.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Jeta ėshtė njė lojė nė skuadėr

Shkruan: Artemisa SHEHU

Nga revista "Psikologjia"

      

JETA ĖSHTĖ NJĖ LOJĖ NĖ SKUADĖR

 

            E dini qė sė fundmi, shumė miq e tė afėrm tė mi mė kanė shprehur shqetėsimin e tyre lidhur me mbarėvajtjen nė punėn e tyre. Dėgjoni pak ē’mė thoshte njė mikesha ime: “Shqetėsimi im ėshtė puna ime. Nuk ėshtė se nuk mė pėlqen, por e kam tė vėshtirė tė bashkėpunoj me tė tjerėt. Punoj nė njė zyrė dhe kam njė punė tė vazhdueshme me shumė kolegė, por kam vėshtirėsi nė menaxhimin e punės nė grup. Nuk di si mund ta pėrmirėsoj kėtė “defekt” timin apo tė personalitetit tim dhe tė kem mė shumė sukses nga punėt qė varen nga grupi.”

 

 

            Sipas Masloėt, njė nga nevojat bazė tė qenieve njerėzore ėshtė pikėrisht nevoja pėr lidhje. Ėshtė pikėrisht kjo nevojė qė vjen nė hierarki pas nevojave tė tjera bazale tė njeriut. Pasi ne si njerėz, kemi plotėsuar aftėsitė tona pėr tė ngrėnė e pirė, pėr seksualitet apo pėr mirėqenie fiziko-shėndetėsore, nevoja tjetėr qė del nė sipėrfaqe mbetet nė jetė, nė fakt, nevoja pėr siguri dhe mirėqenie psikologjike. E kemi mėse tė nevojshme tė dimė se jemi psikologjikisht dhe fizikisht tė sigurt dhe tė pakėrcėnuar dhe kjo na jep paqe dhe rehati.

            Por piramida s’mbyllet kėtu, pasi ajo vazhdon me njė tjetėr nevojė tė njeriut, atė tė dashurisė dhe pėrkatėsisė. Ne kemi nevojė tė dimė qė i pėrkasim njė familjeje, njė grupi, njė tėrėsie njerėzish, qė na duan dhe i duam. Nė kėtė nevojė dhe domosdoshmėri tė gjithsecilit prej nesh, ne duket se gjejmė nė kėtė aftėsi tonėn pėr t’i dhėnė tė tjerėve sensin dhe kuptimin mė tė lartė dhe mė tė thellė tė jetės sonė, pikėrisht ai qė ėshtė edhe shpėrblimi i vėrtetė. Kėshtu, kushdo qė mendon se mund tė bėjė gjithēka vetė dhe tė mund tė jetė i lumtur pa kontributin e personave tė tjerė, vėshtirė se mund tė realizoj qėllimet e tij, dhe edhe nėse ia del, nuk do tė kishte me tė cilin t’i gėzohej kėtyre sukseseve.

            Nė shumicėn e rasteve dhe tė situatave, pėr tė mos thėnė gjithnjė, jeta ėshtė njė sport skuadre dhe fati i atij qė luan vetėm dhe pa ndihmėn e tė tjerėve ėshtė  jo rrallėherė trishtimi, mėrzia, vetmia e pasoja tė tjera tė pakėndshme si kėto, pavarėsisht nga burimet materiale, nė tė cilat ky i fundit mund tė mbėshtetet. Nė kėto kushte besoj se e kuptoni se e kundėrta, tė bėrit pjesė nė njė grup, qoftė nė ēift qoftė nė njė grup pune, ėshtė me siguri njė nga mėnyrat mė tė mira tė shijimit tė kėnaqėsisė sė plotė. Zakonisht, njė skuadėr ėshtė mė e fortė, nėse ajo ėshtė harmonike dhe e ekuilibruar nė raport mes pėrbėrėsve dhe anėtarėve tė saj. Secili prej tyre duhet tė jetė i ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė e vet dhe i sigurt qė fitorja varet vetėm nga kontributi personal, jo  vetėm nga ai qė ka shėnuar finish-in, arritjen e qėllimit. Pikėrisht, njė proces i tillė nėnkupton ndėrvarėsinė, tė punuarit nė varėsi nga tė tjerėt, nė respektin reciprok tė roleve dhe personaliteteve. Sigurisht: “Kjo nuk  ėshtė gjithnjė e lehtė!” - do tė thoni ju. Jo, sigurisht qė jo. Madje, shpeshherė ka edhe konflikte mes personave qė zotėrojnė vlera, tipare e zakone krejt tė ndryshme nga njeri-tjetri; herė tė tjera ndodh qė temperamenti i mė tė fortit t’i imponohet edhe mė tė dobėtit. Tė gjitha kėto kanė shpeshherė si pėrfundim kompromentimin e arritjes sė qėllimit si dhe shterjen e energjisė pėr fitore si grup apo si skuadėr.

            Mendoni paksa pėr gjithė atė energji qė humbitet pa dobi kur konfliktohemi me njė kolegun tonė ose edhe me njė familjar. E gjithė koj mund tė evitohet, nėse do tė mundnim tė kishim gjithnjė para syve tanė qėllimin tonė: FITOREN! Jo atė personale, por atė tė skuadrės. Nėse do ta kishim parasysh njė ēift, mund tė mendojmė  pėr kėta partnerė si dy ēiklistė nė garė, tė cilėt pėr tė arritur mė shpejt finishin, alternohen nė hierarki, herė duke udhėzuar e herė tė tjera duke u udhėzuar.

 

            Fitoj unė, nėse fiton ti!

 

            Ky ėshtė edhe parimi i skuadrės. Ai qė do tė luaj nė skuadėr, mund tė ketė parasysh disa pika qė mund ta ndihmonin tė ndėrveprojė mė mirė me kolegėt e tij apo edhe nė ēdo mjedis apo “lojė” tjetėr.

            Tė dėgjosh ėshtė e rėndėsishme; por tė dėgjuarit nuk ėshtė i mjaftueshėm. Pėr tė arritur rezultate pozitive duhet tė dėgjohet me kujdes, ēka nėnkupton tė tregosh interes pėr atė qė tjetri po tė thotė. Ky ndėrveprim ruan kontaktin vizual me tė tjerėt dhe mund tė shoqėrohet edhe me pyetje pėr qartėsim dhe thellim tė informacionit. Ky hap ėshtė mjaft i rėndėsishėm nė jetėn e njė pune nė skuadėr, pasi mungesa e dėgjimit do tė qonte drejt individualizmit dhe jo drejt grupit. Mė pas, duhet tė kuptosh tjetrin, ose siē mund tė thuhet edhe ndryshe “tė veshim pantallonat/pallton e tjetrit” - njė shprehje tjetėr. Tė kuptojmė se cilat janė motivet ose nxitjet qė e kanė shtyrė tjetrin tė thotė ose bėj kėtė gjė, dhe kjo sigurisht qė bėhet pėrpara se tė gjykohet ose thuhen fjalė lėndimi, ēka ėshtė edhe mėnyra mė e mirė pėr tė shmangur problemet. Qėndrimi empatik duhet tė jetė pjesė e rėndėsishme e jetės sė skuadrės, ndryshe pėrfundimi i suksesshėm mund tė dėshtoj.

            Tregimi i interesit tė sinqertė pėr tjetrin shpeshherė na lejon tė jemi nė sintoni mė tė, aq sa ai/ajo tė mund tė na pranojė edhe kritikat tona, pasi mund t’i perceptojė si shenjė tė dėshirės sonė pėr tė kontivuar nė rritjen e tij/saj. Nė tė kundėrtėn, interesi “me interes”, me njė qėllim tjetėr, mund tė kuptohet shumė shpejt, ndėrsa nė nivelin e pandėrgjegjshėm mund tė jetė njė shenjė zilie apo xhelozie.

 

 

            Tė fitosh respektin e tė tjerėve

 

            Shpeshherė jemi shumė tė pėrfshirė me streset tona, projektet dhe problemet tona, sa qė mund tė harrojmė qė edhe gjėrat e vogla kanė njė rėndėsi tė madhe. Njė fjalė e mirė, njė kompliment, njė vėnie nė dukje e progresit, njohja e njė pune tė bėrė mirė janė ato qė bėjnė ndryshimin nė marrėdhėnie. Mėnyra mė e mirė pėr tė fituar stimėn dhe respektin e tė tjerėve ėshtė tė qenit tė parėt pėr tė bėrė ēka na thuhet. Por tė qenit koherencė, nuk duhet ngatėrruar me tė qenit rixhid deri nė pikėn e mohimit tė vetes. Tė qenit koherent nuk e pėrjashton fleksibilitetin mendor dhe aftėsinė tona pėrshtatėse. Besoj se ju ka rėnė rasti tė njihni, ose edhe tė jeni, ju vetė pjesė e atyre personave qė e kanė shumė tė vėshtirė tė kėrkojnė falje. E dini se, shpeshherė mė me leverdi ėshtė kėrkimi i faljes, se pėrpjekja pėr justifikim. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė paguar borxhin, dhe  pėr mė tepėr, pėr tė rritur stimėn qė tė tjerėt kanė pėr ne.

            Nuk duhet harruar kurrsesi gatishmėria kundrejt tjetrit qė ka nevojė. Nuk duhet gjithashtu, tė ngatėrrojmė tė qenit tė gatshėm me tė qenit nė dispozicion: pasi nė rastin e parė ne zgjedhim me vullnet tė lirė tė bėjmė diēka pėr tjetrin; kurse nė tė dytin ne jemi tė paaftė tė themi “jo” ndaj kėrkesave tė tė tjerėve. Sė fundi, grupi vetushqehet dhe rritet falė  aftėsisė tė ēdo anėtari tė tij pėr tė ofruar kontributin e tij personal. Vetėm kėshtu mund tė kuptohet me mirė parimi “FITOJ UNĖ, NĖSE FITON TI!” Nė kėto kushte, s’ju mbetet gjė tjetėr veēse tė mundoheni t’i vini nė praktikė kėto pak gjėra, pasi do tė kishit mė shumė gjasa tė kishit sukses nė punėn tuaj nė grup.

 

            (Autorja ėshtė psikologe klinike)