Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - KANTI E KA FJALĖN

Pėrktheu dhe shqipėroi nga gjermanishtja: Lis BUKUROCA

www.gazetaexpress.com

KANTI E KA FJALĖN

Ėshtė shumė komode me qenė njeriu i i mitur. Nėse unė kam njė libėr, qė ka intelekt pėr mua, njė klerik, qė ka ndėrgjegje pėr mua, njė mjek qė gjykon pėr mua dhe regjimin qė mė pėrshtatet, e kėshtu me radhė, atėherė unė nuk do tė kem mė nevojė tė pėrpiqem vet. Thjesht, nėse unė mund tė paguaj, unė nuk do tė kem nevojė tė mendojė; tė tjerėt do tė marrin pėrsipėr pėr mua kėtė detyrė tė mėrzitshme.

 

 

 

            E pėrmuajshmja berlineze  "Berlinische Monatsschrift" u shtroi kėtė pyetje intelektualėve gjermanė: "Ēfarė ėshtė iluminizmi?" (Was ist Aufklärung?) dhe nė vazhdim pasoi njė debat politik, qė mbizotėroi krejt epokėn iluministe. Ajo pyetje nxiti sė pari Mose Mendelssohnin pėr njė pėrgjigje. Nė dhjetor tė vitit 1784 u bė publike pėrgjigja e famshėm e Immanuel Kantit nė tė njėjtėn revistė, e cila edhe sot ėshtė aktuale, si edhe atėherė.

 

 

            "Pėrgjigje pyetjes: Ēfarė ėshtė iluminizmi?"

            ILUMINIZMI ėshtė dalja e njeriut nga gjendja e miturisė, qė i ka shkaktuar vetes me fajin e vet. Mituri ėshtė paaftėsia pėr t’u shėrbyer me mendjen vetjake pa drejtimin e njė tjetri. Me fajin e vet ėshtė shkaktuar kjo mituri, kur shkaku i saj nuk gjendet nė mungesėn e mendjes, por te mungesa e vendimit dhe guximit pėr ta vėnė nė pėrdorim atė pa u drejtuar nga njė tjetėr. Saper aude! Ki guxim tė shėrbehesh me mendjen vetjake! Kjo ėshtė motoja e iluminizmit!

            Pėrtacia dhe burracakėria janė shkaqet, pse njė numėr kaq i madh i njerėzve, edhe pse natyra qysh moti i ka shpallur tė lirė nga drejtimi i huaj (naturaliter majorennes), megjithatė pėlqejnė tė mbeten tė mitur gjatė gjithė jetės dhe kjo ėshtė arsyeja pse tė tjerėt e kanė aq tė lehtė tė ngrenė veten nė tutorė tė tyre.

            Ėshtė shumė komode me qenė njeriu i i mitur. Nėse unė kam njė libėr, qė ka intelekt pėr mua, njė klerik, qė ka ndėrgjegje pėr mua, njė mjek qė gjykon pėr mua dhe regjimin qė mė pėrshtatet, e kėshtu me radhė, atėherė unė nuk do tė kem mė nevojė tė pėrpiqem vet. Thjesht, nėse unė mund tė paguaj, unė nuk do tė kem nevojė tė mendojė; tė tjerėt do tė marrin pėrsipėr pėr mua kėtė detyrė tė mėrzitshme.

            Pastaj pjesa dėrmuese njerėzimit (duke pėrfshirė kėtu krejt gjininė e bukur) hapin drejt pjekurisė (moshės madhore) konsiderojnė jo vetėm tė mundimshėm, por edhe tė  rrezikshėm dhe pėr kėtė kujdesen tutorėt e lartpėrmendur, tė cilėt kanė marrė pėrsipėr mbikėqyrjen me aq dashamirėsi. Ata pasi tė kenė budallosur bagėtinė e tyre dhe pasi ta kenė ruajtur me kujdes tė madh, nė mėnyrė qė kėto qenie tė urta tė mos kenė guxim tė bėjnė njė hap jashtė ecores (foto majtas, pajisje plastike, metali apo druri, ku futen fėmijėt pėr tė mėsuar ecjen, fjala u desh tė shpiket, shėnim im) nė tė cilėn i kanė mbyllur, ata u tregojnė pastaj atyre rrezikun, i cili u kanoset, nėse provojnė tė ecin vet.

            Natyrisht rreziku nuk ėshtė edhe aq i madh dhe pas disa rrėzimeve, nė fund, do tė mėsonin tė ecnin vet, por edhe vetėm njė shembull i kėsaj natyre, i bėn ata tė druajtur dhe nė pėrgjithėsi, i tremb nga tė gjitha provat e mėtejshme

            Prandaj pėr ēdo njeri veē e veē ėshtė e vėshtirė dalja nga kjo mituri, e cila ėshtė bėrė pothuajse natyra e tij. Ai madje e dėshiron atė me gjithė zemėr dhe tani pėr tani ėshtė realisht i paaftė pėr tė pėrdorur intelektin e tij, sepse atij kurrė nuk i ėshtė lejuar tė provojė vet. Rregullat dhe formulat, kėto mjete mekanike tė pėrdorimit racional, ose mė mirė tė keqpėrdorimit tė aftėsive tė tija natyrore, janė pranga nė kėmbėt e tij, qė e mbajnė atė nė kėtė mituri tė vazhdueshme. Kush do t'i hidhte ato, edhe mbi hendekun mė tė vogėl, do tė bėnte njė kėrcim tė pasigurt, sepse ai pėr kėrcime tė tilla tė lira, nuk ėshtė mėsuar. Prandaj ka vetėm pak veta, qė i kanė dalė me vetedukimin e shpirtit tė ēlirohen nga mituria, madje edhe tė ecin me hap tė sigurt.

            Nė anėn tjetėr, njė shoqėri mund tė ndriēohet (kthjellohet, vetėdijesohet, iluminohet), nga vetvetja, madje ėshtė pothuajse e pashmangshme, nėse asaj i lejohet liria. Pėr shkak se do tė gjenden gjithmonė disa qė mendojnė vet, madje edhe nga turma e madhe e atyre tė paravėnė si tutorė zyrtar, tė cilėt pasi tė heqin qafe vet zgjedhėn e miturisė, do tė pėrpiqen tė pėrhapin frymėn e njė vlerėsimi racional tė vlerave tė veta dhe tė prirjes sė ēdo njeriu pėr tė menduar vet pėr vete.

 

 

            Vlen tė theksohet kjo: shoqėria e cila ėshtė futur prej tyre nėn kėtė zgjedhė, detyron vetveten pėr tė mos dalė nėse disa nga tutorėt e nxisin, qė vet janė tė paaftė pėr kthjellim (iluminim.) Ėshtė shumė e rrezikshme mbjellja e paragjykimeve. Ato nė tė vėrtetė nė fund u hakmerren atyre vet, ose pasardhėsve tė atyre qė ishin autor tė tyre. Prandaj njė shoqėri mund tė arrijė te iluminizmi vetėm dalėngadalė. Me njė revolucion ndoshta mund tė shkaktohet rėnia e despotizmit personal, si dhe t’i sjellė fundin shtypjes sė zymtė pėr fitim dhe pushtet, por kurrė nuk mund tė arrihet nė reforma, qė do tė ndryshonin  mėnyrėn e tė menduarit, ndėrkaq paragjykimet e reja, do tė shėrbenin, si edhe tė vjetrat, pėr tė drejtuar verbėrisht morinė  e madhe, e cila nuk mendon vet. 

            Pėr kėtė iluminizėm nuk kėrkohet asgjė tjetėr pos lirisė. E asaj mė tė padėmshmes nga tė gjitha liritė, domethėnė liri pėr pėrdorimin publik tė intelektit vetjak nė tė gjitha fushat. Mirėpo, unė dėgjoj nga tė gjitha anėt thirrjen: mos mendoni (rezononi). Oficeri ushtarak thotė: mos mendoni, por stėrvituni! Nėpunėsi i taksave thotė: Mos mendoni, por paguani! Kleriku thotė: Mos mendoni, por besoni! (Vetėm njė Zot i vetėm nė botė thotė: mendoni sa tė doni dhe pėr atė qė doni, por jini tė ngueshėm (dėgjueshėm!)  Pra kėtu kemi kudo kufizime tė lirisė. E tani, cili kufizim ėshtė pengues pėr  iluminizmin, cili jo dhe cili ėshtė i volitshėm pėr tė? Unė pėrgjigjem: pėrdorimi publik i intelektit duhet tė jetė gjithmonė i lirė dhe vetėm ai intelekt mund tė sjellė iluminizmin nė mesin e njerėzve, ndėrkaq, pėrdorimi privat i tė njėjtit, duhet megjithatė, tė jetė shpesh shumė i kufizuar, por pa e dėmtuar nė mėnyrė tė veēantė pėrparimin e iluminizmit.

            Me pėrdorimin publik tė intelektit vetjak kuptoj dikė, i cili si dijetar, e bėnė para botės sė lexuesve. Pėrdorim privat quaj unė pėrdorimin qė atij i lejohet tė bėjė nga intelekti i tij nė njė post, ose nė zyrėn civile, qė i ėshtė besuar atij.

            Tani, pėr disa veprimtari, tė cilat kryhen pėr shoqėrinė, ėshtė i domosdoshėm njė mekanizėm, sepse disa anėtarė tė bashkėsisė, duhet tė sillen plotėsisht pasiv nė mėnyrė qė tė mund tė drejtohen nga qeveria me njė marrėveshje tė sajuar pėr qėllime publike, ose sė paku, tė pengohen nė shkatėrrimin e atyre qėllimeve.

            Natyrisht se aty nuk ėshtė e lejuar tė mendohet, por njeriu duhet tė jetė i dėgjueshėm. Por, nė qoftė se ky anėtar i aparatit shtetėror konsiderohet njėkohėsisht edhe pjesėtar i bashkėsie sė tėrė, madje edhe i qytetarisė botėrore, vijimisht nė cilėsinė e njė dijetari, natyrisht se ai mund tė mendojė (rezonojė) duke iu drejtuar njė publiku me intelektin e vet nėpėrmjet shkrimeve, edhe atė, pa shkaktuar dėme nė aktivitetin, pėr tė cilin ai pjesėrisht ėshtė caktuar si anėtar pasiv.

            Kėshtu qė do tė ishte shumė e kobshme, nėse njė oficer, tė cili i ėshtė urdhėruar gjatė shėrbimit diēka nga sipėrori, tė logjikojė pėr nevojėn dhe dobinė e urdhrit: ai duhet tė jetė i dėgjueshėm! Por, nuk ėshtė e drejtė nė cilėsinė e dijetarit t’i ndalohet pėr tė bėrė vėrejtjet e veta mbi gabimet e bėra gjatė operacioneve luftarake dhe t’ia parashtrojė atė publikut tė vet pėr gjykim.

            Qytetari nuk mund tė refuzojė pagesėn e taksave qė i janė ngarkuar. Madje edhe njė qortim zhurmėmadh kundėr detyrimeve tė tilla, qė duhet tė kryhen prej tij, mund ndėshkohet si njė skandal (pasi ai mund tė ēojė nė njė refuzim tė pėrgjithshėm). Megjithatė, ai nuk vepron kundėr obligimit tė qytetarit, kur si dijetar, shpreh publikisht mendimet e tij kundėr imponimeve tė pavend, ose dhe padrejtėsisė sė tyre.

 

            Immanuel Kant 1724 - 1804, filozof nė Königsberg (Kėnihsberg). »Berlinische Monatsschrift«, dhjetor 1784, faqe. 481-494.