Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - JORGO LINOTYPISTI (3)

Shkruan: Sotir ATHANASI

Pjesa e tretė

JORGO LINOTYPISTI

( "F A S T I "  &  " N E F A S T I" )

 

            U ula pranė nėnės dhe mė erdhi mirė qė ajo mbėshteti kryet mbi kraharorin tim si pėr tė ndalur kėshtu vrundullin e lotėve tė cilat, nuk mundi t'i mbante. Ajo shpėrtheu me  dėnesa. Gjoksi im u kthye nė njė parzm mbrojtės dhe kjo mė bėnte mė tė fortė. Mė motivonte t'a pėr mbaja veten dhe tė mos pėrlotesha.

 

 

            Gjithė rrugės mendoja se njė tjetėr damar pulsonte e madje mbizotėronte, jo vetėm mėndjen, por edhe shpirtin tim. Tani nuk bėhej fjalė pėr tė shpėtuar njė jetė, por njė familje.

            Im atė mė kishte thėnė:

            "Besoj se deri nė drekė, problemi i shtėpisė, do tė ketė marrė zgjidhje. Nė qoftė e thėnė tė triumfojė marrėzia,  ty tė presim te lulishtja me ligustra".

            Pėr fat shiu ishte lokal dhe kur mbėrrijta, tė themi nė lagjen time,  s'kishte asnjė shenjė vrejtėsire e jo shi.

            Mua instiktivisht kėmbėt mė shpunė nga krahu i shatėrvanit. Por pėr tė mbėrritur atje, ashtu siē nuk do tė mė  pėlqente kurrė, u ndodha ballas me qelqerinė goxha tė madhe tė ...,"VIA DEI "-it. Diku nė njė cep tė saj, lartė nė tė djathtė, mė tėrhoqi vėmėndjen njė vulė rrumbullake qė pėrbėhej nga dy rrathė. Njėri mė i madh dhe tjetri mė i vogėl i brėndashkruar. Aty lexohej: GRAFIO TELETON dhe nė gjysmėrrethin e poshtėm: ANUBISI. Qėndrėn e rrethit e zinte njė figurė me kokėn e ēakallit, qenit, a tė buēes, por me trupin si tė njeriut. Te gjoksi i kėsaj shėmbėlltyre,  ashtu si nė bluza ku lexojmė ADIDAS, qe shkruajtur: MĖRKURI.
            Rrudha bazė pasi nuk kuptova asgjė se ēdo tė thoshte ajo figurė dhe aq mė pak, seē pėrfaqėsonte ajo palo vulė. Veē kėsaj duhet tė shtoj pa frikė se, mbase mund tė isha i vetmi qė denjoja tė futesha nė hollėsi tė tilla. Njerėzit e zakonshėm as qė i lejonin vetes tė kalonin pėrpara asaj xhamrie,  lere pastaj tė kthenin kryet e tė lexonin se ē'shkruante ajo vulė, qė pėrcillte zyra me letrat e saj, fatkeqin qė kishte lėnė kėtė botė.

            Njerėzit pėrgjithėsisht, e shmangnin kalimin pėrpara saj sikur donin tė mėnjanonin njė kanosje  tė fshehtė.

            Unė, pėrkundrazi, i hodha edhe njė shikim tė fundit, si tė doja t'ia pėrplasja nė fytyrė kumtin se: do tė kalojnė dekada pėrpara se tė jetė e nevojshme qė njerėzit e mi,
tė jenė tė detyruar tė kalojnė nga njė zyrė e ngjajshme me kėtė palo GRAFIO TELETON.    
            Njėzetė vjet mė pas, autori i kėtij libri, kaloi sėrish te ajo rrugė dhe VIA DEI s'kishte bėrė asnjė ndryshim . Madje, edhe vula qe nė po atė lartėsi qė i diktonte ofiqi dhe mbante po atė shėmbėlltyrė.  Veēse, qe freskuar e ngjante mė e denjė pėr detyrėn e saj.

            Unė tanimė, e kisha tė kjartė se ēfarė shprehte fjala ANUBISI*). Pėr kureshtarė po hedhim pėrmbajtjen:

__________________________
            *) ANUBISI

            Sipas nitologjisė egjiptiane ajo pėrfaqėsonte perėndinė e vdekjes dhe pėr rrjedhojė ėshtė bėrė simbol I FUNERALEVE. Dija gjithashtu se, kjo Perėndi ishte asimiluar edhe nga grekėt e lashtė  qė, natyrisht do t'ia ndryshonin edhe emrin dhe do t'a quanin HERMES.
            Nė kulturėn romake do tė quhej MĖRKUR.

            Pra: ANUBISI - HERMES - MĖRKUR, ėshtė e njėjta gjė dhe pėrfaqėson perėndinė e shpirtrave qė pėrcillen nė HAD.

            Dhe ajo shėmbėllesė, vetėm trupin e ka si tė njeriut,  kurse kryet si tė . . ., buēes.


            Nxitova hapat pasi qė nė trotuar dėgjoheshin zėra tė lartė dhe njė zallamahi shpėrthyer fare  pranė shatėrvanit. Gjuha qe greqisht dhe unė e kisha tė vėshtirė tė kuptoja pėr ēfarė bėhej fjalė nga aq sa kisha mėsuar atė javė gjatė punės me shokėt e mi.

            Nga lėvizjet e duarve dhe gjestet qė kėmbenin me njėri-tjetrin, por edhe e lidhur kjo me ujin e basenit, mėndja tė shkonte, nė mos pėr njė jetė tė humbur nė tė, pėr dikė qė e kishte te tuar e rrezikuar atė,   me siguri qė po. E dėrsa hamendėsojmė, veshėt mė kapėn bisedėn e dy bashkėkombėsve tė mi:

            - Ėshtė fjala pėr njė endacak, - Po i spjegonte shqip njė emigrant lab shokut tė tij. E kush nuk ka ardhur kėtu? I gjithė alemi dhe polemi i Shqipėrisė.

            Tjetri e dėgjonte i ngrysur.

            - Njė rrėnjėshkulur a derė bardhė,  - do tė vazhdonte labi. - E kishte zėnė gjumi lumėmadhin pėr shtatė palė qejfe mbi buzėn e bordurės.  Dhe, kur desh tė rrotullohej i varfėri si mbi brucė, u shakullis dhe gėlldum e brėnda nė ujė. Qe rrezikuar tė mbytej i varfėri dhe do tė kish shpėtuar njėherė e mirė nga kjo jallane jetė. Por pėr fatin e tij tė lig, dikush qė e paskish pikasur, qe hedhur megjithė rroba dhe e kishte proftasur rrėnjėdalurin.  
            Tjetri vazhdonte zymtėsinė,  por e dėgjonte, megjithatė i pikėlluar.

            -Tani, siē e sheh, po e nder si ēarēafė tė leckosur dhe. . ., po e hap si qefinin pėrpara se t'a kėllasin nė arkivol.

            - Mirė e the, - e ēeli dritarezėn e errėsirės qė ia diktonte vrerosja e tij e mbartur.  - Ai qe katandisur kockė e lėkurė nga tė pangrėnėt orėziu. E, sa pėr arkėmot, mė duket se ėshtė ende herėt - foli ai qė dukej se ishte " allo fruto ". Dhe do tė vazhdonte:

            - Se nė bordur mbase  ngjante me pėrmendoren e Perikliut qė lartėsohet pranė      Bashkisė. Me ndryshimin se i mungon fustanella dhe kish qėndruar i shtrirė e jo nė kėmbė. Por kėtė, me sa duket, e diktonte "koha" e jo "morali". E po qe se pėr kėtė tė fundit, ka akoma njerėz qė interesohen, mjafton tė vėnė poshtėshkrimin me gėrma tė mėdha, sa tė Perikliut:
              PERĖNDIMI I NJĖ EMIGRANTI TĖ MOSHUAR LINDOR NĖ ATHINĖN E DEMOKRACISĖ SĖ PERIKLIUT

            Labi shqeu sytė nga habia dhe me njė zė tė  zvargur si pėr tė shprehur vetėm me njė fjalė gjithė sfilitjen a vuajten e njė jete tė tėrė,  tė dhimbshme e raskapitėse qė mbartte fatkeqi, tha:
            - Vėr-te-tė ?!?

            Ishin vetėm tri rrokje dhe ky emigrant nga jugu i vėndit tonė, i labėrgoi nė mėnyrė tė tillė si tė donte tė formonte numrin tridhjetė e tre. Se nė kėtė trajtė rreshtoheshin  shifrat dikur nė Atdheun tonė pėr tė lajmėruar zjarrfiksen. Dhe ai, nuk ėshtė se njihte gjė tjetėr pėr shpėtimin e trupave.

            - Se kėtij po i digjej xhani pa vajti e ra nė ujė, - plotėsoi mendimin labi.

            - Mua dhe ai tjetri qė e shpėtoi, m'u duk i moshuar dhe vė bast qė ėshtė i yni.

            - Thua Vėr-te-tė ?

            - Pėr shpėtimtarin, e ke fjalėn?

            - Po.

            - Edhe unė ashtu mendoj. Se ku e kam parė nė Tiranė. Fytyrė e njohur mė ngjan. Kurse ajo zonja, aty te stoli, duhet tė jetė e shoqja. Nga ajo mė ngjau se u shkėput me ngut, pėrpara se tė merrte fygė pėr t’i hequr lakun fatkeqit.

            - E shoqja e kujt? Tė tė mbyturit,  the?

            - Ē'tė mbyturit, o njeri! E shoqja e shpėtuesit.

            - Ē'thua a derė bardhė? !? Po ajo ėshtė zonjė e shkuar zonjave!

            - Edhe i shoqi ėshtė zotėri e shkuar zotrinjve. Por kjo s'do tė thotė se s'kanė halle njerėzit. As se ato janė vetėm pėr ne  jozotnitė. Se mua mė vete mėndja qė ata, ja se kanė qėnė bashkė, ja se duhet tė njihen me njėri - jatrin dhe se, fisnikėria miku im, e do njė motiv.

            - Mbase edhe sebep mund tė themi. Por sebepi ėshtė pėr sherr.  Kurse pėr tė ndihmuar kėrkohet njė shtysė, a njė arsye. Se ashtu fare kot, nuk vete tjetri tė futet megjithė rroba e tė lėrė tė shoqen, zonjė kokulur pranė bohēeve. Megjithėse fisnikėria ka tė tjera parime.

            - Pėr shėmbėll?

            - Ndihmo Atė nė Tokė, qė tė tė ndihmojė Ai nė Qiell.

            - Mirė e the.

            - Po tė shikosh vėshtrimin qė ka zonja te teshat,  m'a forcon bindjen e kėtij sofizmi qė duhet tė jetė arab.

            - Vėr-te-tė ?!? , - pėrsėriti labi.

            Tjetri u mjaftua me tundjen e kokės.

 

 

            Ata mbase vazhduan gjatė tė diskutojnė me skoi-shoqin, siē ndodh rėndomtė me bjerraditėsit, por edhe me kalimtarėt, ndonėse tė ngutur , do t'i kushtojnė, sado pak ca dekika asaj qė kishte ndodhur aty para syve tė tyre. Nė njė farė mėnyre do tė pėrfshiheshin nė tė, ashtu siē bėra dhe unė, ndonėse nuk ia kisha aspak ngenė.

            U futa vrullshėm nė lulishte se diē mė thoshte zėmra pėr ato qė dėgjova, edhe pse nuk  isha i sigurt pėr kė konkretisht bėhej fjalė.

            - Mos, o Zot, - bėlbėzova nėn zė nga njė parandjenjė  tejet e frikėshme. Bėra kryqin tri herė. E vetmja qė mė kishte mbetur nga edukimi fėminor pėr ortodoksinė, kėtij besimi kristian nga babai. Ky rit mbrojtės nga vetėtimat mė vinte tani si atėhere kur veja e vija nga shkolla.

            Qe e vetmja lidhje  me tė plotfuqishmin e kėsaj Toke, ku mesadukej, s'kishte ende njė vėnd pėr ne tė fusnim kokėn familjarisht.

            - Jo, jo deri kėtu , o Perėndi!

            Mė dolėn kėto fjalė shpirti dhe ndjeva se gjunjėt i kisha tė prera. Jo dhe aq nga lodhja,  se sa nga humbja e shpresės. Dhe s'qe e nevojshme tė hershoja ngjarjet e aq mė pak tė parashikoja se ē'duhet tė kishte ndodhur.

            Ca ligustra qė formonin murin jeshil nė lartėsinė e stolit,  sikur e mėshifte, a si pėr t'a mbrojtur nga halli qė e kishte zėnė njeriun e plandosur me krenarinė e tij tė thyer. Mungonte edhe njė hap qė tė shtangesha nga befasia.

            Ishte mamaja ime! Ideali dhe krenaria ime. Ishte ajo pėr tė cilėn e dorzoja jetėn time vetėm tė mos e shihja kaq tė dėshpėruar.

            Kryeulur e duarkryqėzuar. Shpėrfillėse deri nė skaj pėr ē'farė kishte ndodhur aty rrotull, si edhe pėr njė jetė tė rrezikuar, ca mėtej.

            Mamaja ime qe... Kaq pa shpresė edhe pse ne ishim dy burra: babai dhe unė qė e kishim fuqinė tė mos e linim tė bjerrej kėsisoj psikologjikisht. E megjithatė, edhe kjo s'mjaftonte. Nuk garantonim tė ardhme. E dhimbshme,  por plotėsisht e vėrtetė.

            Ata tė dy shqiptarėt kishin folur pikėrisht pėr 'tė. Si gruaja e shpėtimtarit. Ndonėse vlerėsimi ishte superlativ e rrokte krenajat e nderimit. Edhe kjo mė hutonte.  Mendimi i parė qė mė erdhi ndėrmėnd, ngaqė aty pranė s'e pashė tim atė, qe tėrhuajtėsia. Por e lidhur kjo me shkakun qė dėgjova nga biseda e rastit, shmangej. Njėkohėsisht edhe pa kėtė motiv fisnikėrie, vramendja e kundėrt mė thoshte se fundja, dikush duhet tė qėndronte pranė plaēkave, pėrderisa motra ishte nė shkollė dhe unė nė punė.

            Pavarėsisht nga kėto, njė tjetėr arsyetim qe brishtėsia e time mėje nė kėtė "fluturim", nė mund t'a quajmė kėshtu, braktisjen e vėndit tonė dhe ardhjes nė njė shtet tė huaj si njerėz tė paftuar e pėr pasojė, pa plang e pa shtėpi. Mamaja, jo vetėm qe dyshuesja mė e madhe se do tė mund t'ia dilnim, por ajo  ishte pika jonė mė e dobėt. Babai do tė thoshte se qe DRITARJA E AVIONIT. Kjo nuk lidhej vetėm me anėn jo rrezistente qė mund tė paraqesė njė dritare nė avion. Por edhe me atė qė nga DRITARJA njeriu mund tė shohė edhe ato qė , ne tė tjerėt, nuk e kishim aftėsinė, intuitė tė cilėn e zotronte mamaja ime.

            Shpejtova hapat dhe i vajta pranė. Ajo si e prangosur  vėshtrimin e kishte tė fiksuar nė njė vėnd tė papėrcaktuar. Nė njė hapsirė pa adresė. Ashtu siē edhe qemė. Nuk e kishte fare mėndjen te plaēkat. Aspak. Asaj nuk i dukeshin asgjė ato dy valixhet dhe dy a tre boēe me tė cilat kishim ardhur nga Tirana pėrpara dhjetė ditėsh. Madje, qe krejtėsisht e huaj pėr to. Edhe mua, ky vėnd, ashtu mjaft i paafrueshėm mė ngjante sikur ndodhej nė njė tjetėr galaktikė.
Jeleku me shumė xhepa qė im atė s'e hiqte kurrė nga trupi pėr asnjė arsye nga qė aty mbante tė gjitha dokumenta tona, ishte flakur mbi njėrėn nga valixhet si nė ngut e sipėr dhe shėmbėllente me njė afresk tė braktisur nga piratėt.

            Unė, sikur tė mos kisha ndjekur bisedėn e dy bashkatdhetarėve tė mi, do tė befasohesha dhe e gjithė kjo do tė mė dukej tėrėsisht e pakuptimtė. Megjithatė, kjo nuk mė kthjellonte mėndjen. Pėrkundrazi. Mė shtonte dyshimin se diēka e paspjegueshme e lidhte tim atė me fatkeqin dhe se familja ime ose kishte kaluar njė rrezik, ose kėrcėnohej ende prej saj. Dhe shtoj se kjo s'qe aspak nuhatje. As parandjenjė ndjellakeqe, ajo s'qe. Diē qė mbase kishte tė bėnte me zgripin. Se atij i ngjante, nė atė buzė tė filxhanit qe vaisur e nga ēasti nė ēast, si pika, do tė cikėronte, mė nė fund llumin e fundit.. Sepse aty e ku gjetiu, duhet tė  ishte edhe caku i mbrame i tij?

            U ula pranė nėnės dhe mė erdhi mirė qė ajo mbėshteti kryet mbi kraharorin tim si pėr tė ndalur kėshtu vrundullin e lotėve tė cilat, nuk mundi t'i mbante. Ajo shpėrtheu me  dėnesa. Gjoksi im u kthye nė njė parzm mbrojtės dhe kjo mė bėnte mė tė fortė. Mė motivonte t'a pėr mbaja veten dhe tė mos pėrlotesha. Kjo dallgė e ky shfrim i sime mėje , zgjati pėr disa ēaste dhe kraharori im, si prej metali e mbajti dhimbjen e shprehur nė lot. E duroi si fara rrahjen e hekurit dhe mė pas, erdhi njė shurdhėri e frikshme. Qe jehona e saj brėnda meje. Ajo shkaktonte sėrish mosdėgjim.  Por pėr njė shkak krejt tė kundėrt tashmė. Qe keqtingėllimi i sirenave tė Circles. Zhurmonin ato nė veshėt e mi dhe e bėnte edhe mė tronditėse heshtjen qė mė kishte kaplluar. Brėnda meje shkretia pėrgjonte mes humbėtirės ranore ku s'pipėtinte asgjė. Kėtė ndjesi mė sillte shurdhėsia pas atij vaji shpėrthyes. Kjo nxirrte nė pah pafuqinė time pėr tė bėrė diēka. Aq mė pak tė isha nė gjėndje tė ēballancoja kėtė peshė tė rėndė trishtimi. Veē sė tjerash isha kthyer nga njė punė raskapitėse dhe nga njė goditje pėr shokun e aksidentuar. E si mund tė isha nė gjėndje t'i risillja qetėsinė e mė parshme nėnės sime?
            - U tradhtuam mama, u  tradhėtuam ! - pėrsėrita dy herė dhe s'mė pėlqeu aspak ajo qė shpreha. Aq mė pak se si e shqiptoja

            Ajo ngrijti kryet. Fshiu lotėt me shami, rregulloi flokėt e shpupurishur e madje nxorri krėhėrin sė bashku me pasqyrėn e vogėl nga ēanta, pa tė cilėn nuk e pėrfytyroja dot; se i qe bėrė si vazhdimėsi e shtyllės kurrizore, nga qė vazhdimisht e mbante mbi sup. Dhe nisi tė kryejė, tualetin  me njė nge shqetėsuese si tė qe nė mjediset e shtėpisė, po ende, si tė ishte e vetme dhe e pa trazuar nga askush nė punėn e saj edhe pse ndodbeshim nė njė habitat krejtėsisht tė papėrshtatshėm .

            - Triumfoi marrėzia, bir! - tha dhe qeshi fare pa kuptim, saqė unė u trondita. Qe hera e parė dhe e vetmja mbase pas kėsaj qė unė tė shihja mamanė time, idealin tim, nė njė buzėqeshje kaq tė dhimbshme, kaq prekėse dhe kaq gjakprishur njėherazi. Madje ..., edhe atė vėshtrim tė shtirur qė tentonte kinse shpėrfilljen, nė pėrpjekje pėr tė paraqitur tė qetėn sikur s'kishte ndodhur asgjė me rėndėsi. Assesi pėr t'u shqetėsuar. Kurrėsesi alarmante.

            Ndjeja dhimbje pėr nėn time qė, pėrpiqej tė fshihte tronditjen e saj dhe e zbulonte mė tepėr atė me shtirjen. Orvatej tė  paraqitej sikur qe shkėputur tanimė, nga diē e pakėndshme dhe e pėrlyente mė keq atė. Pėrpiqej pėr tė kėndshmen dhe e pėr qeshte atė. Mėtonte tė dėshmonte shpresė dhe pohonte mosbesim. Nė shpirtin e saj tė kristaltė diē qe krisur dhe pako gjė, mbase e ndante nga thėrrmimi,  siē dihet se ndodh me kėtė qelq kokėrizor i pėrpunuar me plumb e kimikate. Shkaku? Gjithēka kishte ndodhur, ajo s'mund t'a kapėrdinte me asgjė, ashtu lehtė. Rėndesa ia kalonte pėr nga pesha, plumbit. Ngjėrimi helmit, gjithashtu. Shkatėrrimi qe nė prag.

            Unė mezi pėrmbaja lotėt qė po mė zinin grykėn.  E ndjeja qė po t'a lėshoj veten, ajo do tė rėndohet edhe mė shumė. Ndėrgjegjėsimi i mundshėm,  nuk ėshtė se premtonte kthjellim pėr atė, lėkundje qė pėsoi psikika e saj.

            Befas, ndjeva se: njė revoltė e brėndshme e cila kishte nisur tė ziente pa e kuptuar, qė gjatė bisedės sė atyre dy bashkatdhetarėve tė panjohur, u matura mė nė fund dhe thashė:  
            - U tradhėtuam, mama,  por turpi s'ėshtė i yni.

            Atė ēast ndjeva zėrin tim me njė tjetėr ton dhe vetėveten nė njė tjetėr pozicion. Nė atė tė njeriut tė fortė e tė gatshėm pėr t'u ndeshur e pse jo, kacafytur me vėshtirėsitė e jetės. Se e pėrbuzja rolin e viktimės e tė qaramanit. Prandaj shtova: "Po turpi s'ėshtė i yni".

            - Mirė e the djalė. U tradhtuam, por turpi s'ėshtė i yni, - qe zėri i babait i cili sapo mbėrrijti. - U tradhtuam, por turpi ėshtė i tradhtarėve!  I bukėshkalėve! I tėpafytyrėve, ose i surrat’tunxhėve!
            Unė nuk fola. Im atė do tė vazhdonte:

            - E megjithatė, sikur tė ishte vetėm kjo, edhe mund tė pėrtypej.  Ne duhet tė ishim mė syēelė. Ja pse u kafshuam nga ..., nepėrka.

            Babai qe bėrė qull dhe kullonte. Unė, ndonėse  u befasova kur e pashė kėshtu, pėr mė tepėr mė habiste hamendėsimi real i dy shqiptarėve qė folėn pėr 'tė. Prandaj i thashė :

            - Ti paske qėnė ai qė u fut tė shpėtonte atė fatkeq, siē dėgjova se po flisnin dy emigrantė tanė?

            Babai u mjaftua me tundjen e kokės dhe unė u  binda plotėsisht mė nė fund, se cili qe shkaku i hedhjes sė atij jeleku aq me ngut dhe ime mė, aq e vėmėndėshme pėr tim atė, e cila pėr herė i bėnte hije atij e kishte shpėrfillur merakun pėr t'a sistemuar atė. Kjo, sigurisht qė fliste pėr atė dukuri karakteristikė e njerėzve tė hutuar nga dėshpėrimi. Nėpėr-kėmbjen e gjithēkaje.  Por, Ē'them edhe unė? Jeleku i tim eti do tė terej ashtu i hedhur mbi ligustra; po lotėt nga sytė e nėnės sime qė po mė errėsonin e tresnin shpirtin?

            - E njihja, - tha babai pėr t'a spostuar disi bisedėn. - E njihja, prandaj u ndava t'a shpėtoj.  
            - Po. Njė tipagrraf i vjetėr. Kemi qėnė bashkė nė shtypshkronjėn "Bashkimi".  Ishim tė rinj atėhere. Ndonėse ai, qe gadi njė dekadė mė i madh se unė dhe prapambetės nė ushtri. Ne sapo qemė ēmobilizuar. Nuk e di pėr ē'arsye ishte katandisur. Besoj qė ia hodhi edhe kėtė rradhė.
            - Pse, ka tentuar edhe mė parė?

            - Besoj se po. Ngaqė ata tė abulancės e njihnin. Sa e panė thanė:

            - Prapė ky?

            Dhe mė vonė im atė do tė spjegonte se, tipografi quhej Jorgo dhe ishte ajka e minoritetit grek. Se pas njė viti,  ne shkuam tė dy nė Stabilimentin "Mihal Duri" ku ai do tė shkėlqente si linotipist. E duke qėnė i tillė nė vėndin tonė, kishte menduar se s'do t'a kishte tė vėshtirė tė sistemohej nė  njė nga shtypshkronja e shumta tė Athinės. Mjaft tė ulej pėrpara njė tasjere linotipisti qė, gishtėrinjtė e tij tė fluturonin, mė shpejt, mė bukur e mbase edhe mė ėmbėl se ato tė njė pjanisti. Se ai shtypte me symbyllur, gėrma dhe jo tinguj, stonaturat e tė cilave tė paralajmėronin po tė bėje gabim. Por, nė Athinė, teknologjia kishte ndryshuar dhe fatpėrmbysuri Jorgo, qe i vonuar pėr tė mėsuar tastjerėn e kompjuterit.  Ai i kishte lėnė tė gjashtėdhjetat dhe atė e kishin braktisur tė gjitha reflekset. Si njė sfungjer i tejmbushur, vetėm lėshonte, kullonte dhe nuk thithte mė asgjė. Veē kėsaj, duart i dridheshin, gjė qė e shkurajonte plotėsisht. Qe i punėsuar nė repartin e lidhjes sė librave, por s'mund t'ė luante rolin e hamallit, se nuk kishte fuqinė e duhur pėr 'tė. Ai bėhej qull nė djersė se qe shėndetlig. Nga ana tjetėr, kishte mbetur pa familje. Shumė vite kishte vuajtur nga tuberkulozi. Rinia e herėshme dhe ajo e vonėt i kaloi senatoriumeve. Priste kohėn e pensionit dhe deri atėhere, zvarritje si tė mundej.

            Shtrimin nė spital ia kishte diktuar fillimisht, halli. Pastaj, nevoja. Dhe s'qe i vetmi qė mbėshtetej nė kėto forma. Pėr homogjenė,  shteti grek sigurimin shėndetėsor e kishte falas.

            Jorgo tipografi e njihte mirė kėtė ligj dhe dinte t'i mbushte po kaq mirė boshllėqet e tij. Pėr kėtė arsye, sindikata e shtypshkronjės e kishte nė kryesi; ndonėse ato nuk loznin ndonjė rol parėsor se qenė, vegla tė komunizmit.

            Im atė hoqi kėmishėn dhe e shtrydh midis duarve me tė gjithė fuqinė e shkunadi disa herė dhe e hodhi mbi ligustra. Tė njėjtėn bėri edhe, pėr pantallonat,  por pa i hequr ato , por i mbajti veshur.

            -Katandisje, baba? - pyeta unė duke mos e hequr mėndjen nga Jorgo linotipist i cili m'u dhimbs me shumė.

            - Mbase katandisje.  Por nga nevoja.

            Dhe unė kuptova se ai ishte  viktimė e fatkeqėsisė sė vet e mjerimit qė s'i u nda njė jetė tė tėrė. Sėmundja e tij qe e pandryshueshme ashtu si vuajtja e tij, kostante qe.

            -Edhe Apolloni ishte i detyruar tė ruante derrat te mbreti Admet, - nisi im atė tė spjegojė pėr linotypistin Jorgo, - Kėshtu, i veēantė qe dhe pėr tė tillė e mbanin nė shtypshkronjė. Korektorėt e veprave nė frėngjisht tė Diktatorit, i befasonte ndarja e fjalės te rrokja e duhur nė mbarim tė rreshtit. E pra, ai nuk dinte aspak gjuhė tjetėr tė huaj, veē greqishtes. Profesori qė njihte frėngjishten, por edhe latinishten, i thoshte shpesh njė shprehje tė Hygosė:

            - Ti Jorgo, zotron tėrė FASTIN. Ruaju nga NEFASTI.

            Dhe kur ne e pyesnim pėrkthyesin ē'ėshtė NEFASTI, ai shpjegonte se njeriu,  duke shtypur ligjet ( tė cilat gjithmonė Partia ia besonte Jorgos), mėson se ē'ėshtė e lejueshme (FASTI). Bashkė me to, njeriu mėson edhe se ēfarė nuk ėshtė e lejueshme (NEFASTI).

            Dhe Profesori,  kėtu e mbyllte spjegimin.

            Se, duke shtypur qarkoret qė u dėrgoheshin levave tė Diktaturės  pėr t'i mbajtur masat nėn fre, Jorgos i lejohej qė tė mėsonte NEFASTIN.

            Hygoi,   siē do t'a studioja mė vonė, me NEFAST nėnkuptonte shkencėn e mesjetės.

            Domethėnė ALKIMINĖ dhe GURIN FILOZOFAL. Pra, pėrkthyesi i frėngjishtes,  qe shumė kurajon nė kėtė metaforė. Por neve, na qe shpėlarė truri dhe se e gjithė ajo propagandė qe njė GUR FILOZOFAL.

 

Athinė, 1, Qershor, 2018!

 

 (1)     (2)