Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - JEHU I ZĖRAVE

Shkruan: Drita LUSHI

       JEHU I ZĖRAVE

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Jehu i zėrave" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            JEHU I ZĖRAVE SI JEHU I  SHPIRTIT

 

            “Jehu i Zėrave” e sjell pėrsėri nė vėmendjen e lexuesit dhe nė kėnaqėsinė time tė leximit autorin Adem Zaplluzha,poezitė e tė cilit mė tėrheqin gjithnjė drejt tyre, si pėr spontanitetin, pėr tė papriturėn e fjalės, pėr mendimin poetik, si nė gjetje,trajtim,dhe nė strukturė, vazhdimisht me kėnaqėsi dhe ėndje.

            Ky libėr, pėrbėhet nga tre cikle, qė duket se kanė emėrtim tė veēantė, por nė tėrėsi janė pjesė e njė trupi poetik ku autori Zaplluzha na pėrshfaqet i plotė duke i qėndruar besnik stilit tė tij tė tė shkruarit ku herė ngre krye fantazia, herė abstraksioni, herė jeta dhe fjala e thjeshtė e kuptueshme, tė gjitha tė ndėrlidhura nė art e mė shumė ndihet shpirti i tij shumė i ndjeshėm dhe talenti poetik.

            Ademi rrugėton ēdo ditė me poezinė, por jo si njė udhėtar i rastėsishėm, ai udhėton nė shtigjet poetike poetikisht, dhe madje i drejton rrugėn asaj duke e udhėhequr nė vende e imagjinata, duke na pėrshkruar tablo, ku lexuesi ndalet dhe gjen tė gjitha gjendjet: trishtimin, gėzimin, lotin, dashurinė, mallin, dashurinė pėr Atdheun, pėr njerėzit, pėr tokėn, pėr ēdo gjė.

            Ai dhe kur shkruan trishtueshėm, i vesh nota poetike kėsaj gjendje dhe tė fut nė pėrjetime e ndjesi ashtu siē ndjen vetė.

            Poezia e tij ėshtė njė shtrat modernizmi,njė stil tipik origjinal ku dhe nėse nuk lexon emrin “Zaplluzha” dallon menjėherė poezinė origjinale tė tij.

            Cikli parė i librit  “Sonte nuk ka vdekje”ėshtė njė shportė me ndjesi tė bukura, qė autori, poezi pas poezie e mbush tė plotė tablonė e shpirtit te tij tė ndjeshėm e pikėrisht nga kjo vjen tisi i trishtimit poetik,sjellė nė art pėrmes vargut tė tij, qė ndalesh shpesh ta lexosh sė dyti:

 

            “Pata kohė tė mbėrri

            Deri te ėndrra e njė druri,

            qė flinte ditėn”

 

            -Shprehet Ai, nė mėnyre metaforike, qė tė ngjall “zili” pėr mendimin dhe  shprehjen.

“vetėm flutura e kaltėr mund tė vijė tek unė” vazhdon ai tek poezia “Mos pritni tė kthehem” duke i dhėnė njė ngjyrė tė kaltėr dhe trishtimit.

            “Qyteti im nė 6 mars 2015”- ėshtė njė poezi pikturė ku nė ēdo varg shohim njė ngjyrė dhe na pėrshfaqet njė tablo e Qytetit tė poetit nė atė datė. Ndihen nota trishtimi shpesh, por ato kalohen, sepse nga trishtimet, lindin pikėrisht vargjet dhe poezitė mė tė bukura qė u mbeten viteve, si nė strofėn e mėposhtme;

 

            Kėtu qajnė edhe drurėt

            Aleja e gjunjėzuar

            I fshinė lotėt e ngrira tė kujtesės

            Me vite tė tėra

            Nė Kosovė

            Si kėrthi dėnes malli i pragjeve

 

            Mendimi i tij filozofik, ecėn krahas atij poetik, dhe ėshtė sintezė e njė jete plot me vite e jetuar dhe me vėmendje dhe sy kritik ndaj fenomeneve tė ndryshme njerėzore:

 

            Nuk mund t’i bėjė njeriu

            As nuk mund tė lind

            E as s’mund tė vdes brenda ditės”

 

            Ai e  ka epiqendrėn e vet tė jetės Atdheun, pėr tė cilin shkruan pa reshtur vargje, dhe kjo,ėshtė njė dashuri pa kushte dhe e ndėrsjellėt;

 

            “Ato ditė

            Atdheu mė dukej si njė zebėr e plagosur

            E trishtuar mes njerėzve

            Nėpėr ballkone tė vetmuara

            Asnjė flamur lufte

            As flamujt e bardhė nuk valonin ēative”... 

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Jehu i zėrave"

 

 

PATA KOHĖ TĖ MBĖRRI

 

Ishte natė e sertė

Ashtu edhe tė tjerėt mė thanė

Marrėzisht u besova fjalėve memece

Fshehtas nga fytyra e erės sajova

Lėkurėn time tė bronztė me aromė portokalli

 

Nuk di se sa lloj lulesh u fishkėn

Nėn qiriun qė ndizej nė heshtje

I cili sa herė i lėvizte shpatullat

Zvogėlohej tej mase

Nė hapėsirėn e brymtė

 

Edhe dy ditė ndoshta edhe mė pak

Pata kohė tė mbėrri

Deri te ėndrra e njė druri qė flinte ditėn

Kurse netėve tė vona

Shndėrrohej nė njė makth tė trishtė

 

Nuk di se kujt ia shita zhgjėndrrat e mia

Por i ngjaja drurit lakuriq nė shtrojerė

Degėt i varrosa thellė

Nė tokėn e etur

Pa pas asnjė varr pėrreth

Ngula njė kryq pranė njė peme tė vetmuar

 

 

I MBĖSHTETUR PĖR DRURIN E KUJTESĖS

 

Posa qėmtova lėkurėn e unit tim

Hyre edhe mė thellė nė qenien e kujtesės

I pyeta gjyshėrit e gjyshėrve

Nė ajrin e tendosur

Si tel violine

Luhej nė eter njė valle e lashtė pagane

 

Brenda meje si pėrherė shiu trokite

Trokite si murrlani i ēmendur

I mbėshtetur pėr drurin e kujtesės

U bėra zė fiseve

Qė tė mos shtrojnė

Tė dymbėdhjetė sofrat te rrapet

 

Koha ėshtė sot ose kurrė

Qė tė ulemi rreth njė sofre

Ta shtrojmė dashurin tonė

Tė madhe

Atė bukė tė pėrditshme

E cila rritet si pema e shenjtė nė shpirt

 

Pastaj ashtu siē dinė vetėm gjaku

Ta ndjenė ngrohtėsinė

Dhe afshin e dheut nėn kėmbė

Ne duhet tė mėsohemi

Njėherė e pėrgjithmonė

Se atdheu ka nevojė

Aq shumė ka nevojė pėr ne sa qė

I ndizet gjaku nė shpirt po nuk i ndihmuam

 

 

MOS PRITNI TĖ KTHEHEM

 

Pėr befasinė e ēdokujt

Sonte nuk kam nevojė pėr asgjė

Dhe pėr askėnd

Po ju them askush nuk mė duhet

Nė kėto ēaste tė trishtuara

Vetėm flutura e kaltėr mund tė vij te unė

 

Zėshėm po ju pėrgjigjem

Nuk mė duhet askush

Mė leni rehat

As unė nuk i duhem vetvetes

Ēfarė po bėni ju me duart e juaja

I keni zgjidhur mendimet

Dhe askund nuk po i ndalin galopet e egra

 

Mos mė pritni tė kthehem

Kėsaj  rruge tė stėrzgjatur

Askund nuk po i duket as fillimi

Po ashtu  edhe fundi

Po i pėrngjanė fjalėve qė s’kanė tė sosur

 

 

JASHTĖ PORTAVE BLEGĖRON NATYRA

 

Kam mbetur si njė stėrqokė

I lagur nėpėr xhadetė e dynjasė

Askund asnjė zog mali nuk fluturon

Era buluron si kau i plagosur

Dita paska marr shumė keq nėn udhė

 

Po marrin fund tė gjitha tregimet

Edhe pakėz ka mbetur kjo udhė e gjatė

Jashtė portave blegėron natyra

Kurse pėrbrenda meje

Po frynė furtunė e fortė e po bėnė shtrėngatė

 

Kjo pranverė e lumtur po vjen pakėz si vonė

Kudo lejlekėt paskan hyrė nė valle

Njė lojė e lashtė prej pantomime

Butėsisht i ndez shpirtrat

Ndizen edhe shamitė e nuseve sorkadhe

 

Tej maleve tė mira paskan dalė zanat

Lozin si askurrė mė parė

Njė valle tė lashtė tė shpatave tė zjarrta

Nėpėr pragje shtėpiash si nuset dalin nėnat

Shndrinė bukuroshet si nė kohėrat e arta

 

 

NUK NDALEN AS GJĖMAT E NĖNDHESHME

 

Sivjet zogjtė na braktisėn shumė mė herėt

Se viteve tė tjera

Nėpėr ahishtat e fshatit po frynė dimrat

Acari tinėzar  dhe i paparė

I ėshtė mbėshtetur Gurit tė Zi

Trishtimi zgėrdheshet buzė pėrroit

 

Njė dru i trashė bungu si herėve tė tjera

Paska rėnė nė dy gjunjė

Nėpėr zgėrbonja shpirtrash

Nuk dinė tė ndalen shirat e brymta

Kjo shtrezė e mavijosur

I mbuloi si me jorgan plagėt e pemėve

 

Stuhia e acartė as sonte nuk ndalet

Nuk ndalen as gjėmat e nėndheshme

Tė varreve tė stėrgjyshėrve

Njė zė i pėrzier me zėrat e kallkanėve

Jehon i tėri i trishtuar

Si gjethi i zverdhur plandoset pėr toke

Shpirti i trungut tė njė lisi tė lartė