Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Ismail Gashi

ISMAIL GASHI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ISMAIL GASHI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

        Ismail Gashi u lindė mė 2.4.1976, nė fshatin Drenoc, komuna Rahovec, shtetas i Republikės sė Kosovės.

            Shkollėn fillore dhe tė mesmen e ultė e kreu nė vendlindje, mė 1989/90, nė “Vėllezėrit Frashėri”, pastaj e filloi tė mesmen e lartė nė shkollėn “Xhelal Hajda-Toni”, ish-QAMO ”Ramiz Sadiku”, Rahovec, dhe gjatė kėtyre viteve 1990-1994, e pėrfundoi. Nė shtator tė vitit 1994, u pranua nė ShLP, nė Prizren, nė degėn e Gjuhės dhe letėrsisė shqipe ku pėr shkaqe tė gjendjes sė luftės, ato i ndėrprenė. Pas ēlirimit tė vendit nga okupatori serb, vijoi studimet e ndėrprera dhe i pėrfundoi me sukses, mė 26 shtator tė 2002-ės duke marrė titullin Arsimtar i Gjuhės dhe letėrsisė shqipe.

            Gjatė viteve 2012/2014, me vendimin e MAShT-tė pėr rikualifikimin e mėsimdhėnėsve, filloi programin: Avancimi dhe Kualifikimi i Mėsimdhėnėsve nė kuadėr tė Universitetit tė Prishtinės, Fakulteti i edukimit, qendra Gjakovė dhe i pėrfundoi studimet mė 26 prill 2014.

            Prej 1 shtatorit 2003, punon nė ShMU “Ardhmėria” si mėsimdhėnės i Gjuhės dhe letėrsisė shqipe, nė Rahovec.

            Pėrmbledhja e parė me poezitė e tij e botuar ėshtė: "Nė folenė e shpirtit tim", 2011, nga shtėpia botuese Dallgėt e Drinit, ndėrsa dy pėrmbledhje tė tjera tė pėrgatitura me poezi, pret t’i botoj sė shpejti.

 

 

 

 

DJALĖ I RI

 

Hej 
djalė i ri 
bėj vend tė moēmit lis
atij qė tė ka rritur degėt 
ia ke borxh mbjelljen 
dikur ka me tė rėnė nė mend 
prej farės sate pa pėrvojė 
ende se ka tė rritur 
pėrpara kėmbėve 
sjellja jote

hej 
djalė i ri 
ma vonė ka pėr t'u ndjerė
kur lėshohen rrėnjėt thellė
ka pėr t'u lulėzuar thana
e veshur me penjtė e kuq
prej tokės pėr shėndetin tėnd
ai qė vije pas teje 
ka pėr ta veshur njėsoj.

 

 

JETĖ

 

Jeto jetė
jetoje jetėn pa e vrarė
nėpėr shtigje narrative jeta jote nuk tė njeh 
mundohu ta njohėsh kontestin e saj

krijo idenė e shkruaje titullin e subjektit 
se nuk e dinė ta shprehėsh as me kurnjformė
dikur e kupton pse quhet jetė
emrin ajo nuk ta fshehė.

 

 

DJALLĖZIA

 

Mllefin e zbrazė nė hiēin e tokės
Thasėt e mbushur me rrena prej botės
Tė mbjellė arat djerrinė tė kokės
T'i korrė tė lashtat e urisė sė ngopjes
Ushqyer me pleh natyral tė lopės.

 

 

SKULPTURĖ

 

Nuk e di se ēfarė mė ngacmon
emri yt nė mendimet e mia
fytyra jote qėndron e heshtur 
pėrpara meje ngrirė nė mermer

Nuk e di se ēfarė mė ngacmon
fytyra jote perėndeshė
pa zė,
pa lot

kur tė rrahin erėrat 
kur tė rrahin shirat
tė rėndojnė supet e botės

Nuk e di se ēfarė tė mundon
balada e gurit tė zi
pėr shpirtrat e harruar pyjeve

ta them afėr ėshtė dita 
po tani nuk mundem, jo.

 

 

TRĖNDAFIL I EGĖR

 

Pėrse tė vije turp pėr gjembat e tu
egėrsia jote ėshtė mė e bukur
fshehjen e brengės sė gurtė askush s'tė di
dukesh rrallė nė anėt tona

mos e ulė shikimin mė pak vdekje nė sy
kurorė e bardhė ta duan e gjithė vegjėlia
tė gjitha rrugėt tė qojnė tej nė veri
liria e diellit dhe paqja tij e mallkuar.

 

 

ARTIST

 

Nė shpirtin tėnd artist
buron krua i freskėt
ditė natė rrjedh
lumi yt nuk fle

Si bletė punėtore thur hoje
mbledh nektar mjalti 
nga lulet e popullit

Poeti... 
ėshtė vazo agimi qė zgjon stinėt 
nėpėr brigjet e fjetura tė botės.

 

 

GUXIM

 

Ti linde
krijesa ime
erdhe nė jetė e pėrqafove dritėn
nė agime tė reja do tė lahesh
me kėtė emėr do tė mėsosh tė notosh
nėpėr valėt e detit qė tė presin

Nė lundrim
mos u frikėso
shkruaje emrin e ndjenjės sate
kur tė pėrballesh me djajtė
lute shpirtin se tė dėgjon qielli
edhe pse nuk tė njohin, Guxim.

 

 

VENDI

 

Nė vend
Jeton nė njė vend
E vendi prej vendit i vendos
Vendet pavend
Nė rend
E rendi prej rendit i rendon
Rendet pa rend
Nė mend
E mendja prej mendjes i mendon
Mendimet pamend
Nė send
E sendi prej sendit i sendeton
Sendet pa send
Kėshtu mbesin:
Vendi nė vend pa send
Rendi nė rend pavend
Mendja nė mend pa rend
Sendi nė send pamend