Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - ISHIN THYER TĖ GJITHA URAT

Shkruan: Lejla GORISHTI

      

ISHIN THYER TĖ GJITHA URAT

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Ishin thyer tė gjitha urat" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            ME PENĖN E TIJ AI I FLET KOHĖS

 

            ...Shkrimtarja dhe kolegia ime Vilhelme Vrana Haxhiraj mė dha adresėn e E mail-it tuaj. “Vėshtrimi i thuktė pėr veprimtarinė e Vilhelmes me shtyu t'ju lutem qė emri juaj tė qėndrojė nė ballė tė librit tim 158-tė. Ma nderoni librin tim me emrin tuaj..." Ky ishte mesazhi i njė E-maili tė papritur ardhur nė adresėn time atė ditė qė mbante datėn 05.06.2017 ardhur nga Prishtina.

            Mjafton njė mesazh elektronik dhe distanca shkurtohet, kufijtė shkrihen.... Mjafton njė pėrshėndetje dhe shqiptarėt afrohen, komunikimi fillon... Ē'forcė shprehėse ka fjala! Sa e magjishme ėshtė ajo, sepse bashkon njerėzit, sjell mė afėr kohėt dhe zhduk ndarjet hapėsinore. Bashkė nė mendime, bashkė nė zakone, bashkė nė traditė , bashkė nė letėrsi e pėrsėri bashkė Isa Boletini me Ismail Qemalin nė Vlorėn heroike, nė Vlorėn e flamurit.

            Fillova menjėherė tė lexoja titujt dhe vargjet e poezive tė renditura bukur. U njoha me tematikėn e larmishme, me gjuhėn poetike, stilin, mjetet e shumta letrare stilistike tė vargut, me rimėn, ritmin ....e mendova: "Ajo qė duhet tė ndjehet e nderuar dhe e vlerėsuar jam unė, zoti Adem, sepse njoha art dhe profesionalizėm nė krijimtarinė tuaj letrare. "Faleminderit! Tė 158-ta me titull "Ishin thyer tė gjitha urat" Adem Zaplluzha dėshmon se ėshtė njė poet me pėrvojė tė gjatė qė zotėron artin letrar qėmton dhe shpreh me ndjenje dhe emocion fakte dhe ndodhi tė jetės qė di "ta qėndise" bukur e me sqime vargun. Vargjet e tij pėrcjellin me thjeshtėsi, fantazi e urtėsi mesazhin se ndjenja e dashurisė pėr jetėn ėshtė e fortė e pėr tė fituar mbi vėshtirėsitė dhe pengesat e saj,njeriu duhet tė bėjė sakrifica tė mėdha e tė shumta duke pasur kurajė e guxim pėr tė ecur pėrpara. Temat qė poeti "rreh" janė tė larmishme, pak tė rrahura edhe nga pena tė tjera, po z Adem Zaplluzha ka nė themel edukimin e lartė qytetar dhe dashurinė pėr vendin. Syri i poetit dikton dhe pasqyron realitetin me njė trishtim tė thellė.          Pyetja retorike :

 

            "Nuk di mishi im

            A thua vallė ėshtė i imi?!

            Kėto kocka tė regjura

            Mė pėrkasin mua?!

            Ose krjtėsisht tė dikujt tjetėr?!"

            gjejnė pėrgjigje te vargu:

            "Atdheu aq shumė ka nevojė pėr njerėz.”

            Sa tė vogla janė duart e mija pėr t'i pėrqafuar..."

 

 

            Me gjerėsi mendjeje dhe zemre, pa ekuivoke dhe lėshime poeti flet me pathos pėr "Kolosėt e lirisė"

            Nė vargjet e poezisė "I pashė kolosėt e lirisė", me mjete shprehėse qė mbartin ngarkesė emocionale , shohim tė shkrirė nė njė tė vetėm idealin e atdhedashurisė , trimėrisė, tė humanizmit e diturisė...

 

            "...Po sa Gjergja paska ky atdhe?!

            Adem Gjergji e Gjergj Ademi

            Burra tė tillė do tė letė

            Gjithmonė mbi ketė dhe...?!”

 

            Pasi rreshton episodet e ndritshme tė historisė sė Shqipėrisė me Skėnderbeun e Adem Jasharin si dhe pėrpjekjet pėr tė mbajtur tė papėrlyer simbolin dhe idealin e tyre,poeti e mbyll poezinė me njė urim dhe besim profetik pėr tė ardhmen:

 

            "Tė paēa gjithmonė moj tokė gratēore

            Me kėtė gjuhė tė bekuar

            Nga Hyji Dardan

            Ke pėr tė lulėzuar domosdo njė ditė,

            Sepse tė kanė bekuar

            Dhe tė bekojnė perėnditė”

 

            Me sublimitet epik na i paraqet poeti flamurin kombėtar" tė kafshuar nga dielli dhe tė grisur nga qielli", simbol i qėndresės mijrėravjeēare tė kėtij populli tė pandarė nga "plisi" duke u bėrė ballė armiqve pa u pėrkulur. Madhėshtisė se idesė sintezė i pėrgjigjen mjetet stilistikore tė shprehjes sė lartė si metafora ,krahasimi, epiteti.... tė pėrdorura me mjeshtėri nga poeti( Ky flamur e ky plis)

 

            “....Ky flamur i kafshuar nga dielli

            E i grisur nga qielli

            Stoikisht qėndron pėrballė vdekjes...

 

            Kėshtu merr jetė besimi pėr tė ardhmen."Marshimi nėpėr shekuj vertikalisht..." ia pėrtėrin shpirtin poetit, ia heq pesimizmin, e mbush me forca tė reja .

 

            " Ky flamur e kjo krenari prej mishi

            Nėpėr beteja tė pasosura ...

            Nė shekuj na grishi...” ėshtė njė thirrje me karakter agjitativ e poetit.

 

            Shumė vargje te bukura dhe tė drejtpėrdrejta do tė gjejė lexuesi te poezitė qė Adem Zaplluzha ia kushton vendlindjes. Ato dėshmojnė pėr mjeshtėri nė pikėsimin e ndjenjės sė kėnaqėsisė dhe lumturisė qė fal " trokitja nė dritaret e qytetit". Janė padyshim e djeshmja dhe e sotmja e Prizrenit, Lumėbardhit, apo Sharrit qė flasin me gjuhėn e historisė. I frymėzuar nga peizazhet e bukura tė mureve tė kalasė , poeti ynė krenohet me te kaluarėn e lavdishme dhe ndėrhyn te lexuesi me njė mendim emocional ,tė ngrohtė nė lidhjen e ngushtė me vendlindjen:

 

            "Njė ditė do tė ecja para vetvetes

            Siē ecja nė adoleshencė…”

 

            Me syrin e lirikut, nė vargjet e poezisė "Fli nė ėndrrėn time tė virgjėr", poeti shpreh ndjenja tė pastra tė tė dashuruarve. Rrjedh ėmbėl e plot pasion kujdesi, pėrkushtimi dhe meraku qė kėtė pasion dhe ndjenje jetėdhėnėse tė mos e vrasin tė pabesėt.

 

            "Po nuk tė le tė dalėsh jashtė

            Nata ėshtė e pabesė.....

 

            Optimizmi,ngazėllimi, dėshirat janė notat mbizotėruese tė kėsaj poezie lirike. Fisnikėri dhe dėlirėsi i ofron mikes poeti:

 

            " Fli rehat e dashur, mos ndruaj,

            Fli nė ėndrrėn time tė virgjėr...”

 

            Te poezia " Ishin thyer tė gjitha urat" ( titull qė mban dhe kjo pėrmbledhje poetike) prekim nga afėr brengėn e nėnės tė gjendur qyqe e vetme para vdekjes. Te strofa e fundit tė kėsaj poezie poeti arrin pikėn kulmore me emocionale tė poezisė"

 

            “Njė nėnė me dy vajza tė vogla

            Njėrėn e mbante nė gji

            Kurse tjetrėn mbi shpinėn e saj tė kėrrusur

            S'mund tė shkonte askund

            Ishin thyer tė gjitha urat...”

 

            Tė mbėrthen njė qerthull ndjenjash dhembjeje dhe trishtimi pėr njeriun e mbetur vetėm , nė mjerim dhe pėrpara vdekjes .Duket sikur kėtu poeti kėrkon tė protestojė kundėr " dimrit tė acartė". Nė tė tilla kushte , populli thotė: "vdekja ėshtė melhem'.Po jo, nuk ndodh kėshtu. Ne paralelizėm figurativ tė plotė me natyrėn,...

 

            "...As selvitė nuk merrnin frymė

            Bari disi qėndronte krenar ...

            Pėrballonte me guxim, furtunėn..., - ku shprehet ideja e vazhdimėsisė dhe e ripėrtėritjes sė jetės .

 

            Mendimi im pėrfundimtar, nė formė tė pėrmbledhur ėshtė se z Adem Zaplluzha te 158-ta "Ishin thyer tė gjitha urat", ėshtė i veēantė nė stilin e tij, transmeton me nivel tė lartė artistik , me thellėsi filozofike mesazhet, pena e tij e ngjyer nė problematikat e kohės i pasqyron bukur ato duke i ngritur nė art.

            Urimet e mija mė tė pėrzemėrta pėr 158-tėn, Z. Adem Zaplluzha!

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Ishin thyer tė gjitha urat"

 

 

ISHTE MĖNGJES

 

U takuam te pėrroi i djallit

Unė kisha veshur pantallona tė gjata

Kurse ti njė fustan prej ere

Shėmbėlleje furtunės

Ose ishe diē mė shumė se fryma

Qė depėrtonte mbi flokėt e mia tė thinjura

 

Ishte mėngjes

Mund tė ishte edhe mbrėmje me shi

Ēfarė lidhje ka ku dhe nė cilėn kohė

U takuam kur atė ditė

Na u lidhėn duart pėr stolin e kujtesės

Bari nėn kėmbėt e tua

Mė duket se nga turpi ishte i pėrskuqur

 

Ishte si njė top i zjarrtė

Prej mjegulle

Qė shpėrndahej nėpėr shpirtin e pėrroit

Herė ngjante me gurgullimėn

E herė me heshtjen e brigjeve

Por gjithsesi dukeshe e shqetėsuar

Si njė nuse e lodhur nė divan

 

Prishtinė, 2o maj 2017

 

 

ISHIM MES DY LUMENJVE

 

Ishim mes dy lumenjve

Dy fytyra dhe njė maskė e vjetėr

Dy fjalė na mbetėn peng

Nė kujtesėn e brigjeve

 

Atė ditė binte njė shtrezė e verdhė

Ngjante flokėve tė tua

Dielli ishte fundosur pas maleve

Dhe shikonte kah pėrflakej perėndimi

 

Ishin disa ēaste tė ēuditshme

Asnjė shtėrg atė ditė s’dukej nė qiell

Vetėm shtėllungat e mjegullave

Notonin nė hapėsirėn e paanė

 

E di qė ty tė pėlqente perėndimi i diellit

Kurse mua mė ekzaltonte lindja

Ishte njė dallim i madh mes nesh

Sa qė kurrė nuk i bashkuam mendimet tona

 

 

JA QĖ SHIU S’DI TĖ PUSHOJ

 

Ishte koha kur s’pushonin tė reshurat

Ti me xhelozi trokite nė kokėn time

Trokite aq shumė

Sa qė i zgjove tė gjitha kujtimet

 

Asnjė fjalė nuk na mbeti pėr nesėr

Si rrufetė shkrepnin rafalėt

Shirat ishin tė ēmendura

Nga gjumi i dimrit i zgjuan mjegullat

 

Kur i kėrkova duart e tua nė cekėtinė

Ishin pėrmbytur tė gjitha lumenjtė

Vetėm dallgėt e kujtesės

Pėshtynin hijen e kripės nėpėr brigje

 

Ja qė shiu s’di tė pushoj

Po kėputen stėrkalat si gjethet e ēmendura

Po kėputen degėt e njė rrėnje

E cila kurrė nuk e gjeti udhėn e qumėshtit

 

 

I KĖRKOJE ATO PAK VRIZMA

 

Ty nuk tė kėnaqte asnjė fjalė

Nuk i doje as tregimet e tua

Mė duket se e kishe humbur rrugėn

Pa i takua me parathėniet e vetėtimave

 

Sa herė deshe e preke qiellin me dorė

Bisedoje me yjet endacakė

Kishe aq shumė dėshira tė shthurura

Sa qė u fundose nė mėkatin tėnd

 

Nė ēdo cep tė rrugės

Tė mbeti nga njė copė kujtese

Edhe vetė i shėmbėlleje kujtesės

Ishe njė imazh pa ngjyrė dhe shije

 

Kudo nėpėr udhė e kėrkoje fundin

E njė tregimi tė pasosur

I kėrkoje ato pak vrizma tė varfra

Qė kishin mbetur nėn jastėkun e djersitur

 

 

NĖ PORTRETIN TIM

 

Mbi tavolinėn e pagdhendur

Njė vazo e vjetėr

Lulja e fishkur veē udhėtonte kah vdekja

Nė portretin tim

Nuk qenkan pėrfunduar vijat e fundit

 

Ja nė syrin e majtė duhet larguar

Shikimin e dritares

Kjo pamje anemike ka kohė

Qė m’i ngacmon nervat

M’i ngacmon edhe kujtimet e adoleshencės

 

Sot nuk erdhėn shirat

Dielli i ngrysur dukej edhe mė i largėt

Nga dritarja shikoj ardhjen e saj

Ose ikjen nga njė tregim

Tė cilin kurrė nuk e pėrfundova

 

Dhe sėrish shiu rri ulur te dritarja

Pranė vazos sė vjetėr

Njė lule pa aromė shikon portretin

E papėrfunduar

Nė perėndim tė lagjes dėnes njė gėrnetė.