Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Jeta, ramazani dhe Kur'ani

Shkruan: Mexhid YVEJSI - Gjakovė

JETA, RAMAZANI DHE KUR’ANI



“Tė jesh i informuar nė mėnyrė adekuate, do tė thotė tė jetosh nė mėnyrė efikase.”

Norbert Wiener, Babai i informatikės moderne.

 

 


 


            A jeni tė informuar nė mėnyrė adekuate? A jetoni nė mėnyrė efikase? Si duhet tė jetojmė? Kėto janė pyetje filozofike. Filozofia bėn pyetje tė tilla.

            Filozofia merret me idetė pėr botėn, idetė pėr njerėzit dhe idetė se si duhet jetuar. Qėllimi i filozofisė ėshtė tė konceptojė pyetjet e duhura dhe jo tė gjejė pėrgjigjet e sakta. Filozofia e vetme, e pranueshme, e cila i drejtohet “shpirtit” nė hemisferėn perėndimore ėshtė pragmatizmi. Pragmatizmi paraqet besimin se e vėrteta ėshtė relative, ndryshon sipas llogarisė sė fitimit ose humbjes. E vėrteta matet me atė se sa kryen punė nė praktikė. Ēdo individ, thonė pragmatistėt, tė vėrtetėn e ndėrton me veprat e tij duke pasur parasysh gjithmonė fitimin sa mė tė madh. Por, fitimi sa mė i madh, jo rrallė, ju krijon probleme edhe mė tė mėdha…Fitimi sa mė i madh ju sjellė shpesh humbje edhe mė tė mėdha…Absurdi i jetės…!

            Pėr individin, nė kėtė shoqėri, ka vetėm vetmi, mungesė, zbrazėsi, mungesė vlerash, mungesė identiteti dhe dėshpėrim, qė janė pjellė e kushteve njerėzore tė shoqėrisė materialiste perėndimore. Njė numėr nė rritje autorėsh shpirtėrorė e kritikojnė shoqėrinė perėndimore pėr cektėsi nė pėrpjekjet pėr tė shmangur problemet, vuajtjet dhe dhimbjet. Njė prej tyre, Matew Fox-i (1983) komenton:

            “Sot nė Amerikė…do tė gėlltiten shtatėdhjetė e pesė milionė valiume…. Veē kėsaj, rreth tridhjetė milionė njerėz do tė nguliten pėrpara telenovelave; duket se kultura jonė nuk di tė reagojė ndaj dhimbjes. Dhimbja ndeshet kudo- e thellė, e patregueshme, e pafundme, kozmike…”

            Kjo dhimbje e dhimbshme ndeshet kudo nėpėr trojet shqiptare; vrasje, plaēkitje, krime, mashtrime, pėrdhunime, droga, prostitucioni, korrupsioni, ngujimi pėrpara telenovelave qė pėrhapin pleh, bėrllog, lufta pėr pushtet, pa shtet,…aman o Zot…!

            Absurdi jetės! Njeriu pėr ta rregulluar jetėn e vet, tė shoqėrisė, dhe pėr tė arritur lumturinė ka nevojė pėr besim nė Krijuesin, All-llahun e Madhnueshėm, i Cili i drejtohet shpirtit tė tij, e udhėzon atė kah mirėsia e largon nga e ligėsia dhe e frymėzon kah devotshmėria…. Njeriu pėr tė shpėtuar duhet udhėzuar jo sipas menēurisė njerėzore, por nė pajtim me kėshillat Hyjnore. Meqė jemi nė muajin e bekuar tė Ramazanit, le tė fillojmė me agjėrimin.

 

            Ē’ėshtė agjėrimi?

           

            All-llahu i Madhnueshėm iu drejtohet besimtarėve:

            “O ju qė keni besuar, agjėrimi ju ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.” (Kur’an-i, 2:183)


            Po tė kthehemi nė histori do tė gjejmė plotė dėshmi pėr agjėrimin. Dėshmitė kryesore janė nė Shkrimet e Shenjta Hyjnore.

            Nė Besėlidhjen e Vjetėr, nė Librin e Levitikut, ėshtė ky urdhėr: ”Ky ligj le tė jetė pėr ju i pandryshueshėm: agjėroni e mos bėni asnjė punė…” (Besėlidhja e Vjetėr, Levitiku, 16:29-31)

            Kurse nė Besėlidhjen e Re, nė Ungjillin sipas Mateut, shėnohet Mėsimi mbi Agjėrimin, ku, ndėr tė tjera, shkruan,: “Edhe kur tė agjėroni, mos u mėrrolni porsi shtiracakėt…” (Besėlidhja e Re, Mateu, 6:16)

            Pėr besimtarėt myslimanė, agjėrimi ėshtė bėrė obligim nė vitin e dytė tė Hixhretit, ose me 623, sipas kalendarit Gregorian, qė tė bėhemi tė devotshėm. Tė devotshėm ka kuptimin: tė kemi dashuri, nderim tė thellė, tė jemi tė bindur dhe besnik deri nė fund… Me devotshmėri rritet vetėdishmėria, shtohet ndjeshmėria. Kėte e kuptojnė vetėm besimtarėt dhe besimtaret, e kuptojnė tė gjithė qė n’emėr tė All-llahut agjėrojnė. Besimtarėt e devotshėm agjėrojnė me gėzim, me kėnaqėsi, sepse e kuptojnė se agjėrimi u ndihmon shumė jo vetėm nė sferėn shpirtėrore, por edhe nė anėn fizike, trupore, dhe atė mendore.

 


            Ka nga ata ose ato qė agjėrojnė sa pėr tė agjėruar, ka nga ata qė agjėrojnė pėr ta pėrjetuar. Agjėrimi sa pėr tė agjėruar nuk sjellė dobi, pėrveē se etje dhe uri. Agjėrimi i pėrjetuar ėshtė vėrtet i bekuar. I bekuar siē ėshtė edhe vet muaji i Ramazanit, muaj aq i madhėruar…Po, pėrse ky muaj ėshtė i bekuar, muaj aq i madhėruar? Po, pėrse ky muaj ėshtė caktuar pėr tė agjėruar? Krijuesi i Gjithėsisė e zgjodhi kėtė muaj pėr tė mirėn e njerėzisė, sepse:

            “Muaji i Ramazanit qė nė te (filloi tė shpallet) Kur’ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe shqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga rrena, mashtrimi.) (Kur’an-i, 2:185)

            Kur’an-i ėshtė Fjala e All-llahut qė i ėshtė shpallur, zbuluar, frymėzuar, Muhammedit (a.s.), nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė, Ruhul Kudus. Kjo shpallje, pra, ka filluar nė kėtė muaj tė bekuar. Ky muaj’i bekuar, i madhėruar, i shenjtėruar, ėshtė caktuar si muaj’i agjėrimit sepse ėshtė muaj’i shpėrblimit. Ramazani ėshtė muaj’i zbulesės, i qėndresės, i shpresės. Ėshtė muaj’i mirėsive, i begative i fshehtėsive. Ramazani ėshtė muaji’i barazisė, i afėrsisė, i pjekurisė, i gjallėrisė. Ėshtė muaj’i vėshtirėsive, i lehtėsive, i befasive. Ramazani ėshtė muaj’i vlerave superiore, muaj’ qė sjellė fitore, muaj’i Mėshirės Hyjnore, muaji kur bleron pranvera shpirtėrore, muaji’i Zbulesės Hyjnore…

            Zbulesa Hyjnore-Kur’ani i Madhėruar ėshtė Libri i Librave, Libėr i Shenjtėruar; ėshtė Libri mė i lexuari, mė i kėrkuari, mė i nderuari.

            Kur’an-i ėshtė Libėr pėrkujtues, shqarues, udhėzues, dallues, shėrues, bekues, ėshtė Libėr mėshirues. Kur’an-i ėshtė Libėr plotė dituri, ėshtė Libėr plotė urtėsi. Dituria dhe urtėsia e Tij s’ka tė sosur, sepse Kur’ani ėshtė Libėr i pėrsosur.

            Kur’an-i ėshtė Dritė nga Drita e cila ėshtė pėrmbi ēdo Dritė… Ramazani ėshtė hapi i parė pėr sigurimin e nevojave shpirtėrore, ndėrsa Kur’an- i ėshtė kushtetuta mė thelbėsore pėr t’u informuar nė mėnyrė adekuate, pėr tė jetuar nė mėnyrė efikase... Kur e pyetėn Albert Ajnshtajnin (1879-1955), shkencėtarin mė tė madh tė shekullit tė kaluar, se cili ėshtė kuptimi i jetės njerėzore..? Ai tha: “ Pėrgjigjja e kėsaj pyetje kėrkon njė fe…”

            Shumica e kombit shqiptar, rreth nėntėdhjetė pėrqind, e zgjodhėn njė fe, fenė Islame. Shekuj mė parė, kur shqiptarėt u Islamizuan-atėherė shpėtuan. Shpėtuan sepse nuk u asimiluan…

            Sot, nga tė gjitha anėt, mbrenda e jashtė trojeve shqiptare, feja Islame, e cila na shpėtojė, e cila ėshtė mburojė, akuzohet me shpifje, fyhet, pengohet, sulmohet nga armiq tė lloj-llojshėm. Por, me gjithė kėtė, fakti se ka armiq tregon mjaft qartė se ka merita. Besimtarėt me shembullin e tyre i bindin edhe tė tjerėt nė vėrtetėsinė e besimit tė pastėr, tė vėrtetė, me qėndrueshmėri, besnikėri, me devotshmėri… Kėte mė sė miri e dėshmon jeta, e dėshmon Ramazani, e dėshmon Kur’ani…Lavdi Zotit!

 

     (Autori ėshtė studiues i religjioneve)