Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Kafeneja ballkanike

Shkruan: Begzad ALIU

 

D r a m ė

 

K A F E N E J A    B A LL K A N I K E

ose (Udhėzime pėr Teatrin Evropian)

 

 

 Drama  e autorit Begzad Baliu, „Kafeneje ballkanike“, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin „Literaturė“

 

 

 

            AKTI I PARĖ

 

 

            Pėrgatitja e skenės

 

            Udhėzime pėr njė pamje tė mundshme

 

            Natyrė ballkanke. Teatėr ballkanik. Skenė ose pamje ballkanike. Muzikė ballkanike,… rrjedhimisht edhe ndjenja ballkanike.

            Edhe ndjenja!?

            Domethėnė edhe pėrjetim edhe bindje ballkanike! Ah…!

            Njė mal i madh. Njė guri i madh nė mes dhe nė fund shpella e frikshme qė nuk dihet nėse ėshtė shpellė apo gojė e hapur ujku, gati pėr tė pėrbirė publikun. Aty ėshtė edhe kulshedra, prej gojės sė tė cilės shpesh duhet tė dale tymė e flakė.

            Duhet tė dėgjohet edhe lėvizja e dragojve kreshnik, prej tė cilėve nė mos rrapėllima qė lėvizė tėrė skenėn, (po le ta lėvizė edhe publikun, pse jo), duhet tė dėgjohet edhe njė fragment kėnge. Sė paku kėshtu thotė kėnga ose ose thonė legjendat.

            Rreth e rrotull dhe Brenda, nė vende tė zbrazta, janė vendosur gurė qė kanė njė rend dhe njė disiplinė qėndrimi. Si zakonisht nuk dihet nėse janė gurė apo njerėz (qė qėndrojnė drejt- thotė legjenda), krushq tė ngrirė, rrashta kafshėsh,…

            Drunjėt janė tepėr tė vjetėr dhe nė zgavrat e tyre pushojnė gjarpėrinjė. Diku mė lartė nxjerr kokėn huti dhe zogjtė mishngrėnės. Pastaj, shikoni, hapni sytė, mos shihni diēka mė shumė, mė mire, mė ēartė, vėrtetė mė tmerrshėm! …Nėse keni zemėr tė shihni mė shumė.

Ėshtė vėshtirė!

            Ėshtė e pamundėshme!

  • Ah! Ura! Vėrtetė njė cep i urės nė tė majtė dhe njė ushtimė lumi. Ėshtė Ura e Fshejtė?

  • Ėshtė Uji i Bardhė i Drinit tė Bardhė! I qumshtit tė nėnės sonė?!

  • Jo! Jo! Ėshtė Ura  e Xhehnemit! Ėshtė uji i zi!

  • Po nė Ballkan nuk ka legjenda nė tė cilat tregohet se si nėn urė kalon uji i zi.

  • Veē se ka burme, vėrtetė kroje, pusa, qė u thonė legjenda pėr ujtė e zi.

  • Nuk e besoj.

  • Nė mos pastė ndėrruar koha dhe hapėsira.

  • As kohės dhe hapėsirės nuk i besohet gjithmonė.

  • Nė Ballkan as koha as hapėsira nuk ndryshojnė lehtė dhe nuk ndryshojnė shpesh.

  • Megjithėse edhe ndryshimet mė tė vogla pėrcillen me dridhje, tronditje ose rrėnime tė mėdha, duke pėrfshirė kėtu edhe ngjyrėn e ujit ose ndarjen e tij…

  • Kėshtu, shekuj tė tėrė nuk ka lėvizur gjė prej gjėje,…

  • E  megjithatė gjithė kjo lemeri…

 

            INTERMEXO

            Ose, Njė Komision i Festivalit e viziton skenėn e Teatrit Ballkanik

 

  • Krra-krra…  krra-krra…!

  • Njė krismė pushke: Tak!

  • Njė zė: Oh!

  • Alternativa: Krrokamė dhe rėni e njė  shpendkeqi, bashkė me ushtimen e drurit. Po le tė bie edhe druri ore!

  • Njė zė tjetėr: E vrau more hej…!

  • Pėrsėri njė krismė pushke: Tak!

  • Po kjo krismė e tretė?!

  • Dėshmi e saktė se e vrau.

  • Pse krrokama e njė shpendi mund tė sjellė fatkeqėsi njerėzore?

  • Ē’lidhje ka njė shpend me njerėzit?

  • Kėtu gjithēka ėshtė e lidhur me fatin e njeriut: edhe shpendėt, edhe guri, edhe burimi, dhe veēanėrisht ngjyra e tij, edhe yjet, hėna, netėt, ditėt, javėt, muajt, vitet, stinėt…

  • Edhe pordhat!…

  • Mos u tall, nuk ke tė drejtė tė tallesh. Kėtu megjithate ka njė rregull prej tė cilės ndoshta do tė mėsonim edhe ne…

  • Shpesh e kemi paguar shtrenjtė moskuptimin e tyre…

  • Megjithatė njė kollė e tyre ka shumė rendėsi…

  • Mbase po, ėshtė njė pėrgjegje, njė reagim,… ashtu mė duket…

  • Njė zė, ndėrmjet vajit dhe kėngės, i pėrcjellur me njė instrument shumė tė vjetėr i pėrafėrt me lahutėn.

  • Ėshtė vaj aq prekės, ė?

  • Jo. Ėshtė njė kėngė pėr tė vdekurin!

  • Si, si?! Kėngė pėr tė vdekurin! Ndoshta pse ėshtė njė kėngė vajtuese apo njė vaj kėndues, nuk e di si do tė duhej tė ishte mė drejtė kjo sintagėmė, mė mire ėshtė t’a pyesim specialistin pėr etnologji,… por ēka deshta tė them,… ah po, kėnga vajtuese apo vaji kėndues. Po. Deshta tė them se ndoshta duke pasur dy elemente tė pėrnjėherėshme dhe tė gėrshetuara mes veti kėtu edhe kėnga edhe vaji kanė kaq shumė elemente emocionale por nuk kanė kujė tė trishtueshme si nė Evropė dhe,...

  • Lene studimin ju lutem, nuk mjaftojnė dy elementet pėr studimin e njė fenomeni a dukurie, mė thuaj ėshtė ky vaj, vėrtetė kjo kėngė pėr tė vdekurin apo,…

  • Po, po! Pikėrisht pėr tė vdekurin! Kėtu kurrė nuk vajtohet! Kėtu zakonisht kėndohet pėr tė vdekurin!

  • Si ndodh kėshtu!?

  • Nė Teatrin Ballkanik ėshtė turp dhe fatkeqėsi tė vdesėsh nė shtrat.

  • Pa njė akt trimėror kėtu nuk vdes njeri. Ndryshe do tė mbeten pa kėngė dhe kėnga nuk kėndohet pa krismė pushke…

  • Po pėr gra, ka kėngė?

  • Ka kėngė edhe pėr gra, por ka mė shumė luftėra pėr gratė, tė mbėshtjellura me mjegullen e trimėrisė dhe tė vdekjes…

  • Prandaj, kur vriten, atyre u kėndohet trimėria, nė vend se tė vajtohet humbja e tyre,… E megjithatė kėngėt janė kaq emocionale dhe dallohen prej himneve!

  • Ashtu disi…

  • O zot, o zot,…

 

            Pjesė nga drama “Kafeneja ballkanike”