Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - “JESHILE”

Shkruan: Sotir ATHANASI

“JESHILE”

( Tregim i Jetuar)

 

            (Ky tregim ka marrė shkas nga analiza e vėllimit “JESHILE” tė poetit: LUAN XHULI. Dhe, si i tillė, ėshtė shkruar pėr t’u paraqitur nė trapezėn e shoqėrisė letrare Xingografia, ku edhe do tė vlerėsohet. Nė rastin mė tė mirė, do tė fitojė njė buqetė me lule tė freskėta. Kaq ėshtė  “buxheti” ynė)

            Lexim tė kėndshėm,  miqtė e mi ! 

 

 

            E ndėrpreva  rileximin e  vėllimit “JESHILE  tė mikut tim LUAN XHULI kur nė “Kafenenė e preferuar”, erdhi e zuri vėnd njė shoku im.

            – Kush ėshtė ky poet?, – mė pyeti dhe menjėherė pa kopertinėn e librit: -Ah, po, -vazhdoi ai. Kam lexuar prej tij diku, po s’mė kujtohet se ku. Nė mos gabofsha, ky autor ėshtė rreshtuar nė dhjetė botimet mė tė mira tė vitit (2014) dhe ėshtė anėtarė i “Klubit tė Poetėve Grekė tė Athinės”. Nė qoftėse e mbaj mirė mėnd, vėllimi titullohet: “AGJIOS PRODHOTIS” (ĖNGJĖLLI TRADHĖTAR). Dhe pėr mua ėshtė njė ĖNGJĖLL njėmendtė, ndonėse i tjetėrsojtė nė poezi.

            Unė buzėqesha dhe nuk e lashė tė shtrydhte trurin. Kaq mjaftoi. Tani e kam rradhėn vetė tė flas pėr ‘tė.

            Luan Xhuli, miku im, ėshtė njė njeri modest qė..., s’ka asgjė prej ĖNGJĖLL, vetėm se vuan si ata dhe ende s’ka gjetur mėnyrėn t’i marrė hakun sė keqes. Ai  ‘s’u bė dot ē’ka ėndėrroi. Dritės i dha besė dhe mbeti gur i rrahur nė..., misionin e jetimit pa stinė. Natyrisht i martuar e me fėmijė qė, nė gjėndjen aktuale, gjithashtu, janė tė martuar. Megjithėse datat e tyre, janė po ato. Kurse pėrvete mbeti kalendar i uritur. Me njė ēantė ku pėrzihen receta ilaēesh me ndonjė varg poetik tė lindur kėtu e atje: rrugės me pluhur. Mėngjesin e quan vėlla tė vogėl. Kurse stinėt, motrat e tij binjake. Psenė e kėsaj e di poeti dhe ne (sidomos ne tė prozės) s’kemi tė drejtė tė pyesim. Kėtė edhe ai e kupton, prandaj shton si njė bashkėbisedim me kėdo lexues: “t’i them qė tė mos ēuditesh pėr asgjė nesėr”. Dhe unė vėrej se marsin s’e ka zėmėruar asnjėherė. Kuptohet nga qė u kėndon pėrherė luleve dhe pėr vete ėshtė kthyer nė mushkonjė qė bredh nga drita nė dritė. E mbase pėr t’u katandisur edhe nė hardhi tė plakur hirnosur nga ankthi e pritja. Ah, se gati harrova. Nė njė ēast nervozizmi, ka dashur tė pushkatojė yjet. Jo pėr gjė, por sepse nuk i duron gėnjeshtarėt me emra yjesh. Veēse,  ky veprim  (pėr ne prozatorėt) ĖSHTĖ SHKAKU PA TĖ CILIN..., nuk do tė sillte zėmėrimin e tyre. Dhe tė rezikohesh nga mallkimi i Jupiterit, kurajua pėr kėtė, ėshtė gjėja mė me zarar qė mund tė bėjė njeriu nė Tokė. Mos ndofta pėr kėtė arsye, “njė tė djelė dhjetori”, iu desh tė pranojė se klorofili i fjalės  dhe ngjyra e dritės, iu ndryshkėn si dritare tė vjetra?  Dhe poeti ēuditet pse oborri dhe gjithēka brėnda shtėpisė e shohin me frikė! Kur e di se flė nė dyshek ajri si “djall” qė me ėngjėjt bashkėjeton.

            Ky  njeri pohon se ėshtė grindur njė jetė me veten, gjysėm jete me gruan, njė ēerek me fėmijėt dhe vetėm njė ēast me dashurinė. U grind,  por ama ėshtė modeli i saj si njė grinjar i dashur. Vėshtirė ėshtė tė ketė tė tillė, por jo e pamundur. Pėr prototipin e saj, sapo jua citova. Dhe tė jeni tė bindur qė edhe kėtu, Ai arrin, renajėn. Do tė mė thoni qė ne po flasim pėr poezinė. E dini?  Ai nuk i mban mėnd pėrmėndėsh ato. Se ka njė..., memoradium tė pėrbashkėt. Edhe poezitė e tij nuk e duan kėtė. Atyre nuk u pėlqjenė hollėsitė; aq mė pak rinumėrimi.  Gjithashtu poeti nuk pyetet sa herė ka dashuruar. Mbase edhe pėr kėtė shkak memoria lėviz si merimangė pėr tė pėshtjellur caqet e veta me skrupujt e saj.

            Shikoni, miqtė e mi! Ai hedh vargjet pėr dorėn pėrkėdhelėse tė nėnės dhe unė e pėrfytyroj se si ajo ia bėnte flokėt kaēurrel (siē edhe pohon) dhe se si i ranė nga koka ato flokė aq tė bukur tani, qė nėna s’ėshtė mė. Kjo thėnie sa e mirėgjetur, aq edhe tepėr e hollė e shkėputur  pėr nėnėn si nga ajo hapsirė drite qė quhet spektrum. Kjo sillet nga poeti pėr t’i ndriēuar asaj rrugėn pėr nė amėshim. Se spektrum ėshtė vetėtimė qė nuk zbret nga lartė poshtė, por nga e kundėrta. Ajo ngjitet lart si e dėrguar nga ZOTI  pėr t’i ndriēuar rrugėn e tė dashurve tonė nė amėshim. Se ėshtė mbi stratosferė dhe tenton skajin. Lum ata shkencėtarė qė e kanė fiksuar nė video pėr tė kėnaqur shpirtrat tanė. Dhe jo vetėm. Por nga ana tjetėr, si tė vazhdonte nėna e tij tė qe sėrish e kėsojjetėshme, autori  e ndjen pėrlotjen e saj. Gjuha e shpirtrave qėnkėrka e ēuditshme. Ajo, edhe nė mosdukje, ka kodin e saj tė kumtit,  ashtu si pėshpėrima nė vėndin e lutjeve pėr Zotin, tė drejtėn kishtare, ka. Po edhe muzika nė tė njėjtin ēelės harmoninė tingėlluese kėrkon. Dhe vazhdon jeta me harresa. Ashtu si gota bosh e uzos rikthehet; ndėrsa orės nė trapezė i ka mbetur bateria, qiraja e shtėpisė ishte lėnė papaguar. Harresa e trėmb poetin mos zvogėlohet papritur. Dhe kėshtu, lė mėnjanė faktin se stadi i kėsaj moshe, s’ka mbėrrijtur vetėm pėr ‘tė.

            Ē’them dhe unė?  Sapo shkrova dhe i kujtova vargjet qė ai ka hedhur pėr tė ikurit nga kjo Botė. Ėshtė pėr tė qeshur, por i vėrtetė dyshimi i tij se: kur tė vijė sahati i mbramė,  edhe lotėt mund tė jenė bėrė elektronikė. Ky shqetėsim do tė mallėngjente kėdo moshatar. Prandaj poeti ynė i ka zili tė..., ikurit e tanishėm. Po ashtu e xhelozojnė dhe prillet e dikurshme. Kur mamaja lidhte flokėt me shaminė me ojna,  babai vendoste kapelen mbi sy dhe poeti ynė vonohej mbrėmjeve me kaēurrelet e tij lyer me xhelin e diellit. Ky e ndjen tė gjallė, (mė 14, gusht) vigjiljen e Shėn Mėrisė. Dhe pohon se fjalėn “tė dua” nuk e pėrsėrit si kėngė gjinkalle, edhe kur me gjasė, ėshtė i detyruar qė varjantin e saj t’a pėrdori. Ai, i rikthehet Poezisė pėr mikun e tij tė ikur. Vargu: “Mos u largo, Xake, mos!”,  tė rrėqeth. Pėr tė vazhduar me motivet pse ia kėrkon moslargimin, mos-braktisjen. Si mik i gjakut? Mbase. Por, ajo qė ka mė tepėr rėndėsi ėshtė..., se ka nevojė pėr shtrėngimin e asaj dore, NJERI. Dhe, meqė jemi te NJERIU, LUAN XHULI, nuk do qė tė duket. Veēse, kjo nuk do tė thotė se s’i pėlqen t’a shohin.  Poezia e shkruar pėr kėtė e zbėrthen nė detaje, si diēka tė skeduar pa ēmim. Vėrtet: ē’vlerė mund t’i vėsh faktit qė njeriu kujton pregatitjet pėr te prindėrit kur shkonte pranė tyre nė fshat? Rakinė pėr babanė, se pėr nėnėn... Dhe kujtesa pas vitesh kur ata s’janė mė.

 

 

            Shoku im, kur ia lexova kėtė poezi, u pėrlot. Dhe e dini pse? Sepse ai ishte rritur jetim dhe qe nisur nga Tirana pėr nė Shijak te prindėrit e sė shoqes. Rakinė pėr babanė e saj, (tė cilin ai e nderonte si tė qe i tij) ajo i tha se e kishte marrė me vete, si pėrherė. Nė tė vėrtetė, ekonomia e bėri qė t’a kursente kėtė shpenzim pėr kėtė rast. Nė Maminas,  ky u kujtua dhe e pėrsėriti pyetjen. Tė shoqen e vrau ndėrgjegja dhe tha: jo. Nuk e kam marrė. Ndaluan taksinė me tė cilėn udhėtonin dhe nė tė vetmin dyqan ushqimor qė ishte aty e morėn shishen me raki dhe vazhduan udhėtimin. Qė atėhere mund tė kenė kaluar katėr dekada. Gjithkujt nga brezi ynė me gjasė, ka shkelur nė kėto monopate. Prandaj LUAN XHULI, ka futur detaje tė tilla. Jo gjithaq pėr tė zbrazur mbresat  e tij, se sa pėr tė pėrgjithėsuar dukurinė dramatike nė sistemin e gremisur. Kėtė tė zezė qė i ka sterrosur jetėn njė populli tė tėrė. Ja edhe arsyeja kur flet pėr ngjyrat. Tė zezėn Ai e tret me ilaē qė tė shėrojė ikjen. Vishnjen e ngjyros si merakun e nėnės dhe portokallinė kujdeset t’a ketė si dhuratė pėr PUTHJEN E PARĖ. 

            Kush nuk e kujton atė?!? Thua vėrtet tė ketė NJERI  qė s’ka dashuruar tė paktėn njė herė nė kėtė Botė e nė kėtė Jetė?!?

            Luan Xhuli miqtė e mi, akoma mbledh nuancat nė kopshtin e vogėl dhe fton ēudinė e tij, pėr tė ngjyrosur ėndrrat. Ja ku ndryshon poeti nga tė tjerė qė edhe vegimet nė gjumė a syēelė, i shohin vetėm BARDH E ZI.

            Dhe kjo ėshtė mė e pakta. Se ka nga ata qė shohin nė ēdo gjė, DJALLIN ME BRIRĖ.
            Prapambetja dhe mediokriteti, fillesat e saj aty i gjen. Si njė rrėpirė qė ujėvarėn pėrcjell nė zhaurrimėn e saj shkatėrrimtare. Tė ketė patur kėtė krahasim ndėr mėnd poeti kur i thuri vargje morfologjisė mbi shenjat e pikėsimit nė jetėn e tij? Mbase. Por shtjellimi pėr SINDAKSĖN,  ai e ka rezervuar kur iu desh tė shkruajė pėr... EMIGRANTIN. Pėr kėtė mbiemėr tė papėrcaktuar. Pa vetė. Pa numur. Asnjėherė tė shkruar me gėrmė tė mėdhe. Unė dhe askush / Tė gjithė dhe asnjė. /Lėvizje komete. E papėrcaktuar ora kur do tė bjerė. / I ikur me profesion lėvizės.

            Dhe, ē’ėshtė mė tragjikja.  I PA ATDHE! 

            Ai duket sikur nuk  ėshtė merakosur asnjė herė pėr fjalėn. Dhe bėn shumė mirė. Nuk ka asnjė motiv t’a pėrkėdheli atė. As t’a veshi me petka tė bukura. Ai flet shkoqur kur i duhet tė pėrcaktojė humbjen e cila, ashtu si numuri dy ardhėrka me dy gėrma. Dhe flet pėr dramėn fare thjesht:

            Nėnėn e lashė. Babanė e humba. /Dy varre koshere mermeri, /nė mbretėrinė e merakut. /Nėna loton.  /Babai thėrret po s’e dėgjon nėna.../ Lotėt bėrė stalagtite,  /asnjė shkrirje s’i transformon. /Thatėsirė. Rrugė tė kripura, /mollėve /shprishur nga rrudhat dhe humbja.

            Poeti, miqt e mi,  nuk pyetet pse i karakterizon ashtu lėndoret, apo edhe frymorėt. Pėr shėmbėll: kur i duhet tė shprehet se ēfarė ėshtė... MOSHA E TRETĖ, hedh vargjet:

            Dikur/ kisha njė qen. /Ngordhi, /pa mbushur sezonin e lejes. /E varrosa,  duke lehur unė, / nė vėnd tė qarjes!

            Pas leximit tė tyre, secili nga ne, mediton dhe..., kalibron sjelljen e tij.

            Nė faqen pasardhėse, do tė shohim se si mėsuesi i dikurshėm i letėrsisė e korigjoi poetin nė pėrdorimin pa vėnd tė “rr-sė”sė fortė.

            Nė ēast, mė detyroi tė shkruaja fjalėn “varr” /dhe unė nga frika e shkruajta me “r”tė butė.
            Mė pyeti: / – Po “r” -nė tjetėr ku e ēove?

            – Nė varr, zoti mėsues,  /asnjėherė nuk adhurova ikjet.

 


* * * * * *


            Dėgjoni, miqtė e mi:

            – Po tė hedh nė kėtė shkrim gjithēka lėēita mbi kėtė poet, mendoj se gaboj. Nė njė farė mėnyre, pėrjashtoj. Kė? Atė qė duhet  tė lexoni (dhe zbuloni ju ) pėr tė kuptuar (dhe nxjerr nė pah) me aftėsinė  e menjėhershme tuajėn ku: panevojshmėria e arsyetimi i vetėdijshėm juaji, pėrjashtohet. Dhe e dini pse? Ngaqė asnjė poezi nuk ėshtė hermetike, siē na janė mėsuar sytė (jo rrallė ), tė shohim te autorė tė tjerė. Jeta kėtu ka ardhur e zhveshur nga ornamentet. Vetėm vargu qė flet se kėtė behar nuk munda tė zėvėndėsoj kėmishėn, tregon dramėn ekonomike nė tė cilin kalon vėndi e bashkė me ‘tė edhe familjet tona, kėtu ku zgjodhėm tė kalojmė kėtė ēerekshekulli e tė pleqėrojmė.

            Sa mė pėrket mua, ndjej keqardhje qė e lexoj kaq vonė kėtė vėllim poetik. Kėtė dritė jeshile tė ēelur dy vite mė parė. U desh njė takim letrar qė tė mė binte nė dorė ky libėr i cili mė freskoi, por edhe mė vuri nė mendime.

            Mė lejoni t’u them se nė promovimin e njė libri, rastisa tė isha pranė dy shokėve me tė cilėt sapo u njoha. Mua mė kishte mbaruar minutazhi mujor i celularit. Por edhe tė dy tė porsanjohurve, gjithashtu. Kėsisoj, nuk mund tė kėmbenim numurat e tyre. Nė ēast mė lindi ideja pėr tė shkruar tregimin. Se dihet. Qė tė botohet njė libėr, jo vetėm nuk merr honorar, por duhet tė paguash. Ja ku ėshtė konflikti, ose: ajo qė kanė thėnė latinėt: CONDITO SINE QUA. Ose: KUSHTI PA TĖ CILIN...  Prandaj telefonave tonė celular u mungonin kreditet. Dhe..., s’ishte aspak rastėsi. Pasi mbylla edhe faqen e fundit tė librit, mendova se mund t’a shkruaja si tregim tė gjithė kėtė persiatje. Siē edhe e kam zakon, do t’a paraqes nė shoqėrinė tonė letrare XINGOGRAFIA dhe nė qoftėse vlerėsohet, do tė fitojė njė buqetė lule.

 

            E ndėrsa e redaktova dhe po e pėrgatisja shkrimin pėr botim, miku im POETI LUAN XHULI, mė dėrgoi kėtė email, tė cilin po e hedh tė fotokopjuar siē mė erdhi.

 

            “S’ka as dy javė qė qarkullon nė gjuhėn greke vėllimi i ri poatik: “GJIMNOS” (“LAKURIQ” )

            Njė jetė pėrpiqemi qė tė zhveshim veten dhe tė tjerėt nga hipokrizia, sjellja jo njerėzore dhe rrugaēėria e ndjenjės...

            Pėrsėri na rėndojnė supet nga e paqėna,  nga e pabesa, nga puthjet (pėshtymat) e padenja.

            Dje shtypi i sė djelės, kishte shkruar diēka tė veēantė pėr kėtė. M’u duk vetja i vogėl pėrpara madhėshtisė. 

            Edhe njė herė pėrqafime! Mes shokėsh tė mirė, ngushėllimi bėhet energji e re.

            Luani! “

 

Athinė, 16, Nėntor, 2017!