.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera 2 - Nxėnėsja dhe femra e parė shqiptare.... (pjesa e parė)

Intervistoi: Sabir KRASNIQI

E Premte, 13 gusht 2010

Ekskluzivisht pėr www.sa-kra.ch - bisedė me Qefsere Sokolin – Mėsuese e diplomuar e Mendimit Pozitiv.

 

NXĖNĖSJA DHE FEMRA E PARĖ SHQIPTARE,  DHE E VETMJA, MBI DIPLOMĖN E SĖ CILĖS NĖNSHKRUAN BABAI I MENDIMIT POZITIV DAUT DEMAKU

(pjesa e parė)

 

 

            Mendimi pozitiv tani mė nuk ėshtė shprehje e huaj pėr askėnd, por njė frymė e re qė po pėrhapet me shpejtėsinė e dritės, jo vetėm nė shoqėrinė kosovare, por anė e mbanė trojeve ku jeton populli i ndritur shqiptar, anė e  mbanė globit, kudo ku flitet gjuha e bukur dhe e bekuar shqipe.  Por: kush i solli kėto shkėndija tė arta, qė ndezėn pishtarin e zjarrtė nė zemrat e pasuesve tė kėtij mendimi tė Ri Botėror? Kush e solli kėtė dritė madhėshtore pėr ta sfiduar, njėherė e pėrgjithmonė, errėsirėn e mendjes - pėr t'i dhėnė shkėlqim asaj? Kush e solli kėtė frymė tė rritės shpirtėrore - frymėn e MENDIMIT POZITIV?  Njė mendje e ndritur e njė urtaku, e njė shpirti energjik qė, me gjithė vėshtirėsitė, pengesat dhe kufizimet, arriti t'i thyej mendėsitė arkaike duke i zėvendėsuar ato me sintezėn mė tė bukur, mė domethėnėse dhe mė tė dobishme qė ka mundur ndonjėherė ta mbjell, kultivoj dhe pėrhapė mendja e njeriut, dhuratėn mė madhore - hyjnoren, ēelėsin e artė tė suksesit dhe tė lumturisė njerėzore... kush tjetėr, pėrpos tė madhit, me trup, shpirt e mendje - Daut Demakut!

         Nė mesin e shumė e shumė nxėnėsve tė pasionuar qė sfiduan veten dhe qė e frekuentuan "Qendrėn e Mendimit Pozitiv" (tė themeluar nga D. Demkau, qė nė vitin 2000), ndriti edhe njė yll i ri - njė shpirt i dhėnė, qė nga thėrrmijat mė tė imta tė qenies sė saj pas kėsaj fryme tė re, qė e konsideron si dashurinė mė tė madhe tė saj nė jetė, si dhuratėn mė tė shtrenjtė hyjnore... njė trasuese e rrugės sė mėsuesit tė saj... e qė quhet, Qefsere Sokoli.

 

            Kush ėshtė kjo vajzė e re me gjithė kėtė pasion tė zjarrtė?!

 

            U lind nė Llugė tė Podujevės. Shkollėn fillore e pėrfundoi nė vendlindje, ndėrsa gjimnazin nė Podujevė, pėr tė vazhduar mė pas me studime nė Universitetin e Prishtinės, pėrkatėsisht nė Fakultetin Juridik. Paralelisht regjistron edhe Fakultetin e Mjekėsisė, pėr t'i anashkaluar mė pas, qė te dyja kėto drejtime (edhe pse me nota tė larta) vetėm e vetėm, pėr tė hyrė nė rrugėn e dritės sė pafund tė hyjnisė.

            Nė kėrkim tė kėsaj drite hyjnore, gjen Mėsuesin e kėrkuar dhe ėndėrruar... E frymėzuar nga drita e ndritur - OSHO-iste (Bhagėan Shree Rajneesh - filozof indian), e pasionuar pas literaturės inspirative dhe pėrmes kurseve intensive arrin tė diplomoj nė vitin 2008 si, "Mėsuese e Mendimit Pozitiv", dhe me kėtė tė bėhet - Femra dhe nxėnėsja e parė shqiptare, qė mbanė kėtė titull, qė mbi diplomėn e saj tė ketė vulėn vendimtare dhe nėnshkrimin e mėsuesit tė saj D. Demaku.

            Ka gati njė vit, qė punon edhe pėr administratėn e "American School of Kosova", si dhe pėrgatitė dhe ėshtė autore e njė emisioni javor me karakter argėtues, edukativ dhe relaxues, qė transmetohet ēdo tė diel pasdite nė TV21, me titull, "Mendo Pozitivisht", nė segmente tė shkurtra kohore por me domethėnie tė thellė shpirtėrore. Ėshtė shumė aktive, jo vetėm nė Qendėr, por edhe jashtė saj, duke lėvizur nėpėr pjesė tė ndryshme tė Kosovės, dhe ligjėruar e mbajtur kurse tė kėsaj lėnde qė, Qefserja dhe Mėsuesi i saj, e quajnė, "Arti i Mendimit Pozitiv".

            Ajo krahas Mėsuesit tė sajė po sjellin njė frymė tė re nė shoqėrinė kosovare, frymėn e mendimit tė ri botėror, frymėn e mendimit pozitiv.

 

            Pėr web faqen www.sa-kra.ch i morėm kėtė intervistė:

 

 

 

            Fillimin e kėsaj interviste dua ta nis me njė pyetje paksa personale pėr ju, ndoshta edhe paradoksale! Ēfarė energjie ka qenė ajo, qė ka ndikuar kaq fuqishėm, qė ju t'i anashkaloni studimet, nė Fakultetin Juridik dhe atė tė Mjekėsisė, dhe tė pėrkushtoheni me gjithė qenien tuaj ndaj frymės sė re tė mendimit pozitiv?

 

            Q. Sokoli: Ndėrsa unė, fillimin e kėsaj interviste po e nisi me njė pėrqafim pa fund dhe plot dashuri pa kusht, me frymė hyjnore pėr tė gjithė fansat e kėsaj faqeje.

            Cila energji ndikoj fuqishėm... Tė parin studim, tė dytin studim dhe tė tretin e qėllova. Fillova studimet pėr Juridik, vazhdova me Mjekėsi ndėrsa diplomova nė njė drejtim tjetėr - Mendimi Pozitiv.

            Gjatė kohės kur bėja studime pėr Juridik, kuptova se pėr tė bėrė rregulla nga jashtė duhet tė jesh e rregulluar nga brenda, pėr tė vėnė rregulla, rend dhe qetėsi nė sipėrfaqe, duhesh tė jesh qetėsuar nė brendėsi... Po ashtu, nga Mjekėsia  kuptova se pėr ta mjekuar pacientin nga plaga e jashtme, do tė duhej ta mjekonim plagėn nga brenda, pėr ta shėruar trupin e tij, sė pari do tė duhej ta shėronim shpirtin e tij. Fillova tė kuptoj se nga gjithēka qė ke, nė rend tė parė ėshtė njohja e vetvetes, e cila njohje ėshtė shumė e vėshtirė, por mė shumė se e mirė.

            Kurrė nuk mund t’i njohėsh tė tjerėt, derisa nuk e ke njohur vetėn, kurrė nuk mund tė njohėsh nga jashtė, nėse mė parė nuk ke njohur nga brenda. Mė magjepsi kjo frymė e re e tė menduarit e cila tė kthente kah vetja - nė vetvete , pėr ta parė atė  fėmijėn e vogėl nė ty, atė farėn hyjnore pėrbrenda vetės, atė dritė qė ndrinė gjithmonė nė ty dhe pėr ty, e qė kurrė nuk shteron, derisa ti ke mundėsi pėr ta parė. Sa mė shumė qė i afrohesh kėsaj drite, aq mė madhėshtore bėhet. Pra, njė frymė e re e tė menduarit qė tė ndihmon tė jetosh nė SOT, nė KĖTU, nė TASH. Ngase  DJE ka ikur dhe nuk do tė kthehet mė kurrė, ndėrsa NESĖR ėshtė ndoshta, nuk e dimė nėse do vij apo jo, vetėm e TASHMJA ėshtė e sigurt!  

            Pra ėshtė njė kothere e bukės, qė po e vure njėherė nė ēokollatėn e shpirtėrores, nuk mund tė rezistosh dot pa tė, ėshtė mė shumė se e shijshme. Prandaj, ishte njė fuqi e jashtėzakonshme pėr t’u kthyer nga vetja qė, edhe e pamundura, dukej se bėhej e mundur.

 

            Megjithatė, pėr ta aktivizuar atė "fuqi (energji) tė jashtėzakonshme" nevojitet, sė paku, njė shkėndijė - qoftė ajo edhe shpirtėrore... Ku e ka burimin kjo shkėndijė, zanafilla e kėtyre thėrrmijave  qė ju mundėsuan tė arrini deri kėtu -  cila ėshtė historia?

 

            Q. Sokoli: Me kėtė literaturė ka disa vite qė merrem - mbi 10 vite. Po e ndjejė tė them diēka qė nuk e kisha thėnė asnjėherė publikisht, enkas pėr kėtė faqe, ngase pėr disa vite me radhė  ushqehem shpirtėrisht nga kjo dritare.

            Dihet, gjithmonė ka njė fillim, gjithmonė duhet tė filloj nga diēka, dhe  para tėrė kėtij bagazhi tė viteve edhe pėr mua kishte njė fillim. Ishte muaji Maj i vitit 2000, kur nga njė mike mora njė fletore pėr tė rishkruar njė poezi qė e kishte nė fletoren e saj, po ashtu nė atė fletore kishte dhe ca aforizma qė, si duket, i pėlqeva. Qė t’i shkruaja nė atė moment nuk pata mundėsi, sepse ajo ngutej! Iu luta mikės sime qė ta merrja fletoren e saj nė shtėpi, por pėrveē poezisė, tė mund t’i rishkruaja edhe aforizmat qė ishin aty. Pėrgjigjja e saj ishte: - Nuk mund tė ta jap fletoren, ngase kam diēka shumė-shumė sekrete tė shkruar nė faqet e pasme tė fletores.

            I thash: - Mirė! -Por nėse unė tė premtoj qė nuk do e hapi fletoren nga pas, por vetėm nga faqet e para, ku mund t’i merrja poezinė dhe aforizmat, ēfarė thua ti? U mendua pak  dhe mė tha:  - PO, kam besim, pėr ty do e bėjė!

            I shtrėngova dorėn duke i premtuar qė do tė shfletoj vetėm atė qė mė takonte, ajo shumė besoj dhe mė tha, nė dorėn tėnde janė sekretet e mia - MERRI...

            Unė i mora duke i thėnė, dora jote qė i mbyll tani, do t’i rihapė serish...

            Mora fletoren nė shtėpi pėr dy ditė. Derisa mikja ime u kthye sėrish, e shkrova poezinė, i shkrova aforizmat, por e mbajta edhe premtimin. Mė besoni: nuk e hapa nga pas fletoren, dhe ja ktheva pas dy ditėsh, duke e falėnderuar pafundėsisht, jo pėr fletoren, por pėr besimin qė pati ndaj meje - njė rritje e rritjes shpirtėrore.

            Nė atė fletore njė ndėr aforizmat ishte edhe kjo: SECILI  ĖSHTĖ  FARKUES  I  FATIT  TĖ  VETĖ ...

            Aq shumė mė mori me vete kjo thėnie sa qė, pothuajse ēdo kund nėpėr kopertinat e mia e gjeja, e e cila thėnie mė nxirrte shumė pyetje nga brenda:

            -Ėshtė apo nuk ėshtė  e vėrtetė?

            -Si mund njeriu ta bėjė jetėn e tij?

            -Si mund ta farkoj fatin e tij?

            -E mundur apo jo ???  Dhe shumė pyetje  tjera tė kėtij lloji…

            Imagjinojeni si mund ta ndryshoj jetėn vetėm njė aforizėm!... duke qenė se trishtimin nga lumturia e ndan vetėm njė vijė e hollė, kufiri nga e mira dhe jo e mira, ėshtė vetėm ndėrrim i polit tė kundėrt. Dhe, kurdo qė ndjehesha me rėnie shpirtėrore, mė kujtohej ky afirmim. Pėr ta pėrmbushur kėtė, pak mė vonė, njė mik i imi ma solli njė libėr inspirativ (nga i cili u frymėzova) pėr tė mė hapur rrugė nė kėrkim tė kėsaj drite tė pafund. Nuk u ndala me kaq, ngase ai qė heq dorė asnjėherė s’fiton, ai qė fiton asnjėherė s’heq dorė. Lexova dhe studiova shumė autorė tė huaj tė kėsaj literature, frymėzim ky tė cilin e merrja ēdo ditė nga drita e dritės - OSHO-ja.

            Isha e uritur pėr kėtė frymė tė re tė menduarit. Kėrkoja njė Mėsues dhe e gjeta. E lexova dhe studiova edhe Mėsuesin tim Daut Demakun, tė cilin akoma nuk e njihja personalisht. I dėgjoja ligjėratat e tij pėrmes TV dhe radios, dhe gjithmonė e kisha si model pėr tė shkuar tutje, por, prapė kurrė nuk e kisha takuar.

            Njė ditė prej ditėsh, kur Mėsuesi im kėrkoj nxėnės, isha edhe unė njėra nga ata qė kisha kėrkuar qė mundėsisht edhe mua tė ma bėnte njė vend nė ligjėratat - kurset e tij. Kisha frikė t’i shkruaj , e ndjeja vetėn si njė pikė ujė pranė njė oqeani tė madh tė dritės! Dridhesha, por ambicia e mundi frikėn... Nėse doni tė zhvilloheni, ju duhet t’i bėni ato gjėra tė cilave u frikėsoheni, kėshtu qė  i shkrova Mėsuesit tim. Pas tre herė dėshtimi tė letrės, tė katėrtėn herė e dėrgova. ( Nga dhjetėra-mijėra letra qė kishin arritur deri atėherė nė inboxin zyrtar, letra ime hyri nė listėn e ngushtė tė letrave, e me pas  u zgjodh  si letra mė e mirė e tė gjitha kohėrave deri atėherė, qė do tė jetė botuar diku nė ndonjė nga librat e ardhshėm - ndėrsa imagjinojeni: unė kisha kėrkuar qė letra ime  tė mbetej anonime!!! )

            Mėsuesi im mė  kthej pėrgjigje pozitive, qė mė bėri vajzėn mė tė lumtur nė botė - moment ky i cili ishte mė i madh se sa unė, njė rast hyjnor, jo qė ishte ndėr tė veēantit, por u bė ndėr mė tė jashtėzakonshmit. Deri atėherė kisha lėvruar nėpėr jetė sikur njė fėmijė qė ecėn labirinteve tė xhunglės dhe qė duhet tė zgjedh, ndėrmjet rrugicave, atė mė tė mirėn, ku asnjėherė se di se kė do ta zgjedh. Rruga ime dritėsore FILLOJ.

            E kisha shumė tė qartė nė cilėn kahje isha nisur, kėshtu qė ia pash fundin ngjyrave qė mė parė... Nė ditėn e parė tė ligjėratės, duke bėrė shaka, i thash Mėsuesit tim:  -Unė do tė jem ajo qė do ta rrėmbej diplomėn, dhe do ta tejkaloj i dashur Mėsues. Mė shikoj dhe me tha: -Do tė jem shume i lumtur por dhe do ta kam zili! Qeshėm qė tė dy!

            Mė pastaj fillova kurset: tė Parin, tė Dytin, tė Tretin... tė Katėrtin u sfidova me shumė nxėnės tė tjerė, e tė cilėt kishin filluar kurset shumė mė pėrpara se sa unė. Arrita tė hy nė listėn e ngushtė dhe mė pas nė krye tė listės dhe fillova tė pėrgatitem pėr Mėsuese tė Mendimit Pozitiv. Kalova shumė sfida, ku mė pas edhe diplomova dhe u bėra edhe nxėnėsja e parė dhe e vetme, ku mbi diplomėn time ta kem vulėn vendimtare dhe nėnshkrimin e Mėsuesit tim Daut Demakut. Njė ėndėrr e cila u bė realitet!

 

 

Gjatė ligjėratave tė mėsuesit Daut Demaku nė "Qendrėn e Mendimit Pozitiv" nė Prishtinė

 

 

 

            Ka kėtu ndonjė sekret, qė ju arritėt t'i tejkaloni me sukses tė gjitha sfidat dhe tė jeni e diplomuara e parė dhe akoma e vetmja nga Mėsuesi Demaku dhe, a mund tė na thoni cili ėshtė ai?

 

            Q. Sokoli: E kam thėnė shumė herė kėtė sekret dhe po e ripėrsėris - shumė e thjeshtė, mund ta pėrkufizosh me tri fjalė: KĖRKOVA - BESOVA – MORA!

 

            Shumė shkurt, shumė thjeshtė, shumė saktė. Ndėrsa keni tre vite qė asistoni vullnetarisht nė "Qendrėn e Mendimit Pozitiv" - Qendėr kjo shumė e njohur, e themeluar qė nė vitin 2000, nga urtaku dhe mendjendrituri - i madhi Daut Demaku, tė cilin unė nė njė intervistė, me plotė tė drejt, e kam quajtur OSHO shqiptar. Mund tė na thoni diē mė shumė pėr veprimtarinė e kėsaj Qendre, qė konsiderohet si njė thesar vlerash tejet tė ēmuara shpirtėrore, nga i cili mund tė pasurohet secili qė zgjatė kokėn nė atė dritare, dhe ky thesar tė mos shteroj asnjėherė?!... 

 

            Q. Sokoli: "Qendra e Mendimit Pozitiv" kishte funksionuar nga viti 2000, tė cilėn e kishte formuar Mėsuesi im. Kishte filluar me pėrhapjen e kėsaj fryme shumė kohė mė parė - para se tė vija unė nė Qendėr, pėrmes kurseve, ligjėratave, apo edhe emisioneve. Pas disa vitesh, kėsaj dritareje tė dritės iu bashkėngjita edhe unė. Ka tri vite qė asistoj vullnetarisht nė kėtė dritare tė dijes nga brenda dhe pėrkrah Mėsuesit tim. Bėmė pėrpjekje, rifilluam punėn pėr t'i ndarė kėto thėrrmija tė dritės OSHO-iste qė ishin mbledhur aty, me nxėnėsit tanė, me tė rinjtė - tė rejat, tė vjetrit apo mesatarėt, tė moshuarit... me tėrė njerėzit qė frekuentonin Qendrėn tonė. Thėnė shkurt - me tėre ngjyrat e ylberit qė formonin mozaikun tonė tė Qendrės. Zhvilluam aktivitete tė ndryshme me kurse, ligjėrata, gjithmonė duke u bazuar nė dokumentarėt dhe literaturėn inspirative amerikane. Ne patėm pėrkrahjen e shumė miqve tė Qendrės tė cilėt e ndihmuan Qendrėn tonė, e tė cilėt kurrė nuk lejuan qė tė pėrmenden emrat e tyre, sepse nuk e kishin bėrė pėr emėr por pėr shpirt, nė mėnyrė qė ne ta ndajmė kėtė energji pozitive me njerėzit, si nė  Kosovė, ashtu dhe jashtė saj.

 

            Keni thėnė se "Mendimi pozitiv", ėshtė profesioni qė ju e doni mė sė shumti nė botė! Ėshtė kjo njė shprehje e thėnė bazuar nė kėndvėshtrimin subjektiv, apo vullnet dhe pasion pėr ta shpėrndarė kėtė frymė tė re, kėtė rrugėtim drejt ngritjes shpirtėrore, qė shpesh po e dėgjojmė tė thuhet se ėshtė edhe ardhmėria e njerėzimit?

 

            Q. Sokoli: Punėn tė cilėn e bėni me dashuri, ajo mė nuk ėshtė punė, ajo shndėrrohet nė lojė dhe bėhet dashuri. E kush nuk e donė dashurinė?!

            E rėndėsishme ėshtė qė ne ta gjejmė punėn tė cilėn e duam, e e cila punė na dojė edhe neve, atėherė jemi njė me atė qė duam dhe atė qė punojmė, dhe kjo lojė bėhet dashuri. Asnjė njeri nuk ėshtė i suksesshėm nė punė nėse nuk e do atė qė e bėnė. Para pak ditėsh mora njė pushim dy javor, qė tė merrem, tė bėjė dhe tė punoj pėr vetėn, mirėpo pushimi im nuk ishte nėpėr plazhe, siē jemi mėsuar zakonisht ta quajmė pushim, por gjatė kėsaj kohe tė pushimit, unė, ēdo ditė punova 17, 18 dhe 19 orė, me vetėm 2 ose 3 ore gjumė nė ditė.

            Mirėpo, kur vinte mbrėmja, disa herė testova vetėn. Isha nė gjendje tė rinisja njė ditė re, pa pas pushuar pėr tė nesėrmen. Pse?

            Sepse punoja vetėm rreth Mendimit Pozitiv dhe derisa punoja unė relaksohesha dhe ēlodhesha. Pra ėshtė profesioni tė cilin e dua fuqishėm, i cili me jep kurajė dhe mė bėnė qė kėtė tė mirė pozitive ta ndaj duke e zmadhuar.

            Mendimi Pozitiv nuk te jep mėsim, nuk tė jep dituri, por ta pėrkujton qė fuqia, dituria dhe mėsimi ndodhet  brenda nė ty - TI JE BOTA VETĖ. Ne nuk kemi ardhur nė jetė qė tė jemi kopje e dikujt tjetėr, por t'i shfaqim botės veēantinė tonė.

            Dhe kur e kupton qė fuqia ndodhet nė ty, atėherė edhe jeta tė bėhet lojė dhe dashuri. Prandaj nuk thuhet rastėsisht qė kjo frymė e re e tė menduarit ėshtė ardhmėria e njerėzimit. Derisa nė vendet e zhvilluara pėrdoreshin me tonelata pilula qetėsuese ēdo natė, apo narkotik tė ndryshėm, pėr ta sjell qetėsinė e brendshme shpirtėrore nė mėnyrė artificiale, tani vetėm se ka Institute tė tėra tė Mendimit Pozitiv, qė nė mėnyrė natyrale mund ta arrish qetėsinė. Derisa mėnyra artificiale e qetėsisė kushton shumė dhe e cila zgjatė vetėm sa zgjasin pėrbėrėsit e "kėsaj qetėsie", mėnyra tjetėr nuk kushton asnjė cent.

            Ndryshojeni mendimin tuaj! Sa kushton...?

            Kėshtu qė, nėse ndryshojmė mendimet pėr tė mirė, edhe jeta jonė do tė jetė mė e mirė, ndėrsa nėse vazhdojmė me avazin e vjetėr do tė jemi po ata tė vjetrit.

 

            Vazhdon...

 

            Nė vazhdimin tjetėr, ndėr tė tjera, do tė lexoni:

 

            A ėshtė Mendimi Pozitiv "ēelės i artė" qė hap portat e lumturisė?

            Pėr punėn nė administratėn e "American School of Kosova" dhe titullin e bukur "Miss Pozitiv";

            Pėr emisionin "Mendo Pozitivisht" nė "Relax" tė TV21-it;

            Pėr lidhshmėrinė e fuqishme me numrin, qė konsiderohet si ditė fatkeqe, - 13-in;

            Pėr planet e "Qendrės..." dhe Qefserės;

            Pėr mėsuesin e madh D. Demaku, etj.

 

 

  (lexo pjesėn e dytė)