Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - ISHIM TĖ LUMTUR SI GJINKALLAT

Shkruan: Zyba HYSEN HYSA

      

ISHIM TĖ LUMTUR SI GJINKALLAT

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Ishim tė lumtur si gjinkallat" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            PARATHĖNIE

 

 

            RECENSION PĖR LIBRIN “ISHIM TĖ LUMTUR SI GJINKALLA”

 

            “Letėrsia ėshtė fantazi, por jo pjellė e njė fantazie, ėshtė pjellė e njė realiteti , pėr tė ndritur udhėn e drejtė njė realiteti tjetėr nė tė ardhmen...”

 

            Poezia ėshtė pasqyra e shpirtit tė botės, shtimi dhe perfeksionimi i saj, tregon se plagėt e botės janė nė rritje, rėnkimet e brengave ēajnė qiellin, godasin Zotin dhe Zoti pėr t'i shpėtuar dhimbjes, shkarkon si muzė tek poetėt, bijtė e tij hyjnorė, pėr tė lėshuar peshėn e dhimbjes nė letėr pėrmes vargut tė poezisė... Poetėt janė bijtė e Zotit, pa tė cilėt edhe vetė Zoti s'do tė ekzistonte prej dhimbjes sė plagėve tė njerėzimit...

            Mė ndodh shpesh tė lexoj poezi... diku njė varg e s'bėn zemra mė tej, diku deri nė mes e ndėrpres, rrallė mė ndodh tė lexoj poezitė deri nė fund, por atė qė lexoj deri nė fund, i rikthehem pėr tė dalluar mirė ēfarė fshihet thellėsive tė saj…gjė qė mė ndodhi nė poezitė e vėllimit poetik "ISHIM TE LUMTUR SI GJINKALLAT".Kur e fillova,s’ndalova nė vargun e parė, as nė mes tė poezisė, i dola librit nė fund me njė frymė dhe thashė me vete: “Poezia ėshtė gulēima e njė shpirti tė robėruar… ėshtė flaka e lirisė sė tij…”

            Ju kėrkoni tė jem RECENSENTE e kėtij libri, po a mundem unė? Le ta them me pak fjalė: Je poet i madh! Unė kurrė s’do tė krahasoja me poetėt e mėdhenj botėrorė, siē bėhet rėndom nė recensionet e librave, do tė thosha, se poezia jote ėshtė e ADEM ZHAPLLUZHES dhe kjo tė ka bėrė nder tė madh, tė ka dhėnė emrin POET.

            Aq sa herė njihem me poetė tė ndryshėm, po aq qėndroj dhe them me vete: “Ndodh kjo gjė nė kombet e tjera?” Ėshtė e ēuditshme: mund tė jesh i burgosur, por shpirti mund tė jetė mė i lirė se nė liri, mund tė jesh i lirė e shpirtin mund ta kesh tė burgosur. Kjo u shkon pėr shtat fjalėve tė djalit tė Prof. Dr. Isuf Luzajt, Kujtim Luzajt, kur e pyeta nė njė intervistė pėr librin studimor “Isuf Luzaj, Njė Shtizė Diell mbi Atdhenė”, se ku ndjehej mė mirė, nė Shqipėri apo nė Amerikė,ai u pėrgjigj: “Mė i lirė isha nė Burrel, me tė dėnuarit politikė! Atje trupi ishte i burgosur, por shpirti ishte mė i lirė se ata qė ishin jashtė dyerve tė burgut, aty ishte ajka e Kombit, tė gjithė intelektualėt shqiptarė dhe bisedat me njėri – tjetrin e bėnin shpirtin me krahė shpendi…”

            Librin "ISHIM TĖ LUMTUR SI GJINKALLAT" tė poetit shqiptar, me banim nė Kosovė, Adem Zaplluzhės, meqė ishte pak i njohur nga unė si dhe nga befasimi qė pėrjetova prej bukurisė sė vargut poetik, mė shtyri kureshtja tė lexoja biografinė e krijimtarisė sė tij (pėr mua biografia e njė krijuesi ėshtė kjo), ku mėsova se kishte krijuar 149 vėllime poetike, njė shifėr marramendėse, qė nė shikim tė parė, kush s’ka lexuar poezinė e tij, tė jep atė pėrshtypjen e njė mendimi, do tė thosha pa bazė qė qarkullon nga ata njerėz qė kanė vakume mendimi dhe shpirti, se "Tė shkruash shumė s'ka cilėsi". Jo, kjo s’mund tė pėrgjithėsohet! Unė respektoj me pėrunjėsi cilindo qė shkruan dhe hesht duke i lėnė kohės t’i vėrė vulėn veprės sė tij, se ata qė shkruajnė dhe ulėrasin se ēfarė kanė bėrė, ndjejnė frikėn e asimilimit tė krijimtarisė sė tyre nga KOHA.

            E kam thėnė edhe herė tjetėr, koha ėshtė njė sitė sizmike qė kurrė si ndal lėkundjet duke shoshitur, ajo ndan krundet nga mielli dhe miellin sipas kategorive; pėr bukė, pėr petė, pėr ėmbėlsirė... Tė mos merremi me kohėn, ta lėmė tė tė merret ajo me ne, por tė hedhim njė vėshtrim tangent nė kėtė libėr, ku ėshtė derdhur frymė pėr tė dhėnė frymėn hyjnore lexuesit, ashtu siē bėjnė nėnat qė marrin njė majė luge nga gjella pėr ta provuar, qė lexuesit t’i shtohet dėshira ta rrufitė poezinė e tij…

            E pėrbashkėta e tematikės sė poezisė shqipe, sot dhe pėrherė (pėrjashtojmė poezinė e realizmit socialist qė i kėndoi njė dashurie fantazmė, qė shfaqej me petka engjėlli, por qė fshihte brenda satanan) qėndron mbi 2 shtylla; dashuria pėr Atdhe dhe dashuria pėr njeriun mbėshtetur nė virtyte.

            Tė shkruash pėr Atdheun, duhet tė njohėsh plagėt e tij, tė ndjesh rėnkimet e tij deri nė palcė tė shpirtit e shpirti gulēon e nėpėr gulēime merr flakė poezia… Atdheu s’ėshtė thjesht njė copė tokė e lėnė trashėgim nga tė parėt, ai ėshtė burimi i frymėmarrjes sonė, ėshtė bėrthama e kuanteve tė shpirtit tė njeriut, ėshtė tingulli i gjuhės, tingull qė s’e gjen nė asnjė gjuhė tė botės, ėshtė ėmbėlsia e lindjes sė diellit e pse dielli lind pėr gjithė tokėn… ėshtė dėshira pėr tu prehur nė gjirin e tij…

            Njė popull nga mė tė lashtėt, njė popull qė mbart me vete cilėsitė mė fisnike njerėzore, ku barbarėt e stepave ēfarė s'kanė bėrė ta zhdukin, ta shpėrfytyrojnė, prapė se prapė u ka mbijetuar shekujve duke i lyer ata me gjak e gjer t'i zėrė gjaku shekujt e tė kuptojnė padrejtėsinė e madhe qė i ėshtė bėrė dhe bėhet kėtij Kombi evropian, ngulur kėtu para se tė vinin kėta qė sot na lėnė jashtė Evrope, ne do pėrleshemi, do kacafytemi, por s'do tė zhdukemi... Te jesh dikush ėshtė diēka, por tė dish tė qėndrosh, kur tė gjithė tė sulmojnė, kjo ėshtė e admirueshme...  dhe kombi ynė ėshtė pėr tu admiruar me historinė e tij tė lavdishme, janė pėr tu admiruar, ata bij tė kėtij kombi qė me pushkė e me penė kanė vėnė vulėn e mos asimilimit tė tij... 

            Nė poezinė “Sa herė i shfletoj librat e vjetėr” autori shprehet:

 

            “Ēfarė gabimi bėmė

            Ku mėkatuam qė kaq shtrenjtė

            Po e paguajmė

            Kėtė heshtje tinėzare

            Na u djegėn ullinjtė nėpėr fusha

            Tok me drurėt po kalben edhe rrėnjėt

 

            Sa herė qė i shfletoj librat e vjetėr

            Shoh se njėqind fytyra

            Na paska historia

            Deri nė asht na e rropi lėkurėn

            Nėpėr furrat e gėlqeres i dogjėn hartat.”...

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Ishim tė lumtur si gjinkallat" 

 

 

SONTE PO I NGJAJNĖ HARRESĖS

 

Sytė e tua si dy gaca

Ēuditėrisht

Sonte po i ngjajnė harresės

Ku ishe atė ēast

Kur tė kėrkova mes yjeve

 

I shkunda tė gjitha pemėt e dynjasė

I pėrtypa si kau plak

Kullosat e egra tė stepave

Vetėm bari i venitur mbeti mes dhėmbėve

Mbeti si degėt e thyera tė ullirit

 

Kot i zgjata duart deri te retė

Nuk pashė asnjė grua mes mjegullave

Vetėm Zoti i erėrave

Nė rrugėn time tė pazbuluar

Qėndronte si gjithmonė vertikalisht

 

Prishtinė, 16 shtator 2016

 

 

BRENDA MUREVE TĖ MYKURA

 

Njė kohė e shthurur

Mbi ēatitė e rėnduara nga dėbora

Dėgjoj krakėllima sorrash

Acari troket nė portat e mbyllura

Ēmendurisht troket mbi pemėt e ngrira

 

Hijet e zeza veē kanė dalė rrugicave

Bredhin si djajtė e Ferrit

Atdheu lėngon nė shtratin e vdekjes

Njė dimėr i mermertė

Shpėrdridhet brigjeve tė Drinit tė Bardhė

 

Mbi kalanė e qytetit njė vijė e hollė

Laracon hartėn e grisur

Brenda mureve tė mykura

Nga njė sėmundje e rend vuajnė tjegullat

Vija e hollė dhe heshtja i kanė ndezur qirinjtė

 

Heshtin edhe muret

Thua se kanė vdekur perėnditė

Njė zė mė vjen nga lashtėsia

Vjen dhe thotė se s’kanė vdekur perėnditė

Por njerėzit me shpirtra tė dyshimtė

 

 

KURSE E NESĖRMJA ASKUND NĖ HORIZONT

 

Gjithmonė imazhet e njėjta

Mes pemėve

Njė mur i rrėnuar

Dhe disa fotografi surrealiste

Zgėrdheshen nėpėr skutat e braktisura

 

Lehja e njė qeni s’paska tė ndalur

Mė duket se po i imiton

Imazhet e lashtėsisė sė Itakės

Lehin edhe kalimtarėt

Kur parakalojnė pranė varreve

 

Njė kohė e shthurur deri nė asht

Bisedon me kryqin e drurėt

Kavakėt me flamuj nė gjysmė shtize

Vajtojnė tė djeshmen

Kurse e nesėrmja askund nė horizont

 

 

SĖRISH TĖ LEHURAT E PANDALSHME

 

E gjithė kjo zhurmė s’do me thėnė asgjė

Hijet e pemėve

Mė nuk po u ngjajnė hijeve

Veē atyre qė fshihen si lukunitė

Mes gurėve tė varreve

 

Kjo natė e gjatė s’paska tė sosur

Nė heshtje i numėron lėkurat e regjura

I numėron pemėt njė nga njė

Diku nė fund tė qytetit

Dėgjohen zėrat e gjyshėrve

 

Sėrish tė lehurat e pandalshme

Sonte plepat s’paskan gjumė

Nėpėr faltoret e posa tė ngritura

U prenė me qindra kėndesa

Vallė si do tė zgjohet nesėr mėngjesi



 

NJERIU GJITHMONĖ PĖRSĖRITET

 

Duke ecur

I pėrsėrisim hapat e harruara

Nėse ndalemi

Ndryshken kujtimet

Harrojmė se sa hapa i bėmė deri mė sot

 

Njeriu gjithmonė pėrsėritet

Pėrsėritet si stėrkalat e shiut imcak

I ngjason lumit tė ēmendur

Pa asnjė derdhje

I cili kurrė nuk ka tė shterur

 

Ecėm dje

Po ashtu edhe sot i dėgjuam hapat e erės

Do ecim nesėr dhe njė tjetėr nesėr

Pėrtej pafundėsisė

Pėrtej tė nesėrmes sė pa lindur

 

Ju thashė s’do tė ndalemi asnjėherė

Do i numėrojmė ēastet

Dhe hapat e drurėve tė lodhur

Si kavakėt do i numėrojnė gjethet

Por ne gjithsesi do ecim pėrtej vetvetes