin qė vlerėsojnė. E keqja ėshtė se kjo ndodh dhe nė fushėn e pėrkthimeve qė, mjafton qė di gjuhėn, pa pėr tė tjerėt as qė tė bėhen vonė. Ėshtė pak  paradoksale, por kjo mė kujton njė mėsues qė jepte rusisht dhe na thoshte neve, nxėnėseve: - Mallēitje andej nga fundi apo sillmni njė aftoruēkė... e plot proēka tė tjera.

            Tek u sillem kėtyre "shallvareve", nuk e bėj kot. Qoftė pėr cilėsinė nė shkrime dhe qoftė pėr ēmimet, ku "pjesėmarrės nė vrasjen e letėrsisė" bėhet dhe ministrja e kulturės dhe deri tek kryeministri. Lexuesi le tė kujtojė atė "manifestim qesharakė" tek qė tė dy, kapnin me dorė dhe "pėrkėdhelnin" "Vrimėn" dhe, kur "rebelimi" filloi nga poshtė, apologjinė e bėri drejtoresha e BIBLIOTEKĖS KOMBĖTARE qė deklaroi: - Ēmimi qe  pėr kopertinėn!!! Sikur konkursi qe vizatimor dhe "eunukėt" mundohen ta mbulojnė "Vrimėn" me gjethe fiku.

            Kjo "paradė" qė vetėm letrare nuk ėshtė, mė kujton atė kėngėn humoristike qė tallte "tribotistėt kinezė" qė fillonte kėshtu: "Nuk janė shakqe / po sebepe / turpin e mbajēin pėr vete"! Dhe nuk ndodh vetėm njėherė. Parvjet, njė autor ,miku im, kisha ardhur nga Kanadaja dhe mė lutej qė ta shoqėroja tek Panairi i librit, se pretedonte pėr ēmim.

            - Dėgjo ,- i thashė. Ēmimet janė dhėnė. Aty do bėhet veē demonstrim (pėr tė parė sytė e botės). Po, jo, - ngulte kėmbė. Ore, -i them, nė Fier ka qenė njė rrobaqepės qė u thoshte klientėve: - Mos zbrit, zotrote, nga gomari, se ta kam marrė masėn! Dhe me ēmimet kėshtu ėshtė. Oh, po ti nuk i lė shakatė ndonjėherė, - mė kundėrshtoi ai. Bėra si bėra dhe e shoqėrova mikun tim, nė mbrėmje. Mu tek portahyrėse, takoi njė mikun tim qė nuk ka tė bėjė fare me letėrsinė.

            - Po ti kėtu? Ē' e mirė tė ka prurė?

            - Aha ,- tha miku, - unė kam ardhur tė heqė ēmimin e parė qė do t'i jepet timbiri qė ėshtė jashtė shtetit!

            Tani perdja ra dhe unė shpėtova nga ceremonia demonstarative. Mikun qė takova tek porta, e urova pėr tė birin.


*      *     *

 

            "Bakllavaja"  hahet nė fund. E them qė nė krye: nuk mė pėlqeu fare, kur pashė kryeministirn tė veshur me poture nė vizitėn nė Fier. Natyrisht, ai nuk e di nė rrojė gjallė apo kam vdekur dhe as i bėhet vonė pėr pėlqesėn time, por njė gjė duhet ta ngulė mirė nė kokė: ėshtė apo  nuk ėshtė zgjedhja ime si votues, nuk ka vend fare ajo "veshje" qė i shkon pėr shtat njė "kllouni". Nuk ėshtė se e zuri rruga, andej nga Sureli dhe do tė jetė afėr e gjatė si vendėsit,por duhet tė respektoj karriken e pushtetit.

            Ngaqė kam qenė mbi 40 -vjet mėsues, pėrqas shembuj tė gjashėm pėr "tė bindur nxėnėsit". Nė Fier (unė atje kam lindur dhe kam jetuar pėr 60-vjet), ka qenė njė artist i madh qė shquhej pėr humorin e tij: i ndjeri Nestor Pogaēe qė ne, fierakėt, e  thėrrisnim Neēo. Kish qenė me estradėn e Fierit nė Ballsh. E njihnin tė gjithė dhe, para se tė jepte shfaqje, njė plak fisnik i atyre anėve, i thotė: - Do vij dhe unė tė shoh shfaqjen, por ti nuk do ikėsh me shokėt nė Fier, po do vish pėr darkė nga unė. Xha Neēos i hanin brirėt pėr gosti. Dhe kėshtu ndodhi.

            Plaku shkoi tė shihte mikun e tij. Doli Neēoja nė skenė dhe me numrat qė bėri, salla ra  pėrmbys. Salla pėrmbys, por mikun po e hanin "pleshtat". Mbaroi shfaqja, - mė tregoi i ndjeri Neēo, - dhe dola tė kėrkoja mikun. Shokėt ikėn me makinė dhe mbeta karakoll. Kur e pashė mikun. Me vrap dhe i dola para tėrė qejf, kurse ai: - Ore unė tė dija goxha mik, kurse ti bėke si "palaēo", ik e thyej qafėn se nuk e ke "sojėn" pėr mik. Opo mbeta jashtė fare, - shtoi tek tregonte, - por shyqyr qė gjeta Qamil Manen (mėsues shumė i mirė qė e kishin ēuar pėr biografi tė keqe nė Ballsh), se desh e pagova pėr njė thelė, njė pelė. Ja, kėshtu, i nderuar Kryeministėr, nuk thyhen "tabutė" as me atlete dhe as me poture. Je nė krye tė shtetit dhe qė ta kesh ballin tė bardhė me votuesit, bėj vepra nė dobi tė tyre. Shkėrbimi veē  ta prishė karizmėn. Se, nėse vazhdon kėshtu, atėherė  kam tė drejtė unė qė shkrova diku:" ... ai po ikte nga kjo jetė, se e sosi me moshėn afėr shekullore. Befas, para se tė mbyllte sytė, i tha kryeplakut: - Ēfarė t'u them atyre, atje ku do vete? Dhe kryeplaku i tha: "Thuaju qė kryeplak kemi filanin... dhe e marrin me mend se kush jemi?!!!

 

Tiranė, 8 nėntor  2017